{"id":73049,"date":"2021-01-30T09:37:22","date_gmt":"2021-01-30T09:37:22","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=73049"},"modified":"2021-01-30T09:37:22","modified_gmt":"2021-01-30T09:37:22","slug":"tubimet-parazgjedhore-me-shkelje-ligjore-te-pandeshkuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/tubimet-parazgjedhore-me-shkelje-ligjore-te-pandeshkuara\/","title":{"rendered":"Tubimet parazgjedhore me shkelje ligjore, t\u00eb pand\u00ebshkuara"},"content":{"rendered":"<p>Subjektet politike, t\u00eb cilat garojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare, tashm\u00eb kan\u00eb nisur fushat\u00ebn zgjedhore jozyrtarisht. N\u00eb tubimet e organizuara me qytetar\u00eb n\u00eb ambiente t\u00eb mbyllura dhe t\u00eb hapura, ato po e shkelin Ligjin p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e pandemis\u00eb COVID-19.<\/p>\n<p>Por, inspektoratet e komunave t\u00eb ndryshme t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, ende nuk u kan\u00eb shqiptuar subjekteve politike gjobat e parapara me k\u00ebt\u00eb ligj, p\u00ebr shkelje t\u00eb masave t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb fuqi me vendimin e Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb dat\u00ebs 15 janar, n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetar\u00ebve n\u00eb num\u00ebr prej m\u00eb shum\u00eb se 30 personave, kurse n\u00eb sheshe publike parqe dhe vende publike, lejohet grumbullimi deri n\u00eb 50 persona.<\/p>\n<p>Gjobat p\u00ebr mosrespektim e Ligjit p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e pandemis\u00eb COVID-19, fillojn\u00eb nga 35 deri n\u00eb 2.000 euro, var\u00ebsisht nga shkeljet.<\/p>\n<p>N\u00eb fotot e publikuara n\u00eb rrjete sociale prej vet\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb subjekteve politike nga takimet q\u00eb kan\u00eb pasur me qytetar\u00eb, \u00ebsht\u00eb par\u00eb se numri i personave t\u00eb mbledhur tejkalon numrin e lejuar sipas vendimit t\u00eb fundit t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, si dhe masat tjera.<\/p>\n<p>Tubime t\u00eb tilla jan\u00eb sh\u00ebnuar gati se n\u00eb t\u00eb gjitha komunat e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Drejtues t\u00eb inspektorateve t\u00eb disa prej k\u00ebtyre komunave thon\u00eb se ende nuk kan\u00eb shqiptuar asnj\u00eb gjob\u00eb ndaj organizuesve t\u00eb k\u00ebtyre tubimeve, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Shumica e komunave nuk i gjobisin subjektet politike<\/p>\n<p>Milaim Hajdari, drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Inspektoratit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Drenasit, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se \u00e7\u00ebshtja e tubimeve elektorale, t\u00eb cilat po organizohen nga subjektet politike, duke shkelur masat dhe Ligjin p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e pandemis\u00eb COVID-19, \u00ebsht\u00eb tejet shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Qindra njer\u00ebz kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizim paraelektoral t\u00eb organizuar nga PDK-ja n\u00eb Buroj\u00eb. Si\u00e7 shihet n\u00eb fotografi, nuk respektohen masat kund\u00ebr COVID-19. 26.01.2021, Buroj\u00eb, Skenderaj.<\/p>\n<p>Sipas tij, inspektor\u00ebt e k\u00ebsaj komune ende nuk kan\u00eb shqiptuar asnj\u00eb gjob\u00eb, por tash e dy dit\u00eb jan\u00eb duke i shqyrtuar informacionet lidhur me tubimet n\u00eb komun\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thot\u00eb ai, inspektor\u00ebt komunal\u00eb e mbik\u00ebqyrin situat\u00ebn gjat\u00eb orarit t\u00eb tyre t\u00eb pun\u00ebs, deri n\u00eb or\u00ebn 16:00. Pas or\u00ebs 17:00, sipas tij, me mbik\u00ebqyrjen e situat\u00ebs duhet t\u00eb merren inspektor\u00ebt e nivelit qendror. Por, deri m\u00eb tash, si\u00e7 vler\u00ebson Hajdari, kjo m\u00ebnyr\u00eb e pun\u00ebs nuk ka krijuar ndonj\u00eb efekt n\u00eb drejtim t\u00eb shqiptimit t\u00eb gjobave p\u00ebr subjektet politike q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shkelje ligjore p\u00ebrmes tubimeve.