{"id":71719,"date":"2021-01-06T13:34:40","date_gmt":"2021-01-06T13:34:40","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=71719"},"modified":"2021-01-06T13:34:40","modified_gmt":"2021-01-06T13:34:40","slug":"kushtetuesja-publikon-vendimin-e-plote-per-rrezimin-e-qeverise-hoti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kushtetuesja-publikon-vendimin-e-plote-per-rrezimin-e-qeverise-hoti\/","title":{"rendered":"Kushtetuesja publikon vendimin e plot\u00eb p\u00ebr rr\u00ebzimin e Qeveris\u00eb Hoti"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs ka publikuar aktgjykimin e plot\u00eb lidhur me votimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Avdullah Hoti.<\/p>\n<p>M\u00eb 21 dhjetor, 2020, Kushtetuesja kishte konstatuar se qeveria e zgjedhur m\u00eb 3 qershor 2020, nuk ishte n\u00eb pajtueshm\u00ebri me paragrafin 3 t\u00eb nenit 95 [zgjedhja e qeveris\u00eb] t\u00eb Kushtetut\u00ebs sepse qeveria nuk kishte marr\u00eb shumic\u00ebn e votave t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebr shkak t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb deputetit Etem Arifit, i cili, m\u00eb 3 qershor votoi p\u00ebr Qeverin\u00eb Hoti, ndon\u00ebse kishte nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cmashtrim me subvencione\u201d, prej nj\u00eb vit e tre muaj burgim.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb aktgjykimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>P\u00ebrmbledhjeKO95\/20, Parashtrues, Liburn Aliu dhe 16 deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Vler\u00ebsim i kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Vendimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nr. 07\/V-014, t\u00eb 3 qershorit 2020, p\u00ebr Zgjedhjen e Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs <\/p>\n<p>KO95\/20, Aktgjykim i miratuar m\u00eb 21 dhjetor 2020, publikuar m\u00eb 6 janar 2021 <\/p>\n<p>Fjal\u00ebt ky\u00e7e: k\u00ebrkes\u00eb institucionale, humbja e mandatit, vepra penale, shumica e t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve, k\u00ebrkes\u00eb e pranueshme<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa bazohej n\u00eb paragrafin 5 t\u00eb nenit 113 [Juridiksioni dhe Pal\u00ebt e Autorizuara], t\u00eb Kushtetut\u00ebs, nenet 42 [Sakt\u00ebsimi i k\u00ebrkes\u00ebs] dhe 43 [Afatet], t\u00eb Ligjit p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, nr. 03\/L-121 , si dhe n\u00eb rregullin 74 [K\u00ebrkesa n\u00eb pajtim me nenin 113. 5 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe me nenet 42 dhe 43 t\u00eb Ligjit], t\u00eb Rregullores s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Objekt i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs ishte vler\u00ebsimi i kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Vendimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nr. 07\/V-014, t\u00eb 3 qershorit 2020, p\u00ebr Zgjedhjen e Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, me t\u00eb cilin, parashtruesit e k\u00ebrkes\u00ebs pretenduan se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtueshm\u00ebri me paragrafin 3 t\u00eb nenit 95 [Zgjedhja e Qeveris\u00eb], n\u00eb lidhje me n\u00ebnparagrafin 6 t\u00eb paragrafit 3 t\u00eb nenit 70 [Mandati i Deputet\u00ebve], t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb titullin  \u2013 P\u00cbRFUNDIME \u2013 t\u00eb k\u00ebtij Aktgjykimi, Gjykata p\u00ebrmblodhi esenc\u00ebn e rastit dhe theksoi me sa vijon:<\/p>\n<p>Me datat 28 mars dhe 20 gusht 2019, Etem Arifi ishte d\u00ebnuar me Aktgjykim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, me nj\u00eb vit e tre muaj burgim. M\u00eb 6 tetor 2019, u mbajt\u00ebn zgjedhjet e parakohshme p\u00ebr Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Etem Arifi kandidoi dhe u zgjodh deputet i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. M\u00eb 27 n\u00ebntor 2019, KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve dhe n\u00eb list\u00ebn e deputet\u00ebve t\u00eb certifikuar ishte edhe Etem Arifi. M\u00eb 26 dhjetor 2o19, u mbajt mbledhja konstituive e Kuvendit ku u konfirmua mandati i Etem Arifit. