{"id":72431,"date":"2021-01-19T11:14:34","date_gmt":"2021-01-19T11:14:34","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=72431"},"modified":"2021-01-19T11:14:34","modified_gmt":"2021-01-19T11:14:34","slug":"qemajl-mustafa-pdk-unike-drejt-fitores-ne-gjilan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qemajl-mustafa-pdk-unike-drejt-fitores-ne-gjilan\/","title":{"rendered":"Qemajl Mustafa: PDK unike drejt fitores n\u00eb Gjilan"},"content":{"rendered":"<p>P\u00cbRFUNDIMISHT DUHET T\u00cb JEMI UNIK\u00cb RRETH INTERESIT T\u00cb DEG\u00cbS E T\u00cb KOMUM\u00cbS TON\u00cb. E KUND\u00cbRTA TASHM\u00cb \u00cbSHT\u00cb E PROVUAR DHE \u00cbSHT\u00cb SA GODIT\u00cbSE, AQ M\u00cb SHUM\u00cb POSHT\u00cbRUESE P\u00cbR NE. <\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb PDK n\u00eb Gjilan,<br \/>\nT\u00eb nderuar qytetar\u00eb t\u00eb komun\u00ebs ton\u00eb,<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni q\u00eb t&#8217;Ju fal\u00ebnderoj sinqerisht e p\u00ebrzem\u00ebrsisht p\u00ebr p\u00ebrkrahjen masive q\u00eb ma keni b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb viteve sa isha aktiv n\u00eb politik\u00ebn lokale t\u00eb komun\u00ebs ton\u00eb.<br \/>\n\u00c7&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, Ju m\u00eb keni p\u00ebrkrahur mjaftuesh\u00ebm edhe n\u00eb vitin 2014 kur pata kandidue p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs. Por, me k\u00ebt\u00eb sistem zgjedhor dhe me &#8220;mjeshtrit&#8221; tradicional t\u00eb blerjes s\u00eb vot\u00ebs, t\u00eb vjedhjes s\u00eb vot\u00ebs dhe t\u00eb manipulimit me aktivist\u00eb e me votues, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ulet n\u00eb Parlamentin e RKS ndonj\u00eb injeri i ndersh\u00ebm. Thell\u00eb e besoj, kjo ndodh\u00eb me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb rrall\u00eb. Sot e k\u00ebsaj dite e besoj q\u00eb votat e mia n\u00eb zgjedhjet 2014 u &#8220;avulluan&#8221; dikah qysh ju ndodhi edhe plot\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Hi\u00e7 m\u00eb larg se n\u00eb vitin 2017 kjo i ndodhi nj\u00eb kandidates ton\u00eb e cila nj\u00ebher\u00eb u b\u00eb dhe u shpall merituesh\u00ebm deputete e pas dy dit\u00ebsh u zhb\u00eb dhe nuk ishte m\u00eb deputete. E mjerueshme dhe tep\u00ebr e d\u00ebmshme p\u00ebr demokracin\u00eb apo jo?<\/p>\n<p>E fal\u00ebnderoj kryesin\u00eb e tanishme t\u00eb deg\u00ebs e cila me q\u00ebndrim unanim dhe me dinjitet p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb struktur\u00ebs e t\u00eb an\u00ebtar\u0113sis\u00eb ton\u0113, mua m\u00eb dha p\u00ebrkrahje q\u00eb ta kryesoj list\u00ebn prej 6 kandidat\u00ebve nga dega e Gjilanit.<br \/>\nQendra e partis\u00eb e hoqi emrin tim nga lista e partis\u00eb me arsyetimin se un\u00eb e kam nj\u00eb aktakuz\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn, dega jon\u00eb dhe i t\u00ebr\u00eb publiku i Gjilanit e dijn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht poltike, plot\u00ebsisht e paq\u00ebndrueshme n\u00eb kuptimin e fakteve por gjithashtu plot\u00ebsisht e q\u00ebndrueshme n\u00eb kuptimin e mbajtjes time peng p\u00ebr hi\u00e7 m\u00eb pak se 5 vite e m\u00eb shum\u00eb nga urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebsit e b\u00ebrjes s\u00eb saj.<br \/>\nS\u00eb voni e kam lexue librin &#8220;Procesi&#8221; t\u00eb Franc Kafk\u00ebs. E gjeta vehten plot\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb, ishte ambienti gadi fare i nj\u00ebjt\u00eb manipulativo-konspirativ n\u00eb t\u00eb cilin zhvillohej paturp\u00ebsia ndaj viktim\u00ebs Jozef K. por, krejt\u00eb kjo tashm\u00eb po b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tmerr\u00ebsisht tjet\u00ebr kur, pas vuajtjeve kolektive shekullore, do t\u00eb duhej t\u00eb ishim bashk\u00eb, t\u00eb hapur, fer ndaj nj\u00ebri tjetrit dhe zot t\u00eb fatit ton\u00eb kolektiv.