<\/p>\n<p>Marr\u00eb parasysh, thot\u00eb ai, situat\u00ebn e krijuar gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, e cila \u00ebsht\u00eb ende jozyrtare, dhe shkeljet ligjore q\u00eb po b\u00ebhen p\u00ebrmes tubimeve, drejtorati q\u00eb ai drejton do t\u00eb mobilizoj\u00eb kapacitete shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur mbik\u00ebqyrje m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb terren.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb shohim dhe do t\u00eb ngrem\u00eb edhe numrin e ekipeve mbik\u00ebqyr\u00ebse, sepse vet\u00ebm me nj\u00eb ekip q\u00eb ka vet\u00ebm dy ose tre inspektor\u00eb, \u00ebsht\u00eb problematike q\u00eb t\u00eb mbulohet terreni. Kjo p\u00ebr shkak se zakonisht n\u00eb Drenas, p\u00ebr aq sa po shohim ne, k\u00ebto tubime po mbahen n\u00eb ambiente t\u00eb mbyllura n\u00eb viset rurale, n\u00ebp\u00ebr oda, gj\u00eb q\u00eb edhe p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u2019i identifikojm\u00eb. Por, po e them sinqerisht, kjo paraqet shqet\u00ebsim. Un\u00eb tashm\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb riformatim t\u00eb ekipeve dhe do t\u00eb jemi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj dukurie\u201d, thekson Hajdari.<\/p>\n<p>N\u00eb Komun\u00ebn e Malishev\u00ebs, sipas drejtorit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Inspektoratit t\u00eb k\u00ebsaj komune, Dibran Kastrati, jan\u00eb mbajtur dy tubime t\u00eb m\u00ebdha me qytetar\u00eb nga Partia Demokratike dhe Nisma Socialdemokrate.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tash, si\u00e7 thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, inspektorar\u00ebt e k\u00ebsaj komune nuk kan\u00eb shqiptuar asnj\u00eb gjob\u00eb lidhur me shkeljet ligjore nga subjektet politike, por rastet jan\u00eb duke u shqyrtuar.<\/p>\n<p>Me 24 janar, lideri i Nism\u00ebs Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka takuar bashkqytetar\u00eb t\u00eb tij n\u00eb Malishev\u00eb. Mungojn\u00eb maskat dhe mjetet e tjera mbrojt\u00ebse. 24.01.2021, Malishev\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe, pardje dhe dje (e m\u00ebrkur\u00eb dhe e enjte) i kemi pasur dy tubime pak m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. P\u00ebrndryshe, p\u00ebr tubimee tjera, n\u00ebp\u00ebr oda dhe n\u00ebp\u00ebr ambiente t\u00eb vogla dhe t\u00eb ngushta, nuk kemi pasur informacione. Por, p\u00ebr k\u00ebto dy tubimet e fundit, jemi duke diskutuar dhe jemi duke i shqyrtuar mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr hapat e m\u00ebtutjesh\u00ebm. Pra, n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb mos i lejojm\u00eb m\u00eb tubimet e tilla, por edhe t\u00eb shohim p\u00ebr masat tjera q\u00eb do t\u00eb marrim si drejtori\u201d, thot\u00eb Kastrati.<\/p>\n<p>N\u00eb Komun\u00ebn e De\u00e7anit, po ashtu jan\u00eb sh\u00ebnuar tubime t\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb organizuara nga subjektet politike, e n\u00eb t\u00eb cilat nuk jan\u00eb respektuar masat aktuale p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb COVID-19.<\/p>\n<p>Drejtori i Drejtoris\u00eb s\u00eb Inspektoratit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb De\u00e7anit, Halil Tolaj, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me Radion Evropa e Lir\u00eb, theksoi se n\u00eb gjith\u00eb komun\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb inspektor sanitar, i cili ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb edhe respektimin e masave dhe ligjit p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e COVID-19.<\/p>\n<p>\u201cNe, zakonisht, n\u00eb fund t\u00eb muajit e marrim raportin, por nuk kam d\u00ebgjuar q\u00eb (inspektori sanitar) e ka nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb veprim deri tash, sepse k\u00ebto po mbahen n\u00eb or\u00eb t\u00eb vona t\u00eb nat\u00ebs, po mbhahen n\u00ebp\u00ebr oda. Po mbahen edhe n\u00ebp\u00ebr salla, por nuk kam d\u00ebgjuar se inspektori e ka marr\u00eb ndonj\u00eb veprim, t\u00eb pakt\u00ebn deri tash. Me nj\u00eb inspektor sanitar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, e kam shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb di\u00e7ka\u201d, thekson Tolaj.