{"id":72515,"date":"2021-01-20T12:40:12","date_gmt":"2021-01-20T12:40:12","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=72515"},"modified":"2021-01-20T12:40:12","modified_gmt":"2021-01-20T12:40:12","slug":"politikanet-enden-neper-gara-zgjedhore-e-kosova-po-zbrazet-te-rinjte-po-ikin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/politikanet-enden-neper-gara-zgjedhore-e-kosova-po-zbrazet-te-rinjte-po-ikin\/","title":{"rendered":"Politikan\u00ebt enden n\u00ebp\u00ebr gara zgjedhore e Kosova po zbrazet, t\u00eb rinjt\u00eb po ikin!"},"content":{"rendered":"<p>Kriza sh\u00ebndet\u00ebsore dhe ekonomike q\u00eb erdhi si pasoj\u00eb e pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit, rriti interesimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb dal jasht\u00eb shtetit p\u00ebr pun\u00eb e jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kjo situat\u00eb pandemike p\u00ebr dallim nga shtetet tjera rriti edhe p\u00ebrplasjet e politikan\u00ebve kosovar\u00eb dhe apetitet e tyre p\u00ebr pushtet e zgjedhje t\u00eb reja. Qytetar\u00ebt pan\u00eb rr\u00ebzimin e dy qeverive n\u00eb koh\u00ebn kur sh\u00ebndeti publik rrezikohej nga virusi. Kosova s\u00ebrish do t\u00eb mbaj\u00eb m\u00eb 14 shkurt zgjedhjet e radh\u00ebs parlamentare, e n\u00eb fushatat e tyre edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb partit\u00eb politike po flasin p\u00ebr zhvillimin ekonomik e social. Ndikimi i zgjedhjeve t\u00eb shpeshta n\u00eb ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs, edhe m\u00eb her\u00ebt sipas ekspert\u00ebve \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar negativ. Por kjo nuk ka ndryshuar politik\u00ebb\u00ebrjen kosovare. Por ndryshim s&#8217;ka pas as perspektiva e qytetar\u00ebve karshi shtetit t\u00eb tyre. Bile, n\u00eb vend nga vitit n\u00eb vit, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur nj\u00eb shtim i numrit t\u00eb t\u00eb rinjve q\u00eb po e braktisin Kosov\u00ebn, e q\u00eb shumica prej tyre po shkojn\u00eb me viza pune n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Bashkimit Evropian. P\u00ebr dallim prej ikjes masive q\u00eb ndodhi gjat\u00eb vitit 2014-2015, ku mbi 100.000 qytetar\u00eb ik\u00ebn ilegalisht nga Kosova drejt vendeve t\u00eb BE-s\u00eb, sot ky migrim po b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt duke shkuar me viza pune e ku shumica prej tyre ndalen n\u00eb Gjermani.<br \/>\nTeksa shteti hesht\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij fenomeni e politikan\u00ebt enden n\u00ebp\u00ebr gara zgjedhore p\u00ebr vota e pozita thuajse \u00e7do vit, me qindra fshatra anemban\u00eb qyteteve t\u00eb Kosov\u00ebs po braktisen nga djemt\u00eb dhe vajzat e reja, e numri i nx\u00ebn\u00ebsve po bie n\u00ebp\u00ebr shkolla. Statistikat e institucioneve arsimore lokale tregojn\u00eb r\u00ebnien e numri t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve nga viti n\u00eb vit. Politikan\u00ebt lokal e ata n\u00eb krye t\u00eb Qeveris\u00eb e Kuvendit e din\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Qytetar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi shprehen t\u00eb pak\u00ebnaqur me drejtimin aktual politik t\u00eb Kosov\u00ebs. Disa t\u00eb rinj t\u00eb pyetur nga Plus TV, thon\u00eb se edhe me gjendjen e pandemis\u00eb t\u00eb krijuar s\u00eb fundmi, nuk shohin m\u00eb perspektiv\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb do t\u00eb iknin nga k\u00ebtu po t\u00eb kishin mund\u00ebsi. Papun\u00ebsia e madhe vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb tej arsyeja kryesore q\u00eb po shtyn qytetar\u00ebt t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb vendin por edhe pagesat e ul\u00ebta n\u00eb tregun e pun\u00ebs.