{"id":72750,"date":"2021-01-24T17:03:39","date_gmt":"2021-01-24T17:03:39","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=72750"},"modified":"2021-01-24T17:03:39","modified_gmt":"2021-01-24T17:03:39","slug":"ankesat-e-partive-politike-nuk-e-shtyjne-daten-e-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ankesat-e-partive-politike-nuk-e-shtyjne-daten-e-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"Ankesat e partive politike nuk e shtyjn\u00eb dat\u00ebn e zgjedhjeve"},"content":{"rendered":"<p>Deri t\u00eb mart\u00ebn do t\u00eb duhet t\u00eb marrin epilog ankesat e subjekteve politike dhe kandidat\u00ebve q\u00eb jan\u00eb ankuar n\u00eb Panelin Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).<\/p>\n<p>N\u00ebnt\u00eb apele nga subjekte politike e kandidat\u00eb, u dor\u00ebzuan m\u00eb 23 janar, pas moscertifikimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor n\u00eb mbledhjen e 22 janarit, p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 14 shkurtit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPZAP-ja n\u00eb afat prej 72 or\u00ebve prej momentit t\u00eb pranimit t\u00eb k\u00ebtyre apeleve ka p\u00ebr obligim dhe do t\u2019i shqyrtoj\u00eb dhe vendos p\u00ebr to\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, kryesuesi i sekretariatit t\u00eb PZAP-s\u00eb, Mul Desku.<\/p>\n<p>Por, ky insititucion i pavarur, mund t\u00eb vendos\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt n\u00eb apelet q\u00eb jan\u00eb dor\u00ebzuar brenda afatit ligjor.<\/p>\n<p>\u201cPZAP-ja do t\u00eb angazhohet me gjith\u00eb kapacitetin p\u00ebr t\u2019i kryer sa m\u00eb shpejt q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur edhe para skadimit t\u00eb afatit prej 72 or\u00ebve. Vendimet mund t\u00eb merren n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb apo edhe n\u00eb dit\u00eb t\u00eb ndryshme para skadimit t\u00eb afatit prej 72 or\u00ebve\u201d, sqaroi Desku.<\/p>\n<p>Si merren vendimet n\u00eb PZAP?<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb ligjin n\u00eb fuqi, PZAP-ja p\u00ebrb\u00ebhet nga dhjet\u00eb an\u00ebtar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb kryesuesin, i cili vjen nga radha e gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme t\u00eb Kosov\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga radha e gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit dhe Gjykatave Themelore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>PZAP-ja mund t\u00eb mblidhet n\u00eb seanca t\u00eb ndara me nga s\u00eb paku tre an\u00ebtar\u00eb, por p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, kryesuesi i PZAP-s\u00eb mund t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb panel q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga n\u00ebnt\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij institucioni. Aty, vendimet merren me shumic\u00eb votash.<\/p>\n<p>N\u00eb ligj \u00ebsht\u00eb e specifikuar qart\u00eb se vendimet e PZAP-s\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr KQZ-n\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht, kryesues i PZAP-s\u00eb \u00ebsht\u00eb Shukri Sylejmani.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb vendimesh mund t\u00eb priten?<\/p>\n<p>Albert Krasniqi nga organizata \u2018Demokraci Plus\u2019, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, se \u00ebsht\u00eb hipotetike t\u00eb dihet sakt\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb ky institucion i pavarur, por ai pret q\u00eb do t\u00eb aprovohen pjes\u00ebrisht ankesat e subjekteve dhe kandidat\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cPZAP, mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga KQZ-ja q\u00eb t\u2019i certifikoj\u00eb k\u00ebto subjekte politike, pasi nuk mund t\u2019i mohohet kandidimi t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk kan\u00eb probleme me ligjin, pra atyre q\u00eb nuk kan\u00eb d\u00ebnime n\u00eb 3 vjet\u00ebt e fundit vet\u00ebm p\u00ebr shkak se kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb list\u00eb kan\u00eb pasur d\u00ebnime t\u00eb tilla. Kjo do t\u00eb ishte e padrejt\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ndodhte\u201d, tha Krasniqi.