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, Etem Arifi vazhdoi t\u00eb ushtronte funksionin e deputetit, edhe pse ndaj tij r\u00ebndonte nj\u00eb d\u00ebnim gjyq\u00ebsor i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr penale, me nj\u00eb vit e tre muaj burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb kushtetuese, 17 deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs kontestuan kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e Vendimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nr. 07\/V-014, p\u00ebr zgjedhjen e Qeveris\u00eb, t\u00eb nxjerr\u00eb me 3 qershor 2020. Parashtruesit pretendojn\u00eb se Vendimi n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, p\u00ebrkat\u00ebsisht me paragrafin 3 t\u00eb nenit 95 [Zgjedhja e Qeveris\u00eb], n\u00eb lidhje me n\u00ebnparagrafin 6 t\u00eb paragrafit 3 t\u00eb nenit 70 [Mandati i Deputet\u00ebve] t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Kjo sepse, sipas parashtruesve, n\u00eb procedur\u00ebn e votimit t\u00eb Vendimit t\u00eb kontestuar ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe Etem Arifi, vota e t\u00eb cilit ishte e pavlefshme p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb tij me nj\u00eb vit e tre muaj burgim, me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata vler\u00ebson se \u00e7\u00ebshtja themelore q\u00eb ng\u00ebrthen kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb se a kishte pasur mandat t\u00eb vlefsh\u00ebm Etem Arifi n\u00eb koh\u00ebn e nxjerrjes n\u00eb Kuvend t\u00eb Vendimit t\u00eb kontestuar p\u00ebr zgjedhjen e Qeveris\u00eb (n\u00eb votimin e t\u00eb cilit ai kishte marr\u00eb pjes\u00eb).<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Gjykata mori parasysh: p\u00ebrgjigjet e dor\u00ebzuara nga shtetet an\u00ebtare t\u00eb Forumit t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias, q\u00ebndrimet e Komisionit t\u00eb Venecias; si dhe praktik\u00ebn e m\u00ebhershme t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr situata t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket dispozitave kushtetuese dhe ligjore n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, q\u00eb i japin p\u00ebrgjigje \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ngritura nga kjo k\u00ebrkes\u00eb, Gjykata gjeti se:<\/p>\n<p>Neni 71.1 i Kushtetut\u00ebs, n\u00eb nd\u00ebrlidhje me nenin 29.1(q) t\u00eb Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, p\u00ebrcakton se asnj\u00eb person nuk mund t\u00eb jet\u00eb kandidat p\u00ebr deputet p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr Kuvend n\u00ebse \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vep\u00ebr penale me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb n\u00eb tri vitet e fundit;<\/p>\n<p>neni3 (6) i Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcakton se mandati i deputetit mbaron ose b\u00ebhet i pavlefsh\u00ebm n\u00ebse ai\/ajo d\u00ebnohet me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, me nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb vite burgim. Ky p\u00ebrcaktim kushtetues p\u00ebrforcohet edhe me nenin 8.1.6 t\u00eb Ligjit p\u00ebr t\u00eb Drejtat dhe P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e Deputetit, nenin 112.1.a t\u00eb Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, si dhe nenin 25.1.d t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit;<br \/>\nGjykata konsideron se, p\u00ebr sa i p\u00ebrket t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr kandidim n\u00eb zgjedhje parlamentare, nenet 45, 55 dhe 71.1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs duhet lexuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhur. K\u00ebshtu, neni 45 i Kushtetut\u00ebs flet p\u00ebrgjith\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb drejtat zgjedhore, duke p\u00ebrcaktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuar se ato mund t\u00eb kufizohen me vendime gjyq\u00ebsore kurse neni 55 p\u00ebrcakton kushtet kumulative n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave mund t\u00eb kufizohen t\u00eb drejtat e njeriut t\u00eb garantuara me Kushtetut\u00eb. Nd\u00ebrsa neni 71 i Kushtetut\u00ebs \u2013 i cili flet ekskluzivisht p\u00ebr \u201ckualifikimet\u201d p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr deputet t\u00eb