<br \/>\n&#8220;N\u00eb Kosov\u00eb u bo kriz\u00eb, s&#8217;ka as pun\u00eb e as paga t\u00eb mira, tash edhe virusi ma mir\u00eb me dal jasht\u00eb, atje ka ma shum\u00eb perspektiv\u00eb, do kisha ikur sepse k\u00ebtu ne vendin ton\u00eb pun\u00ebt jan\u00eb jo mir\u00eb&#8221;, tha nj\u00eb i ri L.B. Kurse, F. A, studente, tha se do t\u00eb largohej nga vendi pasi k\u00ebtu e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pun\u00ebsohet dhe sektori privat, si\u00e7 tha ajo nuk ofron pag\u00eb t\u00eb mjaftueshme e dinjitoze. &#8220;Paga ne vendet jasht\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb pagu qiran\u00eb, ushqimin, shpenzimet dhe p\u00ebr te bere qejfe, jete e deshiruar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb pun\u00ebs dhe jetes\u00ebs&#8221;, tha ajo. Nj\u00ebjt\u00eb mendon edhe L. A, i cili ka kryer studimet dhe thot\u00eb se arsyeja e ikjes jasht\u00eb \u00ebsht\u00eb se atje ka kushte dhe rend. &#8220;N\u00eb Evrop\u00eb si Zvicer e Gjermani, respektohet kontrata e pun\u00ebs, ka sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor, kushtet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr jetes\u00eb,&#8221; tha ai. Sipas nj\u00eb raporti mbi migrimin t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, thuhej se p\u00ebr periudh\u00ebn 2016-2018, Kosova ka humbur rreth 2 p\u00ebr qind t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb vendit. N\u00eb dekad\u00ebn e fundit, m\u00eb shum\u00eb se 220 mij\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb l\u00ebshuar vendin, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs. Numri m\u00eb i madh i qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb emigruar nga Kosova gjat\u00eb periudh\u00ebs 2010-2018, u sh\u00ebnua n\u00eb vitin 2015, kur nga Kosova u larguan mbi 75 mij\u00eb qytetar\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2018, mbi 28 mij\u00eb persona vendos\u00ebn t\u00eb ikin nga vendi, ikja nuk \u00ebsht\u00eb ndalur as n\u00eb vitet 2019 e 2020. Analist\u00ebt dhe Shoq\u00ebria Civile, e shohin si shqet\u00ebsuese numrin n\u00eb rritje t\u00eb t\u00eb rinjve p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar Kosov\u00ebn. Sipas tyre, kjo ka ardhur si pasoj\u00eb e zhvillimeve jo t\u00eb mira ekonomike, politike dhe sociale q\u00eb po e p\u00ebrcjellin Kosov\u00ebn, zgjedhjet e shpeshta t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, nd\u00ebrrimi i qeverive dhe qeverisja jo e mir\u00eb. Ata thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb koha e fundit kur shteti duhet t\u00eb marr\u00eb m\u00eb seriozisht trajtimit e k\u00ebtij fenomeni dhe t\u00eb ofroj zgjidhje e zhvillim p\u00ebr qytetar\u00ebt e vet\u00eb pasi sipas tyre jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dukuri me p\u00ebrmasa alarmuese. Sipas analistit Faton Mehmeti, fajtore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje jan\u00eb institucionet dhe klasa politike. &#8220;Politikan\u00ebve, ju duket absurde ikja, p\u00ebrderisa vet i kan\u00eb kushtet e jetes\u00ebs shum\u00eb t\u00eb mira. Ata nuk e shohin realitetin n\u00eb tok\u00eb, jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb realitet tjet\u00ebr, dhe kjo \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsi. Pik\u00ebrisht jan\u00eb k\u00ebta politikan\u00eb q\u00eb e kan\u00eb varf\u00ebruar popullin duke e zhvatur, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb milioner\u00eb, deri popullin e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit. Nuk ka paturp\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb t&#8217;u thuash t\u00eb rinjve &#8221; Nuk duhet t\u00eb ikin&#8221; por pse t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb rrijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr 200 euro n\u00eb muaj, me spitale t\u00eb shkat\u00ebrruar dhe sh\u00ebndet\u00ebsi t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, me arsim pa cil\u00ebsi dhe t\u00eb ardhme jo t\u00eb sigurt, pse duhet t\u00eb rri nj\u00eb i ri