{"id":73829,"date":"2021-02-11T15:01:59","date_gmt":"2021-02-11T15:01:59","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=73829"},"modified":"2021-02-11T15:01:59","modified_gmt":"2021-02-11T15:01:59","slug":"ismajli-asnjehere-dhe-askund-nuk-kemi-bere-ndasi-politike-ne-investime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ismajli-asnjehere-dhe-askund-nuk-kemi-bere-ndasi-politike-ne-investime\/","title":{"rendered":"Ismajli: Asnj\u00ebher\u00eb dhe askund nuk kemi b\u00ebr\u00eb ndasi politike n\u00eb investime"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit (KPGJ), n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Shpresa Kurteshit-Eminit, ka shqyrtuar dhe miratuar sot rregulloren p\u00ebr p\u00ebrkujdesjen dhe mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve, statutin e Qendr\u00ebs Kulturore Evropiane, vendimin p\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e kushteve nd\u00ebrtimore n\u00eb Zon\u00ebn \u201cB 4\u201c n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb PRRU \u201cKodra e That\u00eb\u201d, vendimin p\u00ebr plot\u00ebsimin e vendimit t\u00eb dat\u00ebs 18.09.2017 p\u00ebr ndryshimin  e destinimit t\u00eb planifikuar n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parcel\u00ebs kadastrale nr.5206-0, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Planit Rregullues Urban \u201cLivadhet e Arapit\u201d n\u00eb Gjilan, vendimin paraprak p\u00ebr dh\u00ebnien n\u00eb shfryt\u00ebzim afatgjat\u00eb t\u00eb pronave t\u00eb paluajtshme komunale, vendimin p\u00ebr formimin e Komisionit vler\u00ebsues t\u00eb ofertave.<br \/>\nNj\u00ebher\u00ebsh, Kuvendi miratoi edhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ndarjen e mjeteve financiare p\u00ebr deshifrimin dhe p\u00ebrkthimin e mbishkrimeve osmane n\u00eb varreza n\u00eb regjionin e Anamorav\u00ebs, t\u00eb cilin e paraqiti drejtoresha e Kultur\u00ebs, Deniza Limani, plot\u00ebsimin e vendimit p\u00ebr ndarjen e lokacionit p\u00ebr vendosjen e shtatores s\u00eb Qahil Agushit n\u00eb Zheg\u00ebr, duke i specifikuar parcelat, p\u00ebrkat\u00ebsisht vendimin p\u00ebr lirimin e bizneseve nga pagesa e taks\u00ebs komunale p\u00ebr vitin 2021.<br \/>\nPo ashtu, Kuvendi u informua edhe p\u00ebr suksesin e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb gjysm\u00ebvjetorin e par\u00eb t\u00eb vitit shkollor 2020-2021 dhe fillimin e gjysm\u00ebvjetorit t\u00eb dyt\u00eb, ku sqarime plot\u00ebsues n\u00eb interesimet e k\u00ebshilltarit Nevzad Isufi (LVV) dha drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, i cili tha se p\u00ebrkund\u00ebr sfidave nga pandemia, komuna e Gjilanit, \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb nuk ka mbyllur asnj\u00eb shkoll\u00eb.<br \/>\nPlot\u00ebsimi dhe ndryshimi i kushteve nd\u00ebrtimore n\u00eb Zon\u00ebn \u201cB 4\u201c n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb PRRU \u201cKodra e That\u00eb\u201d si dhe plot\u00ebsimi i vendimit t\u00eb dat\u00ebs 18.09.2017 p\u00ebr ndryshimin  e destinimit t\u00eb planifikuar n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parcel\u00ebs kadastrale nr.5206-0, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Planit Rregullues Urban \u201cLivadhet e Arapit\u201d, t\u00eb cilat i paraqiti dhe i arsyetoi drejtori i Urbanizimit, Bekim Bajrami, duke sqaruar se n\u00eb rastin e par\u00eb k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb iniciuar nga qytetar\u00ebt dhe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rritje t\u00eb koeficientit t\u00eb nd\u00ebrtimit, nd\u00ebrkaq n\u00eb rastin e dyt\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me bashk\u00ebngjitjen e elaboratit, zgjuan interesim e opozit\u00ebs (PDK e LVV), e cila nuk i mb\u00ebshteti k\u00ebto ndryshime me arsyetim se jan\u00eb t\u00eb paligjshme, duke th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u00ebr\u00eb vij\u00ebn nd\u00ebrtimore dhe jo nj\u00eb zgjidhje e pjesshme.<br \/>\nSa i p\u00ebrket vendimit paraprak p\u00ebr dh\u00ebnien n\u00eb shfryt\u00ebzim afatgjat\u00eb t\u00eb pronave t\u00eb paluajtshme komunale, q\u00eb u p\u00ebrkrah unanimisht, sqarime dhe p\u00ebrgjigje sipas interesimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit dha Sali Fazliu, drejtor p\u00ebr Gjeodezi dhe Kadast\u00ebr, i cili sakt\u00ebsoi se pronat gjenden n\u00eb zonat kadastrale Ponesh dhe Livo\u00e7 i Ep\u00ebrm dhe se dh\u00ebnia e tyre n\u00eb shfryt\u00ebzim ka p\u00ebr q\u00ebllim nxitjen e zhvillimit ekonomik.<br \/>\nP\u00ebrndryshe, me pyetje dhe interesime konkrete p\u00ebr probleme kryesisht infrastrukturore, pastaj p\u00ebr em\u00ebrtimet e rrug\u00ebve, kamerat e siguris\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, pagat jubilare n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, tatimin n\u00eb pron\u00eb dhe rritjen e p\u00ebrshkall\u00ebzuar t\u00eb tij, taks\u00ebn komunale p\u00ebr vetura, p\u00ebr tubimet n\u00eb kushtet e pandemis\u00eb, p\u00ebrkujdesjen p\u00ebr fshatrat kufitare, imponimin e kurseve private p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs, ndihmat financiare p\u00ebr personat e prekur nga virusi, kompensimi i d\u00ebmeve nga v\u00ebrshimet dhe t\u00eb tjera, jan\u00eb paraqitur k\u00ebshilltar\u00ebt Nevzad Isufi, Bujar Nevzati, Nehat Osmani, Krenare Latifi, Shefik Surdulli, Isa Agushi, Arijeta Rexhepi, Anila Tusha, Fitim Guda, Ibish Ibishi, Xhelal Hajrullahu, Festa Shabani, Riza Abdyli, Arta Haziri Nuhiu, Avdyl Aliu.