{"id":72316,"date":"2021-01-16T15:02:35","date_gmt":"2021-01-16T15:02:35","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=72316"},"modified":"2021-01-16T15:02:35","modified_gmt":"2021-01-16T15:02:35","slug":"selmanaj-ne-30-vjet-aktivitet-rrezimi-i-kurtit-vendimi-me-i-mire-nominimi-i-osmanit-eksperimenti-me-i-keq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/selmanaj-ne-30-vjet-aktivitet-rrezimi-i-kurtit-vendimi-me-i-mire-nominimi-i-osmanit-eksperimenti-me-i-keq\/","title":{"rendered":"Selmanaj: N\u00eb 30 vjet aktivitet, rr\u00ebzimi i Kurtit vendimi m\u00eb i mir\u00eb, nominimi i Osmanit eksperimenti m\u00eb i keq"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Driton Selmanaj, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Express ka folur p\u00ebr t\u00eb gjitha proceset politike, q\u00eb nga negociatat p\u00ebr koalicion me VV\u2019n\u00eb, rr\u00ebzimin e Kurtit, largimin e Vjosa Osmanit, Specialen, zgjedhjet e reja e dialogun. Selmanaj ka th\u00ebn\u00eb se veprimi m\u00eb i mir\u00eb i LDK\u2019s\u00eb n\u00eb 30 vjet\u00ebt e fundit ka qen\u00eb rr\u00ebzimi i Kurtit nga pushteti, dhe, sipas tij, eksperimenti m\u00eb i keq q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb LDK\u2019ja e nga i cili duhet t\u00eb marr\u00eb m\u00ebsim \u00ebsht\u00eb nominimi i Vjosa Osmanit si kandidate p\u00ebr kryeministre pas gjith\u00eb kund\u00ebrshtimeve t\u00eb saj ndaj partis\u00eb. <\/p>\n<p>P\u00ebr Kurtin ka th\u00ebn\u00eb se e ka shnd\u00ebrruar Vet\u00ebvendosjen n\u00eb nj\u00eb lavatriqe q\u00eb pastron figura t\u00eb ndotura historikisht n\u00eb Kosov\u00eb, derisa p\u00ebr Vjosa Osmanin thot\u00eb se s\u2019ka t\u00eb ardhme politike.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i LDK\u2019s\u00eb, Driton Selmanaj, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Express ka th\u00ebn\u00eb se perceptimi i krijuar se LDK\u2019ja do t\u00eb dal\u00eb e treta \u00ebsht\u00eb artificial dhe, sipas tij, partia q\u00eb e drejton Isa Mustafa gjendjen n\u00eb terren e ka shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa q\u00eb paraqitet n\u00eb rrjete sociale e disa televizione.<\/p>\n<p>\u201cStrukturat e LDK\u2019s\u00eb, n\u00ebse mobilizohen, LDK\u2019ja jo q\u00eb nuk bjen, por e ruan vot\u00ebn fuqish\u00ebm, madje me tendenc\u00eb p\u00ebr rritje, krahasuar me zgjedhjet e fundit. K\u00ebt\u00eb do ta kemi me 14 shkurt si d\u00ebshmitar kryesor\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Selmanaj.<\/p>\n<p>Ai e lavd\u00ebroi Hotin, meq\u00eb, sipas tij, Qeveria Hoti e ka kthyer Kosov\u00ebn n\u00eb binar\u00eb sa u p\u00ebrket raporteve me Amerik\u00ebn, derisa e ka p\u00ebrmendur edhe arritjen e marr\u00ebveshjes s\u00eb Uashingtonit.<\/p>\n<p>\u201cE kthyem Kosov\u00ebn aty ku e ka vendin, sepse filloi implementimi i sanksioneve, na bllokuan fondet e MCC-s\u00eb. Jo q\u00eb i zhbllokuam ato, por edhe e arrit\u00ebm marr\u00ebveshjen n\u00eb Uashington p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb 1 miliard dollar\u00eb investime\u201d, shtoi Selmanaj.<\/p>\n<p>Selmanaj tutje ka th\u00ebn\u00eb se Qeveria Hoti i ka menaxhuar mjaft mir\u00eb edhe zhvillimet e ndodhura si pasoj\u00eb e Gjykat\u00ebs Speciale.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr reagimet ndaj Hotit pas q\u00ebndrimit zyrtar si kryeminist\u00ebr pas zhvillimeve t\u00eb Speciales, Selmanaj ka th\u00ebn\u00eb se ka pasur k\u00ebrkesa q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e z\u00ebshme dhe t\u00eb ket\u00eb qasje kund\u00ebr Speciales, mir\u00ebpo thot\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb bindur q\u00eb nj\u00eb sjellje e till\u00eb nuk do t\u2019i ndihmonte askujt.