Kuvendit \u2013 p\u00ebrcakton se secili shtetas i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs i cili \u00ebsht\u00eb tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7 ose m\u00eb i madh dhe p\u00ebrmbush kriteret ligjore, mund t\u00eb jet\u00eb kandidat p\u00ebr deputet. K\u00ebto \u201ckriteret ligjore\u201d, t\u00eb cilave iu referohet neni 71 i Kushtetut\u00ebs, i p\u00ebrcakton Ligji p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, i cili n\u00eb nenin 29.1 (q) thekson qart\u00eb dhe shprehimisht se asnj\u00eb person nuk mund t\u00eb jet\u00eb kandidat p\u00ebr deputet p\u00ebr zgjedhje p\u00ebr Kuvend, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vep\u00ebr penale me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb n\u00eb tri vitet e fundit. Ky p\u00ebrcaktim kushtetues dhe ligjor \u00ebsht\u00eb n\u00eb linj\u00eb edhe me praktik\u00ebn q\u00eb ndiqet nga shum\u00eb vende demokratike, si\u00e7 v\u00ebrehet edhe nga dokumentet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias, si dhe nga p\u00ebrgjigjet e vendeve an\u00ebtare t\u00eb Forumit t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias.<\/p>\n<p>Gjykata thekson se normat e m\u00ebsip\u00ebrme kushtetuese dhe ligjore, t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me pamund\u00ebsin\u00eb (pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb) p\u00ebr t\u2019u kandiduar p\u00ebr deputet n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme, si dhe me mbarimin apo pavlefshm\u00ebrin\u00eb e mandatit t\u00eb deputetit, si pasoj\u00eb e d\u00ebnimit me burgim p\u00ebr kryerjen e veprave penale, nuk duhen par\u00eb si q\u00ebllim n\u00eb vetvete. N\u00eb thelb, k\u00ebto norma nuk kan\u00eb synim par\u00ebsor nd\u00ebshkimin e individ\u00ebve t\u00eb caktuar duke ua pamund\u00ebsuar atyre ushtrimin e funksionit t\u00eb deputetit, por kan\u00eb si q\u00ebllim themelor mbrojtjen e integritetit kushtetues dhe besueshm\u00ebris\u00eb qytetare n\u00eb organin ligjdh\u00ebn\u00ebs, si shtyll\u00eb e demokracis\u00eb parlamentare.<\/p>\n<p>Gjykata konsideron se besueshm\u00ebria qytetare n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs cenohet n\u00ebse \u2013 pavar\u00ebsisht ndalesave q\u00eb v\u00eb neni 71 i Kushtetut\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrlidhje me nenin 29.1 (q) t\u00eb Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme \u2013 lejohet q\u00eb mandatin e deputetit ta fitoj\u00eb dhe ta ushtroj\u00eb nj\u00eb person q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vep\u00ebr penale, me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb vlefsh\u00ebm n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, Gjykata sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje Raportin e Komisionit t\u00eb Venecias, i cili thekson se \u201cligjshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb element i Sundimit t\u00eb Ligjit dhe n\u00ebnkupton q\u00eb ligji duhet t\u00eb respektohet nga individ\u00ebt dhe autoritetet. Ushtrimi i funksionit politik nga personat t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shkelur ligjin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb serioze vendos n\u00eb rrezik zbatimin e k\u00ebtij parimit [sundimit t\u00eb ligjit], q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga parakushtet e demokracis\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye rrezikon natyr\u00ebn demokratike t\u00eb shtetit\u201d. (Shih Raportin e Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr P\u00ebrjashtimin e Kryer\u00ebsve t\u00eb Veprave t\u00eb Paligjshme nga Parlamenti, CDL-AD(2015)036, i 23 n\u00ebntorit 2018, paragrafi 168).<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, Gjykata vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e qart\u00eb kushtetuese e mish\u00ebruar n\u00eb nenin 71.1 n\u00eb nd\u00ebrlidhje me nenin 70.3 (6) t\u00eb Kushtetut\u00ebs, se \u00ebsht\u00eb e papajtueshme me Kushtetut\u00ebn q\u00eb nj\u00eb person ta fitoj\u00eb dhe ta mbaj\u00eb mandatin e deputetit n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr vep\u00ebr penale, me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me k\u00ebto dispozita. Kjo k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebrforcohet me nenet 29 dhe 112 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, si dhe nenin 8.1.6 t\u00eb Ligjit p\u00ebr t\u00eb Drejtat dhe P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb Deputetit.