{"id":73499,"date":"2021-02-06T17:09:51","date_gmt":"2021-02-06T17:09:51","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=73499"},"modified":"2021-02-06T17:09:51","modified_gmt":"2021-02-06T17:09:51","slug":"hoxhaj-me-njohjet-personale-qe-kam-me-bidenin-e-merkelin-perfiton-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/hoxhaj-me-njohjet-personale-qe-kam-me-bidenin-e-merkelin-perfiton-kosova\/","title":{"rendered":"Hoxhaj: Me njohjet personale q\u00eb kam me Bidenin e Merkelin, p\u00ebrfiton Kosova"},"content":{"rendered":"<p>Ka vet\u00ebm dy muaj q\u00eb ka marr\u00eb drejtimin e partis\u00eb, si ushtrues detyre, por Enver Hoxhaj, si kandidat i k\u00ebsaj partie p\u00ebr kryeminist\u00ebr thot\u00eb se ai mund t\u00eb sjell\u00eb marr\u00ebveshjen finale Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Hoxhaj thot\u00eb se njohjet e tij personale me lider\u00ebt bot\u00ebror\u00eb, si Joe Biden e Angela Merkel, do ta ndihmonin procesin duke sjell\u00eb njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb dhe p\u00ebrfundimin e historis\u00eb s\u00eb dhimbshme t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, ish-kryediplomati kosovar, shpalos detaje nga programi i PDK-s\u00eb, ku p\u00ebrfshihet plani prej 1 miliard euro p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike p\u00ebr t\u00eb luftuar efektet e pandemis\u00eb s\u00eb COVID-19.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se do t\u2019i zbatonte t\u00eb gjitha pikat e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Uashingtonit. N\u00eb shtator, kur edhe p\u00ebrfundon moratoriumi p\u00ebr mosaplikim n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Hoxhaj thot\u00eb se do t\u00eb aplikonte p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb Organizat\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Hoxhaj thot\u00eb se nuk inkurajon tubimet masive p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb, por pamjet nga tubimet e PDK-s\u00eb flasin ndryshe.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Kosova po mban zgjedhje n\u00eb koh\u00eb pandemie. Por, t\u00eb gjitha partit\u00eb politike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe partin\u00eb tuaj, jan\u00eb angazhuar n\u00eb tubime masive, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim edhe me masat anti-COVID 19. \u00c7far\u00eb mesazhi po u d\u00ebrgohet qytetar\u00ebve? Pse po mbahen takime t\u00eb tilla?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: Mendoj q\u00eb m\u00eb s\u00eb paku Partia Demokratike e ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb pse vendi po shkon n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme dhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb pandemie, kur ishin dy qeveri t\u00eb shkurtra, t\u00eb kota, t\u00eb cilat d\u00ebshtuan n\u00eb menaxhimin e situat\u00ebs. Qeveria Kurti u dor\u00ebzua, qeveria Hoti u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese dhe m\u00eb s\u00eb paku dikush mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb prej PDK-s\u00eb pse kemi zgjedhje n\u00eb pandemi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, prej an\u00ebs ton\u00eb, ne kemi b\u00ebr\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb realisht, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, t\u2019i respektojn\u00eb masat, dhe un\u00eb vet\u00eb i kam respektuar masat.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Por, shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk po marrin pjes\u00eb n\u00eb tubime, ankohen dhe shqet\u00ebsohen p\u00ebr sh\u00ebndetin e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre tubimeve masive. Cila \u00ebsht\u00eb porosia juaj?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: Porosia ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i votojn\u00eb ato dy parti politike, t\u00eb cilat kan\u00eb mundur t\u2019i ofrojn\u00eb stabilitet vendit, t\u00eb cilat thirreshin koalicion i shpres\u00ebs n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2019 dhe t\u00eb cilat treguan q\u00eb jan\u00eb n\u00eb fakt koalicion i shpresave t\u00eb p\u00ebrmbysura, i premtimeve t\u00eb pap\u00ebrmbajtura dhe i mashtrimeve.