{"id":72587,"date":"2021-01-21T16:47:21","date_gmt":"2021-01-21T16:47:21","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=72587"},"modified":"2021-01-21T16:47:21","modified_gmt":"2021-01-21T16:47:21","slug":"pesembdhjete-vjet-pa-presidentin-historik-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pesembdhjete-vjet-pa-presidentin-historik-te-kosoves\/","title":{"rendered":"Pes\u00ebmbdhjet\u00eb vjet pa Presidentin historik t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>IBRAHIM RUGOVA, UDH\u00cbRR\u00cbFYES P\u00cbR SECILIN BREZ E KOH\u00cb <\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb dymij\u00eb e sa vje\u00e7are t\u00eb Dardanis\u00eb Antike apo t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb sotshme,  kjo pjes\u00eb e Iliris\u00eb s\u00eb Mo\u00e7me, ka vet\u00ebm nj\u00eb President historik dhe ky \u00ebsht\u00eb Ibrahim Rugova.<br \/>\nPopulli i Kosov\u00eb ishte ai q\u00eb e p\u00ebrzgjodhi qysh m\u00eb 24 Maj 1992 si President, e rizgjodhi po m\u00eb 22 Mars 1998 dhe m\u00eb pas, n\u00eb Kosov\u00ebn e pas luft\u00ebs, Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ia besoi po k\u00ebt\u00eb post m\u00eb 4 mars 2002 dhe m\u00eb  3 dhjetor 2004.<br \/>\nBota demokratike n\u00eb krye me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, e pranoi dhe e njohu si President , edhe n\u00eb nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb rob\u00ebruar e, edhe n\u00eb nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb pavarur e demokratike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sot.<br \/>\n\u2026<\/p>\n<p>Ibrahim Rugova erdhi n\u00eb jet\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur ende zyrtarisht nuk ishte p\u00ebrmbyllur lufta e dyt\u00eb bot\u00ebrore, m\u00eb 2 dhjetor 1944.  Kosova e asaj kohe vuante si mos m\u00eb keq nga  masat e nd\u00ebrrmarra ushtarake t\u00eb Jugosllavis\u00eb avnojiste, e cila deri n\u00eb vitin 1966 e mbajti k\u00ebt\u00eb vend thuaja n\u00ebn adminisitrim ushtarak m masa tejet represive.<br \/>\nNj\u00eb frymim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, jo vet\u00ebm Ibrahim Rugova, po edhe populli t\u00eb cilit i p\u00ebrkiste, e g\u00ebzoi nga viti 1968 e deri n\u00eb Pranver\u00ebn e vitit 1981, koh\u00eb kjo kur Rugova dhe jo vet\u00ebm Ai, arriti t\u00eb shkollohej dhe zhvillohej si personalitet intelektual fal\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe pun\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb palodhur n\u00eb nx\u00ebnien e dij\u00ebs, ku u promovua si njeri publik p\u00ebrmes gazet\u00ebs studentore \u201cBota e re\u201d, revist\u00ebs DITURIA   si dhe gazet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb koh\u00ebs, RLINDJA e n\u00eb ve\u00e7anti, nga Instituti Albanologjik i Kosov\u00ebs dhe Redaksia e botimeve \u201cRILINDJA\u201d, ku dha kontributin e tij tejet t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm me shkrimin dhe botimin e librave t\u00eb ndrysh\u00ebm jo vet\u00ebm si autor po edhe redaktues e vler\u00ebsues i tyre.<br \/>\nB\u00ebri em\u00ebr si studiues e kritik letrar dhe me pun\u00ebn e tij intelektuale n\u00eb fush\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb u cil\u00ebsua edhe si prij\u00ebs i nj\u00eb eliteje t\u00eb re intelektuale n\u00eb Kosov\u00ebn e viteve shtat\u00ebdhjeta t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar.<br \/>\nGjat\u00eb viteve t\u00eb tet\u00ebdhjeta t\u00eb shekullit nj\u00ebzet, p\u00ebrmes VEPR\u00cbS S\u00cb BOGDANIT dhe REFUZIMIT ESTETIK, paralajm\u00ebroi nj\u00eb kurs t\u00eb ri angazhimi n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij , q\u00eb kulmoi me themelimin dhe zgjedhjen e tij kryetar i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, l\u00ebvizjes m\u00eb t\u00eb madhe  q\u00eb kishin ndonj\u00ebher\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebto treva t\u00eb Ballkanit.