{"id":71801,"date":"2021-01-07T22:40:49","date_gmt":"2021-01-07T22:40:49","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=71801"},"modified":"2021-01-07T22:40:49","modified_gmt":"2021-01-07T22:40:49","slug":"deshmi-rreqethese-te-policeve-serbe-per-masakrat-ne-kosove-vrasje-prerje-kokash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/deshmi-rreqethese-te-policeve-serbe-per-masakrat-ne-kosove-vrasje-prerje-kokash\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmi rr\u00ebqeth\u00ebse t\u00eb polic\u00ebve serb\u00eb p\u00ebr masakrat n\u00eb Kosov\u00eb: vrasje, prerje kokash\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Polic\u00eb serb\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb masakrat n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi rr\u00ebqeth\u00ebse p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve gjat\u00eb luft\u00ebs. D\u00ebshmit\u00eb q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb dokumentari t\u00eb prodhuar n\u00eb Serbi jan\u00eb trondit\u00ebse. Emisioni \u201cBallkan\u201d n\u00eb ABC mbr\u00ebmjen e sotme transmetoi d\u00ebshmit\u00eb e serb\u00ebve.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari 1: Un\u00eb jam Boban Ignjatovic nga Leskovci. Kam punuar p\u00ebr ministrin\u00eb e brendshme dhe isha an\u00ebtar i detashmentit t\u00eb 37-t\u00eb t\u00eb nj\u00ebsive speciale t\u00eb policis\u00eb. Detashmenti i 37-t\u00eb ishte nj\u00eb nj\u00ebsi e policis\u00eb e angazhuar n\u00eb protesta, situat\u00eb kritike n\u00eb Kosov\u00eb, ndeshje futbolli, grumbullime politike. Kishim detyra t\u00eb ndryshme nga policia e rregullt.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari 2: Kam qen\u00eb n\u00eb detashmentin e 37-t\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb Leskovcit. Komandanti yn\u00eb ka qen\u00eb Dragoslav Mitrovi\u00e7. Kemi qen\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn. Ishim t\u00eb stacionuar n\u00eb nj\u00eb hotel n\u00eb Rahovec. Nuk ka pasur vend ku nuk kemi luftuar. N\u00eb \u00c7i\u00e7avic\u00eb, Drenic\u00eb, Podujev\u00eb, Mitrovic\u00eb, Trep\u00e7\u00eb\u2026Ne ishim kudo.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari 1: Por ishim t\u00eb tmerruar kur pam\u00eb gj\u00ebra si njer\u00ebz t\u00eb vrar\u00eb pa arsye, sht\u00ebpit\u00eb q\u00eb digjeshin, marrjen e parave dhe makinave t\u00eb njer\u00ebzve. Ne ishim kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj n\u00eb Kosov\u00eb. Ne i kritikuam njer\u00ebzit q\u00eb i b\u00ebn\u00eb ato, po nuk ndryshoi gj\u00eb. P\u00ebrderisa ata kishin mb\u00ebshtetjen e komandantit, nuk mund t\u00eb b\u00ebje asgj\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari 2: Ata ishin shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb urdhra me radio. Fjal\u00eb t\u00eb tilla t\u00eb shkurtra si \u201cdigje\u201d, do t\u00eb thoshte ta digjje dik\u00eb. N\u00ebse dikush duhej vrar\u00eb, ai do t\u00eb thoshte, \u00e7oje p\u00ebr banjo dielli, pa ndonj\u00eb diskutim tjet\u00ebr. Ne nuk kishim si t\u00eb thuash, t\u00eb burgosur.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari 3, Jovan Golubovic: I treti ishte i plagosur dhe kishte rrjedhje gjaku n\u00eb ij\u00eb. Ai po lutej, i shtrir\u00eb n\u00eb an\u00eb, po lutej p\u00ebr m\u00ebshir\u00eb. Un\u00eb thash\u00eb, le t\u2019ia fashojm\u00eb plag\u00ebn, por \u201cPinekone\u201d tha, prit t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb foto me t\u00eb, ta kemi si prov\u00eb. Ler\u00eb t\u2019i rrjedh\u00eb gjaku. Ne e informuan komandantin se kishim nj\u00eb shqiptar t\u00eb plagosur dhe t\u00eb d\u00ebrgonin nj\u00eb makine me ndihm\u00eb mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ai na tha, \u00e7ojeni p\u00ebr banjo dielli q\u00eb do t\u00eb thoshte q\u00ebllojeni. M\u00eb 25 mars, nj\u00ebsia