{"id":71122,"date":"2020-12-23T06:27:11","date_gmt":"2020-12-23T06:27:11","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=71122"},"modified":"2020-12-23T06:27:11","modified_gmt":"2020-12-23T06:27:11","slug":"nga-sot-hyn-ne-fuqi-masat-e-reja-kunder-covid-19-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nga-sot-hyn-ne-fuqi-masat-e-reja-kunder-covid-19-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Nga sot hyn n\u00eb fuqi masat e reja kund\u00ebr Covid-19 n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\nMe k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti, dhe n\u00eb pajtim me Rregulloren e Pun\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb, sot \u00ebsht\u00eb mbajt mbledhja korresponduese\\elektronike, mbledhja e 51 e Qeveris\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shqyrtuar dhe miratuar vendimi p\u00ebr masat e p\u00ebrgjithshme dhe specifike p\u00ebr mbrojt\u00ebn nga pandemia Covid-19.<br \/>\nN\u00eb baz\u00eb t\u00eb rekomandimeve t\u00eb dh\u00ebna nga IKSHPK t\u00eb vler\u00ebsuara nga Komiteti p\u00ebr koordinimin dhe vler\u00ebsimin e situat\u00ebs emergjente me corona virus COVID -19 p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e masave t\u00eb nevojshme p\u00ebr parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, marr\u00eb parasysh dispozitat e Ligjit p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e pandemis\u00eb covid-19 n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, sipas rekomandimit t\u00eb IKSHPK-s\u00eb jan\u00eb propozuar masat dhe obligimet e institucioneve p\u00ebr zbatimin e masave t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe specifike p\u00ebr mbrojt\u00ebse nga pandemia Covid-19<\/p>\n<p>I.                   MASAT P\u00cbR T\u00cbR\u00cb TERRITORIN E REPUBLIK\u00cbS S\u00cb KOSOV\u00cbS<br \/>\nHyrjet e qytetar\u00ebve t\u00eb huaj dhe vendor\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb<br \/>\n1.      Qytetar\u00ebt e huaj q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ata me leje q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm ose p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb vijn\u00eb nga vendet me risk t\u00eb lart\u00eb sipas list\u00ebs zyrtare t\u00eb ECDC-s\u00eb, duhet t\u00eb ken\u00eb test RT-PCR negativ p\u00ebr Covid-19 t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb 72 or\u00ebt e fundit.<br \/>\n2.      P\u00ebrjashtim nga pika 1 m\u00eb lart\u00eb b\u00ebjn\u00eb:<br \/>\n2.1.   N\u00ebse qytetari i huaj hyn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrmes aeroportit apo p\u00ebrmes pikave kufitare tok\u00ebsore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore p\u00ebrmes aeroportit ose pikave kufitare tok\u00ebsore, me kusht q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb deklarat\u00ebn se do ta l\u00ebshoj\u00eb Kosov\u00ebn brenda 3 ore;<br \/>\n2.2.   Qytetar\u00ebt e huaj q\u00eb punojn\u00eb si transportuesi profesionist\u00eb (vozit\u00ebsit), me kusht q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb protokollin p\u00ebr transport nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr mbrojtje nga Covid-19;<br \/>\n2.3.   Qytetar\u00ebt e huaj q\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb p\u00ebrmes transportit t\u00eb organizuar me autobus ose me linj\u00eb t\u00eb rregullt nd\u00ebrkomb\u00ebtare tranzite, me kusht q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruhet deklarata se do ta l\u00ebshojn\u00eb territorin e Kosov\u00ebs brenda 5 or\u00ebsh;<br \/>\n2.4.   Diplomat\u00ebt e huaj t\u00eb akredituar n\u00eb Kosov\u00eb si dhe familjar\u00ebt e tyre;<br \/>\n3.      