<br \/>\nIshin vitet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat po kalonte Kosova q\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb Rankoviqit m\u00eb 1966, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u shtuan vrasjet, burgosjet e represaliet e p\u00ebrditshme ndaj shqiptar\u00ebve.<br \/>\nIbrahim Rugova, pandalsh\u00ebm e parreshtur, me urtin\u00eb, dijen e angazhimin e tij intelektual e atdhetar po b\u00ebhej nj\u00eb z\u00eb i \u00e7ilt\u00ebr dhe i artikulluar i k\u00ebrkesave t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, fillimisht nga pozita e shkrimtarit, e intelektualit e m\u00eb pas, nga viti 1989 e deri n\u00eb frym\u00ebn e Tij t\u00eb fundit,  edhe  prij\u00ebs i k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje paq\u00ebsore, me demokraci kund\u00ebr dhun\u00ebs, e cla u unifikua  fuqish\u00ebm n\u00eb Vizionin  p\u00ebr liri, pavar\u00ebsi e demokraci, q\u00eb tashm\u00eb njihet si vizion rugovian q\u00eb Kosov\u00ebn e solli k\u00ebtu ku e kemi sot.<br \/>\n\u2026<br \/>\nRugova shum\u00eb shpejt u shnd\u00ebrrua n\u00eb prij\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs dhe viseve tjera shqiptare n\u00eb ish hap\u00ebsir\u00ebn e asaj krijese q\u00eb quhej Jugosllavi e q\u00eb fatmir\u00ebsisht nuk ekziston m\u00eb. Si asnj\u00eb personalitet tjet\u00ebr, i veshur me titullin e nj\u00eb Presidenti t\u00eb zgjedhur, Rugova nj\u00ebjt\u00ebsoi fatin e tij, me fatin e popullit  q\u00eb i p\u00ebrkiste, qoft\u00eb para luft\u00ebs, gjat\u00eb saj, po edhe pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nMe nj\u00eb urt\u00ebsi t\u00eb pashembullt intelektuale e politike,  q\u00eb deri at\u00eb koh\u00eb nuk e kish par\u00eb bota n\u00eb gadishullin e Ballkanit, Ai u angazhua  q\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb politike t\u00eb padhunshme,  ta nxirrte nga kthetrat serbe popullin e tij, dhe ta kthente atj ku edhe e kishte vendin, n\u00eb Familjen e vendeve euro \u2013 atlantike.<br \/>\nAi e tha q\u00eb n\u00eb fillim, \u201csht\u00ebpia nuk mbahet pa miq\u201d. Dhe i b\u00ebri p\u00ebr vete e p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs, miqt\u00eb e hersh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve, si\u00e7 ishin amerikan\u00ebt e gjerman\u00ebt por, i p\u00ebrvet\u00ebsoi edhe anglez\u00ebt, italian\u00ebt e francez\u00ebt. Madje edhe disa nga shtetet p\u00ebr rreth, si\u00e7 ishte Maqedonia e Greqia, e t\u00eb mos flasim k\u00ebtu p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn I rivum\u00eb raportet dhe lidhjet tona t\u00eb gjakut si pjes\u00eb e nj\u00eb kombi.<br \/>\nKjo politik\u00eb e urt\u00eb e paq\u00ebsore, p\u00ebrmes nj\u00eb l\u00ebvizjeje demokratike, e njohur tashm\u00eb si pjes\u00eb edhe e filozofis\u00eb politike rugoviane, jo vet\u00ebm q\u00eb u p\u00ebrkrah e mori mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare por edhe e trasoi rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ardhur deri te \u00e7lirimi p\u00ebrfundimtar i Kosov\u00ebs dhe krijimit t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb ri n\u00eb Evrop\u00eb e bot\u00eb, q\u00eb sot njihet nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht nga m\u00eb se nj\u00ebqind e m\u00eb tep\u00ebr vende.<br \/>\n\u2026<br \/>\nN\u00eb planin e mbrendsh\u00ebm, Rugova u tregua unifikues dhe tolerues e njeri I kompromiseve n\u00eb t\u00eb mire t\u00eb vendit.<br \/>\nN\u00eb kulmin e p\u00ebrplasjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb brendshme q\u00eb i pat\u00ebm gjat\u00eb viteve 1997 -1998, Ai, duke e parafrazuar nj\u00eb urti popullore, tha, \u201cSht\u00ebpia duhet mbajtur edhe me mashkuj t\u00eb k\u00ebqinj\u201d,  dhe i q\u00ebndroi besnik k\u00ebsaj.