<\/p>\n<p>Kush ka menduar q\u00eb vendi do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb vitin 2021 n\u00eb shkurt, dhe kjo \u00ebsht\u00eb rezultat i d\u00ebshtimit t\u00eb zotit Kurti(Albin Kurti) dhe zotit Hoti(Avdullah Hoti)?! Dhe, nuk mendoj se qytetar\u00ebt do t\u00eb duhej t\u2019i mb\u00ebshtesnin k\u00ebsaj here k\u00ebta dy me vota, sepse t\u00eb vetmin program q\u00eb mund ta ofrojn\u00eb edhe pas 14 shkurtit \u00ebsht\u00eb situata e paqart\u00ebsis\u00eb politike dhe t\u00eb vetmin program t\u00eb qart\u00ebsis\u00eb e stabilitetit e kemi ne.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Kur po flasim p\u00ebr pandemin\u00eb, keni premtuar se do t\u00eb investoni, do t\u00eb thot\u00eb se e keni nj\u00eb plan rreth 500 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbur ekonomin\u00eb, p\u00ebr t\u2019i ndihmuar bizneset. Si do ta arrini k\u00ebt\u00eb? \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb plani konkret? Si do t\u00eb krijohet ky fond?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: Ne e kemi nj\u00eb plan i cili n\u00ebnkupton se do t\u2019i ndajm\u00eb nj\u00eb miliard (euro) buxhet, p\u00ebr t\u00eb menaxhuar pasojat e pandemis\u00eb, nd\u00ebrsa kemi nj\u00eb fond prej 500 milion\u00eb eurosh, i cili synon q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb nd\u00ebrmarrjet e vogla, nd\u00ebrmarrjet e mesme, nd\u00ebrmarrjet e m\u00ebdha.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra e financimit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e siguruar dhe e qart\u00eb. P\u00ebr at\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb 500 milion\u00eb, nuk kemi th\u00ebn\u00eb dy miliard\u00eb, pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qart\u00ebsi e plot\u00eb. Duam q\u00eb ta ruajm\u00eb stabilitetin makro-fiskal dhe makro- ekonomik, duam q\u00eb t\u00eb rrisim prodhimin vendor.<\/p>\n<p>Por, n\u00ebse ne nuk arrijm\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij fondi q\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb granteve q\u00eb jan\u00eb para t\u00eb gatshme, pa kthim, t\u2019i ndihmojm\u00eb bizneset e vogla, bizneset e mesme, bizneset e m\u00ebdha, jam i sigurt q\u00eb ekonomia e Kosov\u00ebs do t\u00eb kolapsoj\u00eb. Do t\u00eb miratojm\u00eb shum\u00eb shpejt ligjin dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kritereve, t\u00eb cilat do t\u00eb determinohen me ligj, ne do t\u2019i mb\u00ebshtesim nd\u00ebrmarrjet e vogla, nd\u00ebrmarrjet e mesme dhe nd\u00ebrmarrjet e m\u00ebdha. Krahas k\u00ebsaj, kemi edhe nj\u00eb qart\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb se ne cil\u00ebt sektor\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb fokusohet ekonomia e Kosov\u00ebs. Prandaj, edhe platforma jon\u00eb p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje \u00ebsht\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr ta rim\u00ebk\u00ebmbur ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Keni p\u00ebrmendur se deri n\u00eb ver\u00eb, keni dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb premtim se do t\u00eb vaksinohet rreth 70 p\u00ebr qind e popullat\u00ebs. Si do ta arrini k\u00ebt\u00eb? Cilat vaksina do t\u00eb ofrohen p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb vaksinohen kund\u00ebr COVID-19?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: S\u00eb pari, t\u00eb dy qeverit\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar q\u00eb t\u00eb kontraktojn\u00eb vaksin\u00ebn. Po t\u00eb isha un\u00eb kryeminist\u00ebr&#8230;<\/p>\n<p>&#8220;Qeveria Hoti d\u00ebshtoi n\u00eb sjelljen e vaksin\u00ebs&#8221;<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Qeveria aktuale, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, megjithat\u00eb thot\u00eb q\u00eb ka arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb ditore sesa nj\u00eb fakt konkret. Dhe, un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e