{"id":71539,"date":"2020-12-31T15:20:21","date_gmt":"2020-12-31T15:20:21","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=71539"},"modified":"2020-12-31T15:20:21","modified_gmt":"2020-12-31T15:20:21","slug":"ne-kabinetin-e-vuciqit-punojne-njerez-qe-kryen-krime-te-renda-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ne-kabinetin-e-vuciqit-punojne-njerez-qe-kryen-krime-te-renda-ne-kosove\/","title":{"rendered":"&#8220;N\u00eb kabinetin e Vu\u00e7iqit punojn\u00eb njer\u00ebz q\u00eb kryen krime t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb Kosov\u00eb&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Ish- pjes\u00ebtari i MUP-it serb, q\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, ka p\u00ebrdorur uniform\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer disa operacione kriminale, ka vendosur t\u00eb flas\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb Slavko Nikiq, po e k\u00ebrc\u00ebnon drejtp\u00ebrdrejt presidentin e Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iq. Thot\u00eb se do t\u2019i tregoj\u00eb krejt emrat e njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb kryer krime t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb Kosov\u00eb, e t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb aktualisht pjes\u00eb e kabinetit t\u00eb Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>Shkas i nisjes s\u00eb nxjerrjes t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00eb shesh, u b\u00eb deklarata e Vuciqit i cili akuzoi ish-pjes\u00ebtarin e MUP-it se ishte grabit\u00ebs rrug\u00ebsh n\u00eb koh\u00ebn e para dhe gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Nikqit, aktualisht n\u00eb kabinetin e Aleksandar Vuciqit jan\u00eb disa njer\u00ebz q\u00eb thot\u00eb se i di me em\u00ebr e mbiem\u00ebr, q\u00eb sipas tij kan\u00eb kryer krime n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Madje, thot\u00eb se e di edhe arsyen pse k\u00ebta njer\u00ebz presidenti vazhdon t\u2019i mbaj\u00eb af\u00ebr, pavar\u00ebsisht asaj cka kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi kryetar i veteran\u00ebve dhe vullnetar\u00ebve serb\u00eb, e urdh\u00ebroj Alleksandar Vu\u00e7iqin, t\u2019i paraqes\u00eb provat q\u00eb ka p\u00ebr mua, qe kam qen\u00eb nj\u00eb grabit\u00ebs rrug\u00eb. P\u00ebrndryshe, un\u00eb do t\u00eb paraqes t\u00eb gjith\u00eb emrat dhe mbiemrat e njer\u00ebzve, nga ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kabinetin e tij e deri te krejt serb\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb kan\u00eb kryer krimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt neve nga Kosova na vije turp, e q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rrethin e tij\u201d, ka th\u00ebn\u00eb mes tjerash Nikiq, ish pjestari i MUP-it serb.<\/p>\n<p>E nuk mjaftoi me kaq. Nikiq thot\u00eb se n\u00ebse presidenti nuk respekton k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr, ai do t\u00eb dal\u00eb me emra e mbiemra t\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb krahu i djatht\u00eb dhe t\u00eb fshihen prapa Vu\u00e7iqit, anipse kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krime.<\/p>\n<p>\u201c Un\u00eb do t\u00eb paraqes veprat penale q\u00eb ata kan\u00eb kryer,  do t\u00eb paraqes akuzat me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr, por do t\u00eb publikoj edhe arsyen  pse Vu\u00e7iqi po i mban ata dhe jo mua\u201d, thot\u00eb Nikiq.<\/p>\n<p>Para pak ditwsh gjatw nj\u00eb interviste p\u00ebr mediat serbe, Aleksandar Vu\u00e7iq ka treguar hapur p\u00ebr krimet q\u00eb ka kryer nj\u00eb ish-pjes\u00ebtar i MUP-it serb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Si shkas u b\u00eb deklarata e Slavko Nikiq, nj\u00eb ish agjent serb q\u00eb ka deklaruar hapur se ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb disa aksione n\u00eb Kosov\u00eb, i veshur n\u00eb uniform\u00ebn e UCK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ky i fundit e quajti Vuciqin tradhtar gjat\u00eb nj\u00eb emisioni n\u00eb TV Pink.