<\/p>\n<p>Situata e ngjashme \u00ebsht\u00eb gati se n\u00eb t\u00eb gjitha komunat e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Inspektorati n\u00eb Prishtin\u00eb, tet\u00eb gjoba p\u00ebr subjektet politike<\/p>\n<p>Por, krejt\u00ebsisht ndryshe pasqyrohet situata n\u00eb Komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs. Deri m\u00eb tash, \u00ebsht\u00eb e vetmja komun\u00eb ku inspektor\u00ebt komual\u00eb u kan\u00eb shqiptuar gjoba subjekteve politike, p\u00ebr tubimet n\u00eb t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb respektuar Ligji p\u00ebr parandalim dhe luftimin e COVID-19, si dhe masat e miratuara nga qeveria n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtori i Drejtoris\u00eb s\u00eb Inspektoratit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, Adonis Tahiri, duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, thekson se deri m\u00eb 29 janar, kan\u00eb shqiptuar tet\u00eb gjoba ndaj subjekteve politike q\u00eb kan\u00eb shkelur ligjin dhe masat p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e COVID-19. Sipas tij, Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs i jan\u00eb shqiptuar tri gjoba, Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dy gjoba, nd\u00ebrkaq nga nj\u00eb gjob\u00eb u jan\u00eb shqiptuar L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Nism\u00ebs Socialdemokrate.<\/p>\n<p>\u201cDisa prej tyre jan\u00eb p\u00ebr tejkalim t\u00eb numrit t\u00eb lejuar n\u00eb tubim, disa jan\u00eb p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb maskave dhe disa t\u00eb tjera p\u00eb muges\u00eb t\u00eb distanc\u00ebs s\u00eb lejuar. Vlera e t\u00eb gjitha gjobave \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, nga 2.000 euro, sipas nenit 25, pik\u00ebs 1 t\u00eb Ligjit kund\u00ebr COVID-19, t\u00eb cilin e kan\u00eb votuar vet\u00eb k\u00ebto subjekte. E kemi th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb hipokrizi q\u00eb po k\u00ebta politikan\u00eb i kan\u00eb votuar k\u00ebto masa dhe ligje, si dhe kan\u00eb k\u00ebrkuar nga ne angazhim 24 or\u00ebsh p\u00ebr zbatimin e tyre. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, jan\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtit q\u00eb i shkelin ligjet q\u00eb i kan\u00eb miratuar vet\u00eb\u201d, thot\u00eb Tahiri.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga futja n\u00eb fuqi t\u00eb Ligjit p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e COVID-19, m\u00eb 26 gusht t\u00eb vitit 2020 e deri m\u00eb 28 janar t\u00eb vitit 2021, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat ia ka d\u00ebrguar Radios Evropa e Lir\u00eb, \u201cjan\u00eb shqiptuar 125.420 flet\u00eb-paraqitje ndaj personave pa dallime, p\u00ebr moszbatim t\u00eb masave ndaj pandemis\u00eb COVID-19\u201d.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do t\u00eb mbahen m\u00eb 14 shkurt. Sipas Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, subjektet politike do t\u00eb ken\u00eb 10 dit\u00eb p\u00ebr fushat\u00eb zgjedhore, nga data 3 shkurt e deri m\u00eb 12 shkurt. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Subjektet politike, t\u00eb cilat garojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare, tashm\u00eb kan\u00eb nisur fushat\u00ebn zgjedhore jozyrtarisht. N\u00eb tubimet e organizuara me qytetar\u00eb n\u00eb ambiente t\u00eb mbyllura dhe t\u00eb hapura, ato po e shkelin Ligjin p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e pandemis\u00eb COVID-19. Por, inspektoratet e komunave t\u00eb ndryshme t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, ende [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":73050,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-73049","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73049","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73049"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73049\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73050"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73049"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73049"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73049"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}