{"id":71297,"date":"2020-12-26T10:15:43","date_gmt":"2020-12-26T10:15:43","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=71297"},"modified":"2020-12-26T10:15:43","modified_gmt":"2020-12-26T10:15:43","slug":"vv-ja-optimiste-thone-se-do-ti-kene-votat-edhe-per-qeverine-edhe-per-presidentin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/vv-ja-optimiste-thone-se-do-ti-kene-votat-edhe-per-qeverine-edhe-per-presidentin\/","title":{"rendered":"VV-ja optimiste, thon\u00eb se do t\u2019i ken\u00eb votat edhe p\u00ebr Qeverin\u00eb, edhe p\u00ebr presidentin"},"content":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb e bindur se nuk do t\u00eb ken\u00eb asnj\u00eb problem p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb dhe zgjedhjen e presidentit, pas zgjedhjeve t\u00eb reja q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb fillim t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Partia e Albin Kurtit k\u00ebto zgjedhje i quajn\u00eb referendum p\u00ebr ndryshim, pas t\u00eb cilave nuk do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr koalicione me partit\u00eb tjera. Megjithat\u00eb, shpreh\u00ebn t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb garuar n\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me ushtruesen e detyr\u00ebs s\u00eb presidentit, Vjosa Osmani.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i kryesis\u00eb s\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Liburn Aliu n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr KosovaPress, thot\u00eb se bart\u00ebs i k\u00ebsaj liste zgjedhore do t\u00eb jet\u00eb lideri i partis\u00eb, Albin Kurti. Derisa flet edhe p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e bashk\u00ebpunimit me LDK-n\u00eb dhe PDK-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto zgjedhje do t\u00eb jen\u00eb referendum p\u00ebr ndryshim dhe ky ndryshim do t\u00eb n\u00ebnkupton numra p\u00ebr realizimin e qeveris\u00eb dhe presidentit pa ndonj\u00eb problem t\u00eb madh. Me k\u00ebt\u00eb besim dhe bindje nga tereni, nga disponiomi i vazhduesh\u00ebm tek qytetar\u00ebt, un\u00eb mendoj se ndryshimi po ndodh pashmangsh\u00ebm. Nuk do t\u00eb jet\u00eb \u00e7\u00ebshtje diskutimi p\u00ebr koalicionet, apo numrat\u201d, u deklarua ai.<\/p>\n<p>Aliu thot\u00eb se Kurtit e Albulena Haxhiut nuk mund t\u2019iu pamund\u00ebsohet kandidatura p\u00ebr deputet\u00eb, pasi kur jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr gazin lotsjell\u00ebs, ka qen\u00eb Kodi Penal i vjet\u00ebr, n\u00eb t\u00eb cilin d\u00ebnimi me kusht nuk ka pasoja juridike.<\/p>\n<p>\u201cAlbin Kurti do t\u00eb jet\u00eb bart\u00ebs i list\u00ebs s\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe ne do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje me list\u00ebn q\u00eb prihet nga Albin Kurti\u20261:51 p\u00ebrcaktohet edhe me ligjin e at\u00ebhersh\u00ebm kur \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar edhe deputeti Albin Kurti dhe deputeti Albulena Haxhiu dhe d\u00ebnimet me kusht jan\u00eb d\u00ebnime t\u00eb cilat nuk hyn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb. Ne kemi qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm edhe at\u00ebher\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, po iu p\u00ebrkujtoj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb se po t\u00eb kishte qen\u00eb k\u00ebsisoj, ai interpretim i kushtetut\u00ebs do t\u00eb kishte ndodh qysh n\u00eb koh\u00ebn kur deputeti Albin Kurti u zgjodh n\u00eb mandatin e kaluar. Nuk di t\u00eb kishin lan\u00eb partit\u00eb politike pa e d\u00ebrgu n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese kandidatur\u00ebn e Albin Kurti q\u00eb aso kohe \u00ebsht\u00eb zgjedh deputet. Kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft e qart\u00eb\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>E p\u00ebr bashk\u00ebpunimin me Vjosa Osmanin, ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb shefit t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb LVV-s\u00eb, thot\u00eb se mbetet t\u00eb shihet si do t\u00eb maksimizohej\u00eb suksesin, si t\u00eb ndara n\u00eb zgjedhje apo list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Aliu nuk e konsideron problem rrezikun nga moskalimi i pragut t\u00eb iniciativ\u00ebs s\u00eb Osmanit, por thot\u00eb se do t\u00eb analizojn\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb garuar.