T\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs (p\u00ebrfshir\u00eb edhe ata me vendbanim n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr), gjat\u00eb hyrjes n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb paraqesin v\u00ebrtetim p\u00ebr test RT-PCR negativ t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb s\u00eb largu 72 or\u00eb para hyrjes n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn duhet t\u00eb vet\u00eb-izolohen p\u00ebr 7 dit\u00eb.<br \/>\n4.      P\u00ebrjashtim nga pika 3 m\u00eb lart\u00eb b\u00ebjn\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs (p\u00ebrfshir\u00eb edhe ata me vendbanim n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr) q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb 24 or\u00ebt e fundit.<br \/>\n5.      Komunave iu k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb ekipet teknike mjek\u00ebsore t\u00eb QKMF-ve (Qendrave Kryesore t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Familjare), q\u00eb me mb\u00ebshtetjen e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kontrollin e udh\u00ebtar\u00ebve q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb pikat kufitare: Merdar, Vermic\u00eb, Kull\u00eb, Hani i Elezit, Jarinj\u00eb, Dheu i Bardh\u00eb dhe ANP \u201cAdem Jashari\u201d, p\u00ebrfshir\u00eb para se gjithash matjen e temperatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Organizimi i pun\u00ebs s\u00eb institucioneve publike dhe organizatave\/bizneseve private<br \/>\n6.      Institucionet publike dhe organizatat\/bizneset private pa p\u00ebrjashtim obligohen t\u00eb mbik\u00ebqyrin n\u00eb baza ditore sh\u00ebndetin e stafit n\u00eb p\u00ebrputhje me \u201cManualin p\u00ebr mbrojte nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d, p\u00ebrfshir\u00eb matjen e detyrueshme t\u00eb temperatur\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb gjat\u00eb hyrjes n\u00eb objekte.<br \/>\n7.      P\u00ebr aq sa nuk ndikon n\u00eb kryerjen e sh\u00ebrbimeve dhe detyrave t\u00eb institucioneve, institucionet publike udh\u00ebzohen t\u00eb punojn\u00eb vet\u00ebm me staf esencial.<br \/>\n8.      Pun\u00ebtor\u00ebt me s\u00ebmundje kronike (sipas qarkores zyrtare t\u00eb l\u00ebshuar nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e p\u00ebrgatitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim), grat\u00eb shtatz\u00ebna dhe grat\u00eb gjidh\u00ebn\u00ebse lirohen nga paraqitja n\u00eb pun\u00eb, si n\u00eb institucionet publike ashtu edhe n\u00eb ato private, nd\u00ebrkaq pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit udh\u00ebzohen, p\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb e mundshme, t\u00eb krijojn\u00eb kushtet p\u00ebr angazhimin e tyre n\u00eb pun\u00eb nga sht\u00ebpia.<br \/>\n9.      Obligohen institucionet publike dhe private t\u00eb mbajn\u00eb dezinfektues p\u00ebr duar dhe maska p\u00ebr fytyr\u00eb n\u00eb vende t\u00eb qasshme n\u00eb hyrje t\u00eb objektit, t\u00eb cilat mund t\u00eb shfryt\u00ebzohen nga pun\u00ebtor\u00ebt e institucioneve dhe vizitor\u00ebt.<br \/>\n10.  Obligohen institucionet publike dhe private q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7do objekti t\u00eb vendosin shenja t\u00eb dukshme t\u00eb rregullave t\u00eb sjelljes p\u00ebr mbrojtje nga Covid-19 (p\u00ebrfshir\u00eb shenj\u00ebn e ndalimit t\u00eb hyrjes n\u00eb objekt pa maska, respektim e distanc\u00ebs etj.) n\u00eb p\u00ebrputhje me \u201cManualin p\u00ebr mbrojtje nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d.<br \/>\n11.  Obligohen p\u00ebrgjegj\u00ebsit e institucioneve publike, nd\u00ebrmarrjeve private dhe t\u00eb \u00e7far\u00ebdo subjekti tjet\u00ebr, t\u00eb nd\u00ebrmarrin masa t\u00eb rrepta p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb infeksionit brenda institucioneve t\u00eb tyre, duke b\u00ebr\u00eb dezinfektim t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe duke nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjitha masat e nevojshme n\u00eb p\u00ebrputhje me \u201cManualin p\u00ebr mbrojtje nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d.