{"id":70728,"date":"2020-12-14T19:09:23","date_gmt":"2020-12-14T19:09:23","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=70728"},"modified":"2020-12-14T19:09:23","modified_gmt":"2020-12-14T19:09:23","slug":"haziri-po-shkojme-drejt-zgjedhjeve-te-parakohshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/haziri-po-shkojme-drejt-zgjedhjeve-te-parakohshme\/","title":{"rendered":"Haziri: Po shkojm\u00eb drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme"},"content":{"rendered":"<p>Kosova \u00ebsht\u00eb duke rr\u00ebshqitur drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare dhe ky opsion ka m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb ndodh\u00eb sesa gjetja e nj\u00eb zgjidhjeje nd\u00ebrmjet partive politike p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs, thon\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb subjektit m\u00eb t\u00eb madh opozitar, L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>Partit\u00eb politike parlamentare, aktualisht jan\u00eb t\u00eb betonuara n\u00eb pozicionet e tyre lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs ka paralajm\u00ebruar se do t\u2019i th\u00ebrras\u00eb partit\u00eb tjera parlamentare n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar \u00e7\u00ebshtjen e zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb ri. Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e koalicionit aktual qeveris\u00ebs, ka propozuar liderin e saj Ramush Haradinajn p\u00ebr pozit\u00ebn e presidentit dhe po vazhdon t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00eb n\u00eb propozimin e saj.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, subjekt ky opozitar, ka deklaruar se deputet\u00ebt e k\u00ebsaj partie nuk do ta votojn\u00eb asnj\u00eb kandidat p\u00ebr president nga radh\u00ebt e partive t\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs. Sipas k\u00ebsaj partie, n\u00eb rast se i k\u00ebrkohen votat p\u00ebr presidentin e ri, at\u00ebher\u00eb ai duhet t\u00eb jet\u00eb i propozuari i saj. Partia m\u00eb e madhe opozitare, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb vendi duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Haziri: M\u00eb shum\u00eb po shkojm\u00eb drejt zgjedhjeve<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lutfi Haziri, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se ideja e liderit t\u00eb k\u00ebsaj partie, Isa Mustafa, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ftoj\u00eb tryez\u00ebn e partive politike p\u00ebr t\u00eb nisur dialogun e brendsh\u00ebm p\u00ebr zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje qe sa koh\u00eb, por po presim konfirmimin e partive. N\u00eb qoft\u00eb se nuk do t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje, at\u00ebher\u00eb nuk ka tjet\u00ebr opsion. M\u00eb shum\u00eb po shkojm\u00eb drejt zgjedhjeve. Duhet qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur patjet\u00ebr dhe natyrisht q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur (p\u00ebr zgjedhje). Por, ato nuk jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura p\u00ebr vendin as p\u00ebr stabilitetin politik. Nuk po shoh se mund t\u00eb prodhohet zgjidhje e q\u00ebndrueshme pas zgjedhjeve. Do t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb ri t\u00eb krizave politike. N\u00ebse mungon vullneti politik q\u00eb t\u00eb zgjidhen problemet sot n\u00eb tavolin\u00eb, do t\u00eb kemi prap\u00eb problemin e nj\u00ebjt\u00eb. P\u00ebrs\u00ebri kan\u00eb p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr pal\u00ebt n\u00eb pozitat e nj\u00ebjta politike\u201d, theksoi Haziri.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, deri m\u00eb tash nuk ka marr\u00eb ndonj\u00eb ftes\u00eb zyrtare nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb t\u00eb partive politike parlamentare. K\u00ebt\u00eb e konfirmon z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i k\u00ebsaj partie, P\u00ebrparim Kryeziu. Ai thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, se L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje konsideron q\u00eb q\u00ebllimi i k\u00ebsaj tryeze \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e koalicionit qeveris\u00ebs p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje p\u00ebr presidentin, por q\u00eb q\u00ebllimi kryesor, si\u00e7 thekson ai, \u00ebsht\u00eb gjetja e nj\u00eb zgjidhjeje p\u00ebr zgjatjen e jet\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb aktuale. Kryeziu thekson q\u00eb L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje nuk do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSipas L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, rrug\u00ebdalja nga kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb reja, me nj\u00eb Kuvend t\u00eb ri dhe t\u00eb rilegjitimuar e pastaj, me kritere t\u00eb pajtuara p\u00ebr nj\u00eb figur\u00eb unifikuese p\u00ebr presidentin. Pra, pasi q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb Kuvend t\u00eb ri, t\u00eb fillojm\u00eb nj\u00eb diskutim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, s\u00eb pari mbi kriteret dhe virtytet e presidentit t\u00eb ardhsh\u00ebm dhe m\u00eb pas identifikimin e k\u00ebtyre figurave unifikuese q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb kandidat\u00eb potencial\u00eb p\u00ebr president\u201d, theksoi Kryeziu.