{"id":71577,"date":"2021-01-02T12:42:19","date_gmt":"2021-01-02T12:42:19","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=71577"},"modified":"2021-01-02T12:42:19","modified_gmt":"2021-01-02T12:42:19","slug":"krasniqi-flet-per-tri-sfidat-kryesore-me-te-cilat-u-perballen-gjate-pandemise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/krasniqi-flet-per-tri-sfidat-kryesore-me-te-cilat-u-perballen-gjate-pandemise\/","title":{"rendered":"Krasniqi flet p\u00ebr tri sfidat kryesore me t\u00eb cilat u p\u00ebrball\u00ebn gjat\u00eb pandemis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Organizimi i shtret\u00ebrve n\u00ebp\u00ebr klinika, riorganizimi i stafit sh\u00ebndet\u00ebsor, si dhe sigurimi i barnave dhe oksigjenit ishin disa nga sfidat kryesore me t\u00eb cilat u ballafaqua sistemi i brisht\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e pandemis\u00eb u rrit numri i pacient\u00ebve n\u00ebp\u00ebr klinikat dhe spitalet e Kosov\u00ebs, por p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit t\u00eb Sh\u00ebrbimit Spitalor Klinik Universitar t\u00eb Kosov\u00ebs, Valbon Krasniqi thot\u00eb se asnj\u00eb pacient\u00eb nuk ka mbetur pa sh\u00ebrbime mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Krasniqi madje nga java e ardhshme ka paralajm\u00ebruar edhe rikthim t\u00eb sh\u00ebrbimeve n\u00eb ambulancat specialistike dhe sh\u00ebrbimet elektive n\u00eb klinikat e QKUK-s\u00eb, sh\u00ebrbime k\u00ebto t\u00eb cilat ishin pezulluar p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar fluksin e qytetar\u00ebve q\u00eb ishin t\u00eb prekur me COVID-19, Sh\u00ebrbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosov\u00ebs u detyrua t\u00eb rris kapacitetet e shtret\u00ebrve.<\/p>\n<p>U.d t\u00eb drejtorit t\u00eb k\u00ebtij institucioni sh\u00ebndet\u00ebsor, Valbon Krasniqi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr KosovaPress tregon se nga Klinika Infektive ku ishte parapar\u00eb t\u00eb b\u00ebhej trajtimi i pacient\u00ebve me COVID, u detyruar t\u2019i destinojn\u00eb edhe kat\u00ebr klinika tjera spitalore.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb madh t\u00eb pacient\u00ebve dhe fluksit shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh, tani ne u detyruam q\u00eb hap\u00ebsirat me shtret\u00ebr t\u2019i shtojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb QKUK dhe tani kemi pes\u00eb klinika t\u00eb cilat jan\u00eb duke trajtuar pacient\u00ebt e infektuar me COVID. Kliniken e s\u00ebmundjeve Infektive, Klinik\u00ebn e Pulmologjis\u00eb, Klinikat Internistike, objektin tek Mjek\u00ebsia Sportive dhe kemi Mjekimin Intensiv Qendror. Krahas k\u00ebtyre klinikave kemi edhe nj\u00eb repart p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt e mosh\u00ebs f\u00ebmij\u00ebrore n\u00eb Klinik\u00ebn e Pediatris\u00eb dhe po ashtu nj\u00eb repart tjet\u00ebr p\u00ebr grat\u00eb shtatz\u00ebna n\u00eb Gjinekologji. Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb gjitha spitalet tashm\u00eb repartet infektive dhe t\u00eb Pulmologjis\u00eb i kan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb reparte ku trajtohen pacient\u00ebt e prekur nga COVID-i\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Krasniqi i ka listuar disa nga sfidat kryesore me t\u00eb cilat u ballafaquan p\u00ebr menaxhimin e pandemis\u00eb COVID-19. U.d. t\u00eb drejtorit t\u00eb QKUK-s\u00eb, thot\u00eb se duke e par\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr shtret\u00ebr t\u00eb lidhur me oksigjen, kan\u00eb arritur q\u00eb t\u00eb rrisin kapacitetet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe aktualisht vet\u00ebm n\u00eb QKUK, kan\u00eb 200 shtret\u00ebr t\u00eb kujdesit intensiv.