<br \/>\n12.  T\u00eb gjitha institucioneve publike (q\u00ebndrore dhe lokale) si dhe organizatave, bizneseve dhe subjekteve private pa asnj\u00eb p\u00ebrjashtim, iu ndalohet organizimi i \u00e7far\u00ebdo ceremonie festive p\u00ebr fundvit.<\/p>\n<p>Organizimi i procesit arsimor<br \/>\n13.  Procesi arsimor n\u00eb institucionet parauniversitare, publike dhe private, p\u00ebr gjysm\u00eb-vjetorin e dyt\u00eb fillon m\u00eb dat\u00eb 18 janar 2021 dhe organizohet sipas planit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Shkenc\u00ebs.<br \/>\n14.  Procesi arsimor n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet e arsimit t\u00eb lart\u00eb, publik dhe privat, organizohet sipas plan-programit t\u00eb institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb form\u00ebn online, p\u00ebrve\u00e7 provimeve, pun\u00ebs praktike dhe laboratorike q\u00eb duhet t\u00eb organizohet n\u00eb p\u00ebrputhje me rekomandimet e IKShPK-s\u00eb dhe MSh-s\u00eb.<br \/>\n15.  Veprimtaria e \u00e7erdheve publike dhe private vazhdon sipas vler\u00ebsimit dhe mbik\u00ebqyrjes nga autoritetet komunale, bazuar n\u00eb \u201cManualin p\u00ebr mbrojte nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d, p\u00ebrfshir\u00eb matjen e temperatur\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe stafit n\u00eb baza ditore gjat\u00eb hyrjes n\u00eb objekte.<br \/>\n16.  Konviktet dhe menzat punojn\u00eb duke respektuar manualin p\u00ebr mbrojtje dhe p\u00ebrhapjen nga Covid-19.<br \/>\n17.  T\u00eb gjitha institucioneve arsimore n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e arsimit, publik dhe privat, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jasht\u00eb m\u00ebsimore, si\u00e7 jan\u00eb ekskursionet, sh\u00ebtitjet grupore, ahengjet e ndryshme t\u00eb stafit m\u00ebsimor dhe nx\u00ebn\u00ebsve-student\u00ebve dhe t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Organizimi i shtabeve emergjente komunale dhe sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore komunale<br \/>\n18.  Komunave iu k\u00ebrkohet t\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb aktivizuar plot\u00ebsisht shtabet emergjente komunale p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb zbatimin e masave, gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb infektuar me Covid-19 dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, si dhe t\u00eb koordinohen me nivelin q\u00ebndror p\u00ebrkat\u00ebs.<br \/>\n19.  Shtabeve emergjente komunale, drejtorive p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsi dhe QKMF-ve ju krkohet t\u00eb mbik\u00ebqyrin dhe ofrojn\u00eb sh\u00ebrbimet e nevojshme sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr s\u00eb paku 2 jav\u00eb p\u00ebr personat e infektuar me Covid-19 dhe do t\u00eb raportojn\u00eb n\u00eb baza ditore n\u00eb QRSHP-IKSHPK.<br \/>\n20.  Komunave iu k\u00ebrkohet t\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore sht\u00ebpiake p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb s\u00ebmur\u00ebt kronik\u00eb dhe p\u00ebr personat mbi mosh\u00ebn 65 vje\u00e7.<br \/>\n21.  Komunave iu k\u00ebrkohet q\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, t\u00eb ofrojn\u00eb ekipet mjek\u00ebsore teknike p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kontrollin rutinor t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb huaj dhe vendor\u00eb q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs si\u00e7 specifikohet n\u00eb pik\u00ebn 4 m\u00eb lart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Masat p\u00ebr personat mbi mosh\u00ebn 65 vje\u00e7<br \/>\n22.  