<\/p>\n<p>Duke iu referuar komentit t\u00eb Slavko Nikiq, Vuciq tha se opozita \u00ebsht\u00eb e lumtur kur dikush e quan at\u00eb tradhtar, kushdo q\u00eb t\u00eb ishte, dhe pastaj ai lexoi at\u00eb q\u00eb tha p\u00ebr Nikiq nga dokumenti ai u mbajt i regjistruar gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb vitit 1999.<\/p>\n<p>\u201cLe t\u00eb m\u00eb quajn\u00eb lirisht tradhtar, njer\u00ebzit n\u00eb Kosov\u00eb e din\u00eb kush \u00ebsht\u00eb kush\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Madje Vuciq, ka treguar edhe nj\u00eb krim n\u00eb t\u00eb cilin e akuzon Nikiqin q\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rrug\u00ebn kryesore Mitrovica-Rozaje, Slavko Nikiq me 6 persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb armatosur ndaloi automjetet dhe pla\u00e7kiti. Ai nuk i lejoi shqiptar\u00ebt t\u00eb shkonin n\u00eb Malin e Zi dhe u vodh\u00ebn ari dhe bizhuterit\u00eb e tyre,\u201d lexoi Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shtoi ai, njer\u00ebzit n\u00eb Kosov\u00eb e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb kush \u00ebsht\u00eb tradhtar dhe kush jo, dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ai i jep mb\u00ebshtetje 90 p\u00ebrqind List\u00ebs Serbe n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ata duhet t\u00eb m\u00eb quajn\u00eb lirisht nj\u00eb tradhtar,\u201d shtoi Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Slavko Nikiq, \u00ebsht\u00eb kolonel i MUP-it serb dhe pjes\u00ebtar i sh\u00ebrbimeve sekrete serbe. Njihet edhe si mik i mir\u00eb i kriminelit Ratko Mladiq. Ka jetuar n\u00eb Prishtin\u00eb, kurse sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kozak\u00ebt e rus\u00ebve n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Para pak koh\u00ebsh ai vet n\u00eb nj\u00eb emision n\u00eb Serbi, e pranoi se ka qen\u00eb i maskuar me uniform\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb disa raste, raporton Syri.net.<\/p>\n<p>Por duket se koloneli i MUP-it \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pishman p\u00ebr krejt cka ka th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb pas publikimit t\u00eb asaj videoje, Nikiq n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr emision \u00ebsht\u00eb munduar q\u00eb veprimet e tij kriminale tija hedh shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kozaku i rus\u00ebve n\u00eb Bakllan po pretendon se shqiptar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrdorur uniforma me simbole t\u00eb shteteve tjera p\u00ebr te kryer si\u00e7 pretendon ai \u201cpun\u00eb\u201d n\u00eb koh\u00eb lufte<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb n\u00eb territorin tim n\u00eb uniform\u00eb kurr\u00eb nuk kam vendosur simbole tjera, shqiptar\u00ebt po\u201d.<\/p>\n<p>Por ishte ky momenti kur Nikic zihet ngusht\u00eb nga gazetari, i cili ia kujton deklarat\u00ebn q\u00eb ai dha koh\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr \u00e7ka je duke fol\u00eb kur ti e ke vesh uniform\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb\u201d, ishte pyetja e gazetarit q\u00eb si duket e nervozoi pak Nikicin.<\/p>\n<p>\u201cJo, jo ajo ishte\u2026ajo quhet puna operative n\u00eb terren, n\u00ebse nuk e ke ditur pyete dik\u00eb q\u00eb ta sqaron\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu u mundua ish-pjes\u00ebtari i MUP-it ta nxjerr\u00eb veten p\u00ebr deklarat\u00ebn q\u00eb e tha e q\u00eb tash po mundohet ta kamufloj\u00eb.