<br \/>\nAi q\u00eb diti dhe mundi t\u2019i t\u00ebrheq n\u00eb vizionin e tij edhe ata q\u00eb ishin zhytur deri n\u00eb fyt gjat\u00eb sistemit komunist. Po,  b\u00ebri p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e k\u00ebtij vendi, i afroi dhe i zbuti edhe rival\u00ebt e p\u00ebrbetuar t\u00eb tij nga radh\u00ebt tona, madje duke bashk\u00ebpunuar me ta, po p\u00ebr t\u2019mir\u00ebn dhe zhvillimin e k\u00ebtij vendi.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb nga mbledhjet e K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjitsh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb s\u00eb cil\u00ebs i printe, me 8 e 9 shtator 1999, ai u tha bashk\u00ebpartiak\u00ebve: \u201ckshyrni, gjene nj\u00eb gjuh\u00eb afrie edhe me ata luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt zbrit\u00ebn nga malet, sepse ata, ashtu si mund\u00ebn e dit\u00ebn, me nga nj\u00eb pushk\u00eb me toj\u00eb a pa toj\u00eb, ndejt\u00ebn n\u00eb mal dhe n\u00eb Kosov\u00eb, derisa disa prej nesh rrinin n\u00eb shtrat me grat\u00eb. Aty ku nuk mund t\u00eb merreni vesh, grahni pun\u00ebs, p\u00ebrgatituni p\u00ebr zgjedhje, se zgjedhjet po vijn\u00eb dhe ne nuk mund t\u2019i plot\u00ebsojm\u00eb apetitet e Serbis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb civile n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<br \/>\n\u2026<br \/>\nK\u00ebshtu edhe ndodhi. N\u00eb zgjedhjet e para t\u00eb lira t\u00eb pasluft\u00ebs, LDK-ja fitoi 19 komuna t\u00eb Kosov\u00ebs bashk\u00eb me shtat\u00eb qendrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb saj, po edhe n\u00eb tri pal\u00eb zgjedhje t\u00eb tjera, af\u00ebrsisht  e ruajti k\u00ebt\u00eb rezultat , sepse populli I besonte dhe n\u00eb emrin e vepr\u00ebn e tij kish lidh\u00eb dhe fatin e tij.<br \/>\nAi madje, n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb zgjedhore dhe pik\u00ebrsht n\u00eb Gjilan, m\u00eb 20 tetor 2002, b\u00ebri thirrje q\u00eb krejt votat mos t\u2019ia qesn LDK-s\u00eb, por t\u00eb l\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebr partit\u00eb tjera.<br \/>\nKjo zem\u00ebrgjer\u00ebsi e Tij jo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur m\u00eb por nga lider\u00eb t\u00eb rinj po kthehet n\u00eb gllab\u00ebri votash, \u201c o krejt, o prap\u00eb n\u00eb zgjedhje\u201d.<br \/>\n\u2026<br \/>\nN\u00eb raport me fqinj\u00ebt dhe me shtet europiane, Rugova ishte p\u00ebrher\u00eb i matur dhe i kujdessh\u00ebm, pa l\u00ebshuar asnj\u00ebher\u00eb pe ndaj k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi, sepse , po sipas Tij, \u201c kjo \u00ebsht\u00eb zgjidhja m\u00eb e mire p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Baallkanit dhe p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb europiane\u201d.<br \/>\n Ai insistonte p\u00ebr kufij t\u00eb hapur, t\u00eb respektuar dhe l\u00ebvizje t\u00eb lira duke k\u00ebrkuar vazhdimisht angazhim n\u00eb p\u00ebrmbushjen e oblgimeve shtet\u00ebrore drejt integrimeve europiane. Sepse Rugova , bashkimin e natyrsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve e shihte pi\u00ebkrisht p\u00ebrmes k\u00ebtyre integrimeve dhe e thoshte hapur: \u201cIntegrmet shqiptare, krahas integrimeve europiane\u201d.<br \/>\nKjo formul\u00eb rugoviane p\u00ebr integrime, sot e gjith\u00eb, \u00ebsht\u00eb  dhe mbetet formula e vetme e bashkimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqptar\u00ebve, fal\u00eb natyr\u00ebs dhe gjeografis\u00eb s\u00eb saj, s\u00eb cil\u00ebs do duhej qasur pa m\u00eb shum\u00eb vonesa.<br \/>\n\u2026<br \/>\nPresidenti Rugova mjerisht nuk e priti aktin e rishpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe njohjen e saj nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por e solli at\u00eb.<br \/>\nDeshi apo s\u2019deshi dkush, Ai njihet dhe \u00ebsht\u00eb BABA i k\u00ebtij shteti, t\u00eb till\u00eb \u00e7far\u00eb e kemi.