kryeministrit dhe e kryeministrave q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb vaksin\u00eb, q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr vaksin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa Qeveria Kurti d\u00ebshtoi n\u00eb sjelljen e testeve, Qeveria Hoti d\u00ebshtoi n\u00eb sjelljen e vaksin\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb, si kryeminist\u00ebr i ardhsh\u00ebm, me kontaktet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb Gjermani, n\u00eb Austri dhe n\u00eb SHBA, do t\u00eb jem prej t\u00eb par\u00ebve q\u00eb do ta sjell vaksin\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrsa, ne e kemi nj\u00eb hart\u00eb konkrete se ku do t\u00eb ket\u00eb qendra t\u00eb testimit, ku do t\u00eb ket\u00eb qendra t\u00eb vaksinimit dhe planifikojm\u00eb q\u00eb gjat\u00eb vitit 2021, ta vaksinojm\u00eb gjysm\u00ebn e popullat\u00ebs, deri n\u00eb 70 p\u00ebr qind. Kemi nj\u00eb kalkulim t\u00eb sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb kemi edhe masa t\u00eb tjera shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Mendojm\u00eb se duhet t\u00eb ket\u00eb edhe 586 lloje t\u00eb barnave falas p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt kronik\u00eb. Do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb tre mujorin e par\u00eb, nd\u00ebrsa do t\u00eb investojm\u00eb edhe n\u00eb disa spitale rajonale, t\u00eb cilat duhet t\u00eb pajisen, nd\u00ebrsa do t\u00eb nd\u00ebrtohet edhe Spitali i Prishtin\u00ebs, meq\u00eb pandemia do t\u00eb jet\u00eb tem\u00eb dhe qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs duhet ta din\u00eb se virusi nuk do t\u00eb zhduket me ardhjen e pranver\u00ebs dhe me ngrohjen e motit. Do t\u00eb jet\u00eb tem\u00eb n\u00eb 2021-n, 2022-n dhe dy qeverit\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb d\u00ebshtuar q\u00eb ta menaxhojn\u00eb pandemin\u00eb, duhet t\u00eb d\u00ebnohen me vot\u00eb nga qytetari p\u00ebr mosmenaxhimin e pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A keni parashikuar ndonj\u00eb reform\u00eb, ve\u00e7mas jemi t\u00eb interesuar t\u00eb dim\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e pensioneve, asistenc\u00ebs sociale dhe pushimit t\u00eb lehonis\u00eb?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: Premtime konkrete, jo premtime, zotime. PDK-ja n\u00eb 2007-n, prej k\u00ebsaj zyre, ku ne jemi duke e zhvilluar k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb zotime, t\u00eb cilat i kemi mbajtur, n\u00eb raport me \u00e7do shtres\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve. Dhe k\u00ebsaj here, ne jemi t\u00eb vendosur q\u00eb t\u2019i rrisim pensionet n\u00eb 40 p\u00ebr qind p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb pensionist\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs, p\u00ebr 30 p\u00ebr qind p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut n\u00eb pension. Ne do t\u2019i rrisim pensionet e veteran\u00ebve nga 170 n\u00eb 300 Euro.<\/p>\n<p>Ne do t\u2019i rrisim pagat e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve n\u00eb nivelin fillor n\u00eb 600 euro p\u00ebr arsimtar\u00ebt, 700 euro p\u00ebr profesor\u00ebt e shkollave t\u00eb mesme. P\u00ebr polic\u00ebt 750 euro, p\u00ebr infermier\u00ebt 650 euro, p\u00ebr mjek\u00ebt specialist\u00eb 1,500 euro p\u00ebr profesor\u00ebt universitar\u00eb 1,800 euro. Ne kemi nj\u00eb qart\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb se si mund t\u00eb financohet kjo rritje e pagave p\u00ebr arsye t\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mjek nuk do t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebse paguhet 701 euro apo 705 euro n\u00eb vitin 2021, por do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Gjermani sikurse kan\u00eb ikur shum\u00eb mjek\u00eb nga rajoni. Nd\u00ebrsa cil\u00ebsi n\u00eb arsim, cil\u00ebsi n\u00eb sh\u00ebrbime publike, nuk mund t\u00eb pres\u00eb dikush me k\u00ebt\u00eb nivel t\u00eb pagave q\u00eb kemi dhe do t\u2019i rrisim pagat p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin publik p\u00ebr 30 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Kur jemi te rritja e pagave, secila parti politike gjat\u00eb fushat\u00ebs ka oferta, le t\u00eb themi, shum\u00eb gjeneroze. Por, si do t\u2019i bindi qytetar\u00ebt, se si do t\u00eb arrini t\u2019i rrisni pagat? A ka Kosova baz\u00eb t\u00eb fort\u00eb ekonomike q\u00eb t\u2019i rris\u00eb pagat?