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri ka theksuar se Kosova ka marr\u00eb nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mbi vete kur e ka krijuar Specialen. Megjithat\u00eb, thot\u00eb se luft\u00ebn e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs nuk mund ta njollos\u00eb askush. Ai shton se n\u00ebse kan\u00eb ndodhur eventualisht krime individuale, t\u00eb izoluara, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia ekziston.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e komplikuar, \u00ebsht\u00eb barr\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe mund t\u00eb kalohet vet\u00ebm me maturitet dhe duhet t\u2019ia l\u00ebm\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, me bindjen e thell\u00eb q\u00eb luft\u00ebn ton\u00eb \u00e7lirimtare nuk mund ta njollos\u00eb askush. Kushdo q\u00eb mundohet nuk do t\u00eb arrij\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e lavdishme e k\u00ebtij populli, por n\u00ebse kan\u00eb ndodh\u00eb eventualisht krime individuale e t\u00eb izoluara, duhet pasur parasysh q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia do t\u00eb ekzistoj\u00eb gjithmon\u00eb\u201d, tha Selmanaj.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i LDK\u2019s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ka folur edhe p\u00ebr koalicionin me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje dhe kandidimin e Vjosa Osmanit p\u00ebr kryeministre. P\u00ebr t\u00eb dyja rastet thot\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb koh\u00ebs, por eksperimente t\u00eb k\u00ebqija p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Lidhjen Demokratike, nga t\u00eb cilat duhet marr\u00eb m\u00ebsim.<\/p>\n<p>\u201cEdhe kandidimi i Vjos\u00ebs, edhe koalicioni me VV\u2019n\u00eb kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb koh\u00ebs, por eksperimentale. Eksperiment jo i mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe jo i mir\u00eb p\u00ebr LDK\u2019n\u00eb\u201d, tha Selmanaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr koalicionin me Kurtin ka th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb besuar q\u00eb do t\u00eb funksionoj\u00eb, bazuar n\u00eb bashk\u00ebpunimin paraprak n\u00eb opozit\u00eb, megjithat\u00eb potencon se pas marr\u00ebveshjes jan\u00eb tradhtuar.<\/p>\n<p> \u201cShum\u00eb shpejt u tradhtuam dhe kuptuam q\u00eb VV\u2019ja s\u2019na sheh si partner, por na sheh si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb na instrumentalizu n\u00eb favor t\u00eb vetin dhe pas nj\u00eb kohe p\u00ebr t\u00eb hedhur p\u00ebr toke bashk\u00ebpunimin\u201d, tha Slemanaj.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se Vet\u00ebvendosja ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u201cloj\u00eb djall\u00ebzore\u201d, kur i \u00ebsht\u00eb afruar LDK\u2019s\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim opozitar, meq\u00eb, sipas Selmanajt, nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb Kurti e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta rimarr\u00eb veten pas ndarjes s\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe sa i p\u00ebrket kandidimit t\u00eb Vjosa Osmanit p\u00ebr kryeministre n\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit, Selmanaj thot\u00eb se ka qen\u00eb nj\u00eb eksperiment nga i cili partia duhet t\u00eb marr\u00eb m\u00ebsim.