{"id":73159,"date":"2021-02-01T13:37:21","date_gmt":"2021-02-01T13:37:21","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=73159"},"modified":"2021-02-01T13:37:21","modified_gmt":"2021-02-01T13:37:21","slug":"dorezohen-para-votuesve-por-luftojne-per-pushtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/dorezohen-para-votuesve-por-luftojne-per-pushtet\/","title":{"rendered":"Dor\u00ebzohen para votuesve, por luftojn\u00eb p\u00ebr pushtet"},"content":{"rendered":"<p>\u201cP\u00ebr nj\u00eb komb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi ta gjej\u00eb momentin e ndryshimit. Por duket q\u00eb k\u00ebt\u00eb ndryshim, kombet kan\u00eb nevoj\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb duke kaluar n\u00ebp\u00ebr situata krizash\u201d.Ruchir Sharma (ekonomist amerikan)<\/p>\n<p>Nga: Nijazi Idrizi<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb ka filluar fushata p\u00ebr legjislatur\u00ebn e tet\u00eb. N\u00eb konkurrenc\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit aktor. E ve\u00e7anta e k\u00ebtyre zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb se asnj\u00eb parti nuk garon p\u00ebr fitore, sepse at\u00eb ia kan\u00eb dor\u00ebzuar L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, por gara b\u00ebhet p\u00ebr ta penguar at\u00eb ta arrij\u00eb shumic\u00ebn e Kuvendit, me q\u00ebllim t\u00eb formimit t\u00eb nj\u00eb koalicioni tjet\u00ebr t\u00eb humb\u00ebsve, i cili do t\u2019ua zgjas\u00eb agonin. P\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb \u201cfitore\u201d, ato i kan\u00eb aktivizuar t\u00eb gjitha resurset shtet\u00ebrore, shumic\u00ebn e mediave, gjykatat, analist\u00ebt e politolog\u00ebt. K\u00ebsaj radhe edhe nd\u00ebrhyrja e shtetit serb do t\u00eb jet\u00eb e hapur dhe p\u00ebrtej List\u00ebs Serbe. Partit\u00eb tona duket q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme se lakmia p\u00ebr nj\u00eb pushtet jet\u00ebshkurt\u00ebr, disa nga to do ti shuaj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb, e t\u00eb tjerat do ti b\u00ebj\u00eb xhuxhe.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb partit\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb me nga dy moto:at\u00eb t\u00eb brendshmen t\u00eb cil\u00ebn ende nuk e kan\u00eb ndryshuar, e cila e paraqet substratin, p\u00ebrmbajtjen, karakterin dhe sjelljen e tyre; nd\u00ebrsa tjetra, ajo e fushat\u00ebs, e vila e paraqet perceptimin, disponimin, frym\u00ebn dhe rrall\u00eb i p\u00ebrshtatet t\u00eb par\u00ebs.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (Vv), ka zbatuar \u201cmoton\u201d :\u201cNe i shohim pun\u00ebt tona dhe nuk na b\u00ebhet von\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb\u201d! P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj motoje, ajo n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto vite ka ecur me kok\u00ebn pas, duke i par\u00eb d\u00ebshtimet e t\u00eb tjer\u00ebve, nga t\u00eb cilat ka m\u00ebsuar si t\u00eb mos rr\u00ebzohet, por q\u00eb e ka shtyr\u00eb ndryshimin. Si opozit\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb e ka z\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn plot\u00ebsisht dhe nuk ka l\u00ebn\u00eb vend p\u00ebr promovimin e ideve tjera. Debatin p\u00ebr t\u00eb ardhmen e ka mbyll\u00eb brenda partis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb opinion ka nxjerr konstatime dhe pak ide apo plane konkrete q\u00eb zgjidhin probleme. Me iden\u00eb e Bashkimit Komb\u00ebtar (para integrimit Euro-Atlantik), e pakoordinuar me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe SHBA-n\u00eb,i ka strukur idet\u00eb integruese globale, duke e rrezikuar pozicionin jetik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Qeveria jet\u00ebshkurt\u00ebr Kurti, edhe pse pati disa vendime t\u00eb paqarta, me menaxhimin e buxhetit dhe krizave,e posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit, ka rritur shpresat e popullit p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e kleptokracis\u00eb. Por, debati i saj n\u00eb Kuvend (pas shkuarjes n\u00eb qeveri t\u00eb disa p\u00ebrfaq\u00ebsuesve), ka qen\u00eb i dob\u00ebt dhe i ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb vak\u00ebta shpresat p\u00ebr ndryshim t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo parti n\u00eb fushata e tregon fuqin\u00eb e fshehur t\u00eb saj e cila v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb madh\u00ebshtore dhe mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje ka hyr\u00eb me moton: \u201cKrejt dhe drejt\u201d. Nga motoja shihet se ajo nuk do n\u00eb qeveri partner q\u00eb jan\u00eb hisedar\u00eb n\u00eb kapjen dhe r\u00ebnien e shtetit.