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: Mendoj q\u00eb qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb bindur se e vetmja parti politike q\u00eb i ka rritur pagat n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend \u00ebsht\u00eb PDK-ja. Un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zyr\u00eb, bashk\u00eb me zotin Hashim Tha\u00e7i, kur kemi premtuar se do t\u2019i rrisim pagat, p\u00ebr arsimin, p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb administrat\u00eb shtet\u00ebrore. P\u00ebr gardian\u00ebt, zjarrfik\u00ebsit dhe nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb PDK-ja e ka b\u00ebr\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb pasur guxim.<\/p>\n<p>Ne jemi parti e cila \u00ebsht\u00eb e identifikuar me mb\u00ebshtetje t\u00eb mir\u00ebqenies sociale, por jemi edhe parti e zhvillimit. Nuk ka ndonj\u00eb parti politike, e cila karakterizohet me vendimmarrje konkrete. Edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb, edhe votuesit e subjekteve t\u00eb tjera politike, t\u00eb VV-s\u00eb, LDK-s\u00eb, mua ma thon\u00eb sa her\u00eb l\u00ebvizi n\u00ebp\u00ebr pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00ebp\u00ebr lagje t\u00eb qyteteve t\u00eb ndryshme, thon\u00eb, d\u00ebgjo: Ne nuk jemi votues t\u00eb juaj, por ndoshta k\u00ebsaj here do t\u2019iu votojm\u00eb.<\/p>\n<p>A e dini pse? Sepse ju merrni vendime. Se t\u00eb tjer\u00ebt i kemi par\u00eb q\u00eb po dor\u00ebzohen. E kan\u00eb par\u00eb zotin Kurti, i cili n\u00eb kriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb, me argumente t\u00eb rrejshme, u dor\u00ebzua para qytetar\u00ebve, dezertoi para qytetar\u00ebve. E kemi par\u00eb zotin Hoti, i cili nuk ishte n\u00eb nivelin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, ta kuptoj\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb pozita e kryeministrit q\u00eb ta udh\u00ebheq\u00eb vendin, q\u00eb ta menaxhoj\u00eb situat\u00ebn edhe n\u00eb fush\u00ebn e pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Por, t\u00eb tjer\u00ebt mund t\u2019iu akuzojn\u00eb edhe ju se keni d\u00ebshtuar gjat\u00eb qeverisjeve t\u00eb kaluara, q\u00eb nuk e keni p\u00ebrmir\u00ebsuar standardin jet\u00ebsor n\u00eb Kosov\u00eb? Si do t\u2019u p\u00ebrgjigjeshit akuzave t\u00eb tilla?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: Un\u00eb mendoj se PDK-ja ka qen\u00eb forc\u00eb e ndryshimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. PDK-ja do t\u00eb mbetet forc\u00eb e ndryshimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. \u00cbsht\u00eb e vetmja parti politike e cila n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, ka program konkret, ka ofert\u00eb konkrete, ka prioritete t\u00eb qarta, t\u00eb matshme, t\u00eb cilat financohen.<\/p>\n<p>&#8220;Kryetem\u00eb e dialogut \u00ebsht\u00eb njohja e nd\u00ebrsjell\u00eb&#8221;<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Flasim p\u00ebr prioritetet n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, po e p\u00ebrfshijm\u00eb k\u00ebtu edhe dialogun q\u00eb udh\u00ebhiqet nga Brukseli. Ju keni qen\u00eb kritik kur ai rinisi n\u00eb korrik t\u00eb vitit t\u00eb kaluar nga kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Avdullah Hoti. Cila do t\u00eb jet\u00eb qasja e PDK-s\u00eb ndaj dialogut t\u00eb Brukselit?