n&#8217;Kosov\u00eb, kur shteti nuk jep asgj\u00eb. T\u00eb rinjt\u00eb po pikin sepse perspektiva k\u00ebtu mungon, dhe me t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb rinia k\u00ebrkon nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb jasht\u00eb. N\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb kapur, ku e ardhmja \u00ebsht\u00eb e zymt\u00eb, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e kuptueshme q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb ikin. Ata q\u00eb deri sot kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet, jan\u00eb arsyeja pse sot kaq shum\u00eb qytetar\u00eb braktisin vendlindjen&#8221;, u shpreh Mehmeti. Ai mendon se zgjedhjet e shpeshta tregojn\u00eb munges\u00eb t\u00eb stabilitetit politik n\u00eb vend.<br \/>\nNd\u00ebrsa, Kristijan Ramaj, nga Qendra p\u00ebr Demokraci Lokale (QDL), mendon se shteti yn\u00eb nuk ofron perspektiv\u00eb e zhvillim profesional, p\u00ebr pjes\u00eb d\u00ebrmuese t\u00eb rinis\u00eb, p\u00ebrfshi k\u00ebtu t\u00eb kualifikuarit me shkollim universitar apo me shkoll\u00eb t\u00eb mesme.<br \/>\nI pyetur se a jan\u00eb fajtore institucionet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fenomen ai u shpreh, &#8220;kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje e mire, por edhe m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb ishte, pyetja se sa jan\u00eb fajtore institucionet, p\u00ebr ikjen e t\u00eb rinjve nga vendi. Sepse q\u00eb jan\u00eb \u00ebsht\u00eb fakt i njohur p\u00ebr \u00e7do t\u00eb ri n\u00eb vend. Kjo pasi q\u00eb shteti yn\u00eb momentalisht nuk ofron perspektiv, p\u00ebr pjes\u00eb d\u00ebrmuese t\u00eb rinis\u00eb, p\u00ebrfshi k\u00ebtu t\u00eb kualifikuar me shkollim universitar apo me shkoll\u00eb t\u00eb mesme. Faji kryesor\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb tek qasja e gabuar n\u00eb tregun e pun\u00ebs, ku po ju jepet shum\u00eb pak mund\u00ebsi q\u00eb ata t\u00eb tregojn\u00eb v\u00ebrtet potencialin q\u00eb kan\u00eb. Fare pak nga t\u00eb rinjt\u00eb e t\u00eb rejat, shohin t\u00eb ardhme t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb Kosov\u00eb, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr planet p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb familje, apo p\u00ebr t\u00eb arritur deri tek pavar\u00ebsia financiare, bazuar n\u00eb rrethanat q\u00eb rinia gjendet sot&#8221;, tha ai.<br \/>\nRreth asaj se shum\u00eb t\u00eb ri e t\u00eb reja trajnohen p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, dhe pastaj synojn\u00eb BE-n\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsim, Ramaj thot\u00eb se shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb pagat e ul\u00ebta<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kriza sh\u00ebndet\u00ebsore dhe ekonomike q\u00eb erdhi si pasoj\u00eb e pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit, rriti interesimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb dal jasht\u00eb shtetit p\u00ebr pun\u00eb e jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kjo situat\u00eb pandemike p\u00ebr dallim nga shtetet tjera rriti edhe p\u00ebrplasjet e politikan\u00ebve kosovar\u00eb dhe apetitet e tyre p\u00ebr pushtet e zgjedhje t\u00eb reja. Qytetar\u00ebt pan\u00eb rr\u00ebzimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":72516,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-72515","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72515","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72515"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72515\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72516"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72515"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72515"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72515"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}