{"id":74336,"date":"2021-02-20T13:04:51","date_gmt":"2021-02-20T13:04:51","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=74336"},"modified":"2021-02-20T13:04:51","modified_gmt":"2021-02-20T13:04:51","slug":"a-ka-kush-qe-e-stopon-te-keqen-urbane-te-ketij-qyteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/a-ka-kush-qe-e-stopon-te-keqen-urbane-te-ketij-qyteti\/","title":{"rendered":"A ka kush q\u00eb e stopon t\u00eb keqen urbane t\u00eb k\u00ebtij qyteti?!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shkruan: Ark.Bahrije Mahmuti Beqiri<\/strong><\/p>\n<p>Thirrje dhe ri-thirrje p\u00ebrgjegj\u00ebsve ligjor\u00eb t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit e t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Legjitimimi i s\u00eb keqes prej neve shumic\u00ebs q\u00eb rrim\u00eb e sodisim, sjell asgj\u00eb m\u00eb pak se lig\u00ebsi shoq\u00ebrore!<\/p>\n<p>Po e filloj k\u00ebt\u00eb shkres\u00eb timen me th\u00ebnien e Dr. Martin L. Kingut: \u201cFol p\u00ebr at\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn beson.<br \/>\nJet\u00ebt tona fillojn\u00eb t\u00eb mbarojn\u00eb n\u00eb dit\u00ebn kur ne heshtim p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ne\u201d!<\/p>\n<p>Prandaj, e nxitur si p\u00ebrher\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia profesionale dhe qytetare e jo pse atakohem un\u00eb personalisht, vendosa s\u00ebrish ta ngre z\u00ebrin e t\u00eb reagoj.<\/p>\n<p>Hartimi i Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe i Hart\u00ebs Zonale Komunale (HZK), \u00ebsht\u00eb proces shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi (do t\u00eb thosha krucial) p\u00ebr komun\u00ebn e Gjilanit, por gjithsesi i filluar mbrapsht nga ky institucion dhe jo pa dije e pa q\u00ebllim.<\/p>\n<p>Por, ky proces, sa i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e komun\u00ebs, po del t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i leverdish\u00ebm p\u00ebr zhvat\u00ebsit e komun\u00ebs. Proces i filluar jo vet\u00ebm se n\u00eb kund\u00ebrshtim me baz\u00ebn ligjore por i projektuar si proces i legjitimimit t\u00eb katrahur\u00ebs urbane t\u00eb instaluar dhe t\u00eb rritur gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb qeverisjes komunale \u2013 ose m\u00eb mir\u00eb: t\u00eb qorrollisjes urbane e komunale!<\/p>\n<p>Madje, komuna paska filluar edhe nj\u00eb proces t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm: Hartimin e Hart\u00ebs Zonale t\u00eb Komun\u00ebs, edhe pse n\u00eb nenin 11, pika 1.5 t\u00eb Ligji Nr. 04\/L-174 p\u00ebr Planifikim Hap\u00ebsinor, thuhet se Autoritetit P\u00ebrgjegj\u00ebs Komunal p\u00ebr Planifikim dhe Menaxhim Hap\u00ebsinor \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb:  \u201chartimin e Hart\u00ebs Zonale t\u00eb Komun\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrputhje me Hart\u00ebn Zonale t\u00eb Kosov\u00ebs dhe normat teknike t\u00eb planifikimit hap\u00ebsinor, n\u00ebnt\u00eb (9) muaj pas miratimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb Planit Zhvillimor Komunal.\u201d Paradoksale dhe absurde apo jo?<\/p>\n<p>Ende pa p\u00ebrfunduar procesi i hartimit t\u00eb  Planit Zhvillimor Komunal, komuna nxiton ta p\u00ebrfundoj\u00eb Hart\u00ebn Zonale t\u00eb Komun\u00ebs. Pse ky nxitim se?!<\/p>\n<p>M\u00eb absurde, por me prioritet se k\u00ebto dy procese paralele (e n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin) po dalin t\u00eb jen\u00eb vendimet e sponsorizuar nga drejtori &#8220;eksperti i fush\u00ebs&#8221; n\u00eb seanc\u00ebn e fundit, ku u aktivizua thuajse e t\u00ebr\u00eb \u201dmakineria e kuvendit\u201d se si t\u00eb quhen k\u00ebto vendime : plot\u00ebsime, ndryshime&#8230;.!?<br \/>\nVendim p\u00ebr ndryshim ! Apo, Vendim p\u00ebr plot\u00ebsim!<\/p>\n<p>Si do q\u00eb ti quani (pasi aty u pa qart\u00eb &#8220;harrnimi&#8221; dhe \u201cvarf\u00ebria profesionale\u201d) tentimi p\u00ebr ta legjitimuar nj\u00eb veprim-vendim t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm i disa viteve m\u00eb par\u00eb! Kur k\u00ebt\u00eb kund\u00ebrligjshm\u00ebri e ka konfirmuar edhe organi kompetent MAPL-MMPH.