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: Qasja e PDK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo. Kryetem\u00eb e dialogut \u00ebsht\u00eb njohja e nd\u00ebrsjell\u00eb. Dialogu teknik nuk do t\u2019i sjell\u00eb asgj\u00eb Kosov\u00ebs. Por, nuk ka njeri m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 2021, i cili e njeh personalisht presidentin aktual Biden, i cili e njeh personalisht zotin Blinken, i cili \u00ebsht\u00eb Sekretar Shteti, i cili e njeh personalisht Jake Sullivan, i cili \u00ebsht\u00eb drejtor i Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, i cili e njeh personalisht Angela Merkelin, p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb momentum t\u00eb ri dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbyllur dialogun Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Po thoni q\u00eb dialogu do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb Uashington?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: Jo. \u00c7far\u00eb po them \u00ebsht\u00eb kjo. Kosova duhet ta shfryt\u00ebzoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb historike nj\u00eb shans, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb vitin 2021 me Joe Bidenin president dhe sa gjat\u00eb \u00ebsht\u00eb zonja Merkel kancelare q\u00eb ta p\u00ebrmbyll\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi, me njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e Kosov\u00ebs po plaken, gjeneratat e reja po vijn\u00eb n\u00eb politik\u00eb, v\u00ebmendja ndaj Kosov\u00ebs po humbet dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse vendi ka humbur shum\u00eb koh\u00eb me k\u00ebto qeverit\u00eb e fundit, edhe me qeverin\u00eb e zotit Haradinaj, qeverin\u00eb e zotit Kurti, edhe me qeverin\u00eb e zotit Hoti.<\/p>\n<p>Disa prej tyre kan\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr Uashingtonit, disa prej tyre kan\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr Brukselit, Parisit dhe Berlinit. Dhe k\u00ebto jan\u00eb pasoja q\u00eb ne i kemi n\u00eb shkurtin e 2021-s. Dhe qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs e din\u00eb. E matshme \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shembull \u00e7\u00ebshtja e liberalizimit t\u00eb vizave. Po t\u00eb merrej vendimi m\u00eb 2016, sot do t\u00eb l\u00ebviznin njer\u00ebzit pa viza. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb e kan\u00eb pasur nj\u00eb kauz\u00eb t\u00eb rrejshme, k\u00ebta t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb sot jan\u00eb rival\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb, Albin Kurti, Vjosa Osmani&#8230;<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Demarkacioni kaloi, por prap\u00eb liberalizimi nuk erdhi?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: Kjo tregon se arritjet e vonuara t\u00eb nj\u00eb populli nuk jan\u00eb arritje. Prandaj duhet t\u00eb ket\u00eb vendosm\u00ebri, qart\u00ebsi dhe mendim strategjik dhe un\u00eb mendoj se Kosova, me kandidatur\u00ebn time si kryeminist\u00ebr, e ka nj\u00eb njeri i cili mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb kontaktet e tij p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur shtet-nd\u00ebrtimin e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr ta an\u00ebtar\u00ebsuar Kosov\u00ebn n\u00eb OKB.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: N\u00ebse flasim p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Uashingtonit, a do ta zbatoni at\u00eb?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: Natyrisht se po.<\/p>\n<p>&#8220;\u00c7\u00ebshtja se ku vendoset ambasada nuk \u00ebsht\u00eb tem\u00eb qen\u00ebsore&#8221;<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Pra, po thoni q\u00eb do ta zbatoni edhe pik\u00ebn q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vendosjen e Ambasad\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Jerusalem?