<\/p>\n<p>VV-ja n\u00eb k\u00ebto zgjedhje hyn\u00eb plot\u00ebsisht e relaksuar, sepse i ka n\u00eb dor\u00eb edhe arr\u00ebn edhe gurin.Sipas sondazheve, do ti ket\u00eb s\u00eb paku 41 mandate, me t\u00eb cilat do ti p\u00ebrballoj shantazhet q\u00eb mund\u00eb ti b\u00ebhen diaspor\u00ebs dhe kryeministrit. N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, ajo me bojkotimin e zgjedhjes s\u00eb Presidentit, do ti provokonte zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme,duke e shtyj\u00eb qeverisjen edhe p\u00ebr disa muaj.Deri at\u00ebher\u00eb do t\u00eb hiqet pandemia dhe pa asnj\u00eb dyshim do ta korr\u00eb nj\u00eb fitore spektak\u00ebl.<\/p>\n<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs,ka zbatuar \u201cmoton\u201d : \u201cNe duhet t\u00eb flasim fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb zgjidhim probleme t\u00eb vogla\u201d! Edhe pse \u00ebsht\u00eb partia m\u00eb e vjet\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes n\u00ebn k\u00ebrba\u00e7, vendimmarrjen e ka t\u00eb paplanifikuar,stihike dhe situacionale. Ajo nuk ka dashur t\u00eb p\u00ebrballet me vendime t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb cilat e traumatizonin shum\u00eb,edhe pse si organizim ka qen\u00eb masiv p\u00ebr shum\u00eb vite dhe ka pas afirmim e mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Pos disa vendimeve deklarative t\u00eb viteve \u201990 me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr demokracin\u00eb,nuk ka l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb akt tjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje \u00ebsht\u00eb futur me moton megalomane: \u201cshteti shtet\u201d, e cila e arsyeton konstatimin sip\u00ebr. Vjosa Osmani dhe vonesa e reformimit do ti shkaktojn\u00eb d\u00ebme t\u00eb pariparueshme. N\u00eb mos n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, nga zgjedhjet tjera ajo do t\u00eb dal parti minore e cila do t\u00eb venitet duke i lutur fituesit ta marrin n\u00eb qeveri, p\u00ebr pak interes.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, ka zbatuar \u201cmoton\u201d : \u201cNa po ti qepojna e del ku t\u00eb del\u201d! Kjo parti kurr\u00eb nuk ka marr vendime sipas kriterit t\u00eb numrave e fakteve, por me paushall(tahmin). Opinioni e ka njohur si partia e kotrumit. Me hierarkin\u00eb dhe logjik\u00ebn e komandimit \u00ebsht\u00eb radhitur n\u00eb politik\u00eb. Motivi i saj i vet\u00ebm i qeverisjes ka qen\u00eb tuxharll\u00ebku.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto zgjedhje ka hyr\u00eb me moton \u201cRim\u00ebk\u00ebmja\u201d. Me k\u00ebt\u00eb ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb jap mesazh se pas shkuarjes s\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb saj n\u00eb Hag\u00eb, ajo po \u201cdemilitarizohet\u201d dhe reformohet dhe nuk bart p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb rr\u00ebnimin e shtetit. Hyxhymin e promovimit t\u00eb programit me numra n\u00eb monitor dhe t\u00eb shkopit mbi t\u00eb, po i shet si heqje dor\u00eb nga epiteti i paushallit. K\u00ebrc\u00ebnim i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e saj \u201ct\u00eb rinj\u201d\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Fatmir Limaj i NISMA-s, i cili po i akuzon hapur p\u00ebr antikomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs,ka zbatuar \u201cmoton\u201d : \u201cNa ecim me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb huaja,flasim p\u00ebr pun\u00eb shteti, e i kryejm\u00eb pun\u00ebt tona\u201d! Kjo parti, konceptet i nd\u00ebrton dhe i prish\u00eb sa hap\u00eb e mbyll\u00eb syt\u00eb, p\u00ebr