<\/p>\n<p>Selmanaj thot\u00eb se kandidimi i Vjos\u00ebs pas gjith\u00eb atyre q\u00ebndrimeve kund\u00ebr LDK\u2019s\u00eb ka qen\u00eb eksperimenti m\u00eb i keq i veprimit 30-vje\u00e7ar t\u00eb LDK\u2019s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet standardi brenda LDK\u2019s\u00eb, kur nj\u00eb person vepron kund\u00ebr interesave t\u00eb partis\u00eb, madje kur s\u2019e voton kandidatin p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb partis\u00eb, s\u2019i voton politikat e partis\u00eb, demarkacionin, p\u00ebr t\u00eb cilin m\u00eb pas e mor\u00ebm n\u00eb qaf\u00eb Kosov\u00ebn, nuk arrit\u00ebm ta marrim liberalizimin. Madje madje, zonja Osmani pati dal\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Vet\u00ebvendosjen, p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb q\u00ebndrimi i LDK\u2019s\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb mos bashkohet n\u00eb at\u00eb protest\u00eb dhe pas gjith\u00eb k\u00ebtyre veprimeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme kund\u00ebr LDK\u2019s\u00eb, partia n\u00eb fund vendos ta nominoj\u00eb p\u00ebr kryeministre, un\u00eb besoj q\u00eb ky ka qen\u00eb eksperimenti m\u00eb i keq q\u00eb LDK\u2019ja e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb 30 vjet t\u00eb veprimit politik\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Selmanaj.<\/p>\n<p>Tutje, zyrtari i LDK\u2019s\u00eb thot\u00eb se partia e tij i ka humbur zgjedhjet, meq\u00eb Vjosa Osmani e kopjoi Kurtin dhe nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb e cil\u00ebson si gabim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cLDK\u2019ja provoi q\u00eb me nj\u00eb model t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje t\u00eb Albin Kurtit t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb futet n\u00eb gar\u00eb dhe kemi gabuar r\u00ebnd\u00eb dhe jemi n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb ku po i rikuperojm\u00eb d\u00ebmet q\u00eb na jan\u00eb shkaktuar\u201d, ka shtuar Selmanaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 tjerash, Selmanaj ka th\u00ebn\u00eb se bashk\u00ebpunimi Osmani-Kurti ka shum\u00eb pik\u00ebpyetje para vetes sa u p\u00ebrket q\u00ebndrimeve p\u00ebr Kosov\u00ebn, demokracis\u00eb e miq\u00ebsive me Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri n\u00eb detyr\u00eb tutje thot\u00eb se prishja e koalicionit me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje ka qen\u00eb nj\u00eb prej vendimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb LDK\u2019s\u00eb n\u00eb 30 vjet\u00ebt e aktivitetit politik.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Express\u2019in, Selmanaj thot\u00eb se qysh n\u00eb dit\u00ebt e para kishin par\u00eb q\u00eb gj\u00ebrat nuk po funksionojn\u00eb, meq\u00eb VV\u2019ja kishte menduar se LDK\u2019ja do t\u2019i n\u00ebnshtrohet Kurtit.<\/p>\n<p>Prishjes s\u00eb koalicionit thot\u00eb se nj\u00eb shtytje t\u00eb madhe ia ka dh\u00ebn\u00eb q\u00ebndrimi i Kurtit karshi SHBA\u2019s\u00eb dhe sanksionet q\u00eb Uashingtoni kishte vendosur p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cMe mendu pas 20 vjet\u00ebve q\u00eb Amerika t\u00eb vendos\u00eb sanksione, nj\u00eb krijese t\u00eb veten, kjo \u00ebsht\u00eb e trishtueshme vet\u00ebm p\u00ebr ta menduar. Faza e par\u00eb ishin fondet e MCC-s\u00eb, faza e dyt\u00eb ndalimi i bashk\u00ebpunimit me FSK\u2019n\u00eb, t\u00ebrheqja e trupave, ndalja e fondeve t\u00eb USAID-it. Pra, e prek\u00ebn LDK\u2019n\u00eb dhe Kosov\u00ebn n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb lavdishme q\u00eb e ka vendi\u201d, shtoi an\u00ebtari i LDK\u2019s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, arsye tjera kan\u00eb qen\u00eb edhe shkelja e marr\u00ebveshjes s\u00eb koalicionit e shkarkimi i Agim Veliut. Ai thot\u00eb se kan\u00eb pasur informacione q\u00eb Kurti do t\u00eb vazhdonte t\u00eb shkarkonte nj\u00ebjt\u00eb edhe ministrat tjer\u00eb t\u00eb LDK\u2019s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam i bindur q\u00eb (rr\u00ebzimi i Qeveris\u00eb Kurti) ishte nd\u00ebr vendimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr Kosov\u00ebn q\u00eb LDK\u2019ja i ka marr\u00eb n\u00eb 30 vjet\u00ebt e fundit. Vazhdimi i asaj qeverisjeje mund t\u00eb shkaktonte shum\u00eb d\u00ebme, p\u00ebr LDK\u2019n\u00eb dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn, jam i bindur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d, ka potencuar Selmanaj.