Personave mbi mosh\u00ebn 65 vje\u00e7 iu lejohet dalja jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb vet\u00ebm gjat\u00eb orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, nd\u00ebrkaq jasht\u00eb k\u00ebtij orari mund t\u00eb dalin vet\u00ebm p\u00ebr nevoja emergjente dhe sh\u00ebndet\u00ebsore duke e d\u00ebshmuar me dokument p\u00ebrkat\u00ebs nevoj\u00ebn p\u00ebr dalje jasht\u00eb k\u00ebtij orari tek organi kompetent kontrollues.<br \/>\n23.  Ministria e Pun\u00ebs dhe Mir\u00ebqenies Sociale, n\u00eb p\u00ebrputhje me situat\u00ebn e krijuar dhe sipas rekomandimeve t\u00eb IKSHPK-s\u00eb dhe MSH-s\u00eb, udh\u00ebzohet t\u00eb liroj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfituesit e skemave sociale dhe pensionale q\u00eb menaxhohen nga MPMS-ja nga paraqitja e rregullt n\u00eb zyrat p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb evidentimit si\u00e7 k\u00ebrkohet me ligjet p\u00ebrkat\u00ebse.<br \/>\n24.  Qytetar\u00ebve q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb p\u00ebr t\u00eb moshuar u ofrohen t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore, sociale dhe kontrolla t\u00eb rregullta sh\u00ebndet\u00ebsore nga QKMF-t\u00eb.<\/p>\n<p>Masat p\u00ebr aktivitetet publike<br \/>\n25.  Ndalohet grumbullimi i qytetar\u00ebve n\u00eb num\u00ebr prej m\u00eb shum\u00eb se 4 personave n\u00eb sheshe publike, parqe, vende publike, qendra rekreative dim\u00ebrore dhe t\u00eb ngjashme, me p\u00ebrjashtim rasteve t\u00eb lejuara me k\u00ebt\u00eb vendim.<br \/>\n26.  Ndalohen t\u00eb gjitha tubimet publike n\u00eb hap\u00ebsira publike t\u00eb t\u00eb gjitha formave, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve t\u00eb lejuara me k\u00ebt\u00eb vendim.<br \/>\n27.  Ndalohen seminaret dhe pun\u00ebtorit\u00eb e t\u00eb gjitha institucioneve publike dhe private.<br \/>\n28.  Ndalohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve familjare.<br \/>\n29.  Ndalohen ceremonit\u00eb dhe veprimtarit\u00eb fetare, p\u00ebrve\u00e7 me pjes\u00ebmarrjen e familjes s\u00eb ngusht\u00eb.<br \/>\n30.  P\u00ebrjashtim nga pika 29 m\u00eb lart\u00eb b\u00ebjn\u00eb ceremonit\u00eb e ve\u00e7anta fetare q\u00eb organizohet me leje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb bazuar n\u00eb rekomandimet e IKSHP-s\u00eb.<\/p>\n<p>Masat p\u00ebr aktivitetet biznesore<br \/>\n31.  Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike t\u00eb automjeteve dhe kafsh\u00ebve.<br \/>\n32.  Therja e kafsh\u00ebve lejohet vet\u00ebm n\u00eb ambientet e autorizuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<br \/>\n33.  Lejohet ushtrimi vet\u00ebm i veprimtarive si n\u00eb vijim (sipas kodeve NACE t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga ARBK &#8211; Ministria e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb):<br \/>\n33.1.   Sektori sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb,<br \/>\n33.2.   Sektori i siguris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb,<br \/>\n33.3.   Sektori publik (administrat\u00eb qendrore dhe komunale),<br \/>\n33.4.   Sektori i prodhimit,<br \/>\n33.5.   Sektori i bujq\u00ebsis\u00eb dhe blegtoris\u00eb,<br \/>\n33.6.   Sektori i nd\u00ebrtimit,<br \/>\n33.7.   Transporti i mallrave,<br \/>\n33.8.   Sektori i produkteve ushqimore,<br \/>\n33.9.   Sektori i sh\u00ebrbimit\/distribuimit.<\/p>\n<p>II.                MASAT SPECIFIKE SIPAS KOMUNAVE<br \/>\n34.  Komunat kategorizohen n\u00eb tri grupe bazuar n\u00eb rrezikun nga p\u00ebrhapja e infeksionit:<br \/>\n34.1.   Komunat me rrezik t\u00eb ult\u00eb &#8211; deri n\u00eb 75 persona t\u00eb infektuar p\u00ebr 100,000 banor\u00eb brenda nj\u00eb jave (me ngjyr\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr),<br \/>\n34.2.   Komunat me rrezik t\u00eb mes\u00ebm &#8211;  nga 76-150 persona t\u00eb infektuar p\u00ebr 100,000 banor\u00eb brenda nj\u00eb jave (me ngjyr\u00eb t\u00eb verdh\u00eb),<br \/>\n34.3.   