<br \/>\nU tha me k\u00ebt\u00eb rast nga kreu i partis\u00eb q\u00eb lista e PDK duam t\u00eb jet\u00eb e &#8220;past\u00ebr&#8221; dhe kjo doli m\u00eb shum\u00eb se qesharake kur mediat raportuan se lista e PDK ka 5 kandidat\u00eb me aktakuza aktive, ajo e LVV me 10 t\u00eb till\u00eb etj&#8230;<br \/>\nFundja, me ligjet aktuale t\u00eb RKS dhe t\u00eb t\u00eb gjitha shoq\u0113rive demokratike, ne jemi t\u00eb past\u00ebr si loti e plot\u00ebsisht t\u00eb pafajsh\u00ebm sepse nuk kemi ende vendime gjykatash. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, lind natyrsh\u00ebm pyetja: kush po ndan djet\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend? Politika, mediat, qarqet konspirative apo kush tjet\u00ebr? Sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb u pa qart\u00eb q\u00eb nuk po e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebmtuar dhe fort godit\u00ebse p\u00ebr demokracin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn elementare t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb jetuar e p\u00ebr t\u00eb punuar i lir\u00eb. \u00cbsht\u00eb e sh\u00ebmtuar sepse c\u00ebnon t\u00eb drejt\u00ebn elementare demokratike ton\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u propozuar, p\u00ebr t&#8217;u kandiduar dhe p\u00ebr t&#8217;u zgjedhur me vullnetin e lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve.<br \/>\nK\u00ebtij sindromi duhet ndal\u00eb rrug\u00ebn nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Qendra duhet hequr dor\u0113 nga diktati dhe manipulimi me deg\u00ebt dhe me aktivist\u00ebt. Zat\u00ebn nj\u00eb sjellje dhe qasje e till\u00eb (si\u00e7 edhe u tha para pak dit\u00ebsh nga nj\u00eb an\u00ebtar i mo\u00e7\u00ebm i kryesis\u00eb) ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb deg\u00eb t\u00eb mira e fituese t\u00eb PDK t\u00eb zvetnohen e t\u00eb &#8220;t\u00ebhollohen&#8221; p\u00ebr gjynah.<br \/>\nE kishin hequr edhe nj\u00ebrin nga kandidat\u00ebt tan\u00eb me arsyetimin se nuk ka m\u00eb shum\u00eb vend n\u00eb list\u00eb. Kishin mbetur 4 kandidat\u00eb nga dega e Gjilanit t\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb gjat\u00eb dhe p\u00ebrher\u00eb p\u00ebr deg\u00ebn ton\u00eb. Ky num\u00ebr, nuk \u00ebsht\u00eb pak as nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb. \u00cbsht\u00eb num\u00ebr i art\u00eb p\u00ebr ta sfiduar p\u00ebrfundimisht deg\u00ebn ton\u00eb.<br \/>\nI \u00e7moj t\u00eb gjith\u00eb dhe duhet t&#8217;i p\u00ebrkrahim t\u00eb bashkuar dhe sinqerisht k\u00ebta kandidat\u00eb sepse ne 6 sa ishim n\u00eb fillim, e ndam\u00eb mendjen dhe e pat\u00ebm vullnetin me u sfidue publikisht n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb dhe ambient t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr deg\u00ebn dhe p\u00ebr PDK.<br \/>\nE \u00e7moj lart\u00eb vullnetin e tyre sepse t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb jan\u00eb poashtu emra t\u00eb njohur n\u00eb deg\u00ebn ton\u0113 hezituan (plot\u00ebsisht me arsye) q\u00eb t&#8217;i hynin k\u00ebsaj gare. E them &#8220;me arsye&#8221; sepse rezultati i 6 kandidat\u00ebve tan\u00eb nga zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 ishte sa d\u00ebshprues, aq m\u00eb shum\u00eb fyes p\u00ebr kandidat\u00ebt dhe p\u00ebr deg\u00ebn ton\u00eb. Secili prej tyre mori mesatarisht hi\u00e7 me shum\u00eb se 30% t\u00eb numrit total t\u00eb votave t\u00eb deg\u00ebs (7850).<br \/>\nKu ik\u00ebn 70% t\u00eb votave tona?