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse mendon se LDK\u2019s\u00eb do t\u2019i kushtoj\u00eb prishja e koalicionit t\u00eb quajtur \u201ckoalicion i shpres\u00ebs\u201d me q\u00ebllim t\u00eb ruajtjes s\u00eb raporteve me nj\u00eb administrat\u00eb jokonvencionale amerikane, Selmanaj thot\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb bindur se rr\u00ebzimi i Kurtit n\u00eb mes t\u00eb pandemis\u00eb s\u2019ka qen\u00eb vendim popullor, por thot\u00eb se mes nj\u00eb qasjeje t\u00eb till\u00eb dhe interesit shtet\u00ebror, duhet zgjedhur gjithmon\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNe duhet ti tregojm\u00eb k\u00ebtij populli q\u00eb prishja e koalicionit me Amerik\u00ebn \u00ebsht\u00eb shum\u00eb ma e d\u00ebmshme sesa pandemia, e cila mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb nes\u00ebr. Ne kemi marr\u00eb nj\u00eb vendim jopopullor por t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr vendin\u201d, tha Selmanaj.<\/p>\n<p>Ai tutje shton se ngjarjet e ndodhura n\u00eb Capitol Hill tregojn\u00eb se sa t\u00eb drejt\u00eb ka pasur LDK\u2019ja kur ka vendosur p\u00ebr prishjen e koalicionit me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>\u201cSepse Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb n\u00ebn Trumpin ka qen\u00eb e paparashikueshme. Prandaj, ne \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm, si\u00e7 jemi tregu. Na kan\u00eb ftu, kemi shkuar atje dhe kemi marr\u00eb vendime t\u00eb duhura p\u00ebr vendin. Po t\u00eb refuzonim sikur z. Kurti, mos t\u00eb befasohej q\u00eb kish pas mund\u00ebsi q\u00eb z. Trump me nj\u00eb tweet do t\u00eb thoshte q\u00eb hiqen trupat nga Kosova. Duke pasur nj\u00eb president atipik atje, fundi mund t\u00eb jet\u00eb edhe i mir\u00eb por edhe tragjik. Z. Kurti e mori an\u00eb tjet\u00ebr. N\u00ebse kemi kryeministra t\u00eb paparashikuesh\u00ebm, si\u00e7 ishte z. Kurti, at\u00ebher\u00eb un\u00eb mendoj q\u00eb edhe vendimet, pastaj, p\u00ebr Kosov\u00ebn mund t\u00eb ishin krejt\u00ebsisht t\u00eb paparashikueshme\u201d, ka shtuar tutje Selmanaj.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse mendon q\u00eb kandidimi i Avdullah Hotit ka qen\u00eb vendim i duhur i LDK\u2019s\u00eb, marr\u00eb parasysh q\u00eb Hoti ka qen\u00eb protagonist i gjith\u00eb ngjarjeve t\u00eb fundit, Selmanaj thot\u00eb se e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme, meq\u00eb, sipas tij, Hoti ka punuar tep\u00ebr mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE kemi heq korrupsionin nga diskursi publik. S\u2019flet kush p\u00ebr ndarje. E kemi kthyer vendin n\u00eb binar\u00eb. I kemi menaxhuar pandemin\u00eb dhe efektet e r\u00ebnda ekonomike\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Selmanaj.<\/p>\n<p>Selmanaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ka folur edhe p\u00ebr largimin e Vjosa Osmanit dhe rreth asaj n\u00ebse ky largim i ka shkaktuar d\u00ebme LDK\u2019s\u00eb n\u00eb terren. Ai thot\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb binden m\u00eb 14 shkurt q\u00eb largimi i Vjosa Osmanit nuk do t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00eb rezultatin q\u00eb do ta marr\u00eb LDK\u2019ja.