{"id":72632,"date":"2021-01-22T13:25:51","date_gmt":"2021-01-22T13:25:51","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=72632"},"modified":"2021-01-22T13:25:51","modified_gmt":"2021-01-22T13:25:51","slug":"maloku-mbeshtetni-sistemin-prokurorial-qe-te-funksionoje-si-i-pavarur-profesional-transparent-efikas-efektiv-dhe-llogaridhenes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/maloku-mbeshtetni-sistemin-prokurorial-qe-te-funksionoje-si-i-pavarur-profesional-transparent-efikas-efektiv-dhe-llogaridhenes\/","title":{"rendered":"Maloku: Mb\u00ebshtetni sistemin prokurorial q\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb si i pavarur, profesional, transparent, efikas, efektiv dhe llogaridh\u00ebn\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Mb\u00ebshtetni sistemin prokurorial q\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb si i pavarur, profesional, transparent, efikas, efektiv dhe llogaridh\u00ebn\u00ebs.\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kryesuesi i K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs, Jetish Maloku, n\u00eb Konferenc\u00ebn Vjetore t\u00eb Prokuror\u00ebve.<br \/>\nFjalimi i Kryesuesit t\u00eb K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs, Jetish Maloku, me rastin e mbajtjes s\u00eb Konferenc\u00ebs Vjetore t\u00eb Prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>I nderuar Kryeprokuror i Shtetit,<\/p>\n<p>E nderuara U.D., Presidente e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit dhe t\u00eb gjith\u00eb ju q\u00eb jeni pjes\u00eb e sistemit prokurorial,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar ambasador\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ambasadave t\u00eb ndryshme, q\u00eb veproni n\u00eb Kosov\u00eb,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar mysafir, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve t\u00eb siguris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb,<\/p>\n<p>Te nderuar media dhe shoq\u00ebri civile,<\/p>\n<p>_________________________<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua q\u00eb si kryesues i ri i K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb ju drejtohem me rastin e Konferenc\u00ebs Vjetore t\u00eb Prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>_________________________<\/p>\n<p>Nuk ka shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb jam zgjedhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb, por ka shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb jam pjes\u00eb e udh\u00ebheqjes n\u00eb sistemin prokurorial. Nga kjo perspektiv\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fillim i ri, por edhe p\u00ebr ju do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fillim i ri sepse pas shum\u00eb t\u00eb arriturave q\u00eb kishim s\u00eb bashku n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, do t\u00eb ndeshemi \u00e7do dit\u00eb me sfida e pun\u00eb t\u00eb shumta t\u00eb cilat presin vendimin ton\u00eb.<\/p>\n<p>__________________<\/p>\n<p>Sot ne duhet t\u00eb ndihemi krenar p\u00ebr t\u00eb arriturat e p\u00ebrbashk\u00ebta, por dua t\u00eb ju them se do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb avancimin e sistemit prokurorial p\u00ebrmes aplikimit t\u00eb standardeve m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p>Ne s\u00eb bashku do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb ngrisim nivelin e llogaridh\u00ebnies, efikasitetit, cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs n\u00eb zgjidhjen e rasteve. Ky synim do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur t\u00eb kemi nj\u00eb sistem prokurorial me integritet, transparent dhe q\u00eb g\u00ebzon besimin e publikut.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Prokurorial dhe Prokurori i Shtetit vazhdimisht kishte si objektiv\u00eb q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr pun\u00eb, num\u00ebr t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb prokuror\u00ebve dhe stafit administrativ si dhe infrastruktur\u00eb e pajisje moderne, andaj sot dua ta siguroj \u00e7do t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb sistemin prokurorial se t\u00eb gjith\u00eb ne s\u00eb bashku do ta arrijm\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku me t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb e K\u00ebshillit, me Sekretariatin, me Nj\u00ebsitin e Performanc\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt ton\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e vendor q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb objektivat e planifikuara.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb avancojm\u00eb sistemin e planifikimit duke punuar s\u00eb bashku, do t\u00eb rrisim buxhetin p\u00ebrmes nj\u00eb bashk\u00ebpunimi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb me Qeverin\u00eb dhe Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs si dhe do ta shpenzojm\u00eb buxhetin efektivisht dhe p\u00ebr nevoja t\u00eb cilat i ka sistemi prokurorial.