<\/p>\n<p>\u201cNuk besoj q\u00eb zonja Vjosa Osmani ka rrezik t\u00eb mos e kaloj\u00eb pragun, ka nj\u00eb autoritet dhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb votave n\u00eb LDK. Ka qen\u00eb figura qendrore e LDK-s\u00eb n\u00eb zgjedhjet e kaluara q\u00eb i kan\u00eb sjell LDK-s\u00eb nj\u00eb rezultat t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm\u2026As q\u00eb doja t\u00eb flas fare p\u00ebr pragun, sepse nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kalimin e pragut t\u00eb subjektit eventual, nism\u00ebs apo list\u00ebs q\u00eb do t\u00eb krijohej nga zonja Osmani. B\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm si mund t\u00eb maksimizohej suksesi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb, tash mbetet \u00e7\u00ebshtje analizash a \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb garoj\u00eb e vetme me subjekt n\u00eb veti, apo t\u00eb garoj\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn list\u00eb bashk\u00eb me LVV-n\u00eb\u2026 12:57 Lista e LVV-s\u00eb natyrisht q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb edhe nga kandidat t\u00eb subjekteve tjera. Pra zonja Mimoza Kusari ka qen\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb LVV-s\u00eb me subjektin e saj. Ajo e ka pavar\u00ebsin\u00eb e saj politike t\u00eb plot\u00eb, kemi gjet\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe kemi vepruar bashk\u00eb\u201d, thot\u00eb Aliu.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr koalicione paszgjedhore, Aliu shprehet kategorik kund\u00ebr nj\u00eb koalicioni me PDK-n\u00eb dhe LDK-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Ne nuk shohim mund\u00ebsi bashk\u00ebpunimi me subjekte t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e krijimit t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb tanishme, pa pasur nj\u00eb distancim nga e shkuara. Pra pa pasur nj\u00eb ndryshim aty. Shpresojm\u00eb q\u00eb t\u00eb ndodh ndryshimi, ne besojm\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha subjektet q\u00eb ka forca progresiste brenda. Kemi besu n\u00eb LDK dhe ende besojm\u00eb se brenda LDK-s\u00eb ka forca progresive q\u00eb edhe punojn\u00eb dhe \u00e7\u2019kapin shtetin. E nj\u00ebjta \u00ebsht\u00eb edhe brenda PDK-s\u00eb, puna \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 kush do t\u2019i udh\u00ebheq ato subjekte, \u00e7far\u00eb politike do t\u00eb udh\u00ebheqin. Politika e deritanishme e PDK-s\u00eb ka qen\u00eb politik\u00eb q\u00eb e kemi pa. Pra me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn PDK q\u00eb e ka kriju situat\u00ebn e deri tanishme ne nuk hym\u00eb n\u00eb koalicion. N\u00ebse di\u00e7ka ndryshon n\u00eb LDK \u00ebsht\u00eb situat\u00eb tjet\u00ebr. Kjo PDK dhe LDK q\u00eb i shohim dhe jan\u00eb q\u00eb e kan\u00eb sjell situat\u00ebn deri k\u00ebtu nuk mund t\u00eb jemi n\u00eb koalicion me to\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr ndonj\u00eb em\u00ebr konsensual q\u00eb do t\u00eb propozonte ose pranonte LVV-ja p\u00ebr president, Aliu deklaron se do t\u00eb flasin pas zgjedhjeve, pasi n\u00eb at\u00eb post duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb i bashkon t\u00eb gjith\u00eb spektrin politik.<\/p>\n<p>Vendi do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme n\u00eb fund t\u00eb janarit ose fillim t\u00eb shkurtit, pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr ta shpallur t\u00eb pavlefshme Qeverin\u00eb Hoti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb e bindur se nuk do t\u00eb ken\u00eb asnj\u00eb problem p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb dhe zgjedhjen e presidentit, pas zgjedhjeve t\u00eb reja q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb fillim t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Partia e Albin Kurtit k\u00ebto zgjedhje i quajn\u00eb referendum p\u00ebr ndryshim, pas t\u00eb cilave nuk do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr koalicione [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":71298,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-71297","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71297","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71297"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71297\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71298"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}