{"id":72131,"date":"2021-01-13T19:23:10","date_gmt":"2021-01-13T19:23:10","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=72131"},"modified":"2021-01-13T19:23:10","modified_gmt":"2021-01-13T19:23:10","slug":"kush-ka-te-drejte-te-kandidoje-ne-zgjedhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kush-ka-te-drejte-te-kandidoje-ne-zgjedhje\/","title":{"rendered":"Kush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kandidoj\u00eb n\u00eb zgjedhje?"},"content":{"rendered":"<p>Kushdo q\u00eb ka d\u00ebnime t\u00eb prera qoft\u00eb me burgim, me gjob\u00eb apo me kusht n\u00eb tri vjet\u00ebt e fundit pavar\u00ebsisht llojit apo shkall\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit nuk mund t\u00eb kandidoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare q\u00eb do t\u00eb mbahen m\u00eb 14 shkurt 2021.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu than\u00eb ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Enver Hasani dhe ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Supreme, Fejzullah Hasani t\u00eb cil\u00ebt mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e organizuar nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebs me tem\u00ebn \u201cKush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kandidoj\u00eb n\u00eb zgjedhje?\u201d.<\/p>\n<p>Vendimi i gjykat\u00ebs Kushtetuese i cili e d\u00ebrgoi vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme t\u00eb cilat do t\u00eb mbahen m\u00eb 14 shkurt sipas tyre ka probleme thelb\u00ebsore dhe probleme serioze q\u00eb cenojn\u00eb edhe sigurin\u00eb juridike.<\/p>\n<p>Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Enver Hasani thot\u00eb se aktgjykimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk l\u00eb dyshime se \u00e7do kush q\u00eb ka 3 vjet d\u00ebnim pa marr parasysh shkall\u00ebs apo d\u00ebnimit p\u00ebr vepr\u00ebn penale nuk mund t\u00eb kandidoj\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n<p>Hasani: Gjykata Kushtetuese me vendimin e fundit nuk ka b\u00ebr\u00eb dallime sa i p\u00ebrket pesh\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs apo llojit t\u00eb d\u00ebnimit<\/p>\n<p>\u201cAs n\u00eb dispozitiv dhe as n\u00eb pjes\u00ebn arsyetuese t\u00eb aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese nuk ka l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb dyshim m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se \u00e7do kush q\u00eb ka d\u00ebnim faj\u00ebsues p\u00ebr tri vite pa marr parasysh shkall\u00ebn e vepr\u00ebs, pesh\u00ebn e vepr\u00ebs dhe t\u00eb d\u00ebnimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo diskriminuese ka cenuar garancionet kushtetuese nga neni 45, por edhe nga neni 70.6 edhe k\u00ebt\u00eb garancion e ka rr\u00ebnuar p\u00ebr shkak se nuk ka asnj\u00eb logjik q\u00eb dikush q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb deputet t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb d\u00ebnim 8-9 muaj p\u00ebr ndonj\u00eb vep\u00ebr. Gjykata nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb dallim sa i p\u00ebrket pesh\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs llojit t\u00eb d\u00ebnimit dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjenerale po e p\u00ebrs\u00ebris\u00eb se nuk ka asnj\u00eb rend q\u00eb citohen n\u00eb raportin e Venecias q\u00eb e thot\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Aty ke ose me Kushtetut\u00eb ose me ligj si akte autorizuese q\u00eb shumic\u00ebn e rasteve ia l\u00ebn\u00eb nj\u00eb organi me vendos.. Nuk besoj q\u00eb ka kush q\u00eb mund ta lexoj\u00eb ndryshe kushdo qoft\u00eb nuk e di kush ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe zot\u00ebrin\u00eb Kurti a ka vendim apo nuk ka vendim un\u00eb vet\u00ebm kam d\u00ebgjuar n\u00ebp\u00ebr medie nuk e di por nuk mundet ndryshme me u interpretuar. Prap\u00eb po e them se kam frik\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen mund t\u00eb vij\u00eb gjendja n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebr mos kuptim p\u00ebr shkak t\u00eb jo profesionalizimit t\u00eb dispozitivit dhe t\u00eb krijohet nj\u00eb mish-mash dhe nuk ke m\u00eb se \u00e7far\u00eb zbaton\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb konstatim \u00ebsht\u00eb pajtuar edhe ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Supreme, Fejzullah Hasani i cili tha se edhe ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb v\u00ebrejtje gjyq\u00ebsore u mohohet e drejta p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr deputet.<\/p>\n<p>Sipas tij Komisioni Qendror Zgjedhor p\u00ebr verifikim t\u00eb kandidat\u00ebve duhet t\u00eb respektoj\u00eb standardin Kushtetut\u00ebn, ligjet, Kodin Penal t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn nuk ka pse b\u00ebhet ankesa e kandidat\u00ebve.<\/p>\n<p>Hasani: Kushdo q\u00eb ka vet\u00ebm v\u00ebrejtje gjyq\u00ebsore nuk do ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr kandidim n\u00eb k\u00ebto zgjedhje<\/p>\n<p>\u201cPo iu referuam interpretimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese jo vet\u00ebm ata q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar por edhe atij q\u00eb iu \u00ebsht\u00eb referuar v\u00ebrejtja gjyq\u00ebsore q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fare d\u00ebnim, edhe v\u00ebrejtja gjyq\u00ebsore shpallet fajtor jo vet\u00ebm i d\u00ebnuar por edhe i pa d\u00ebnuar fare edhe me v\u00ebrejtje gjyq\u00ebsore q\u00eb ia b\u00ebn me gisht me u shprehur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metaforike, por edhe ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar 100 euro sepse minimumi i d\u00ebnimit \u00ebsht\u00eb 100 euro nuk ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u2019u zgjedhur sipas interpretimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Sipas Kodit Penal, sipas