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se tri kan\u00eb qen\u00eb sfidat gjat\u00eb k\u00ebsaj pandemie. N\u00eb nj\u00eb sigurimi i barnave dhe produkteve medicinale dhe oksigjeni, sidomos p\u00ebr pacient\u00ebt e prekur nga COVID-i, riorganizimi i t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm i resurseve humane dhe riorganizimi i hap\u00ebsirave me shtret\u00ebr shtes\u00eb. Pra, k\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb tri fushat kryesore q\u00eb ne i kemi prioritizuar dhe jemi marr\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb arritur ta p\u00ebrballojm\u00eb fluksin e madh t\u00eb pacient\u00ebve dhe e them pa modesti se ia kemi dal me sukses t\u00eb plot\u00eb asnj\u00eb pacient\u00eb q\u00eb ka pasur nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbime spitalore dhe p\u00ebr t\u2019u shtrir\u00eb n\u00eb spitale nuk ka mbetur pa u shtrir\u00eb n\u00eb spital. ..N\u00eb korrik e gusht kishim vet\u00ebm 12 shtret\u00ebr t\u00eb lir\u00eb kujdesit intensive. Kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrforcime t\u00eb shpejta t\u00eb sistemit t\u00eb oksigjenit dhe n\u00ebntorin dhe dhjetorin ne tani kishim n\u00eb shfryt\u00ebzim 25-26 shtret\u00ebr n\u00eb kujdesin intensive. Ne kishim n\u00eb dispozicion t\u00eb gjith\u00eb respirator\u00ebt po flas vet\u00ebm p\u00ebr QKUK-n\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe spitalet e p\u00ebrgjithshme kan\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar t\u00eb k\u00ebtyre shtret\u00ebrve t\u00eb kujdesit intensive. Gjat\u00eb muajit shtator dhe tetor, arrit\u00ebm t\u00eb shtojm\u00eb deri n\u00eb 200 shtret\u00ebr shtes\u00eb vet\u00ebm n\u00eb QKUK\u201d, tha Krasniqi.<\/p>\n<p>Krahas mungesave dhe sfidave t\u00eb shumta, si sfid\u00eb p\u00ebr sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor ishte raportuar edhe mungesa e oksigjenit p\u00ebr pacient\u00ebt me koronavirus. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb drejtori n\u00eb detyr\u00eb, Valbon Krasniqi thot\u00eb se klinikat dhe spitalet e Kosov\u00ebs p\u00ebr asnj\u00eb dit\u00eb nuk kan\u00eb mbetur pa oksigjen. Madje ai thot\u00eb se jan\u00eb lidhur me sistem t\u00eb oksigjenit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm edhe disa spitale dhe klinika n\u00eb QKUK.<\/p>\n<p>\u201cNe q\u00ebndrojm\u00eb aktualisht mjaft\u00eb mir\u00eb, kemi arritur ta stabilizojm\u00eb furnizimin me oksigjen p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebve q\u00eb i kemi kryer dhe jemi duke i vazhduar\u2026.N\u00eb t\u00eb gjitha spitalet do kemi rezervar t\u00eb oksigjenit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm dhe do zgjidhet nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb \u00e7\u00ebshtja e furnizimit me oksigjen. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i imi me grupin tim q\u00eb kemi punuar kur e kemi par\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kaluar nga furnizimi i oksigjenit me bombola t\u00eb gazta n\u00eb at\u00eb me sistem t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm. P\u00ebr tri arsye oksigjeni i l\u00ebngsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb m\u00eb i qassh\u00ebm n\u00eb tregun rajonal, mund t\u00eb arrihet m\u00eb shpejt dhe m\u00eb leht\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lir\u00eb sesa oksigjeni me bombola t\u00eb gazta dhe k\u00ebrkon fuqi pun\u00ebtore shum\u00eb m\u00eb pak\u2026QKUK asnj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme nuk ka mbetur pa kontrata t\u00eb oksigjenit pra n\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn kemi pasur kontrata me operator\u00eb t\u00eb licencuar ato kontrata jan\u00eb rinovuar tash koh\u00ebve t\u00eb fundit ende pa p\u00ebrfunduar p\u00ebr shkak t\u00eb kontratave t\u00eb tilla dhe ne jemi furnizuar me oksigjen medicinal\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>E p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs epidemiologjike n\u00eb vend, shum\u00eb sh\u00ebrbime q\u00eb nuk ishin urgjente dhe n\u00eb ve\u00e7anti sh\u00ebrbime n\u00eb Ambulancat Specialistike ishin nd\u00ebrprer\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Krasniqi thot\u00eb se nga java e par\u00eb e janarit do rikthehen k\u00ebto sh\u00ebrbime.