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se subjeket politike e kan\u00eb kaluar afatin kohor q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndryshime ose z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsime n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve, prandaj pret q\u00eb listat e subjekteve q\u00eb jan\u00eb ankuar, mund t\u00eb mbesin me m\u00eb pak kandidat\u00eb, n\u00ebse PZAP-ja merr vendim p\u00ebr aprovim t\u00eb pjes\u00ebrish\u00ebm t\u00eb ankes\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cPartit\u00eb e kan\u00eb refuzuar t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndryshime n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve. Por, tani ato mund t\u00eb mbesin me m\u00eb pak se 110 kandidat\u00eb. Sidoqoft\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb fare penges\u00eb. Jo domosdoshm\u00ebrisht, partit\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb numrin e plot\u00eb t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb lejuar. Por tash varet nga vendimi i PZAP-s\u00eb, pasi partit\u00eb realisht po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb kthejn\u00eb procesin n\u00eb fillim\u201d, shtoi Krasniqi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, KQZ nuk kishte certifikuar kandidat\u00ebt e List\u00ebs Serbe p\u00ebr zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr kryetar komune, n\u00eb kat\u00ebr komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri, por PZAP-ja e kishte aprovuar k\u00ebrkes\u00ebn e List\u00ebs Serbe dhe KQZ-ja ishte detyruar q\u00eb ta zbatoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb instancat tjera p\u00ebr apelim?<\/p>\n<p>M\u00eb s\u00eb largu deri m\u00eb 26 janar, subjektet politike do t\u00eb pranojn\u00eb me shkrim vendimet p\u00ebr apelet e tyre nga PZAP-ja. N\u00ebse jan\u00eb t\u00eb paknaqur, ekziston edhe shkalla e fundit p\u00ebr ankes\u00eb, Gjykata Supreme.<\/p>\n<p>\u201cGjykata Supreme duhet q\u00eb m\u00eb s\u00eb largu deri m\u00eb 30 janar t\u00eb kthej\u00eb p\u00ebrgjigjje n\u00eb apelet e partive politike. Me k\u00ebto vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme, hapet rrug\u00eb p\u00ebr vazhdimin e procesit zgjedhor, ku organizohet hedhja e shortit p\u00ebr renditje n\u00eb fletvotim\u201d, sqaron Krasniqi.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se subjektet politike ose kandidat\u00ebt jan\u00eb t\u00eb paknaqur edhe me vendimin e Gjykat\u00ebs Supreme, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb parashtrojn\u00eb ankes\u00eb edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, por kjo nuk ka efekt n\u00eb shtyrjen ose mosmbajten e zgjedhjeve, n\u00eb afatin e caktuar kohor.<\/p>\n<p>Albert Krasniqi nga \u2018Demokraci Plus\u201d, i referohet shembullit nga zgjedhjet e fundit.<\/p>\n<p>\u201cKemi pas nj\u00eb ankes\u00eb n\u00eb Kushtetuese nga Nisma Socialdemokrate p\u00ebr mospranimin e votave me post\u00eb q\u00eb kishin arritur pas afatit ligjor, por rezultati ishte certifikuar dhe nuk ka pasur ndonj\u00eb penges\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Polarizime t\u00eb skajshme<\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb rastin e deputetit Etem Arifi ka nxitur interpretime t\u00eb ndryshme nga subjeket politike, n\u00eb krye me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, q\u00eb insisiton se kandidat\u00ebt e saj nuk mund t\u00eb jen\u00eb subjekt i k\u00ebtij vendimi, pasi ata jan\u00eb d\u00ebnuar me burgim me kusht.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 janar 2018, deputet\u00ebt e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi jan\u00eb d\u00ebnuar me kusht p\u00ebr hedhjen e gazit lotsjell\u00ebs n\u00eb ambientet e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Lideri i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti, m\u00eb 20 janar tha se ai do t\u00eb jet\u00eb &#8220;bart\u00ebs liste&#8221;, pasi q\u00eb K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs, i kishte d\u00ebrguar KQZ-s\u00eb, list\u00ebn prej 47 kandidat\u00ebsh, bashk\u00eb me emrin e tij, t\u00eb cil\u00ebt sipas k\u00ebtij institucioni nuk mund t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e gar\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>&#8220;Un\u00eb jam bart\u00ebs liste, i cili i respekton dhe i p\u00ebrfill me p\u00ebrpik\u00ebri Kushtetut\u00ebn dhe ligjet, t\u00eb cil\u00ebt mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat e t\u00eb gjith\u00eb neve dhe secilit prej nesh&#8221;, pati deklaruar Kurti.