jon\u00eb shkoi nga Rahoveci n\u00eb fshatin Krush\u00eb pran\u00eb Prizrenit. Urdhrat ishin q\u00eb t\u2019i detyronim t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt t\u00eb iknin nga fshati dhe ti drejtonim nga kufiri me Shqip\u00ebrin\u00eb ose Maqedonin\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb b\u00ebm\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari 2: Ishte nj\u00eb hordhi hajdut\u00ebsh ordiner\u00eb. \u00c7far\u00eb iu shihte syri, dora nuk e linte prapa. Makina, sharra, para nga njer\u00ebzit, \u00e7far\u00eb t\u00eb ishte. N\u00ebse njer\u00ebzit nuk kishin para, I vrisnin. Dhe e gjith\u00eb kjo b\u00ebhej nga policia.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari 1: Makina mbushej brenda nat\u00ebs dhe d\u00ebrgohej n\u00eb Leskovc dit\u00ebn tjet\u00ebr. M\u00eb von\u00eb e ndanin me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari 3: Ushtria p\u00ebrdorte hedh\u00ebs t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb raketash me 32 hedh\u00ebsa. Ata pastronin terrenin p\u00ebr ne duke e bombarduar at\u00eb dhe pastaj ishte rradha jon\u00eb. T\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb mund shp\u00ebtonin duke ikur n\u00eb pyll, p\u00ebr t\u00eb evituar vrasjen nga policia. Sepse ata konsideroheshin t\u00eb gjith\u00eb terrorist\u00eb, edhe f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari 2: K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb ajo ku ndodh\u00ebn krimet e luft\u00ebs. Kur disa individ\u00eb u p\u00ebrball\u00ebn me pleq apo njer\u00ebz t\u00eb lig\u00ebsht, disa pleq shqiptar\u00eb nuk donin t\u00eb braktisnin vatr\u00ebn e tyre. Ishte e qart\u00eb nga paraqitja e tyre fizike, burr\u00eb apo grua, q\u00eb nuk mund t\u00eb mbanin arm\u00eb. Ata ecnin me bastun dhe nuk mund ta linin fshatin. Pastaj p\u00ebrballeshin me ne, nj\u00eb ushtri e re. Individ\u00eb t\u00eb caktuar thjesht\u00eb nxirrnin arm\u00ebt dhe thjesht\u00eb i q\u00ebllonin ata n\u00eb vet\u00eb oborret e tyre.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari 3: Civil\u00ebt q\u00eb vriteshin liheshin atje ku binin. Ata nuk varroseshin nga ne ose shqiptar\u00ebt. Komandant\u00ebt tan\u00eb ishin kaq t\u00eb pashpirt sa kalonin mbi trupat e vdekur duke ikur me kamion\u00ebt tan\u00eb. Ik e hajde, askush i vinte re ata.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari 1: Nj\u00eb plak na u afrua dhe ne e kontrolluam. Nuk gjet\u00ebm eksploziv\u00eb tek ai. Ishte plak. Fliste pak serbisht. Ne e thirr\u00ebm komandantin n\u00eb fshat dhe na tha ta \u00e7onim atje, rreth 40-70 metra m\u00eb tej. Po b\u00ebheshim gati p\u00ebr tu nisur, kur nj\u00ebri nxori arm\u00ebn dhe e q\u00eblloi. Pse e vrave? Nuk do vras mendjen ta \u00e7oj atje. \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me t\u00eb? Hidheni n\u00eb pus.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari 3: Nj\u00eb oficer policie nga Piroti pa q\u00eb nj\u00ebri nga shqiptar\u00ebt kishte disa dh\u00ebmb\u00eb t\u00eb florinjt\u00eb. Ia preu kok\u00ebn, e zjeu, e thau, dhe i hoqi tre dh\u00ebmb\u00eb t\u00eb florinjt\u00eb. Kur u kthyem, b\u00ebri nj\u00eb llamp\u00eb tavoline me to. Pastaj preu kok\u00ebn e nj\u00eb gruaje shqiptare dhe tha se do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb llamp\u00eb tjet\u00ebr tavoline p\u00ebr gruan e tij. Pastaj nat\u00ebn kur t\u00eb shkonin p\u00ebr t\u00eb fjetur, aim und t\u00eb ndizte kok\u00ebn e burrit dhe ajo t\u00eb gruas. Nuk e di n\u00ebse gruaja e tij e dinte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari 1: E di q\u00eb kishte disa n\u00eb nj\u00ebsi q\u00eb i quaja bar I keq, q\u00eb I b\u00ebn\u00eb k\u00ebto krime. Nuk ishin shum\u00eb, 4 apo 5 ndoshta. E pabesueshmja ishte q\u00eb oficeri yn\u00eb komandues n\u00eb vend q\u00eb ti conin