<br \/>\nSa i p\u00ebrket em\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve dhe rastit konkret n\u00eb lagjen Smakaj n\u00eb C\u00ebrnic\u00eb, n\u00ebnkryetari i Komun\u00ebs, Arb\u00ebr Ismajli tha se ankesa p\u00ebr nd\u00ebrrimin e em\u00ebrtimit fillestar, nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb afatin e caktuar ligjor. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb parashtruesi i ankes\u00ebs ka vendosur tabel\u00ebn, por ne kemi qen\u00eb t\u00eb detyruar ta heqim at\u00eb, sepse ka pasur reagime t\u00eb banor\u00ebve, meq\u00eb rruga ka qen\u00eb e em\u00ebrtuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb procedurave t\u00eb rregullta ligjore, ka th\u00ebn\u00eb ai.<br \/>\nN\u00eb lidhje me zhd\u00ebmtimin e pasojave nga v\u00ebrshimet, Ismajli sqaroi se vler\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb ministris\u00eb, por deri tani nuk ka asgj\u00eb zyrtarisht sa i p\u00ebrket kompensimit.<br \/>\n\u201cPersonalisht nuk jam optimist p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndihm\u00eb, sepse me aq sa kam d\u00ebgjuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fond prej 1 milion q\u00eb qeveria e ka ndar\u00eb, ose ka menduar ta ndaj\u00eb, derisa vlera e d\u00ebmit vet\u00ebm n\u00eb komun\u00ebn e Gjilanit shkon n\u00eb 1.5 milion euro\u201d.<br \/>\nKurse sa i p\u00ebrket investimeve n\u00eb infrastruktur\u00eb, ai u shpreh i bindur se asnj\u00ebher\u00eb dhe askund nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndasi politike, megjith\u00ebse ka ndonj\u00eb vend ku ende nuk kemi mundur t\u00eb arrijm\u00eb me investime.<br \/>\n\u201cRruga p\u00ebr Zhegoc ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb, por ajo \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar shum\u00eb nga punimet q\u00eb po zhvillohen n\u00eb autostrad\u00eb dhe sipas Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs rruga do t\u00eb rinohet komplet nga kompani q\u00eb e ka d\u00ebmtuar\u2019, ka th\u00ebn\u00eb Ismajli, duke u p\u00ebrgjigjur n\u00eb disa prej pyetjeve t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve.<br \/>\nN\u00eb lidhje me em\u00ebrtimet, sqarime shtes\u00eb p\u00ebr rastin n\u00eb C\u00ebrnic\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe Bardhyl Syla, kryetar i komisionit p\u00ebr em\u00ebrtimin e rrug\u00ebve, i cili tha se nuk kan\u00eb mundur t`i marrin parasysh ankesat e k\u00ebsaj pale n\u00eb lagjen Smakiq, meq\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pas afatit si dhe Bekim Bajrami nga Urbanizimi, i cili tha se nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb tret\u00eb t\u00eb plot\u00ebsimit dhe korrigjimit t\u00eb em\u00ebrtimeve.<br \/>\nP\u00ebrgjigje n\u00eb interesimet tjera t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe drejtor\u00ebt Nevzad Rushiti (Inspekcioni), Naser Kor\u00e7a (Sh\u00ebrbimet Publike), Bardhyl Syla (Admnistrata) dhe t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\nKryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini, ka th\u00ebn\u00eb se k\u00ebshilltar\u00ebt komunal\u00eb mund t\u00eb orientohen edhe drejtp\u00ebrdrejt te drejtorit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr pyetje dhe interesime konkrete dhe atje do t\u00eb marrin p\u00ebrgjigjet e duhura, pa qen\u00eb e nevojshme t\u00eb ngarkohet seanca.<br \/>\nSa i p\u00ebrket mbajtjes s\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb Kuvendit, n\u00eb koh\u00ebn e fushat\u00ebs zgjedhore, p\u00ebr \u00e7ka kishte v\u00ebrejtje nga opozita, kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini sqaroi se vonesa ka ndodhur shkaku i pandemis\u00eb dhe reduktimit t\u00eb stafit n\u00eb administrat\u00ebn e Kuvendit, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye.  <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit (KPGJ), n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Shpresa Kurteshit-Eminit, ka shqyrtuar dhe miratuar sot rregulloren p\u00ebr p\u00ebrkujdesjen dhe mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve, statutin e Qendr\u00ebs Kulturore Evropiane, vendimin p\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e kushteve nd\u00ebrtimore n\u00eb Zon\u00ebn \u201cB 4\u201c n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb PRRU \u201cKodra e That\u00eb\u201d, vendimin p\u00ebr plot\u00ebsimin e vendimit t\u00eb dat\u00ebs 18.09.2017 p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":73830,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-73829","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73829","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73829"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73829\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73830"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73829"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73829"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73829"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}