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 janar, n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb tensionuar, KQZ-ja me shumic\u00eb votash, nuk certifikoi listat zgjedhore t\u00eb subjekteve politike: Vet\u00ebvendosje, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, pasi k\u00ebto parti nuk i kishin z\u00ebvend\u00ebsuar kandidat\u00ebt p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs kishte th\u00ebn\u00eb se nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje Ligjin p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00eb 23 janar, ushtruesja e detyr\u00ebs s\u00eb presidentit Vjosa Osmani, e cila \u00ebsht\u00eb kandidate p\u00ebr deputete n\u00eb list\u00ebn e VV-s\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb adresimin n\u00eb rrjetin social Facebook, i ka cil\u00ebsuar t\u00eb pashembullta, t\u00eb pahijshme dhe t\u00eb papranueshme, vendimet e KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rast se ballafaqohemi s\u00ebrish me situata t\u00eb tilla sikur ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ-n\u00eb si institucion i pavarur p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara agjenda partiake si dhe forum ku ushtrohet presion mbi sh\u00ebrbyesit civil\u00eb do t\u00eb detyrohem t\u00eb nd\u00ebrmarr t\u00eb gjitha masat p\u00ebr mbrojtjen e integritetit t\u00eb KQZ-s\u00eb dhe k\u00ebtij procesi zgjedhor, ashtu si\u00e7 e parasheh ligji p\u00ebr zgjedhjet dhe ashtu si\u00e7 m\u00eb detyron kushtetuta e vendit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb mes tjerash ajo.<\/p>\n<p>Osmani iu referua takimit t\u00eb 22 janarit, t\u00eb KQZ-s\u00eb, ku Zyra p\u00ebr Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim i rekomandoi KQZ-s\u00eb q\u00eb t&#8217;i certifikoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb listave zgjedhore t\u00eb subjekteve politike p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme t\u00eb 14 shkurtit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ky propozim, sipas drejtorit t\u00eb k\u00ebsaj zyreje, Yll Buleshkaj, ka ardhur si rezultat i paqart\u00ebsive n\u00eb pik\u00ebn \u201cq\u201d t\u00eb nenit 29 t\u00eb Ligjit p\u00ebr zgjedhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme, pik\u00eb kjo q\u00eb ua ndalon kandidimin personave t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb tri vjet\u00ebt e fundit<\/p>\n<p>Buleshkaj ka theksuar se zyra q\u00eb ai drejton ka propozuar q\u00eb t\u00eb certifikohen t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt, duke lejuar hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr ankesa m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Por, kjo u kund\u00ebrshtua nga shumica e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KQZ-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt vendos\u00ebn q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb nj\u00eb nga nj\u00eb p\u00ebr subjektet politike, pasi disa prej tyre nuk i kishin z\u00ebvend\u00ebsuar kandidat\u00ebt p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs kishte th\u00ebn\u00eb se nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 29 t\u00eb Ligjit p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deri t\u00eb mart\u00ebn do t\u00eb duhet t\u00eb marrin epilog ankesat e subjekteve politike dhe kandidat\u00ebve q\u00eb jan\u00eb ankuar n\u00eb Panelin Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). N\u00ebnt\u00eb apele nga subjekte politike e kandidat\u00eb, u dor\u00ebzuan m\u00eb 23 janar, pas moscertifikimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor n\u00eb mbledhjen e 22 janarit, p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhjet e parakohshme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":72081,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-72750","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72750","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72750"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72750\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72081"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72750"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72750"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72750"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}