{"id":71928,"date":"2021-01-10T15:28:36","date_gmt":"2021-01-10T15:28:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=71928"},"modified":"2021-01-10T15:28:36","modified_gmt":"2021-01-10T15:28:36","slug":"komunat-e-menaxhuan-mire-pandemine-por-mungoi-komunikimi-me-nivelin-qendror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/komunat-e-menaxhuan-mire-pandemine-por-mungoi-komunikimi-me-nivelin-qendror\/","title":{"rendered":"Komunat e menaxhuan mir\u00eb pandemin\u00eb, por mungoi komunikimi me nivelin qendror"},"content":{"rendered":"<p>Pas sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e institucioneve t\u00eb siguris\u00eb, niveli lokal konsiderohet si hallka e tret\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr menaxhimin e pandemis\u00eb COVID-19. Komunat e Kosov\u00ebs po vler\u00ebsohet se kan\u00eb menaxhuar mir\u00eb m\u00eb pandemin\u00eb, por q\u00eb theksohet se n\u00eb disa raste ka pasur munges\u00eb t\u00eb komunikimit mes nivelit lokal e atij qendror kur jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa anti-COVID.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrrimi i dy qeverive dhe nd\u00ebrrimi i shpesht\u00eb i masave, po shihen si problemet kryesore m\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrballur kryetar\u00ebt e komunave t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb menaxhimit t\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Me t\u00eb marr masat e para niveli qendror, komunat e Kosov\u00ebs kan\u00eb aktivizuar shtabet emergjente lokale p\u00ebr menaxhim t\u00eb COVID-19, p\u00ebrmes t\u00eb cilave shtabe kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebr t\u00eb ndihmuar qytetar\u00ebt dhe bizneset n\u00eb komunat e tyre.<\/p>\n<p>Drejtori ekzekutiv i Asociacionit t\u00eb Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs, Sazan Ibrahimi, thot\u00eb se qysh nga marsi kur edhe jan\u00eb regjistruar dy rastet e para me COVID-19, kryetar\u00ebt e komunave kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb fronit sa i p\u00ebrket luft\u00ebs p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb koronavirusit.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nga fillimi i pandemis\u00eb, kryetar\u00ebt e komunave kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb front t\u00eb par\u00eb sa i p\u00ebrket luft\u00ebs p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb pandemis\u00eb COVID-19. N\u00eb fillim normal q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb disa sfida, po me kalimin e koh\u00ebs edhe ato sfida jan\u00eb tejkaluar dhe mund t\u00eb konstatojm\u00eb q\u00eb komunat e kan\u00eb menaxhuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb COVID-19\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ai thekson se ka pasur bashk\u00ebpunim t\u00eb mir\u00eb me nivelin qendror dhe se jan\u00eb konsultuar para marrjes s\u00eb \u00e7do vendimi p\u00ebr shtr\u00ebngimin apo lirimin e masave anti-COVID.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, kryetar\u00ebt e komunave t\u00eb Kosov\u00ebs, tregojn\u00eb p\u00ebrvojat e tyre n\u00eb menaxhimin e pandemis\u00eb dhe bashk\u00ebpunimin q\u00eb kan\u00eb pasur me nivelin qendror.<\/p>\n<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Prizrenit Mytaher Haskuka, thot\u00eb se n\u00eb fillim kan\u00eb pasur v\u00ebshtir\u00ebsi pasi q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb, por q\u00eb m\u00eb kalimin e dit\u00ebve ai thot\u00eb se kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjitha masat p\u00ebr menaxhimin sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>I pari i Prizrenit thot\u00eb se nd\u00ebrrimi i shpesht\u00eb i vendimeve rreth masave anti-COVID u ka shkaktuar probleme pasi q\u00eb edhe ai si kryetar i komun\u00ebs nuk ka qen\u00eb mir\u00eb i njoftuar me ato masa.