<\/p>\n<p>Ish- pjes\u00ebtari i MUP-it serb, tregon se si gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, ka p\u00ebrdorur uniform\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer operacione<\/p>\n<p>Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb emision n\u00eb Serbi, ai ka pranuar se ka qen\u00eb i maskuar me uniform\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb disa raste. Ky emision u transmetua n\u00eb Serbi derisa Nikic po e publikonte librin e tij me rr\u00ebfimet p\u00ebr luft\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb menduar se kjo foto \u00ebsht\u00eb montazh, por ua siguroj un\u00eb se uniforma \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. Ndiqeni deklarat\u00ebn e tij shokuese t\u00eb th\u00ebn\u00eb publikisht.A ishte ky ish-pjes\u00ebtar i MUP-it i veshur n\u00eb uniform\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rastin \u201cPanda\u201d n\u00eb Pej\u00eb?<\/p>\n<p>22 vjet m\u00eb par\u00eb Serbia ishte ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr nj\u00eb krim q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb qytetin e Pej\u00ebs, ku gjasht\u00eb t\u00eb rinj serb\u00eb ishin vrar\u00eb n\u00eb nj\u00eb kafene. Si\u00e7 ndodhte zakonisht asokohe, shteti serb ishte munduar q\u00eb fajin t\u2019ua hidhte shqiptar\u00ebve, duke rrahur e burgosur dhjet\u00ebra pejan\u00eb p\u00ebr krimin q\u00eb nuk e kishin kryer.<\/p>\n<p>At\u00ebkoh\u00eb u tha se disa persona n\u00ebn uniform\u00ebn e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb lokal dhe kan\u00eb vrar\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb serb\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, n\u00eb vitin 2015, 17 vjet m\u00eb pas, shteti serb e pati pranuar se rasti i ashtuquajtur \u201cPanda\u201d ishte organizuar dhe shkaktuar nga vet\u00eb ata.<\/p>\n<p>Tek von\u00eb presidenti i Serbis\u00eb ka dal\u00eb publikisht duke th\u00ebn\u00eb se Serbia nuk ka fakte se ky krim u krye nga shqiptar\u00ebt, si\u00e7 pretendohej at\u00ebkoh\u00eb.<\/p>\n<p>Derisa tash, po dalin fakte t\u00eb reja.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb video shihet se si ish-pjes\u00ebtar t\u00eb MUP-it serb, n\u00eb uniform\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb disa raste n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk dihet n\u00ebse kjo deklarat\u00eb e tij, lidhet direkt me rastin \u201cPanda\u201d. Por d\u00ebshmitar\u00ebt e rastit kan\u00eb zbardhur gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb publikuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb publikuar dosja komplete e k\u00ebtij rasti t\u00eb tmerrsh\u00ebm, pas s\u00eb cilit u faj\u00ebsua Kosova dhe ushtar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>\u201cGjyqtari hetues i Gjykat\u00ebs s\u00eb Qarkut n\u00eb Pej\u00eb bashk\u00eb me prokurorin publik t\u00eb Qarkut kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb vendin e ngjarjes n\u00eb prani t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb misionit verifikues t\u00eb OSBE-s\u00eb, Kaufman Volfang, Gjorgjo Pikirila dhe \u2026, me \u00e7\u2019rast \u00ebsht\u00eb konstatuar si n\u00eb vijim: Para kafenes\u00eb \u2018Panda\u2019 n\u00eb tarrac\u00eb jan\u00eb gjetur 42 g\u00ebzhoja t\u00eb kalibrit 7.62 mm AP, t\u00eb prodhimit kinez. N\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb lokalit n\u00eb dysheme jan\u00eb gjetur kat\u00ebr trupa t\u00eb mbuluar me gjak. Nga ana e majt\u00eb, shikuar nga dera hyr\u00ebse pas an\u00ebs s\u00eb pasme, shihen 17 t\u00eb sht\u00ebna nga projektil\u00ebt dhe 8 goditje n\u00eb banak nga ana e pasme. N\u00eb dysheme af\u00ebr banakut jan\u00eb gjetur tri g\u00ebzhoja t\u00eb kalibrit 7.62 mm AP t\u00eb prodhimit kinez, kurse pas banakut 7 vrima t\u00eb projektilit