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje, Gjykata thekson se fakti q\u00eb neni 70.3 (6) i Kushtetut\u00ebs, neni 8.1.6 i Ligjit p\u00ebr t\u00eb Drejtat dhe P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e Deputetit dhe neni 112.1 (a) i Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme i referohen d\u00ebnimit t\u00eb deputetit (pra d\u00ebnimit pasi ai ta ket\u00eb fituar mandatin), \u00ebsht\u00eb reflektim i prezumimit se neni 29.1 (q) i Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, i cili mb\u00ebshtetet n\u00eb nenin 71.1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, nuk lejon q\u00eb nj\u00eb person i d\u00ebnuar me burgim gjat\u00eb tri viteve t\u00eb fundit para zgjedhjeve t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr deputet dhe t\u00eb fitoj mandatin e deputetit.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, duke u bazuar n\u00eb gjuh\u00ebn e qart\u00eb t\u00eb nenit 71.1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrlidhje me nenin 29.1 (q) t\u00eb Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, si dhe n\u00ebnparagrafit 6 t\u00eb paragrafit 3 t\u00eb nenit 70 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Gjykata konsideron se asnj\u00eb person nuk mund t\u00eb fitoj\u00eb dhe mbaj\u00eb mandat t\u00eb vlefsh\u00ebm t\u00eb deputetit n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr vep\u00ebr penale sikurse parashihet me k\u00ebto dispozita, me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, n\u00ebse kund\u00ebr tij\/saj ka nj\u00eb vendim d\u00ebnues q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata v\u00ebren sqarimin e KQZ-s\u00eb se sipas Aktgjykimit AA.-Uzh.nr.16\/2017, t\u00eb 19 shtatorit 2017 t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme, \u201caskujt nuk mund t\u2019i mohohet e drejta p\u00ebr t\u00eb garuar n\u00eb zgjedhje, n\u00ebse nj\u00eb e drejt\u00eb e till\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb hequr me vendim gjyq\u00ebsor, e q\u00eb don t\u00eb thot\u00eb, se kandidati duhet me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, t\u00eb shpallet fajtor dhe gjykata, t\u2019i ket\u00eb shqiptuar d\u00ebnimin plot\u00ebsues \u201cheqjen e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr tu zgjedhur\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Gjykata konsideron se Ligji p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme nuk k\u00ebrkon q\u00eb personave t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vepra penale t\u2019iu shqiptohet medoemos si d\u00ebnim plot\u00ebsues \u201cheqja e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u2019u zgjedhur\u201d, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mos lejohen t\u00eb kandidojn\u00eb n\u00eb zgjedhje parlamentare. Kjo meq\u00eb, sipas nenit 29.1 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, nd\u00ebr t\u00eb tjera, parashihen edhe k\u00ebto dy baza: (i) heqja e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kandidat n\u00eb zgjedhje me vendim t\u00eb PZAP-it dhe gjykat\u00ebs; si dhe (ii) pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kandidat p\u00ebr shkak t\u00eb shpalljes fajtor p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr penale me nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar t\u00eb gjykat\u00ebs n\u00eb tri vitet e fundit. K\u00ebto jan\u00eb baza t\u00eb ndryshme\/t\u00eb ndara q\u00eb shkaktojn\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb\/pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kandidat. Gjykata \u00ebsht\u00eb e mendimit se ky interpretim p\u00ebrputhet edhe me leximin e nd\u00ebrlidhur t\u00eb neneve 45, 55 dhe 71 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata konsideron t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje se kandidimi n\u00eb zgjedhje parlamentare i Etem Arifit, zgjedhja e tij si deputet dhe ushtrimi i mandatit t\u00eb deputetit \u2013 t\u00eb gjitha k\u00ebto pasi q\u00eb