Ligjit mbi Zgjedhjet, sipas Kushtetut\u00ebs, sipas Konvent\u00ebs asnj\u00eb nga k\u00ebto nuk mund t\u2019i mohohet e drejta p\u00ebr t\u00eb kandiduar n\u00ebse nuk iu \u00ebsht\u00eb shqiptuar d\u00ebnimi plot\u00ebsues nga Gjykata dhe n\u00ebse nuk jan\u00eb d\u00ebnua me burgim efektiv gjithnj\u00eb duke u bazuar n\u00eb se nuk ia njeh pasojat juridike. Por n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese at\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb efekti ka ankesa n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr KQZ-n\u00eb, \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr PZAP dhe Gjykat\u00ebn Supreme\u2026n\u00ebse interpretohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm sepse ai e ka b\u00eb nj\u00eb interpretim ankesa e kandidat\u00ebve \u00ebsht\u00eb fare formale\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb t\u00eb IKD-s\u00eb ishte dhe avokati, Kujtim K\u00ebrveshi i cili tha se kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor n\u00eb tri vitet e fundit p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr nuk ka \u00e7ka k\u00ebrkon n\u00eb procesin zgjedhor t\u00eb 14 shkurtit.<\/p>\n<p>K\u00ebrveshi: Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese i qaluar<\/p>\n<p>\u201cKushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb tri vitet e fundit pasojat e fundit jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta qofshin ata q\u00eb jan\u00eb aktiv politik, por edhe ata t\u00eb cil\u00ebt ia m\u00ebsyjn\u00eb jet\u00ebs politike p\u00ebrmes procesit zgjedhor ballafaqohen me k\u00ebt\u00eb premis\u00eb n\u00ebse do i p\u00ebrmbahemi vet\u00ebm interpretimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Ky vendim fatkeq\u00ebsisht nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me disa nga standardet themeltare t\u00eb Kodit Penal, por kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr sepse interpretimi i ngusht\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i b\u00ebhet k\u00ebtij vendimi \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu i qal dhe \u00ebsht\u00eb i till\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb se kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor n\u00eb tri vitet e fundit p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr nuk ka \u00e7ka k\u00ebrkon n\u00eb procesin zgjedhor q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktual dhe n\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt brenda k\u00ebsaj periudhe\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Kurse, drejtori i Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, Ehat Miftaraj thot\u00eb se \u00e7do qytetar n\u00eb tri vitet e fundit kur do t\u00eb mbahen zgjedhjet q\u00eb ka nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb pa marr parasysh me burgim efektiv apo me kusht apo me gjob\u00eb iu kufizohet kjo e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Miftaraj: Kushdo q\u00eb ka d\u00ebnim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr tri vjet i kufizohet e drejta p\u00ebr kandidim<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do qytetar n\u00eb tri vitet e fundit kur do t\u00eb mbahen zgjedhjet q\u00eb ka nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb pa marr parasysh me burgim efektiv apo me kusht apo me gjob\u00eb iu kufizohet kjo e drejt\u00eb. P\u00ebrderisa praktika e Gjykat\u00ebs Kushtetuese e Kosov\u00ebs menj\u00ebher\u00eb n\u00eb vitet e para t\u00eb themelimit t\u00eb saj ka qen\u00eb nj\u00eb praktik q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr nga shtetet e BE-s\u00eb dhe rajonit dhe ka qen\u00eb praktik\u00eb q\u00eb vendimet e k\u00ebsaj gjykata kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb arsyetuara dhe sh\u00ebrbenin si burim i s\u00eb drejt\u00ebs si referenc\u00eb t\u00eb shteteve t\u00eb tjera, fatkeq\u00ebsisht n\u00eb vitet e fundit, respektivisht n\u00eb tri kat\u00ebr vitet e fundit kjo praktik\u00eb e mir\u00eb ka filluar t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me praktika t\u00eb k\u00ebqija n\u00ebse lejohet t\u00eb jet\u00eb q\u00eb d\u00ebshmon se Kosova, Kuvendi i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr masa n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohet q\u00eb kjo gjykat\u00eb t\u00eb ket\u00eb gjykat\u00ebs me integritet, dhe ky integritet t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb profesionaliz\u00ebm dhe p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr trajtim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb iu vije n\u00eb pun\u00eb\u201c, theksoi ai.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet t\u00eb mbahen m\u00eb 14 shkurt. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kushdo q\u00eb ka d\u00ebnime t\u00eb prera qoft\u00eb me burgim, me gjob\u00eb apo me kusht n\u00eb tri vjet\u00ebt e fundit pavar\u00ebsisht llojit apo shkall\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit nuk mund t\u00eb kandidoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare q\u00eb do t\u00eb mbahen m\u00eb 14 shkurt 2021. K\u00ebshtu than\u00eb ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Enver Hasani dhe ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Supreme, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":72132,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-72131","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72131","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72131"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72131\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72132"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72131"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72131"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72131"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}