<\/p>\n<p>\u201cJemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb cenuar n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre marrja e atyre sh\u00ebrbimeve, por jemi detyruar ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ju e dini q\u00eb edhe n\u00eb fillim t\u00eb pandemis\u00eb jan\u00eb suspenduar sh\u00ebrbimet n\u00eb ambulancat specialistike po ashtu edhe intervenimet apo operacionet kirurgjike elektive, m\u00eb pastaj pas situat\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb u rikthyen ato sh\u00ebrbime p\u00ebr t\u2019u pezulluar s\u00ebrish gjat\u00eb muajve n\u00ebntor-dhjetor kur kishim num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb rasteve. Ne k\u00ebt\u00eb jav\u00eb me komitetin e menaxhimit t\u00eb pandemis\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb SHSKUK-s\u00eb e kemi analizuar situat\u00ebn epidemiologjike n\u00eb nivel vendi dhe jemi duke e p\u00ebrcjell me v\u00ebmendje numri e pacient\u00ebve n\u00ebp\u00ebr spitalet tona dhe kemi planifikuar q\u00eb qysh jav\u00ebn e par\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas festave t\u00eb fundvitit , t\u00eb rikthejm\u00eb sh\u00ebrbime specialisitike dhe po ashtu me nj\u00eb plan gradual edhe rikthimin e operacioneve elektive\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr munges\u00ebn e barnave n\u00ebp\u00ebr klinikat ku trajtoheshin pacient\u00ebt me koronavirus, Krasniqi tha se ka pasur mungesa t\u00eb her\u00eb pas hershme. Ai tha se prej ila\u00e7eve antivirale q\u00eb klinicit\u00ebt ua p\u00ebrshkruan pacient\u00ebve, asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb klinika nuk ka pasur Remisivir, nd\u00ebrsa Favipiraviri ka qen\u00eb i pranish\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket barnave anti-COVID ato t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesin klinik q\u00eb p\u00ebrdoren un\u00eb i ndaj n\u00eb tri grupe: barnat mb\u00ebshtet\u00ebse si\u00e7 jan\u00eb tretjen infuzive, vitamina, analgjetik, antiperetik t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi prezent dhe kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb klinikave. Barnat antibiotik ku prej antibiotik\u00ebve shumica prej tyre i kemi pasur ka pasur mungesa t\u00eb her\u00eb pas hershme t\u00eb ndonj\u00eb antibiotiku t\u00eb caktuar, megjithat\u00eb, ka qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimi i atij antibiotiku s\u00eb fundmi tash jemi furnizuar me doza t\u00eb m\u00ebdha edhe t\u00eb cefriaksonit dhe na mungon t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn vet\u00ebm Imipermeni por q\u00eb p\u00ebrdoret shum\u00eb rrall\u00eb dhe vet\u00ebm n\u00eb raste specifike. Dhe grupi i tret\u00eb jan\u00eb k\u00ebto barnat antivirale si Favipiraviri dhe Remdesivir. Favipiravirin e kemi pasur n\u00eb dispozicion gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs pasi kemi marr donacion nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Remdesivirin nuk e kemi pasur asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb dispozicion pasi ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nuk ka arritur t\u2019i p\u00ebrmbyll procedurat e blerjes \u201d , theksoi ai.