<\/p>\n<p>\u201cElektorati i LDK\u2019s\u00eb ka nj\u00eb emancipim t\u00eb lart\u00eb. Na shikon me llup\u00eb. Un\u00eb mendoj q\u00eb ata din\u00eb me e vler\u00ebsua pun\u00ebn q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, sepse e kemi heq Kosov\u00ebn nga aventurat n\u00eb Qeverin\u00eb e kaluar. Mos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb paradite e shkelte kushtetut\u00ebn kryeministri, pasdite presidenti, gjith\u00eb ai tension, dhe ne e kthyem n\u00eb noramlitet k\u00ebt\u00eb vend. P\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb kemi raport jo t\u00eb mir\u00eb n\u00eb kuptimin e aktivitetit politik mes z. Hoti dhe zonj\u00ebs Osmani, z. Hoti s\u2019kishte problem qe ta vizitonte si u.d t\u00eb presidentit, e ka ftuar p\u00ebr t\u2019u takuar, q\u00eb tregon se raportet e tilla jan\u00eb institucionale e jo personale. Duhet ruajtur shteti. Elektorati s\u2019\u00ebsht\u00eb i zhg\u00ebnjyer\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr Vjosa Osmanin thot\u00eb se ajo i ka b\u00ebr\u00eb llogarit\u00eb e gabuara, teksa i ka kujtuar ndarjen e madhe t\u00eb LDK\u2019s\u00eb dhe fatin e personave q\u00eb e kishin braktisur partin\u00eb n\u00eb at\u00eb vit. Sipas tij, u.d e presidentit s\u2019ka t\u00eb ardhme politike.<\/p>\n<p>\u201cZonja Osmani ka b\u00ebr\u00eb llogari t\u00eb gabuara. N\u00eb 2006\/7,  LDK\u2019s\u00eb i ka ndodhur nj\u00eb ndarje e madhe, shum\u00eb deg\u00eb dhe n\u00ebndeg\u00eb mor\u00ebn drejtim tjet\u00ebr, por p\u00ebrfundimi ka qen\u00eb fatal p\u00ebr ta, shum\u00eb njer\u00ebz \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb LDK dhe k\u00ebt\u00eb zonja Osmani e ka ditur. Por zonja Osmani, gjat\u00eb fazave t\u00eb veprimit t\u00eb saj, ka par\u00eb q\u00eb asnj\u00eb person kredibil dhe me pesh\u00eb n\u00eb LDK nuk i \u00ebsht\u00eb bashkuar asaj. S\u2019ka t\u00eb ardhme politike, fatkeq\u00ebsisht. Un\u00eb jam q\u00eb pes\u00eb vite n\u00eb LDK\u2019. N\u00ebse mrenda LDK\u2019s\u00eb s\u2019mund t\u00eb funksionosh n\u00eb politik\u00eb, n\u00eb partit\u00eb tjera harroje. N\u00eb partit\u00eb tjera procesi shkon vet\u00ebm duke e abortuar sistemin, por secili e ka n\u00eb dor\u00eb fatin e vet politik.\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Selmanaj.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket bashkimit t\u00eb Haxhi Avdylit me Vjosa Osmanin, Selmanaj e ka rikujtuar koh\u00ebn kur Avdyli e drejtonte Deg\u00ebn e LDK\u2019s\u00eb n\u00eb Prizren. Selmanaj ka potencuar se ende jan\u00eb duke hasur n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb ta rikuperojn\u00eb gjendjen bashk\u00eb me kryetarin e Deg\u00ebs, Anton Qunin.<\/p>\n<p>\u201cLDK\u2019ja ka qen\u00eb n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe kur \u00ebsht\u00eb drejtuar nga z. Avdyli. Nuk e di a kan\u00eb qen\u00eb q\u00ebllime p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar Deg\u00ebn. Kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb edhe k\u00ebtu kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb eksperiment q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim i madh p\u00ebr LDK\u2019n\u00eb. Nuk mund t\u00eb vijn\u00eb njer\u00ebzit, pa biografi t\u00eb qart\u00eb, pa njohuri t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr ta, dhe t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Nganj\u00ebher\u00eb LDK ka nj\u00eb demokraci m\u00eb t\u00eb avancuar sesa duhet. Koha d\u00ebshmoi q\u00eb ai ka punuar vet\u00ebm n\u00eb d\u00ebm t\u00eb LDK\u2019s\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Selmanaj.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri n\u00eb detyr\u00eb thot\u00eb se situata t\u00eb tilla duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr Isa Mustaf\u00ebn dhe LDK\u2019n\u00eb.