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: Un\u00eb mendoj se njohja e nd\u00ebrsjell\u00eb nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Izraelit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb. Un\u00eb kam qen\u00eb minist\u00ebr i Jasht\u00ebm gjat\u00eb i Kosov\u00ebs, dhe natyrisht kam punuar q\u00eb edhe Izraeli ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn dhe vendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike nd\u00ebrmjet Izraelit dhe Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb, t\u00eb cilin e kemi p\u00ebrsh\u00ebndetur dhe vet\u00ebm kur jan\u00eb vendosur marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike, Izraeli e ka njohur Kosov\u00ebn, \u00e7far\u00eb un\u00eb kam insistuar gjat\u00eb, se do t\u00eb thot\u00eb ka pasur p\u00ebrpjekje vet\u00ebm at\u00eb deklarat\u00ebn ta interpretojn\u00eb si njohje, nd\u00ebrsa se si e ka menaxhuar Qeveria e Kosov\u00ebs dhe se si po b\u00ebn p\u00ebrpjekje ta menaxhoj\u00eb L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, \u00ebsht\u00eb totalisht e gabuar.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs do t\u00eb duhej t\u2019i informonte disa shtete, t\u00eb cilat mund t\u00eb ken\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb caktuara, paraprakisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, edhe BE-n\u00eb, edhe shtete t\u00eb caktuara arabe. Nd\u00ebrsa, LVV-ja tregon q\u00eb nuk ka politik\u00eb parimore. Ata gjithmon\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk pranojn\u00eb kushte dhe k\u00ebsaj here po pranojn\u00eb kushte. Un\u00eb mendoj se qasja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb linj\u00eb me at\u00eb se si e tha edhe sekretari (Antony) Blinken.<\/p>\n<p>Ne e p\u00ebrsh\u00ebndesim vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Izraelit dhe se \u00e7\u00ebshtja se ku vendoset ambasada nuk \u00ebsht\u00eb tem\u00eb qen\u00ebsore. Sikurse, un\u00eb kam mir\u00ebkuptim t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e palestinez\u00ebve q\u00eb ta ken\u00eb shtetin e tyre, di\u00e7ka \u00e7ka e mb\u00ebshtet edhe SHBA-ja, e mb\u00ebshtet edhe BE-ja, e mb\u00ebshtet edhe Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Te p\u00ebrfaq\u00ebsimi i Kosov\u00ebs jasht\u00eb vendit, sh\u00ebrbimi i jasht\u00ebm n\u00eb nj\u00eb far\u00eb forme \u00ebsht\u00eb kritikuar p\u00ebr pun\u00ebsimin e familjar\u00ebve t\u00eb politikan\u00ebve apo an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb partive t\u00eb ndryshme politike. Meqen\u00ebse pozitat kryesore n\u00eb shtetet kryesore jan\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebta, a premtoni se ato do t\u00eb plot\u00ebsohen me diplomat\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: \u00c7ka ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e jashtme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i kthehemi asaj \u00e7ka \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e jashtme dhe \u00e7ka \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e brendshme. \u00c7ka \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e jashtme \u00ebsht\u00eb kjo: Duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb suspendimi dhe moratoriumi i politik\u00ebs s\u00eb jashtme q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb Qeveria Kurti dhe q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb Qeveria Hoti me paaft\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb hiqet vetoja q\u00eb e ka vendosur Serbia n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs. Realisht, Kosova n\u00eb vitin 2020 \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb entitet, si nj\u00eb protektorat i koh\u00ebs s\u00eb UNMIK-ut, sesa nj\u00eb shtet me sovranitet. Nd\u00ebrsa ne, do t\u00eb kemi qart\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00ebn nj\u00eb, do t\u00eb aplikojm\u00eb n\u00eb Organizat\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, dhe i kemi votat, dhe tash n\u00eb kontekstin e pandemis\u00eb, \u00ebsht\u00eb prioritet i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Do t\u00eb aplikojm\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs. Mbi t\u00eb gjitha, gjat\u00eb mandatit tim si kryeminist\u00ebr&#8230;<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Kjo pas moratoriumit nj\u00ebvje\u00e7ar q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb Uashington apo jo?