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebtimin e tij n\u00eb luft\u00ebn e pandemis\u00eb COVID-19, Valbon Krasniqi e kishte nisur si infektolog n\u00eb Klinik\u00ebn Infektive, e m\u00eb pas ai mori detyr\u00ebn si ushtrues detyre i drejtorit t\u00eb SHKSUK-s\u00eb, pasi nga ky post tashm\u00eb ishte shkarkuar, Basri Sejdiu.<\/p>\n<p>E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai tha se \u00ebsht\u00eb ndjejn\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb kur je n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pacient\u00ebve. Krasniqi madje e kujton edhe momentin kur kishte trajtuar pacientin e par\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr COVID n\u00eb muajin shkurt. Por shton se posti i drejtorit i jep mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb avancoj\u00eb sh\u00ebrbimet spitalore n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb pacient\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cQysh n\u00eb janar dhe shkurt filluam me p\u00ebrgatitjet, trajnimet e nevojshme p\u00ebr stafin, p\u00ebr t\u2019u mbrojtur p\u00ebr t\u00eb veshur uniformat, p\u00ebr t\u00eb hequr uniformat, maskat, syzet, t\u00eb themi at\u00eb arsenal t\u00eb pajisjeve mbrojt\u00ebse ndaj COVID-it, n\u00eb shkurt e caktuam nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb triazhimit dhe m\u00eb kujtohet m\u00eb 12 shkurt kur kisha rastin e par\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb dhe q\u00eb mora mostr\u00ebn e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb qytetari q\u00eb u kthye nga Italia\u2026..deri n\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb korrikut p\u00ebr asnj\u00eb moment nuk jam larguar nga Klinika Infektive dhe kemi punuar me gjith\u00eb stafin nat\u00eb e dit\u00eb p\u00ebr t\u2019u trajtuar pacient\u00ebt\u2026\u2026\u00cbsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb leht\u00eb dhe ndjehesh shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb kur trajton pacient\u00ebt direkt me COVID, edhe tash trajtoj nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb pacient\u00ebve\u2026.Edhe t\u00eb qenit drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb jep mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u2019i t\u00eb b\u00ebsh shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb pacient\u00ebve. Pra, p\u00ebr t\u00eb siguruar se po ofrohen sh\u00ebrbime p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebt e prekur nga COVID por edhe sh\u00ebrbimet tjera\u201d, u shpreh Krasniqi.<\/p>\n<p>Kosova rastet e para me COVID-19, i ka regjistruar m\u00eb 13 mars, nga ajo koh\u00eb e deri tani pozitiv kan\u00eb rezultuar mbi 50 mij\u00eb qytetar\u00eb, nd\u00ebrsa betej\u00ebn me koronavirus e kan\u00eb humbur mbi 1300 persona, nd\u00ebrsa jan\u00eb sh\u00ebruar mbi 40 mij\u00eb qytetar\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Organizimi i shtret\u00ebrve n\u00ebp\u00ebr klinika, riorganizimi i stafit sh\u00ebndet\u00ebsor, si dhe sigurimi i barnave dhe oksigjenit ishin disa nga sfidat kryesore me t\u00eb cilat u ballafaqua sistemi i brisht\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor i Kosov\u00ebs. Si pasoj\u00eb e pandemis\u00eb u rrit numri i pacient\u00ebve n\u00ebp\u00ebr klinikat dhe spitalet e Kosov\u00ebs, por p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":70643,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-71577","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71577","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71577"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71577\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70643"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71577"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71577"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71577"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}