{"id":72832,"date":"2021-01-26T12:48:56","date_gmt":"2021-01-26T12:48:56","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=72832"},"modified":"2021-01-26T12:48:56","modified_gmt":"2021-01-26T12:48:56","slug":"kurti-flet-per-zgjedhjet-e-14-shkurtit-dhe-dialogun-me-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-flet-per-zgjedhjet-e-14-shkurtit-dhe-dialogun-me-serbine\/","title":{"rendered":"Kurti flet p\u00ebr zgjedhjet e 14 shkurtit dhe dialogun me Serbin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Lideri i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe kandidati p\u00ebr kryeminist\u00ebr, Albin Kurti ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb diskutimin e organizuar nga instituti i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u201cWilson Center\u201d, ku ka folur p\u00ebr zgjedhjet e 14 shkurtit dhe dialogun me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti n\u00eb llogarin\u00eb e vet n\u00eb \u201cFacebook\u201d ka shkruar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim ka theksuar se zgjedhjet e 14 shkurtit jan\u00eb referendum p\u00ebr Kosov\u00ebn. Ai ka th\u00ebn\u00eb se k\u00ebto zgjedhje do t\u2019ju mund\u00ebsojn\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb zgjedhin n\u00eb mes t\u00eb koniukturave t\u00eb vjetra dhe politikan\u00ebve t\u00eb nj\u00eb epoke t\u00eb re.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket dialogut me Serbin\u00eb, Kurti ka th\u00ebn\u00eb se ky proces nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi harta sikurse ka ndodhur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cMe qindra pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje, p\u00ebrgjith\u00ebsisht ekspert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ishin t\u00eb interesuar t\u00eb njihen me q\u00ebndrimet tona n\u00eb lidhje me raportet me vendet e rajonit, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr dialogun me Serbin\u00eb. Thash\u00eb se dialogu duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces i cili bazohet n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e marr\u00ebveshjes, e jo n\u00eb ngutin\u00eb p\u00ebr ta arritur at\u00eb. Dialogu nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi harta dhe mbi harta nuk duhet t\u00eb ket\u00eb president\u00eb rrotull si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Parakusht p\u00ebr normalizimin e raporteve mes Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb normalizimi i vet\u00eb vendeve n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij procesi. Serbia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend demokratik, ajo refuzon t\u00eb ballafaqohet me t\u00eb kaluar\u00ebn, prandaj ky proces dialogues i nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE dhe ShBA, s\u00eb pari do t\u00eb duhej ta normalizonte Serbin\u00eb\u201d, ka shkruar Kurti.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb i Kurtit:<\/p>\n<p>Mbr\u00ebm\u00eb mora pjes\u00eb n\u00eb diskutimin e organizuar nga Instituti i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtar Wilson Center, me baz\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. N\u00ebn moderimin e ekspertit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, drejtor i programit t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Wilson Center, z. Daniel Hamilton, n\u00eb diskutim u trajtuan temat aktuale t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Aty theksova q\u00eb 14 shkurti do t\u00eb jet\u00eb referendum, i cili do t\u2019ua mund\u00ebsoj\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb zgjedhin mes koniukturave t\u00eb vjetra dhe politikan\u00ebve t\u00eb nj\u00eb epoke t\u00eb re, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me krizat e shum\u00ebfishta t\u00eb cilat po e r\u00ebndojn\u00eb gjendjen e qytetar\u00ebve. P\u00ebrmir\u00ebsimi i situat\u00ebs socio-ekonomike t\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb i mundur vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet zhvillimit ekonomik, q\u00eb varet edhe nga investimet e jashtme direkte, me theks tek ato nga diaspora e vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 20 vitet e fundit, k\u00ebto investime u pamund\u00ebsuan nga korrupsioni i lart\u00eb e krimi i organizuar i elit\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr. Prandaj, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi dhe sundimi i ligjit jan\u00eb parakushte p\u00ebr zhvillimin ekonomik. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit i njoftova se t\u00eb gjitha k\u00ebto hapa jan\u00eb parapar\u00eb n\u00eb Alternativ\u00ebn qeveris\u00ebse t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, e cila nd\u00ebrtohet rreth dy k\u00ebrkesave baz\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve: Pun\u00eb dhe drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Me qindra pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje, p\u00ebrgjith\u00ebsisht ekspert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ishin t\u00eb interesuar t\u00eb njihen me q\u00ebndrimet tona n\u00eb lidhje me raportet me vendet e rajonit, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr dialogun me Serbin\u00eb. Thash\u00eb se dialogu duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces i cili bazohet n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e marr\u00ebveshjes, e jo n\u00eb ngutin\u00eb p\u00ebr ta arritur at\u00eb. Dialogu nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi harta dhe mbi harta nuk duhet t\u00eb ket\u00eb president\u00eb rrotull si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>Parakusht p\u00ebr normalizimin e raporteve mes Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb normalizimi i vet\u00eb vendeve n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij procesi. Serbia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend demokratik, ajo refuzon t\u00eb ballafaqohet me t\u00eb kaluar\u00ebn, prandaj ky proces dialogues i nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE dhe ShBA, s\u00eb pari do t\u00eb duhej ta normalizonte Serbin\u00eb. Synim p\u00ebrfundimtar i k\u00ebtij procesi do t\u00eb duhej t\u00eb ishte p\u00ebrmir\u00ebsimi i jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve dhe jo kompensimi i Serbis\u00eb p\u00ebr humbjet q\u00eb i p\u00ebsoi regjimi gjenocidal i Milosheviqit n\u00eb vitet e \u201990-ta.<\/p>\n<p>Nj\u00eb marr\u00ebveshje mes Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, e cila bazohet n\u00eb vlera dhe parime, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb fakte e interesa, do t\u00eb kishte ndikim pozitiv n\u00eb t\u00ebr\u00eb rajonin, i cili s\u00eb bashku duhet t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.<\/p>\n<p>Procesi i integrimit mund t\u00eb p\u00ebrshpejtohet me nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb intensiv t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit q\u00eb duhet avancuar nga nj\u00eb \u201cPlan Marshal\u201d p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, q\u00eb do t\u00eb ndihmonte n\u00eb demokratizimin e vendeve, zhvillimin e ekonomive t\u00eb tyre dhe bashkimin e qyteteve t\u00eb ndara, t\u00eb cilat mbesin si plag\u00eb t\u00eb hapura n\u00eb disa vende t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij diskutimi t\u00eb frytsh\u00ebm, t\u00eb cilin mund ta shikoni n\u00eb faqen e Institutit Wilson Center (https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=2UtUcumvO0M), z. Hamilton uroi fat p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt dhe shprehi gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb ardhmen.\/Epoka e Re\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lideri i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe kandidati p\u00ebr kryeminist\u00ebr, Albin Kurti ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb diskutimin e organizuar nga instituti i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u201cWilson Center\u201d, ku ka folur p\u00ebr zgjedhjet e 14 shkurtit dhe dialogun me Serbin\u00eb. Kurti n\u00eb llogarin\u00eb e vet n\u00eb \u201cFacebook\u201d ka shkruar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim ka theksuar se zgjedhjet e 14 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":72523,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-72832","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72832","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72832"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72832\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72523"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72832"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72832"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72832"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}