Komunat me rrezik t\u00eb lart\u00eb &#8211; mbi 150 persona t\u00eb infektuar p\u00ebr 100,000 banor\u00eb brenda nj\u00eb jave (me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe).<br \/>\n35.  N\u00eb baza javore, \u00e7do t\u00eb premte, IKSHP-ja dhe MSH-ja publikojn\u00eb shifrat e t\u00eb infektuarve sipas komunave dhe b\u00ebjn\u00eb kategorizimin e komunave sipas nivelit t\u00eb rrezikut t\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>36.  Masat p\u00ebr komunat me rrezik t\u00eb ul\u00ebt (deri n\u00eb 75 persona t\u00eb infektuar p\u00ebr 100,000 banor\u00eb brenda jav\u00ebs):<br \/>\n36.1.   Operator\u00ebt ekonomik lejohen t\u00eb punojn\u00eb nga 05:00-20:00,<br \/>\n36.2.   Qendrat tregtare lejohen t\u00eb punojn\u00eb nga 05:00-20:00,<br \/>\n36.3.   Sh\u00ebrbimet e hoteleris\u00eb dhe gastronomis\u00eb lejohen t\u00eb punojn\u00eb nga 05:00-20:00, nd\u00ebrkaq pas or\u00ebs 20:00 punojn\u00eb me sh\u00ebrbim \u201cmerr me vete\u201d dhe \u201cporosi me d\u00ebrges\u00eb\u201d,<br \/>\n36.4.   Transporti publik lejohet t\u00eb punoj duke shfryt\u00ebzuar deri n\u00eb 50% t\u00eb kapaciteteve, duke respektuar \u201cManualin p\u00ebr mbrojtjen nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d,<br \/>\n36.5.   Taksit\u00eb lejohen t\u00eb punojn\u00eb me nj\u00eb (1) pasagjer prapa ose deri n\u00eb tre (3) n\u00ebse jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes, duke respektuar \u201cManualin p\u00ebr mbrojtjen nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d,<br \/>\n36.6.   Institucioneve vart\u00ebse t\u00eb MKRS dhe komunave (si\u00e7 jan\u00eb teatrot, bibliotekat, filarmonia, galerit\u00eb, ansamblet, baleti, kinemat\u00eb, qendrat rinore, muzet\u00eb, qendrat e kultur\u00ebs me grupe dhe t\u00eb ngjashme), lejohet t\u00eb punojn\u00eb vet\u00ebm deri n\u00eb or\u00ebn 20:00 duke shfryt\u00ebzuar deri n\u00eb 30% t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs\/sip\u00ebrfaqeve t\u00eb objekteve p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjitha aktivitet (si n\u00eb shfaqje ashtu edhe n\u00eb ushtrime), duke respektuar \u201cManualin p\u00ebr mbrojtjen nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d,<br \/>\n36.7.   Lejohen aktivitetet sportive n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb mbyllura dhe t\u00eb hapura, ku gjat\u00eb st\u00ebrvitjeve n\u00eb hap\u00ebsirat e mbyllura mund t\u00eb marrin pjes\u00eb deri n\u00eb 20 persona, nd\u00ebrsa gjat\u00eb garave deri ne 50 persona, gjithmon\u00eb bazuar n\u00eb protokolle vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare sportive, si dhe duke u bazuar n\u00eb \u201cManualin p\u00ebr mbrojtjen nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d,<br \/>\n36.8.   Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura p\u00ebr aktivitete individuale rekreative duke shfryt\u00ebzuar deri n\u00eb 40% t\u00eb hap\u00ebsirave\/sip\u00ebrfaqeve, duke respektuar \u201cManualin p\u00ebr mbrojtjen nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d,<br \/>\n36.9.   Pavar\u00ebsisht pikave 36.6, 36.7 dhe 36.8 m\u00eb lart\u00eb, autorizohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb bazuar n\u00eb rekomandimet e IKSHP-s\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb vendime operacionale t\u00eb ndaloj\u00eb k\u00ebto aktivitete.<\/p>\n<p>37.  Masat p\u00ebr komunat me rrezik t\u00eb mes\u00ebm (prej 76-150 persona t\u00eb infektuar p\u00ebr 100,000 banor\u00eb brenda jav\u00ebs):<br \/>\n37.1.   Operatoret ekonomik lejohen t\u00eb punojn\u00eb nga 05:00-20:00.<br \/>\n37.2.   Qendrat tregtare lejohen t\u00eb punojn\u00eb nga 05:00-20:00.<br \/>\n37.3.   