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb rekrutojm\u00eb numrin e planifikuar t\u00eb prokuror\u00ebve dhe personelit administrativ dhe do t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku me Akademin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb t\u00eb trajnojm\u00eb e specializojm\u00eb prokuror\u00ebt bazuar n\u00eb nevojat e tyre p\u00ebr ngritje profesionale e etike. Me k\u00ebt\u00eb rast dua t\u00eb fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn k\u00ebto zhvillime nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Para disa dit\u00ebsh K\u00ebshilli Prokurorial \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj dhe aktualisht jemi n\u00eb proces t\u00eb konsolidimit t\u00eb komisioneve t\u00eb p\u00ebrhershme dhe p\u00ebrcaktimit t\u00eb planeve konkrete t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Ju siguroj se pjes\u00eb e k\u00ebtyre planeve do t\u00eb jen\u00eb forcimi i vazhduesh\u00ebm i integritetit t\u00eb sistemit prokurorial p\u00ebrmes nj\u00eb sistemi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb rekrutimit t\u00eb prokuror\u00ebve bazuar n\u00eb m\u00ebrit\u00eb, vler\u00ebsimit t\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve, vendimmarrjes proaktive e cila siguron llogaridh\u00ebnie dhe pun\u00eb transparente t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb ligj dhe n\u00eb standarde nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pa dyshim se n\u00eb fokus do t\u00eb jet\u00eb edhe trajtimi i rasteve disiplinore dhe ju siguroj q\u00eb \u00e7far\u00ebdo sjellje jo korrekte dhe e qortueshme do t\u00eb trajtohet seriozisht, shkel\u00ebsit do t\u00eb nd\u00ebshkohen pa kursyer dhe nuk do t\u00eb lejojm\u00eb t\u00eb zbehet besimi i publikut, por do t\u00eb ruhet imazhi i sistemit prokurorial.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb prioriteteve t\u00eb K\u00ebshillit do t\u00eb jet\u00eb edhe avancimi i statusit t\u00eb prokuror\u00ebve dhe personelit administrativ, nd\u00ebrsa do t\u00eb promovohet m\u00eb tutje dhe aplikohet pa kushte sistemi elektronik i menaxhimit t\u00eb rasteve si digjitalizimi i proceseve t\u00eb pun\u00ebs kudo n\u00eb sistemin prokurorial.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrcjellim rrjedhat n\u00eb sistemin prokurorial,<\/p>\n<p>Dua t\u00eb theksoj se \u00e7mojm\u00eb lart\u00eb dhe llogarisim n\u00eb mb\u00ebshtetjen e partner\u00ebve ton\u00eb nga, Ambasada Amerikane, Zyra e Bashkimit Evropian, Ambasada e Mbret\u00ebris\u00eb Norvegjeze, Ambasada e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar, Ambasada e Zvicr\u00ebs, Ambasada e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Holand\u00ebs, Ambasada Gjermane, Ambasada e Italis\u00eb, UNDP, GIZ, IRZ, OSBE, K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs etj.<\/p>\n<p>Miq t\u00eb dashur,<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe prokurorial n\u00eb ve\u00e7anti kan\u00eb kaluar n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme reformash, t\u00eb cilat planifikohen edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb si kjo, ne duhet ti kujtojm\u00eb ato zhvillime reformuese, por edhe duhet t\u00eb punojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb pozit\u00ebn ton\u00eb, por gjithashtu duhet q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb m\u00eb tep\u00ebr dhe p\u00ebr qytetar\u00ebt e vendit ton\u00eb, pa dallim dhe t\u2019u ofrojm\u00eb atyre drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb prokuror\u00eb,<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb kemi besimin e publikut n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb, ne duhet t\u00eb punojm\u00eb pa u ndaluar dhe t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb ambient ku ka \u00e7asje m\u00eb t\u00eb leht\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Andaj dua t\u00eb p\u00ebrmend shkurtimisht se disa nga prioritetet e K\u00ebshillit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb jen\u00eb:<\/p>\n<p>Avancimi i sistemit t\u00eb administrimit t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve, p\u00ebrfshir\u00eb fuqizimin e korniz\u00ebs ligjore dhe struktur\u00ebs organizative p\u00ebrkat\u00ebse.<br \/>\nForcimi i integritetit t\u00eb sistemit prokurorial (prokuror\u00ebve dhe stafit).<br \/>\nNgritja e nivelit t\u00eb llogaridh\u00ebnies dhe kontrolli permanent i pun\u00ebs.<br \/>\nAvancimi i sistemit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve.<br \/>\nNgritja e nivelit t\u00eb transparenc\u00ebs.<br \/>\nAvancimi i kritereve p\u00ebr rekrutim mbi baz\u00eb t\u00eb meritave.<br \/>\nZhvillimi i m\u00ebtejm\u00eb i sistemit t\u00eb ngritjes n\u00eb karrier\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrmir\u00ebsimi i vazhduesh\u00ebm i planifikimit, buxhetit dhe kushteve p\u00ebr pun\u00eb.<br \/>\nNgritja profesionale e prokuror\u00ebve dhe stafit administrativ.<br \/>\nBashk\u00ebpunimi dhe koordinimi me partner vendor dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht ju th\u00ebrras t\u00eb mb\u00ebshtetni sistemin prokurorial q\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb si i pavarur, profesional, transparent, efikas, efektiv dhe llogaridh\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar lart\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj konference, i fal\u00ebnderoj t\u00eb gjitha ata q\u00eb punuan rreth organizim t\u00eb saj dhe ju d\u00ebshiroj suksese.<\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mb\u00ebshtetni sistemin prokurorial q\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb si i pavarur, profesional, transparent, efikas, efektiv dhe llogaridh\u00ebn\u00ebs.\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kryesuesi i K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs, Jetish Maloku, n\u00eb Konferenc\u00ebn Vjetore t\u00eb Prokuror\u00ebve. Fjalimi i Kryesuesit t\u00eb K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs, Jetish Maloku, me rastin e mbajtjes s\u00eb Konferenc\u00ebs Vjetore t\u00eb Prokuror\u00ebve. I nderuar Kryeprokuror i Shtetit, E [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":72407,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-72632","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72632","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72632"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72632\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72632"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72632"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72632"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}