n\u00eb detyra rutin\u00eb, n\u00eb fakt i promovuan n\u00eb pozicione komanduese. K\u00ebshtu q\u00eb ata ishin ata q\u00eb jepnin urdh\u00ebra. Ata u b\u00ebn\u00eb shembuj t\u00eb di\u00e7kaje t\u00eb mir\u00eb. Kuprova q\u00eb prokurori n\u00eb Beograd p\u00ebrdori 3-4 nga ne dhe historit\u00eb tona p\u00ebr t\u00eb arrestuar oficer\u00ebt e policis\u00eb, ti ndalonte p\u00ebr 90 dit\u00eb dhe pastaj ti lironte. Ata i vesh\u00ebn uniformat p\u00ebrs\u00ebri dhe madje jan\u00eb promovuar q\u00eb at\u00ebher\u00eb q\u00eb prej dy vjet\u00ebsh. Vras\u00ebs q\u00eb jan\u00eb ende oficer\u00eb policie serb\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari 3: Un\u00eb nuk e kuptoj, u vran\u00eb 48 njer\u00ebz dhe komandanti u lirua. Repanovi\u00e7, komandanti i Suharek\u00ebs dhe disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb sigurimit t\u00eb shtetit si dhe \u00c7ukari\u00e7, nj\u00eb oficer policie i rregullt, dhe shoku i tij. Megjithat\u00eb, Mitrovi\u00e7 nuk mbajti asnj\u00eb lloj p\u00ebrgjegj\u00ebsie.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari 4, Zoran Rashkovic: P\u00ebrmes disa strukturave t\u00eb sigurimit t\u00eb shtetit dhe disa njer\u00ebzve nga zona \u201cgri\u201d q\u00eb gum\u00ebzhinin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Serbi, iu bashkova formacionit \u00c7akall\u00ebt. Isha me ta q\u00eb nga formimi i tyre deri n\u00eb fund. Ata ishin njer\u00ebz t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb kishin stomak p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebt q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nuk kishin stomak, fuqi apo \u00e7mendurin\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb. E dini, kjo ndodh. N\u00eb \u00e7do pik\u00eb, ndodh q\u00eb di\u00e7ka t\u00eb dal\u00eb mbi t\u00eb tjer\u00ebt, dicka q\u00eb shkakton trazir\u00eb t\u00eb madhe. Zakonisht jan\u00eb krime t\u00eb r\u00ebnda kund\u00ebr njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm. Ai formacion ishte si ishte, kafsh\u00ebri e pabesueshme. Mund t\u00eb sillem si budalla, por nuk mund t\u00eb mashtroj veten. Un\u00eb isha atje. Nuk mund t\u00eb pretendoj q\u00eb nuk e kam par\u00eb kolon\u00ebn e shqiptar\u00ebve dhe masakrat. Un\u00eb i pash\u00eb. Nuk ishte e leht\u00eb, akoma \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, i njihja disa prej tyre. Por tre burrat q\u00eb i kam sh\u00ebuar direkt, q\u00eb i akuzoj, mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr d\u00ebnimin e tyre me 55 vjet burg. Nj\u00eb ushtar serb nuk duhet t\u00eb vras\u00eb f\u00ebmij\u00eb, apo t\u00eb dhunoj\u00eb nj\u00eb grua. Duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shembull n\u00eb Serbi sot q\u00eb njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb do t\u00eb d\u00ebnohen nga vet\u00eb njer\u00ebzit e tyre.<\/p>\n<p>Gjykata serbe i d\u00ebnoi \u00e7akall\u00ebt me 106 vjet burg. Jan\u00eb njer\u00ebz me t\u00eb cil\u00ebt kam luftuar. Ata nuk jan\u00eb shok\u00ebt e mi t\u00eb luft\u00ebs por un\u00eb kam luftuar me ta. Ata jan\u00eb serb\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit. U d\u00ebnuan 106 vjet dhe u liruan t\u00eb gjith\u00eb. Un\u00eb mund t\u00eb jap vet\u00ebm opinionin tim si d\u00ebshmitar okular, dhe si nj\u00eb njeri q\u00eb ishte pjes\u00eb e nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb 4 vje\u00e7ar. N\u00ebse gjykat\u00ebsi lexon nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb provuar ndaj nj\u00eb njeriu q\u00eb ka dhunuar, q\u00eb ka vrar\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, f\u00ebmij\u00eb, nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb reciprocitet n\u00eb univers p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb f\u00ebmije. Ky \u00ebsht\u00eb mendimi im. Vrasja e nj\u00eb burri, e