Sh\u00ebrbimet e hoteleris\u00eb dhe gastronomis\u00eb lejohen t\u00eb punojn\u00eb nga ora 05:00 deri n\u00eb ora 20:00, nd\u00ebrkaq pas or\u00ebs 20:00 punojn\u00eb me sh\u00ebrbim \u201cmerr me vete\u201d dhe \u201cporosi me d\u00ebrges\u00eb\u201d.<br \/>\n37.4.   T\u00eb gjitha institucionet publike dhe private k\u00ebshillohet t\u00eb reduktojn\u00eb stafin bazuar n\u00eb specifikat e tyre dhe \u201cManualin p\u00ebr mbrojtjen nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d;<br \/>\n37.5.   Transporti publik lejohet t\u00eb punoj\u00eb duke shfryt\u00ebzuar deri n\u00eb 50% t\u00eb kapaciteteve, duke respektuar \u201cManualin p\u00ebr mbrojtjen nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d;<br \/>\n37.6.   Taksit\u00eb lejohen t\u00eb punojn\u00eb me nj\u00eb (1) pasagjer prapa ose tre (3) n\u00ebse jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes, duke respektuar \u201cManualin p\u00ebr mbrojtjen nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d;<br \/>\n37.7.   Institucioneve vart\u00ebse t\u00eb MKRS dhe komunave (si\u00e7 jan\u00eb teatrot, bibliotekat, filarmonia, galerit\u00eb, ansamblet, baleti, kinemat\u00eb, qendrat rinore, muzet\u00eb, qendrat e kultur\u00ebs me grupe dhe t\u00eb ngjashme), lejohet t\u00eb punojn\u00eb vet\u00ebm deri n\u00eb or\u00ebn 20:00 duke shfryt\u00ebzuar deri n\u00eb 30% t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs\/sip\u00ebrfaqeve t\u00eb objekteve p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjitha aktivitet (si n\u00eb shfaqje ashtu edhe n\u00eb ushtrime), duke respektuar \u201cManualin p\u00ebr mbrojtjen nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d,<br \/>\n37.8.   Lejohen aktivitetet sportive n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb mbyllura dhe t\u00eb hapura, ku gjat\u00eb st\u00ebrvitjeve n\u00eb hap\u00ebsirat e mbyllura mund t\u00eb marrin pjes\u00eb deri n\u00eb 20 persona, nd\u00ebrsa gjat\u00eb garave deri ne 50 persona, gjithmon\u00eb bazuar n\u00eb protokolle vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare sportive, si dhe duke u bazuar n\u00eb \u201cManualin p\u00ebr mbrojtjen nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d,<br \/>\n37.9.   Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura p\u00ebr aktivitete individuale rekreative duke shfryt\u00ebzuar deri n\u00eb 40% t\u00eb hap\u00ebsirave\/sip\u00ebrfaqeve, duke respektuar \u201cManualin p\u00ebr mbrojtjen nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d.<br \/>\n37.10.               Pavar\u00ebsisht pikave 37.7, 37.8 dhe 37.9 m\u00eb lart\u00eb, autorizohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb bazuar n\u00eb rekomandimet e IKSHP-s\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb vendime operacionale t\u00eb ndaloj\u00eb k\u00ebto aktivitete.<\/p>\n<p>38.  Masat p\u00ebr komunat me rrezik t\u00eb lart\u00eb (mbi 150 persona t\u00eb infektuar p\u00ebr 100,000 banor\u00eb brenda jav\u00ebs:<br \/>\n38.1.   Ndalohet l\u00ebvizja e qytetar\u00ebve jasht\u00eb sht\u00ebpive\/banesave t\u00eb tyre nga ora 20:00 deri n\u00eb or\u00ebn 05:00, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebr nevoja emergjente dhe sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb dokumentuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme, duke p\u00ebrjashtuar nga kjo mas\u00eb personelin sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb, t\u00eb siguris\u00eb, t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb ngjashme, dhe pun\u00ebtor\u00ebt e operator\u00ebve ekonomik q\u00eb paisen me leje t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr qarkullim;<br \/>\n38.2.   Ndalohen hyrje-daljet e qytetar\u00ebve dhe automjeteve n\u00eb territorin e komun\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse nga ora 20:00 deri n\u00eb or\u00ebn 05:00, p\u00ebrve\u00e7:<br \/>\n38.2.1.   