ai ishte d\u00ebnuar me nj\u00eb vit e tre muaj burgim, me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb \u2013 shp\u00ebrfaqin ekzistimin e paqart\u00ebsis\u00eb normative dhe t\u00eb metave serioze n\u00eb mekanizmat institucional\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb kompetent p\u00ebr t\u00eb garantuar ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe integritetin kushtetues t\u00eb proceseve zgjedhore dhe veprimtaris\u00eb parlamentare. Kjo paqart\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e dukshme edhe n\u00eb p\u00ebrgjigjet q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga trupat p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb Kuvendit dhe nga KQZ-ja.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, Gjykata potencon nevoj\u00ebn q\u00eb Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me komisionet e tij, n\u00eb bashk\u00ebveprim me institucionet gjegj\u00ebse, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe KGJK-n\u00eb dhe KQZ-n\u00eb, t\u00eb qart\u00ebsojn\u00eb dhe konsolidojn\u00eb bashk\u00ebpunimin nd\u00ebr-institucional dhe aspektet normative q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kandidimin n\u00eb zgjedhje parlamentare dhe ushtrimin e mandatit t\u00eb deputetit, nga ana e personave t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vepra penale.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb shmangur situatat paradoksale, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi kushtetues, ku nj\u00eb person, pasi \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb sikurse parashihet me nenet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve, i lejohet t\u00eb kandidoj\u00eb n\u00eb zgjedhje parlamentare, t\u00eb zgjidhet deputet, t\u2019i verifikohet mandati, si dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb funksionin e deputetit n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, madje edhe gjat\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit me burgim. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kushtetuta dhe ligjet p\u00ebrkat\u00ebse v\u00ebn\u00eb barriera t\u00eb qarta normative p\u00ebr t\u00eb mos lejuar personat e d\u00ebnuar me burgim p\u00ebr kryerjen e veprave penale, q\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebn deputet dhe t\u00eb ushtrojn\u00eb mandatin e deputetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket zgjedhjes s\u00eb Qeveris\u00eb, Gjykata thekson se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Qeveria t\u00eb zgjidhet, konform paragrafit 3 t\u00eb nenit 95 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, \u201cp\u00ebr\u201d Qeverin\u00eb duhet t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn gjasht\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb (61) deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit. N\u00eb rastin konkret, sipas dokumenteve zyrtare t\u00eb Kuvendit, Gjykata v\u00ebren se m\u00eb 3 qershor 2020, gjasht\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb (61) deputet\u00eb kishin votuar \u201cp\u00ebr\u201d Qeverin\u00eb, gjegj\u00ebsisht p\u00ebr vendimin e kontestuar. P\u00ebr miratimin e Vendimit t\u00eb kontestuar kishte votuar edhe Etem Arifi. Pasi Gjykata gjeti se mandati i Etem Arifit kishte qen\u00eb i pavlefsh\u00ebm para votimit t\u00eb Vendimit t\u00eb kontestuar, ai Vendim kishte marr\u00eb vet\u00ebm gjasht\u00ebdhjet\u00eb (60) vota t\u00eb vlefshme. P\u00ebr pasoj\u00eb, procedura p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Qeverin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb p\u00ebrputhje me paragrafin 3 t\u00eb nenit 95 [Zgjedhja e Qeveris\u00eb] t\u00eb Kushtetut\u00ebs, sepse Qeveria nuk ka marr\u00eb shumic\u00ebn e votave t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata v\u00eb n\u00eb pah se neni 95 i Kushtetut\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb interpretuar p\u00ebrmes praktik\u00ebs s\u00eb saj gjyq\u00ebsore, parasheh dy tentativa p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Qeverin\u00eb nga Kuvendi. N\u00eb t\u00eb dyja rastet, Qeveria p\u00ebr t\u2019u konsideruar e zgjedhur duhet t\u00eb k\u00ebt\u00eb shumic\u00ebn e votave