nj\u00eb gruaja, ky m\u00ebkat mund t\u00eb falet ndoshta. Por e nj\u00eb f\u00ebmije, f\u00ebmija i kujtdo qoft\u00eb, nuk mundet. Ata lexojn\u00eb akuzat p\u00ebr vrasjen e provuar t\u00eb 50 civil\u00ebve dhe nj\u00eb njeri i till\u00eb d\u00ebnohet me 15 vjet burg. Ai njeri \u00ebsht\u00eb tani n\u00eb Beograd. Nga ana tjet\u00ebr, shteti nuk mund t\u00eb m\u00eb jap\u00eb mua kart\u00eb identiteti apo shtet\u00ebsie. Un\u00eb nuk mund t\u00eb pun\u00ebsohem, nuk hyj dot n\u00eb post\u00eb apo bank\u00eb, sepse nuk kam kart\u00eb identiteti. Pas gjith\u00e7kaje q\u00eb ka ndodhur, p\u00ebrs\u00ebri jam krenar q\u00eb kam folur. Nuk do ta t\u00ebrheq kurr\u00eb gjithcka q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb. As edhe nj\u00eb fjal\u00eb. Si nj\u00eb ushtar serb, jam krenar p\u00ebr k\u00ebrkim ndjes\u00ebn ndaj popullit shqiptar. Nuk ishte n\u00eb rregull dhe un\u00eb i respektoj plag\u00ebt e tyre, dhimbjen e tyre.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari 2: E dini, qeveria po ndryshon n\u00eb Beograd, por asgj\u00eb nuk po ndryshon k\u00ebtu. Nj\u00eb komandant policie \u00ebsht\u00eb promovuar n\u00eb shef policie, dhe pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri komandant. E gjitha rreth vicioz, jan\u00eb gjithmon\u00eb, 5-6 njer\u00ebz n\u00eb ato pozicione. Politikan\u00ebt n\u00eb pushtet u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb mbronin kriminel\u00ebt e luft\u00ebs, pavar\u00ebsisht nga grada, q\u00eb nga ushtar\u00ebt e thjesht\u00eb tek zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari 4: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi t\u00eb arrij\u00eb shumic\u00ebn e njer\u00ebzve. N\u00eb fund t\u00eb fundit, kemi nj\u00eb barr\u00eb mbi krye. Si\u00e7 b\u00ebn\u00eb gjerman\u00ebt, japonez\u00ebt, por serb\u00ebt thjesht\u00eb nuk arrijn\u00eb ta kuptojn\u00eb at\u00eb. Do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb num\u00ebr njer\u00ebzish, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt plag\u00ebt personale dhe urrejtja apo gj\u00ebrat q\u00eb kan\u00eb d\u00ebgjuar apo q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb tato n\u00eb veten e vet,nuk do t\u2019i lejojn\u00eb t\u2019i shohin gj\u00ebrat n\u00eb nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb ndryshme. Ata i shohin shqiptar\u00ebt vet\u00ebm si milingona q\u00eb kan\u00eb pushtuar tokat e shenjta serbe. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb dicka brenda identitetit ton\u00eb komb\u00ebtar dhe nj\u00eb pjes\u00eb e popullsis\u00eb do t\u00eb mbetet k\u00ebshtu p\u00ebrgjithmon\u00eb. \/Abcnews.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Polic\u00eb serb\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb masakrat n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi rr\u00ebqeth\u00ebse p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve gjat\u00eb luft\u00ebs. D\u00ebshmit\u00eb q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb dokumentari t\u00eb prodhuar n\u00eb Serbi jan\u00eb trondit\u00ebse. Emisioni \u201cBallkan\u201d n\u00eb ABC mbr\u00ebmjen e sotme transmetoi d\u00ebshmit\u00eb e serb\u00ebve. D\u00ebshmitari 1: Un\u00eb jam Boban Ignjatovic nga Leskovci. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":71802,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-71801","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71801","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71801"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71801\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71802"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71801"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71801"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71801"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}