Personelit sh\u00ebndet\u00ebsor, t\u00eb siguris\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb ngjashme,<br \/>\n38.2.2.   Qytetar\u00ebve p\u00ebr nevoja mjek\u00ebsore, prodhim, furnizim, dhe shitje t\u00eb mallrave esenciale (ushqim, barna p\u00ebr njer\u00ebz dhe kafsh\u00eb e shpez\u00eb),<br \/>\n38.2.3.   Operator\u00ebve ekonomik dhe transportit t\u00eb mallrave\/sh\u00ebrbimeve p\u00ebr t\u00eb siguruar funksionimin e zinxhirit t\u00eb furnizimit,<br \/>\n38.2.4.   Kompanive nd\u00ebrtimore,<br \/>\n38.2.5.   Operator\u00ebve q\u00eb kryejn\u00eb pun\u00eb publike.<br \/>\n38.3.   Operatoret ekonomik lejohen t\u00eb punojn\u00eb nga 05:00-20:00.<br \/>\n38.4.   Qendrat tregtare lejohen t\u00eb punojn\u00eb nga 05:00-20:00.<br \/>\n38.5.   Sh\u00ebrbimet e hoteleris\u00eb dhe gastronomis\u00eb lejohen t\u00eb punojn\u00eb nga 05:00-20:00, nd\u00ebrkaq pas or\u00ebs 20:00 punojn\u00eb vet\u00ebm me sh\u00ebrbim \u201cporosi me d\u00ebrges\u00eb\u201d.<br \/>\n38.6.   Institucionet publike dhe private obligohen t\u00eb punojn\u00eb vet\u00ebm me staf esencial, i cili staf p\u00ebrcaktohet me vendim t\u00eb secilit institucion n\u00eb ve\u00e7anti;<br \/>\n38.7.   Transporti publik lejohet t\u00eb punoj\u00eb duke shfryt\u00ebzuar deri n\u00eb 50% t\u00eb kapaciteteve, duke respektuar \u201cManualin p\u00ebr mbrojtjen nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d;<br \/>\n38.8.   Taksit\u00eb lejohen t\u00eb punojn\u00eb me nj\u00eb (1) pasagjer prapa ose tre (3) n\u00ebse jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes, duke respektuar \u201cManualin p\u00ebr mbrojtjen nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d;<br \/>\n38.9.   Institucioneve vart\u00ebse t\u00eb MKRS dhe komunave (si\u00e7 jan\u00eb teatrot, bibliotekat, filarmonia, galerit\u00eb, ansamblet, baleti, kinemat\u00eb, qendrat rinore, muzet\u00eb, qendrat e kultur\u00ebs me grupe dhe t\u00eb ngjashme), lejohet t\u00eb punojn\u00eb vet\u00ebm deri n\u00eb or\u00ebn 20:00 duke shfryt\u00ebzuar deri n\u00eb 30% t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs\/sip\u00ebrfaqeve t\u00eb objekteve p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjitha aktivitet (si n\u00eb shfaqje ashtu edhe n\u00eb ushtrime), duke respektuar \u201cManualin p\u00ebr mbrojtjen nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d,<br \/>\n38.10.               Lejohen aktivitetet sportive n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb mbyllura dhe t\u00eb hapura, ku gjat\u00eb st\u00ebrvitjeve n\u00eb hap\u00ebsirat e mbyllura mund t\u00eb marrin pjes\u00eb deri n\u00eb 20 persona, nd\u00ebrsa gjat\u00eb garave deri ne 50 persona, gjithmon\u00eb bazuar n\u00eb protokolle vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare sportive, si dhe duke u bazuar n\u00eb \u201cManualin p\u00ebr mbrojtjen nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d,<br \/>\n38.11.               Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura p\u00ebr aktivitete individuale rekreative duke shfryt\u00ebzuar deri n\u00eb 40% t\u00eb hap\u00ebsirave\/sip\u00ebrfaqeve, duke respektuar \u201cManualin p\u00ebr mbrojtjen nga p\u00ebrhapja e Covid-19\u201d.<br \/>\n38.12.               Pavar\u00ebsisht pikave 38.9, 38.10 dhe 38.11 m\u00eb lart\u00eb, autorizohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb bazuar n\u00eb rekomandimet e IKSHP-s\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb vendime operacionale t\u00eb ndaloj\u00eb k\u00ebto aktivitete.<\/p>\n<p>III.             OBLIGIMET E INSTITUCIONEVE P\u00cbR ZBATIMIN E MASAVE<br \/>\n39.  Obligohet Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb n\u00eb rast nevoj\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb udh\u00ebzime p\u00ebr sqarimin e pikave t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<br \/>\n40.  