t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit, p\u00ebrkat\u00ebsisht gjasht\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb (61) vota. N\u00ebse as pas tentimit t\u00eb dyt\u00eb nuk zgjidhet Qeveria, neni 95.4 i Kushtetut\u00ebs parasheh shpalljen e zgjedhjeve nga ana e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata rikujton q\u00eb Qeveria e votuar p\u00ebrmes Vendimit nr. 07\/V-014 t\u00eb Kuvendit, t\u00eb 3 qershorit 2020, \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb Dekretin e Presidentit nr. 24\/2020, t\u00eb dat\u00ebs 30 prill 2020, t\u00eb nxjerr\u00eb bazuar n\u00eb paragrafin 4 t\u00eb nenit 95 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb tentativ\u00ebn e dyt\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e Qeveris\u00eb. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, Gjykata rikujton interpretimin e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Aktgjykimin KO72\/20 ku kishte theksuar se \u201czgjedhjet do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pa evitueshme n\u00eb rast t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb zgjedhjes s\u00eb Qeveris\u00eb edhe n\u00eb tentativ\u00ebn e dyt\u00eb, [\u2026] me \u00e7\u2019rast, bazuar n\u00eb paragrafin 4 t\u00eb nenit 95 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Presidenti shpall zgjedhjet, t\u00eb cilat duhet t\u00eb mbahen jo m\u00eb von\u00eb se dyzet (40) dit\u00eb nga dita e shpalljes s\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebsaj, Gjykata thekson se n\u00eb rastin konkret vihet n\u00eb l\u00ebvizje paragrafi 4 i nenit 95 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, sipas t\u00eb cilit Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs shpall zgjedhjet, t\u00eb cilat duhet t\u00eb mbahen jo m\u00eb von\u00eb se dyzet (40) dit\u00eb nga dita e shpalljes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Gjykata e konsideron t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebdijshme se Etem Arifi ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb procedura t\u00eb tjera votuese n\u00eb Kuvend, edhe pasi ai nuk kishte mandat t\u00eb vlefsh\u00ebm. Megjithat\u00eb, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb parimin non ultra petita (\u201cjo p\u00ebrtej k\u00ebrkes\u00ebs\u201d), Gjykata kufizohet n\u00eb vler\u00ebsimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb aktit t\u00eb kontestuar m\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e paraqitur para saj, gjegj\u00ebsisht Vendimit nr. 07\/V-014, t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrkitazi me Zgjedhjen e Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata e sheh t\u00eb nevojshme q\u00eb t\u00eb sqaroj\u00eb po ashtu se, duke u nisur nga parimi i siguris\u00eb juridike, si dhe nga fakti se ky Aktgjykim nuk mund t\u00eb ket\u00eb efekt prapaveprues, vendimet e Qeveris\u00eb aktuale mbeten n\u00eb fuqi, si dhe Qeveria mbetet n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb zgjedhjen e Qeveris\u00eb s\u00eb re<\/p>\n<p>Parashtruesit:<\/p>\n<p>Liburn Aliu dhe 16 deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>Lloji i k\u00ebrkes\u00ebs:<\/p>\n<p>KO \u2013 K\u00ebrkes\u00eb nga organet shtet\u00ebrore<\/p>\n<p>Lloji i aktit:<\/p>\n<p>Aktgjykim<\/p>\n<p>Shkelje e t\u00eb drejtave kushtetuese<\/p>\n<p>Lloji i procedur\u00ebs s\u00eb ndjekur para institucioneve tjera :<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs ka publikuar aktgjykimin e plot\u00eb lidhur me votimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Avdullah Hoti. M\u00eb 21 dhjetor, 2020, Kushtetuesja kishte konstatuar se qeveria e zgjedhur m\u00eb 3 qershor 2020, nuk ishte n\u00eb pajtueshm\u00ebri me paragrafin 3 t\u00eb nenit 95 [zgjedhja e qeveris\u00eb] t\u00eb Kushtetut\u00ebs sepse qeveria nuk kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":70312,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-71719","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71719","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71719"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71719\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70312"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}