<br \/>\nKjo iniciativ\u00eb dhe insistim p\u00ebr nj\u00eb vendim t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm, me u plot\u00ebsua me nj\u00eb propozim po t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb absurd i llojit vet, por jo i vetmi. E p\u00ebr mua si zyrtare dhe p\u00ebrgjegj\u00ebse e k\u00ebsaj fushe ve\u00e7se shp\u00ebrfaqi nj\u00eb turp-dokument i quajtur &#8220;elaborat&#8221; i harruar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, e i cili nuk elaboron bash asgj\u00eb, nj\u00eb hi\u00e7 dokument si\u00e7 nuk dinte ta prezantonte bash hiq edhe sponsorizuari dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij!<br \/>\nKur iniciativa udh\u00ebhiqet me hile e p\u00ebr lakmi-leverdi personale, shp\u00ebrfaq gabimet e ashtuquajtura n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast &#8220;teknike &#8221; po dol\u00ebn t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb &#8220;taktike&#8221; p\u00ebr koh\u00ebn-t&#8217; kaluar\u00ebn, e nd\u00ebrsa &#8220;toksike&#8221; p\u00ebr t\u00eb tashmen e t\u00eb ardhmen!<br \/>\nPor besoj se shum\u00eb shpejt koha do t\u00eb na d\u00ebshmon p\u00ebr k\u00ebto veprime t\u00eb paligjshme e t\u00eb ligve, nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit ligjor-monitorues e zbatues -pasi jo t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebjn\u00eb gabime &#8220;taktike&#8221; e &#8220;teknike&#8221; por besoj se ndjejn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe dashuri p\u00ebr vendin dhe t\u00eb ardhmen!<\/p>\n<p>Edhe pse shum\u00eb her\u00eb nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor, revidimi i pjessh\u00ebm i dokumenteve t\u00eb planifikimit hap\u00ebsinor, si\u00e7 ishin k\u00ebto dy vendime p\u00ebr t\u00eb cilat po flasim, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar qart\u00eb si veprim n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat e legjislacionit n\u00eb fuqi, p\u00ebrgjegj\u00ebsve komunal\u00eb as q\u00eb ua ka l\u00ebn\u00eb \u201cvi\u201d. N\u00eb nj\u00ebrin vesh u ka hy, e nga tjetri vesh u ka dal\u00eb kjo \u201cp\u00ebrrall\u00eb\u201d e ministris\u00eb kompetente e  p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb e p\u00ebr disa nd\u00ebrhyrje t\u00eb paligjshme t\u00eb komun\u00ebs n\u00eb planet rregulluese t\u00eb zon\u00ebs urbane.  <\/p>\n<p>Pra, p\u00ebrkund\u00ebr vendimeve e rekomandimeve t\u00eb ministris\u00eb, Drejtoria p\u00ebr Urbaniz\u00ebm, Planifikim dhe Mjedisit, ka vazhduar me ndryshimin &#8211; revidimin e pjessh\u00ebm t\u00eb dokumenteve t\u00eb planifikimit hap\u00ebsinor, edhe pse Ligji Nr. 04\/L-174 p\u00ebr Planifikim Hap\u00ebsinor nuk e parasheh revidimin e pjessh\u00ebm t\u00eb dokumenteve t\u00eb planifikimit hap\u00ebsinor.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se prioritet i drejtoris\u00eb dhe i komun\u00ebs nuk ka qen\u00eb asnj\u00eb her\u00eb hartimi i Planit Zhvillimor Komunal t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe i Hart\u00ebs Zonale t\u00eb Komun\u00ebs, por, prioritet i lart\u00eb i tyre ka qen\u00eb ndryshimi apo revidimi i pjessh\u00ebm i dokumenteve t\u00eb planifikimit hap\u00ebsinor\u00eb, duke i mund\u00ebsuar vet\u00ebs s\u00eb tyre dhe grupeve t\u00eb caktuara t\u00eb interesit q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga zhvillimi i k\u00ebsaj nd\u00ebrhyrje t\u00eb kund\u00ebrligjshme.<\/p>\n<p>Po si mund t\u00eb jet\u00eb ndryshe kur k\u00ebtij pushteti anarkist\u00ebsh, nuk i del kush para me ia ndal hovin e yryshin e shkat\u00ebrrimit urban t\u00eb qytetit?! Nuk po e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb asnj\u00eb instanc\u00eb komunale e shtet\u00ebrore t\u00eb cilat e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb zbatimin e ligjeve. A thua pse? Vall\u00eb, u b\u00ebm\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tok me mend\u00ebsin\u00eb shkat\u00ebrruese t\u00eb pushtetar\u00ebve t\u00eb lig\u00eb (t\u00eb cil\u00ebt para s\u00eb gjithash jan\u00eb me deficit t\u00eb skajsh\u00ebm t\u00eb form\u00ebsimit komb\u00ebtar e kulturor), q\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb fundit e kan\u00eb pasurimin e tyre dhe t\u00eb nj\u00eb kaste rreth tyre?! U b\u00ebm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tok me mend\u00ebsin\u00eb e \u201cderrave t\u00eb k\u00ebnaqur\u201d t\u00eb Migjenit?! Sa e si po duket \u2013 fatkeq\u00ebsisht PO!