Obligohet Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, AUVK dhe Policia e Kosov\u00ebs, q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtabet emergjente komunave, t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb zbatimin e k\u00ebtij vendimi dhe t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn e Kryeministrit raport javor (\u00e7do t\u00eb premte deri n\u00eb or\u00ebn 16:00).<br \/>\n41.  Obligohet Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, SHSKUK dhe IKSHP t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn e Kryeministrit raportin javor (\u00e7do t\u00eb premte deri n\u00eb or\u00ebn 16:00) p\u00ebr zbatimin e masave, gjendjen n\u00eb institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore, gjendjen epidemiologjike si dhe parashikimet p\u00ebr dy jav\u00ebt n\u00eb vijim.<br \/>\n42.  Obligohet Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb, bazuar n\u00eb Ligjin p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e pandemis\u00eb Covid-19, t\u00eb nxjerr\u00eb vendime operacionale var\u00ebsisht prej situat\u00ebs epidemiologjike dhe rekomandimeve t\u00eb IKSHP-s\u00eb.<br \/>\n43.   Obligohet Policia e Kosov\u00ebs dhe inspektoratet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb mbik\u00ebqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve t\u00eb tjera n\u00eb zbatimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e pandemis\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\n44.  P\u00ebr shkel\u00ebsit e masave, organet kompetente obligohen t\u00eb shqiptojn\u00eb masat nd\u00ebshkimore sipas Ligjit p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e pandemis\u00eb Covid-19 n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe ligjeve t\u00eb tjera n\u00eb fuqi.<br \/>\n45.  I vetmi autoritet q\u00eb mund t\u00eb interpretoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim \u00ebsht\u00eb Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrkaq \u00e7do institucion tjet\u00ebr mund t\u00eb ofroj\u00eb sqarime p\u00ebr grupet respektive q\u00eb preken nga ky vendim vet\u00ebm pas miratimit t\u00eb atij sqarimi nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<br \/>\n46.  Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb obligohet t\u00eb publikoj\u00eb n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb saj Qarkoren lidhur me s\u00ebmundjet kronike, p\u00ebr t\u00eb cilat s\u00ebmundje personat sipas pik\u00ebs 8 t\u00eb k\u00ebtij vendimi lirohen nga paraqitja n\u00eb pun\u00eb.<br \/>\n47.  Shfuqizohet Vendimi i Qeveris\u00eb nr.01\/42 i dat\u00ebs 11.11.2020.<br \/>\n48.  Vendimi hyn n\u00eb fuqi m\u00eb 23.12.2020, n\u00eb or\u00ebn 05:00 dhe vlen deri n\u00eb nj\u00eb vendim tjet\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti, dhe n\u00eb pajtim me Rregulloren e Pun\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb, sot \u00ebsht\u00eb mbajt mbledhja korresponduese\\elektronike, mbledhja e 51 e Qeveris\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shqyrtuar dhe miratuar vendimi p\u00ebr masat e p\u00ebrgjithshme dhe specifike p\u00ebr mbrojt\u00ebn nga pandemia Covid-19. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb rekomandimeve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":70799,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-71122","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71122","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71122"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71122\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70799"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71122"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71122"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71122"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}