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb problem q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkaktuar sidomos pas qershorit, pas korrikut, ka qen\u00eb q\u00eb kemi pasur shum\u00eb nd\u00ebrrime t\u00eb vendimeve. Vendimet jan\u00eb nd\u00ebrruar brenda jav\u00ebs, \u00e7do dy dit\u00eb kemi pasur vendime t\u00eb tjera, jo manuali p\u00ebr mbrojtje, jo ajo, jo kjo, kjo ka paraqitur problem sepse edhe un\u00eb si kryetar nuk kam qen\u00eb i njoftuar mir\u00eb se si duhet t\u00eb veprojm\u00eb por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi me Policin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe inspektorati i komun\u00ebs dhe inspektorati sh\u00ebndet\u00ebsor i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, kemi pasur nj\u00eb bashk\u00ebpunim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d, thot\u00eb Haskuka.<\/p>\n<p>Se kan\u00eb pasur v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb implementimin e masave t\u00eb nd\u00ebrmarra nga ana e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs e thot\u00eb edhe kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit Lutfi Haziri, i cili thot\u00eb se megjithat\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb zbatojn\u00eb t\u00eb gjitha masat anti-COVID.<\/p>\n<p>Ai thekson se v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb menaxhimin e pandemis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb serioze, ku p\u00ebrmend se jan\u00eb ballafaquar me munges\u00eb t\u00eb furnizimit shpesh her\u00eb edhe p\u00ebr oksigjen.<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb qen\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira sepse fillimisht pandemia n\u00eb qeverin\u00eb Kurti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me q\u00ebndrime t\u00eb dyfishta apo q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme mes presidenc\u00ebs dhe qeveris\u00eb, mes gjendjes emergjencave civile dhe gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme, po ne e kemi zbatuar detyr\u00ebn ligjore ton\u00eb. M\u00eb von\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb Hoti \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar manuali, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar rregulla t\u00eb qarta dhe ne kemi vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me ata manual, e kemi p\u00ebrkthyer n\u00eb nevoja t\u00eb komun\u00ebs ton\u00eb dhe reagimi yn\u00eb ka qen\u00eb ditor. Komiteti emergjencave q\u00eb udh\u00ebhiqet nga un\u00eb, p\u00ebrfshin institucionet komunale dhe shtet\u00ebrore q\u00eb ballafaqohen sipas detyr\u00ebs ligjore me pandemit\u00eb dhe me situatat emergjente dhe ne kemi arritur me koordinua qendr\u00ebn regjionale t\u00eb sh\u00ebndetit publik, spitalin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb regjional, policin\u00eb e shtetit, emergjencat civile, kryqi i kuq, komuniteti fetar dhe shoq\u00ebria civile n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb me u bashku t\u00eb gjith\u00eb institucionet dhe gjith\u00eb faktor\u00ebt n\u00eb parandalimin e p\u00ebrhapjes. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb kan\u00eb qen\u00eb serioze, jemi ballafaquar me furnizime n\u00eb munges\u00eb shpesh her\u00eb deri tek oksigjeni q\u00eb ka qen\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr pacient\u00eb n\u00eb spital, rritja e kartel\u00ebs sociale\u201d, thot\u00eb Haziri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjakov\u00ebs, Ardian Gjini, thot\u00eb se q\u00eb nga fillimi i pandemis\u00eb kan\u00eb pasur nj\u00eb bashk\u00ebpunim korrekt me Qeverin\u00eb e vendit dhe me Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa respektimin e masave t\u00eb vendosura nga niveli qendror ua atribuon qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cRespektimi i masave duhet t\u2019iu atribuohet fillimisht qytetar\u00ebve, nuk kemi pasur nevoj\u00eb p\u00ebr me nd\u00ebrhy n\u00eb m\u00ebnyra jo t\u00eb zakonshme, nj\u00eb ose dy her\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe Jan\u00eb nd\u00ebrruar dy qeveri gjat\u00eb k\u00ebtij viti, kemi pasur komunikim q\u00eb prej fillimit, ne komunikojm\u00eb edhe p\u00ebrmes Asociacionit t\u00eb Komunave me t\u00eb gjith\u00eb kryetar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb komunave, kemi m\u00ebnyrat tona t\u00eb komunikimit permanent\u201d, thot\u00eb Gjini.