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: Pik\u00ebrisht, aplikimet e para p\u00ebr ta thyer moratoriumin do t\u00eb jet\u00eb OBSH-ja, do t\u00eb jet\u00eb K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs, do t\u00eb jen\u00eb edhe organizata t\u00eb tjera. Un\u00eb nuk do t\u00eb l\u00eb gur pa l\u00ebvizur, p\u00ebr ta rritur numrin e njohjeve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb 2\/3, p\u00ebr t\u00eb vendosur marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me 2\/3 e shteteve t\u00eb bot\u00ebs dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut Kosov\u00eb &#8211; Serbi, ta arrijm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb normalizimit, e cila duhet ta ket\u00eb kryetem\u00eb dhe kryeq\u00ebllim dhe rezultat p\u00ebrfundimtar njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>Ky do t\u00eb ishte edhe fundi i historis\u00eb n\u00eb Ballkan sikurse e njohim Ballkanin, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur ka njohje reciproke Kosov\u00eb &#8211; Serbi. Nd\u00ebrsa, tek em\u00ebrimet, em\u00ebrimet jan\u00eb tem\u00eb vet\u00ebm kur s\u2019ka politik\u00eb t\u00eb jashtme. Kur s\u2019ka politik\u00eb t\u00eb jashtme, njer\u00ebzit merren me tema t\u00eb brendshme. N\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr, askush nuk merret me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A keni partner preferencial p\u00ebr t\u00eb formuar koalicion qeveris\u00ebs?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: M\u00eb lejoni t\u00eb them se si i shoh k\u00ebto zgjedhje. Un\u00eb mendoj se k\u00ebto zgjedhje jan\u00eb historike p\u00ebr at\u00eb, jo vet\u00ebm se \u00e7ka ndodh m\u00eb 14 shkurt, por se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb edhe me t\u00eb 15-tin. Un\u00eb jam i vetmi kandidat q\u00eb ka program t\u00eb qart\u00eb, i cili ka prioritete t\u00eb qarta, i cili ka edukim per\u00ebndimor dhe un\u00eb jam i vetmi kandidat i cili \u00ebsht\u00eb anti- populist n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb me programe populiste n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n<p>N\u00ebse qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs duan ta ruajn\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb re, t\u00eb cil\u00ebn e kemi nd\u00ebrtuar me shum\u00eb mund, n\u00ebse duan ta ruajn\u00eb ekonomin\u00eb e tregut, t\u00eb cil\u00ebn ne e mb\u00ebshtesim dhe kemi politika t\u00eb favorshme fiskale dhe mb\u00ebshtetje institucionale p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet e vogla, t\u00eb mesme dhe t\u00eb m\u00ebdha; n\u00ebse qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs duan t\u00eb ken\u00eb media t\u00eb lira, ku ju neve na ballafaqoni me gj\u00ebra t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, me tema t\u00eb k\u00ebndshme dhe t\u00eb pak\u00ebndshme, duhet t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr PDK-n\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk kemi vija t\u00eb kuqe&#8221;<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A keni vija t\u00eb kuqe?<\/p>\n<p>Nuk kemi vija t\u00eb kuqe, por kemi parime. Prandaj, PDK-ja n\u00eb k\u00ebto zgjedhje garon e vetme, me identitet t\u00eb qart\u00eb me program t\u00eb qart\u00eb dhe ne kemi parime, kemi objektiva, kemi vlera. Me ata, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb populist\u00eb dhe t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb filozofi nihiliste, pretendojn\u00eb se \u00e7doher\u00eb ia nis bota prej fillimit me ta, sikurse pretenduan \u2018koalicioni i shpres\u00ebs\u2019 n\u00eb vjesht\u00ebn e 2019-s. Flisnin n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs p\u00ebr fundin e historis\u00eb, por \u00e7far\u00eb kemi par\u00eb, ishte fundi i dy qeverive m\u00eb jet\u00ebshkurtra n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs duhet t\u2019i shohin k\u00ebto zgjedhje si historike me vot\u00ebn q\u00eb do t\u2019ia japin PDK-s\u00eb, numrit 134, kandidatur\u00ebs sime, e cila \u00ebsht\u00eb kandidatur\u00eb evropiane, n\u00ebse duan ta shohin k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb l\u00ebviz\u00eb