shkak se ato i merr sokaqeve. Prandaj udh\u00ebheq\u00ebsi i saj muskuloz \u00ebsht\u00eb kaq kontrovers n\u00eb paraqitjet e veta, sa edhe kur g\u00ebnjen vet, t\u00eb tjer\u00ebt i sheh drejt n\u00eb sy dhe i akuzon me fjal\u00ebt: \u201cPo rren\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto zgjedhje \u00ebsht\u00eb futur me moton \u201cForca e Kosov\u00ebs\u201d, me t\u00eb cil\u00ebn po p\u00ebrpiqet ta fsheh lodhjen e vet. M\u00ebnyra e vetme e mbijetes\u00ebs \u00ebsht\u00eb hisja n\u00eb qeveri, pavar\u00ebsisht fituesit dhe programit. P\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb me sy VV-s\u00eb se \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr partneritet n\u00eb qeverin\u00eb e saj, po luan me kart\u00ebn e Bashkimin Komb\u00ebtar, duke harruar se n\u00eb gjoks ende e bart\u00eb flamurin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeverisja e VV-s\u00eb pas fitores n\u00eb k\u00ebto zgjedhje \u00ebsht\u00eb e domosdoshme, p\u00ebr shkak se reformat n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb t\u00eb domosdoshme. Kjo duhet t\u00eb ndodh sepse reformat e k\u00ebsaj kohe duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shpejta p\u00ebr: formalizimin e ekonomis\u00eb, shkurtimin e shpenzimeve t\u00eb kota t\u00eb qeveris\u00eb dhe subvencionet joreale, rritjen e kursimeve, ngritjen e arsimit, forcimin e specializimit n\u00eb teknologjit\u00eb e reja, efikasitet n\u00eb shfryt\u00ebzimin e burimeve energjetike, shfryt\u00ebzimin industrial t\u00eb mineraleve, prodhimtarin\u00eb bujq\u00ebsore dhe p\u00ebrpunimin industrial, kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb dhe mir\u00ebqenien sociale, sigurimin pensional, infrastruktur\u00ebn e matur\u00eb rrugore.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kalimi n\u00eb opozit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb relativisht t\u00eb gjat\u00eb i partive, do t\u2019iu b\u00ebj\u00eb mir\u00eb atyre sepse ato do t\u00eb reformohen dhe b\u00ebhen gati p\u00ebr start t\u00eb ri dhe njer\u00ebz q\u00eb nuk diferencohen nga oligark\u00ebt, por krijojn\u00eb diferenc\u00eb demokratike me pun\u00eb dhe ide.<\/p>\n<p>P\u00ebr fund, mund t\u00eb konstatohet se VV-ja ka kredibilitetin ti shuaj shpresat e kthimit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb qeverisjen e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb saj, t\u00eb cilat p\u00ebr shkak t\u00eb kompromiseve nga qeverit\u00eb e kaluara,kan\u00eb ndodhur. Kjo u d\u00ebshmua k\u00ebt\u00eb jav\u00eb me Presidenten n\u00eb detyr\u00eb, e cila u pengua t\u00eb kaloj n\u00eb veri dhe me kontrabandimin e njer\u00ebzve t\u00eb besuar t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb listat e komuniteteve tjera.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Kosov\u00ebs do ta marr liberalizimin e vizave, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb sigurt t\u00eb kriterit t\u00eb luftimit t\u00eb krimit dhe korrupsionit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cP\u00ebr nj\u00eb komb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi ta gjej\u00eb momentin e ndryshimit. Por duket q\u00eb k\u00ebt\u00eb ndryshim, kombet kan\u00eb nevoj\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb duke kaluar n\u00ebp\u00ebr situata krizash\u201d.Ruchir Sharma (ekonomist amerikan) Nga: Nijazi Idrizi N\u00eb Kosov\u00eb ka filluar fushata p\u00ebr legjislatur\u00ebn e tet\u00eb. N\u00eb konkurrenc\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit aktor. E ve\u00e7anta e k\u00ebtyre zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":73160,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-73159","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73159","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73159"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73159\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73160"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73159"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73159"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73159"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}