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs, Gazmend Muhaxheri, thot\u00eb se kufizimet e nd\u00ebrmarra nga ana e qeveris\u00eb s\u00eb vendit jan\u00eb pritur nga qytetar\u00ebt me kund\u00ebrshtime, por q\u00eb thekson se ka pasur respektim t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cSi gjitha komunat tjera, ka pas kund\u00ebrshtime, ka pas edhe respektim t\u00eb masave e ndonj\u00ebher\u00eb edhe mosrespektim t\u00eb masave por tani edhe shumica e qytetar\u00ebve jan\u00eb vet\u00ebdijesuar se jan\u00eb masa t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe nj\u00eb situat\u00eb e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn bota nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb\u201d, thot\u00eb Muhaxheri.<\/p>\n<p>Bekim Salihu nga Instituti GAP, thot\u00eb se komunat kan\u00eb pasur rol kryesor n\u00eb menaxhimin e situat\u00ebs s\u00eb krijuar nga pandemia. Ai thot\u00eb se niveli lokal \u00ebsht\u00eb marr konkretisht me implementimin e masave t\u00eb nd\u00ebrmarra nga ana e nivelit qendror.<\/p>\n<p>Sipas tij, niveli lokal \u00ebsht\u00eb hallka e tret\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja n\u00eb menaxhimin e situat\u00ebs me koronavirus, e lidhur me k\u00ebt\u00eb ai thot\u00eb se niveli lokal ka menaxhuar mir\u00eb me pandemin\u00eb COVID-19.<\/p>\n<p>\u201cInstituti GAP ka b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb vler\u00ebsim n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb raporti analize p\u00ebrkat\u00ebse dhe t\u00eb dh\u00ebnat flasin q\u00eb pushteti lokal ka pasur nj\u00eb menaxhim t\u00eb mir\u00eb t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar nga pandemia. Bashkangjitur k\u00ebsaj faktin q\u00eb pandemia nuk ka qen\u00eb di\u00e7ka e menduar, di\u00e7ka e planifikuar dhe rrjedhimisht edhe mos p\u00ebrgatitja institucionale n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ka mundur t\u00eb arsyetohet deri n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb, p\u00ebr shkak q\u00eb nuk ka qen\u00eb di\u00e7ka e menduar dhe e planifikuar m\u00eb par\u00eb. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb thot\u00eb rezultatet flasin q\u00eb ka pasur nj\u00eb menaxhim t\u00eb mir\u00eb nga ana e nivelit lokal karshi situat\u00ebs s\u00eb krijuar\u201d, thot\u00eb Salihu.<\/p>\n<p>Salihu thot\u00eb se nj\u00eb defekt q\u00eb ka karakterizuar raportin mes nivelit qendror dhe atij lokal \u00ebsht\u00eb se shpesh her\u00eb qeveria ka nd\u00ebrmarr\u00eb masa pa i konsultuar kryetar\u00ebt e Komunave.<\/p>\n<p>\u201cAjo \u00e7ka ka munguar n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb ndoshta nuk ka pasur shum\u00eb inkorporim t\u00eb komunave n\u00eb vendimmarrjen e p\u00ebrbashk\u00ebt mes nivelit nacional dhe do t\u00eb duhej nivelit lokal q\u00eb t\u00eb dakordoheshin masat n\u00eb drejtim t\u00eb zbatimit t\u00eb tyre\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e institucioneve t\u00eb siguris\u00eb, niveli lokal konsiderohet si hallka e tret\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr menaxhimin e pandemis\u00eb COVID-19. Komunat e Kosov\u00ebs po vler\u00ebsohet se kan\u00eb menaxhuar mir\u00eb m\u00eb pandemin\u00eb, por q\u00eb theksohet se n\u00eb disa raste ka pasur munges\u00eb t\u00eb komunikimit mes nivelit lokal e atij qendror kur jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa anti-COVID. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":70799,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-71928","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71928","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71928"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71928\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70799"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71928"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71928"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71928"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}