<\/p>\n<p>Express\u2019i e ka pyetur Selmanajn edhe p\u00ebr deklarat\u00ebn e shum\u00ebdiskutuar t\u00eb Vjosa Osmanit, t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, kur thot\u00eb se kurr\u00eb nuk do t\u2019i bashkohet L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, meq\u00eb Kurti rreth vetes ka mbledhur njer\u00ebz t\u00eb PDK\u2019s\u00eb e ish-LPK-ist\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se p\u00ebr pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb deklarat\u00ebs pajtohet plot\u00ebsisht, meq\u00eb, sipas tij, Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb deg\u00eb e PDK\u2019s\u00eb ose edhe variacion i LPK\u2019s\u00eb. Por Selmanaj thot\u00eb se p\u00ebr pjes\u00ebn e dyt\u00eb, pra bashk\u00ebpunimin e Osmanit me Kurtin, duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb studim, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ka qen\u00eb skenar i m\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cPor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb m\u00eb pas, se si dikush prej LDK\u2019s\u00eb vendos t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb variacionin e LPK\u2019s\u00eb, \u00ebsht\u00eb vendim sa absurd, sa p\u00ebr t\u2019u studiuar se a mos ka qen\u00eb skenar i m\u00ebhersh\u00ebm kjo pun\u00eb q\u00eb t\u00eb futesh brenda LDK\u2019s\u00eb dhe m\u00eb pas t\u00eb provosh t\u00eb b\u00ebsh di\u00e7ka t\u00eb keqe p\u00ebr LDK\u2019n\u00eb dhe t\u00eb shkosh tek LPK\u2019ja, eventualisht po them, mos mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb skenar i m\u00ebhersh\u00ebm. Sepse krejt variacionet e LPK\u2019s\u00eb misionin e tyre jet\u00ebsor e kan\u00eb kund\u00ebr LDK\u2019s\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb tragjedi. T\u00eb shkosh nga LDK\u2019ja tek ajo mend\u00ebsi, un\u00eb mund t\u00eb shprehi keqardhje dhe keqardhje t\u00eb thell\u00eb. Do ta merr p\u00ebrgjigjen e duhur nga elektorati i LDK\u2019s\u00eb\u201d, tha Selmanaj.<\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket marr\u00ebveshjes Kurti-Osmani dhe ndarjes s\u00eb posteve, Slemanaj thot\u00eb se t\u00eb dy jan\u00eb t\u00eb interesuar vet\u00ebm p\u00ebr fatin e tyre dhe se jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb shkelin mbi \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar karrier\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dy angazhohen vet\u00ebm p\u00ebr fatin e tyre personal dhe jo interesin e Kosov\u00ebs\u201d, shtoi tutje ai.<\/p>\n<p>Sipas Selmanajt, do t\u00eb ishte lajm i keq p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00ebse Albin Kurti do t\u00eb zgjidhej kryeminist\u00ebr i vendit, meq\u00eb konsideron se kreut t\u00eb VV\u2019s\u00eb i duhen edhe 10 vjet t\u00eb tjera p\u00ebr t\u2019u pjekur politikisht, meq\u00eb thot\u00eb se Kurti ka ide t\u00eb paqarta dhe t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>\u201cBesoj se njer\u00ebzit do t\u00eb reflektojn\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebri nuk do t\u00eb mashtrohen me z. Kurti. Un\u00eb besoj q\u00eb Kurtit i duhet edhe nj\u00eb dekad\u00eb p\u00ebr t\u2019u pjekur. Tash p\u00ebr tash, vet\u00ebm i b\u00ebn d\u00ebm Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Selmanaj.<\/p>\n<p>Selmanaj ka kritikuar Kurtin p\u00ebr q\u00ebndrimet q\u00eb ka rreth luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit. Zyrtari i LDK\u2019s\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull q\u00eb t\u00eb kritikohet Tha\u00e7i, por pyet se si mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nga Kurti, kur n\u00eb parti e ka Rexhep Selimin.<\/p>\n<p>\u201cPor cili \u00ebsht\u00eb dallimi mes Hashim Tha\u00e7it dhe Rexhep Selimit? Un\u00eb s\u2019mund t\u00eb gjej asnj\u00eb dallim. T\u00eb korruptuar, t\u00eb pasuruar pas lufte, gjat\u00eb luft\u00ebs dhe pas luft\u00ebs, vendime t\u00eb panjohura, jo t\u00eb mira p\u00ebr Kosov\u00ebn. Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb PDK, tjetri n\u00eb Vet\u00ebvendosje. Si mund t\u00eb mbash nj\u00eb njeri t\u00eb till\u00eb n\u00eb Vet\u00ebvendosje, kur ki mendime t\u00eb tilla p\u00ebr pasurimin e pabaz\u00eb dhe p\u00ebr njer\u00ebzit e luft\u00ebs t\u00eb korruptuar? Por Vet\u00ebvendosjen e ka shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb lavatriqe q\u00eb i pastron figurat e ndotura historikisht n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe me njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb ti je ndryshimi dhe shpresa? Absolutisht jo. \u00cbsht\u00eb mashtrim q\u00eb s\u2019do t\u00eb funksionoj\u00eb\u201d, tha Selmanaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse b\u00ebhet kryeminist\u00ebr, Selmanaj thot\u00eb se Kurtit do t\u2019i p\u00ebrs\u00ebritet fati i nj\u00ebjt\u00eb dhe se s\u2019do t\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 150 dit\u00eb n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs ka vija t\u00eb kuqe p\u00ebr Vet\u00ebvendosjen, Selmanaj ka th\u00ebn\u00eb se hap\u00ebsira e bashk\u00ebpunimit me partin\u00eb e Kurtit \u00ebsht\u00eb kufizuar bukur shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudhe kohore. Selmanaj thot\u00eb se LDK\u2019ja do t\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb mos e shoh si opsion VV\u2019n\u00eb, edhe n\u00ebse i ofrohet bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb problem a i heqim vijat e kuqe me VV\u2019n\u00eb. Ne e kemi provuar k\u00ebt\u00eb dhe ishte e d\u00ebmshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb e shoh pa kurrfar\u00eb dobie dhe besoj q\u00eb LDK\u2019ja do t\u00eb merr nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb, q\u00eb edhe n\u00ebse ofrohet nj\u00eb mund\u00ebsi bashk\u00ebpunimi, VV\u2019n\u00eb t\u00eb mos e shoh\u00eb si opsion p\u00ebr bashk\u00ebpunim\u201d, ka potencuar ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Selmanaj ka folur edhe rreth kadidimit t\u00eb tij p\u00ebr deputet dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb procesit t\u00eb dialogut. Ai p\u00ebr Express\u2019in konfirmoi se do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb list\u00ebn p\u00ebr deputet\u00eb, derisa shton se p\u00ebr procesin e dialogut jan\u00eb vendosur bazat e negocimit.<\/p>\n<p>\u201cPo e presim konsolidimin e administrat\u00ebs amerikane. Ne kemi principe mbi t\u00eb cilat e kemi nd\u00ebrtuar dialogun. S\u2019ka korrigjim t\u00eb kufijve, nuk diskutohet p\u00ebr unitaritetin e shtetit dhe q\u00eb zgjidhja do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb frym\u00ebn kushtetuese. Jam i sigurt q\u00eb pa LDK\u2019n\u00eb nuk mund t\u00eb merret asnj\u00eb vendim i madh. Jam i bindur q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbyllet procesi me Serbin\u00eb. Nuk e di n\u00ebse do t\u00eb ndodh brenda k\u00ebtij viti p\u00ebrmbyllja e procesit me Serbin\u00eb, por jam i bindur q\u00eb LDK\u2019ja do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e vendimmarrjes s\u00eb k\u00ebtij procesi\u201d, ka p\u00ebrfunduar Selmanaj.\/Express\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Driton Selmanaj, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Express ka folur p\u00ebr t\u00eb gjitha proceset politike, q\u00eb nga negociatat p\u00ebr koalicion me VV\u2019n\u00eb, rr\u00ebzimin e Kurtit, largimin e Vjosa Osmanit, Specialen, zgjedhjet e reja e dialogun. Selmanaj ka th\u00ebn\u00eb se veprimi m\u00eb i mir\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":72318,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-72316","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72316","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72316"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72316\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72318"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72316"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72316"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72316"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}