<br \/>\nShumica e struktur\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00ebsia e jon\u00eb u &#8220;shit\u00ebn&#8221;. E shit\u00ebn jasht\u00eb dhe e shit\u00ebn tep\u00ebr lir\u00eb kapitalin ton\u00eb politik duke d\u00ebshmuar hapur q\u00eb ne jemi vet\u00ebm me trup e me banim n\u00eb Gjilan po shpirtin e mendjen e kemi jasht\u00eb tij. E tha me plot\u00eb vend nj\u00ebra nga kandidatet tona t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 6 Tetorit &#8220;Un\u00eb thjesht\u00eb s&#8217;kam guxim t\u00eb kandidoj edhe nj\u00ebher\u00eb sepse u sfidova shum\u00eb me krejt\u00eb rrethin tim politik e familjar dhe me plot\u00eb shpenzime financiare por \u00e7far\u00eb fitova? U tradh\u00ebtova nda dega ime&#8221;. <\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb e simpatizant\u00eb t\u00eb PDK n\u00eb Gjilan,<br \/>\nT\u00eb nderuar aktivist\u00eb t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb deg\u00ebs ton\u00eb,<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryeyarit t\u00eb deg\u0113s s\u00eb PDK n\u0113 Gjilan, ju lus q\u00eb t&#8217;i kthehemi interesit ton\u00eb kapital e ai \u00ebsht\u00eb interesi i deg\u00ebs dhe i komun\u00ebs ton\u00eb. Mos lejoni q\u00eb me votat tona t\u00eb fuqizohen dhe t\u00eb ulen n\u00eb Kuvendin e RKS kandidat\u00ebt jasht\u00eb Gjilani e jasht\u00eb Anamorave.<br \/>\nJam plot\u00ebsisht i sigurt\u00eb q\u00eb me nj\u00eb kompakt\u00ebsi e &#8220;fanatiz\u00ebm&#8221; tonin politik si dhe me bashk\u00ebpunim t\u00eb mir\u00eb mes nesh, ne mund t\u00eb kemi p\u00ebrfaq\u00ebsimin ton\u00eb t\u00eb denj\u00eb n\u00eb Kuvendin e RKS.<br \/>\nAjo q\u00eb un\u00eb e mendoj dhe e propozoj konkretisht \u00ebsht\u00eb b\u00ebrja e aktivitetit masiv p\u00ebr ta ruajtur dhe rritur vot\u00ebn ton\u00eb dhe p\u00ebrcaktimi i sakt\u00eb i yni q\u00eb nj\u00eb vot\u00eb ti takoj\u00eb liderit t\u00eb list\u00ebs z. Enver Hoxhaj nd\u00ebrsa kat\u00ebr votat tjera t\u00eb vendosen me vullnet t\u00eb plot\u00eb te numrat e kandidat\u00ebve tan\u00eb Ilir Tahiri, Hevzi Xhelili, Sami Hoxha e Gani Neziri.<br \/>\nN\u00ebse (eventualisht) ndonj\u00ebrit nga votuesit tan\u00eb nuk &#8220;i flen\u00eb&#8221; mjaftuesh\u00ebm ndonj\u00ebri nga kandidat\u00ebt tan\u00eb, qiteni nj\u00eb vot\u00eb tuaj\u00ebn te kandidat\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Kamenic\u00eb e n\u00eb Viti sepse k\u00ebto dy komuna mund t\u00eb na japin shum\u00eb p\u00ebrkrahje neve poashtu.<br \/>\nHi\u00e7 s&#8217;kemi \u00e7ka me lyp\u00eb p\u00ebrtej rajonit ton\u00eb sepse edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje \u00e7far\u00eb jemi, i kemi dh\u00ebn\u00eb qendr\u00ebs rreth 15000 vota, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme me i d\u00ebrgue s\u00eb paku 4 deputet\u00eb n\u00eb Kuvendin e RKS.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm bashkimi, dashnia ndaj nj\u00ebri tjetrit, ndaj komun\u00ebs e rajonit ton\u00eb na shp\u00ebton.<br \/>\nT\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn tashm\u00eb e kemi provue disa her\u00eb dhe ishte edhe e dhimb\u00ebshme edhe fyese.<br \/>\nUrime p\u00ebr suksese bashk\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00cbRFUNDIMISHT DUHET T\u00cb JEMI UNIK\u00cb RRETH INTERESIT T\u00cb DEG\u00cbS E T\u00cb KOMUM\u00cbS TON\u00cb. E KUND\u00cbRTA TASHM\u00cb \u00cbSHT\u00cb E PROVUAR DHE \u00cbSHT\u00cb SA GODIT\u00cbSE, AQ M\u00cb SHUM\u00cb POSHT\u00cbRUESE P\u00cbR NE. T\u00eb nderuar an\u00ebtar dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb PDK n\u00eb Gjilan, T\u00eb nderuar qytetar\u00eb t\u00eb komun\u00ebs ton\u00eb, M\u00eb lejoni q\u00eb t&#8217;Ju fal\u00ebnderoj sinqerisht e p\u00ebrzem\u00ebrsisht p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":72341,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-72431","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72431","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72431"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72431\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72341"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72431"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72431"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72431"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}