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, zyrtar\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se tashm\u00eb q\u00ebndrimi i tyre \u00ebsht\u00eb publik dhe se nuk duan t\u00eb flasin lidhur me at\u00eb se a do t\u00eb shkoj\u00eb vendi n\u00eb zgjedhje apo do t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr presidentin e ri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, zyrtar\u00ebt e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt me k\u00ebmb\u00ebngulje pretendojn\u00eb se posti i presidentit duhet t\u2019i takoj\u00eb liderit t\u00eb tyre, Ramush Haradinajt, nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb qassh\u00ebm.<\/p>\n<p>Maliqi: Pas zgjedhjeve, s\u00ebrish kriz\u00eb<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me Radion Evropa e Lir\u00eb, vler\u00ebson q\u00eb edhe n\u00eb rast se partit\u00eb politike i p\u00ebrgjigjen nj\u00eb ftese eventuale t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr bisedime n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb, v\u00ebshtir\u00eb se aty do t\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrrohen q\u00ebndrimet aktuale t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sipas tij, q\u00ebndrimet e AAK-s\u00eb, PDK-s\u00eb, por edhe L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb form\u00eb ultimatumi dhe tashm\u00eb ato v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb t\u00ebrhiqen nga q\u00ebndrimet e tyre, p\u00ebr shkak se \u201cdo t\u00eb binin n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb keqe\u201d. Si\u00e7 thot\u00eb Maliqi, partit\u00eb politike tashm\u00eb vet\u00ebm se do t\u2019i peshojn\u00eb vendimet e tyre, p\u00ebrllogaritjet e tyre t\u00eb rezultateve t\u00eb mundshme zgjedhore dhe ekuacioneve pas zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrshtypja ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb Ramush Haradinaj \u2013 ne e kemi par\u00eb dhe ky \u00ebsht\u00eb tipar konsistent i tij \u2013 kur ngul k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka, at\u00ebher\u00eb nuk t\u00ebrhiqet. Nd\u00ebrkoh\u00eb, un\u00eb nuk shoh interes as te LDK-ja dhe as te PDK-ja p\u00ebr t\u2019ia mund\u00ebsuar Haradinajt presidenc\u00ebn. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, probabilitetin e vler\u00ebsoj diku te 80 p\u00ebr qind se do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje, si dhe ndonj\u00eb mund\u00ebsi e vog\u00ebl apo ndonj\u00eb zgjidhje kreative n\u00eb fund, e t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nuk po e shohim\u201d, tha Maliqi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, analisti Maliqi vler\u00ebson se edhe pas zgjedhjeve t\u00eb parakohshme eventuale, nuk do t\u00eb arrihet nj\u00eb zgjidhje q\u00eb mund ta sqaroj\u00eb situat\u00ebn lidhur me zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>\u201cAty do t\u00eb futemi n\u00eb kriz\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb afateve kohore dhe p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb konstelacioni t\u00eb kuvendit, ku konsensusi nuk mund ta shmang\u00eb Vet\u00ebvendosjen. Por, besoj q\u00eb aty do t\u00eb futemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb re. Besoj q\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kan\u00eb parasysh pal\u00ebt q\u00eb jan\u00eb tani duke negociuar. Por, po shihet q\u00eb k\u00ebto mund t\u00eb jen\u00eb mbase zgjedhjet e para pa vija t\u00eb kuqe dhe pal\u00ebt po kalkulojn\u00eb politikisht, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme edhe me mund\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit me Vet\u00ebvendosjen. Ndon\u00ebse, besoj q\u00eb secila prej tyre do t\u00eb d\u00ebshironte q\u00eb ta shmangte\u201d, theksoi Maliqi.<\/p>\n<p>Zgjedhja e presidentit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e domosdoshme, pas dor\u00ebheqjes s\u00eb Hashim Tha\u00e7it nga kjo pozit\u00eb, m\u00eb 5 n\u00ebntor, pasi Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb, konfirmuan aktakuz\u00ebn ndaj tij p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, bazuar n\u00eb kompetencat q\u00eb ia jep kushtetuta, kryetarja e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani mori postin e ushtrueses s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentit. Sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Osmani, mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb post p\u00ebr gjasht\u00eb muaj, deri kur duhet t\u00eb zgjidhet nj\u00eb president i ri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova \u00ebsht\u00eb duke rr\u00ebshqitur drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare dhe ky opsion ka m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb ndodh\u00eb sesa gjetja e nj\u00eb zgjidhjeje nd\u00ebrmjet partive politike p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs, thon\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb subjektit m\u00eb t\u00eb madh opozitar, L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":70578,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-70728","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70728","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70728"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70728\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70578"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70728"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70728"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70728"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}