drejt Evrop\u00ebs. N\u00ebse duan ta shohin k\u00ebt\u00eb vend duke l\u00ebvizur drejt klisheve t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, drejt p\u00ebr\u00e7arjes politike, drejt politik\u00ebs s\u00eb mahallave, drejt thashethemeve ditore, \u00ebsht\u00eb vendim i tyre. Un\u00eb garoj me qart\u00ebsi dhe kam besimin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: E p\u00ebrmend\u00ebt p\u00ebrvoj\u00ebn n\u00eb politik\u00eb. Kosova, pas k\u00ebtyre zgjedhjeve, do t\u00eb p\u00ebrballet menj\u00ebher\u00eb me nevoj\u00ebn urgjente p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri. A jeni t\u00eb gatsh\u00ebm, si parti politike q\u00eb t\u00eb arrini nj\u00eb konsensus komb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb zgjedhur presidentin dhe p\u00ebr t\u00eb evituar kriz\u00ebn, le t\u00eb themi m\u00eb t\u00eb thell\u00eb kushtetuese n\u00eb vend, q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: Un\u00eb garoj n\u00eb k\u00ebto zgjedhje p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr, dhe un\u00eb do t\u00eb jem kryeministri i ardhsh\u00ebm i Kosov\u00ebs m\u00eb 15 shkurt, n\u00eb m\u00ebngjes her\u00ebt, i till\u00eb do t\u00eb zgjohem nga gjumi. Nd\u00ebrsa un\u00eb mendoj se Kosova do t\u00eb duhej t\u00eb ket\u00eb kapacitet q\u00eb ta gjej\u00eb nj\u00eb president. Por, pyetja te presidenti \u00ebsht\u00eb kjo: Cilin president duhet ta ket\u00eb Kosova president t\u00eb saj n\u00eb 2021-n?<\/p>\n<p>&#8220;Kush mund t\u00eb jet\u00eb president, \u00ebsht\u00eb e parakohshme&#8221;<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A keni ju kandidatur\u00eb?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: Dik\u00eb q\u00eb e izolon&#8230; Jo n\u00eb zgjedhje ne garojm\u00eb p\u00ebr zgjedhje parlamentare, k\u00ebto zgjedhje prodhojn\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: N\u00ebse flasim p\u00ebr nj\u00eb president konsensual, nj\u00eb person q\u00eb po e cil\u00ebsoni si t\u00eb till\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: Un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb tem\u00eb e parakohshme&#8230;<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb urgjente, sepse vendi n\u00eb maj do t\u00eb mbetet pa president&#8230;<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: T\u00eb shkojm\u00eb sipas radh\u00ebs. Fillimisht, PDK-ja do t\u2019i fitoj\u00eb k\u00ebto zgjedhje, do ta ket\u00eb shumic\u00ebn parlamentare n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Un\u00eb do ta drejtoj qeverin\u00eb dhe me drejtimin tim t\u00eb qeveris\u00eb, natyrisht se ne do t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb njeri, i cili do t\u00eb jet\u00eb, sikurse thot\u00eb Kushtetuta, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vendit dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb qytetar\u00ebve dhe mbipartiak. Por, t\u00eb flasim tash se kush mund t\u00eb jet\u00eb president, un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb e parakohshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka vet\u00ebm dy muaj q\u00eb ka marr\u00eb drejtimin e partis\u00eb, si ushtrues detyre, por Enver Hoxhaj, si kandidat i k\u00ebsaj partie p\u00ebr kryeminist\u00ebr thot\u00eb se ai mund t\u00eb sjell\u00eb marr\u00ebveshjen finale Kosov\u00eb-Serbi. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Hoxhaj thot\u00eb se njohjet e tij personale me lider\u00ebt bot\u00ebror\u00eb, si Joe Biden e Angela [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":73186,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-73499","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73499","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73499"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73499\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73186"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73499"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73499"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73499"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}