<br \/>\nPopulli e deshi dhe e pranoi q\u00eb nga fillimi jo vet\u00ebm si prij\u00ebs, president por edhe si nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes t\u00eb vetin p\u00ebr secil\u00ebn koh\u00eb. Fatmir\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb po e b\u00ebjn\u00eb edhe ata q\u00eb e kritikuan dikur apo dhe e etiketuan me fjal\u00eb e fyerje nga m\u00eb t\u00eb ultat , derisa dhe tentuan ta vrasin, por,  \u201cZoti , si thoshte n\u00eb raste t\u00eb tilla, m\u00eb shp\u00ebtoi edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb\u201d.<br \/>\nRugova ishte n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb m\u00eb popullin po dhe me Zotin e Tij. Po, edhe populli ishte dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb me t\u00eb, madje p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, q\u00eb kur nd\u00ebrroi jet\u00eb e vend dhe sot pushon qet\u00ebsisht n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e paqta dardane.<\/p>\n<p>\u2026<br \/>\nPos munges\u00ebs s\u00eb Tij fizike, trash\u00ebgimia e tij ntelektuale dhe atdhetare, vizioni p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb re, t\u00eb zhvilluar dhe t\u00eb integruar n\u00eb NATO, n\u00eb BE dhe n\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrjetshme me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebr neve dhe brezat q\u00eb vijn\u00eb, jan\u00eb pjes\u00eb dhe thesari m\u00eb i \u00e7muar q\u00eb Ai e la, bashk\u00eb dhe me trash\u00ebgimin\u00eb politike e cila e ka vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr dhe i takon vet\u00ebm nj\u00eb embleme, Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb si\u00e7 thoshte,  \u201c \u00ebsht\u00eb Lidhje e bes\u00ebs dhe shpres\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn \u201c.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb le ta din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, edhe ata q\u00eb kan\u00eb venbdosur t\u00eb rrijn\u00eb  e ta mbajn\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi, duke e zhvilluar sipas trendeve t\u00eb koh\u00ebs dhe hapave t\u00eb Tij, e edhe kushdo q\u00eb del prej saj e provon t\u2019i  marr me vete k\u00ebto thesare apo edhe t\u2019I p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb. E kan\u00eb t\u00eb pamundur \u2013 meq\u00eb peshojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe nuk mund t\u00eb barten gjetk\u00eb.<br \/>\nKjo trash\u00ebgimi rugoviane \u00ebsht\u00eb themeli i k\u00ebsaj Kosove, t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb veshur me mure dhe i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb kulm, gjith\u00eb ata bij e bija q\u00eb u flijuan dhe soll\u00ebn lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Zheg\u00ebr\/ Gjilan, 21 Janar 2021<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>IBRAHIM RUGOVA, UDH\u00cbRR\u00cbFYES P\u00cbR SECILIN BREZ E KOH\u00cb N\u00eb historin\u00eb dymij\u00eb e sa vje\u00e7are t\u00eb Dardanis\u00eb Antike apo t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb sotshme, kjo pjes\u00eb e Iliris\u00eb s\u00eb Mo\u00e7me, ka vet\u00ebm nj\u00eb President historik dhe ky \u00ebsht\u00eb Ibrahim Rugova. Populli i Kosov\u00eb ishte ai q\u00eb e p\u00ebrzgjodhi qysh m\u00eb 24 Maj 1992 si President, e rizgjodhi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":72588,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-72587","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72587","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72587"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72587\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72588"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72587"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72587"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72587"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}