<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj sh\u00ebmtie q\u00eb po ndodh\u00eb para syve tan\u00eb, un\u00eb nuk dua t\u00eb dor\u00ebzohem dhe t\u00eb besoj se t\u00eb gjith\u00eb jemi b\u00ebr\u00eb kaq t\u00eb lig e lakmitar\u00eb! Jo, assesi.<\/p>\n<p>Qoft\u00eb edhe e vetmuar (edhe pse jam koshiente se kam shum\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs e bashk\u00ebmendimtar\u00eb t\u00eb heshtur n\u00eb qytetin tim), un\u00eb nuk mund t\u00eb heshti para k\u00ebtyre proceseve te liga p\u00ebrderisa un\u00eb si zyrtare e profesioniste paguhem nga taksat e bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb mi t\u00eb cil\u00ebt, me gjak, me djers\u00eb e p\u00ebr shum\u00eb vite e decenie e nd\u00ebrtuan k\u00ebt\u00eb komun\u00eb e k\u00ebt\u00eb qytet. Un\u00eb, thjesht, duhet t\u00eb jem n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe ta b\u00ebj p\u00ebr ta, m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb di dhe q\u00eb mundem.<br \/>\nKomuna, le q\u00eb b\u00ebri tejkalime dhe shkelje t\u00eb skajshme ligjore me k\u00ebt\u00eb qasje por, p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij procesi, me asnj\u00eb akt nuk na e  d\u00ebshmoi p\u00ebrkushtimin e saj p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e  p\u00ebrgjithshme. Gj\u00eb q\u00eb ishte edhe e pritur. E si mund ta b\u00ebnte ndryshe kur komuna e dinte se procesi \u00ebsht\u00eb joligjor dhe si i till\u00eb, patjet\u00ebr duhej t\u00eb ishte jo transparent. Fshehin dhe nuk jan\u00eb transparent\u00eb para popullit vet\u00ebm ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb dallavere dhe q\u00eb kan\u00eb \u00e7ka t\u00eb fshehin.<\/p>\n<p>Pra, punohet shpejt\u00eb, jasht\u00ebligjsh\u00ebm dhe tin\u00ebzisht me nj\u00eb t\u00eb vetmen arsye \u2013 p\u00ebr ti joshur interesat personale t\u00eb pushtetar\u00ebve dhe t\u00eb koniunktur\u00ebs s\u00eb tyre q\u00eb i rrethon.<\/p>\n<p>Dhe s\u00ebrish: Si ka mund\u00ebsi se ky hov i k\u00ebsaj katrahure urbane t\u00eb mos tentohet seriozisht me u ndal\u00eb nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb?!<\/p>\n<p>Deri kur k\u00ebshtu?!<\/p>\n<p>Koha gjithsesi ka me ua dh\u00ebn\u00eb \u201cnot\u00ebn\u201d e merituar t\u00eb gjith\u00eb q\u00ebllimk\u00ebqijave e keqb\u00ebr\u00ebsve q\u00eb po e qeverisin komun\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite, por jam e sigurt q\u00eb at\u00ebher\u00eb do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb von\u00eb sepse sh\u00ebmtia q\u00eb po na ndodh\u00eb k\u00ebtyre viteve do t\u00eb jet\u00eb e konsoliduar dhe e q\u00ebndrueshme. Ajo, do t\u00eb jetoj\u00eb pran\u00eb nesh dhe me ne, p\u00ebr decenie me radh\u00eb e larg p\u00ebrtej shekullit q\u00eb po e jetojm\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos i frym\u00ebzuar gjeneratat e reja se e liga mund t\u00eb triumfoj\u00eb mbi t\u00eb mir\u00ebn dhe mbi ligjin, s\u00ebrish po e p\u00ebrfundoj me th\u00ebnien e Dr.Martin L. Kingut: \u201cDhe se gjithmon\u00eb duhet t\u00eb flasim p\u00ebr at\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn besojm\u00eb\u201d!  Vjen nj\u00eb koh\u00eb kur heshtja e jon\u00eb kolektive b\u00ebhet tradhti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Ark.Bahrije Mahmuti Beqiri Thirrje dhe ri-thirrje p\u00ebrgjegj\u00ebsve ligjor\u00eb t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit e t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Legjitimimi i s\u00eb keqes prej neve shumic\u00ebs q\u00eb rrim\u00eb e sodisim, sjell asgj\u00eb m\u00eb pak se lig\u00ebsi shoq\u00ebrore! Po e filloj k\u00ebt\u00eb shkres\u00eb timen me th\u00ebnien e Dr. Martin L. Kingut: \u201cFol p\u00ebr at\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":74337,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-74336","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74336","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74336"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74336\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74337"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74336"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74336"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74336"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}