nga ana e dyerve t\u00eb kuzhin\u00ebs t\u00eb cilat gjenden menj\u00ebher\u00eb af\u00ebr banakut. Po ashtu, aty shihen edhe projektil\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Sipas udh\u00ebzimit t\u00eb gjyqtarit hetues, trupat jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb spitalin e Pej\u00ebs\u2026\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Pjesa tjet\u00ebr e dokumentit \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmtuar dhe v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb lexohet, derisa n\u00eb fund t\u00eb raportit t\u00eb faqes dy shkruan se sipas deklaratave t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, dy terrorist\u00eb me \u201cfantomka\u201d (maska) n\u00eb kok\u00eb dhe t\u00eb armatosur, me t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb kafene kan\u00eb hapur zjarr n\u00eb drejtim t\u00eb mysafir\u00ebve, ku me pas jan\u00eb larguar n\u00eb drejtim t\u00eb panjohur. N\u00eb kafene, sipas raportit, n\u00eb ato momente q\u00ebndronin rreth 20 mysafir\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bised\u00ebs s\u00eb m\u00ebtejshme, d\u00ebshmitari Nikola Rajeviq, thot\u00eb se i shtrir\u00eb n\u00eb dysheme i ka par\u00eb dy terrorist\u00eb sesi hapnin zjarr. Rajeviq nj\u00ebrin prej tyre e p\u00ebrshkruan t\u00eb gjat\u00eb 185 cm, t\u00eb holl\u00eb dhe t\u00eb veshur me t\u00eb zeza, derisa tjetrin si m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, rreth 175 cm dhe t\u00eb veshur po ashtu me t\u00eb zeza.<\/p>\n<p>Vrasja e 6 t\u00eb rinjve serb\u00eb n\u00eb kafeterin\u00eb \u201cPanda\u201d n\u00eb Pej\u00eb, n\u00eb vitin 1998, \u00ebsht\u00eb krim, faktet e zbardhjes dhe autor\u00ebt e t\u00eb cilit jan\u00eb fshehur rreth 15 vjet nga shteti i Serbis\u00eb, vler\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e organizatave p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Krimin, i cili \u00ebsht\u00eb kryer m\u00eb 14 dhjetor t\u00eb vitit 1998, autoritetet e at\u00ebhershme t\u00eb shtetit serb e pat\u00ebn quajtur akt terrorist dhe p\u00ebr t\u00eb i pat\u00ebn faj\u00ebsuar shqiptar\u00ebt dhe Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Rreth tri jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, autoritetet e tanishme t\u00eb larta t\u00eb Serbis\u00eb kan\u00eb paralajm\u00ebruar se lidhur me krimin n\u00eb Pej\u00eb, nuk ka argumente se e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebt dhe se opinioni n\u00eb Serbi do t\u00eb ballafaqohet me lajme t\u00eb tmerrshme lidhur me k\u00ebt\u00eb rast.\/GE\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish- pjes\u00ebtari i MUP-it serb, q\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, ka p\u00ebrdorur uniform\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer disa operacione kriminale, ka vendosur t\u00eb flas\u00eb. K\u00ebt\u00eb her\u00eb Slavko Nikiq, po e k\u00ebrc\u00ebnon drejtp\u00ebrdrejt presidentin e Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iq. Thot\u00eb se do t\u2019i tregoj\u00eb krejt emrat e njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb kryer krime t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb Kosov\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":71540,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-71539","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71539","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71539"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71539\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71540"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71539"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71539"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71539"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}