{"id":74706,"date":"2021-02-27T17:30:00","date_gmt":"2021-02-27T17:30:00","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=74706"},"modified":"2021-02-27T17:30:00","modified_gmt":"2021-02-27T17:30:00","slug":"pandemia-zbeh-gjasat-per-liberalizim-te-vizave-franca-e-holanda-shtetet-me-kundershtuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pandemia-zbeh-gjasat-per-liberalizim-te-vizave-franca-e-holanda-shtetet-me-kundershtuese\/","title":{"rendered":"Pandemia zbeh gjasat p\u00ebr liberalizim t\u00eb vizave, Franca e Holanda shtetet m\u00eb kund\u00ebrshtuese"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb koh\u00ebn kur Gjermania \u00ebsht\u00eb duke rivendosur kufirin me \u00c7ekin\u00eb dhe Austrin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb, liberalizimi i vizave apo heqja e kufijve p\u00ebr vendet e treta \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme, thot\u00eb drejtori i Institutit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Politikat Evropiane (EPIK), Demush Shasha.<\/p>\n<p>Disa shtete evropiane, n\u00eb mesin e t\u00eb cilave Franca dhe Holanda, mendojn\u00eb se ende nuk \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb K\u00ebshillin e Bashkimit Evropian, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se shumica e vendeve an\u00ebtare pajtohen me vler\u00ebsimin e Komisionit Evropian se Kosova i ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kriteret.<\/p>\n<p>Por, sipas burimeve diplomatike, Franca dhe Holanda, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn, thirren n\u00eb munges\u00ebn e d\u00ebshmive t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit n\u00eb nivelin e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ato mendojn\u00eb se Komisioni n\u00eb raportin p\u00ebr Kosov\u00ebn, ka b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tep\u00ebr formale\u201d, por k\u00ebto shtete, si\u00e7 kan\u00eb th\u00ebn\u00eb burimet diplomatike, duan m\u00eb shum\u00eb d\u00ebshmi \u201cp\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrmes verdikteve finale t\u00eb gjykatave\u201d p\u00ebr d\u00ebnimin e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afera t\u00eb korrupsionit, si dhe d\u00ebshmi p\u00ebr konfiskimin e pasuris\u00eb s\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Franc\u00ebs, disa burime n\u00eb Bruksel thon\u00eb se ekziston edhe frika nga rritja e numrit t\u00eb azilk\u00ebrkuesve nga Kosova, n\u00eb rast t\u00eb heqjes s\u00eb vizave.<\/p>\n<p>Drejtori i Institutit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Politikat Evropiane (EPIK), Demush Shasha shprehet tejet skeptik se gjat\u00eb vitit 2021 do t\u00eb ket\u00eb l\u00ebvizje pozitive sa i p\u00ebrket liberalizimit t\u00eb vizave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb, sipas tij, ndikon edhe mjedisi politik i krijuar pas pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit.<\/p>\n<p>\u201cDisa vende an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb se Kosova nuk ka p\u00ebrmbushur kriteret p\u00ebr liberalizimin e vizave, respektivisht n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb niveli t\u00eb lart\u00eb dhe krimit t\u00eb organizuar. Q\u00eb nga vendosja e k\u00ebtij kriteri para pes\u00eb vjet\u00ebsh, Kosova ende ka zero raste t\u00eb suksesshme n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Shasha tha se edhe gjat\u00eb votimit t\u00eb Rezolut\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb Parlamentit Evropian p\u00ebr Kosov\u00ebn m\u00eb 23 shkurt, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur se kishte kund\u00ebrshtime dhe se eurodeputet\u00ebt nga radh\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb presidentit francez, Emmanuel Macron, \u201ckund\u00ebrshtuan \u00e7far\u00ebdo gjuhe q\u00eb do vler\u00ebsonte se Kosova ka p\u00ebrmbushur kriteret dhe \u00e7far\u00ebdo gjuhe q\u00eb b\u00ebnte thirrje p\u00ebr vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Jehona Lushaku, profesoresh\u00eb n\u00eb Departamentin e Shkencave Politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, thot\u00eb se procesi i liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn ka mbetur te vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb ministrave t\u00eb BE-s\u00eb, ku shtetet e kan\u00eb fuqin\u00eb vendimmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>Ajo shton se shum\u00eb shtete an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, jan\u00eb skeptike se Kosova duhet t\u00eb ket\u00eb liberalizimin e vizave dhe se skepticizmi bazohet te kriteri me rendin dhe ligjin dhe luftimin e korrupsionit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto shtet do t\u00eb mund ta ndryshonin mendimin e tyre n\u00ebse Kosova do t\u00eb vazhdonte t\u00eb d\u00ebrgonte mesazhe e statistika t\u00eb sakta se si \u00ebsht\u00eb lufta kund\u00ebr korrupsionit, cili \u00ebsht\u00eb procesi i reformimit dhe de-fakto i sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Me gjas\u00eb, Kosova nuk po arrin q\u00eb t\u2019i bind\u00eb k\u00ebto shtete me t\u00eb dh\u00ebna se k\u00ebto dy kritere jan\u00eb p\u00ebrmbushur plot\u00ebsisht\u201d, thekson Lushaku.<\/p>\n<p>Lushaku thot\u00eb se edhe pse Parlamenti Evropian e ka b\u00ebr\u00eb rekomandimin p\u00ebr liberalizimin e vizave, ende vet\u00eb ky institucion i BE-s\u00eb ka hezitime lidhur me at\u00eb n\u00ebse Kosov\u00ebs duhet t\u2019i liberalizohen vizat.<\/p>\n<p>\u201cParlamenti Evropian ka skepticizmin e vet\u00eb sa i p\u00ebrket pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. E dim\u00eb se k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb t\u00eb ket\u00eb hetime sa m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb ket\u00eb vendime sa m\u00eb shum\u00eb. Korrupsioni t\u00eb jet\u00eb prioritet institucional i institucioneve t\u00eb rendit dhe ligjit, pa u p\u00ebrzier politika, por ku edhe njer\u00ebzit e politik\u00ebs do t\u00eb ishin subjekt i hetimeve dhe vendimeve\u201d, tha Lushaku.<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebr Kosov\u00ebn, i miratuar t\u00eb mart\u00ebn, m\u00eb 23 shkurt, n\u00eb Komisionin p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb Parlamentit Evropian ka v\u00ebrejtje se n\u00eb Kosov\u00eb rastet kryesore gjyq\u00ebsore kan\u00eb shkuar tep\u00ebr ngadal\u00eb dhe shpesh d\u00ebnimet, n\u00ebse kan\u00eb ardhur, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb buta.<\/p>\n<p>Por, shumica e vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb jan\u00eb t\u00eb mendimit se Kosova duhet ta fitoj\u00eb liberalizimin sepse dukuria e korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar \u00ebsht\u00eb e pranishme edhe n\u00eb vende tjera q\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb liberalizim. Po ashtu, me mosliberalizimin e vizave, po vler\u00ebsohet se po d\u00ebnohem m\u00eb shum\u00eb qytetar\u00ebt sesa ata q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar.<\/p>\n<p>Autoritetet n\u00eb Kosov\u00eb vitin e kaluar jan\u00eb kritikuar nga BE-ja p\u00ebr mbylljen e Departamentit Special Anti-Korrupsion, i cili ishte pjes\u00eb e Policis\u00eb dhe kishte p\u00ebr q\u00ebllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale kund\u00ebr ekonomis\u00eb, financave dhe korrupsionit, por edhe hetimin dhe luftimin e korrupsionit n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ky departament ishte themeluar me vendim t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpunim me misionin e BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr sundimin e ligjit, EULEX.<\/p>\n<p>Raporti i fundit i Progresit i Komisionit Evropian ka p\u00ebrmendur se Kosova \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00eb faz\u00ebn e hershme\u201d n\u00eb fush\u00ebn e luftimit t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit, duke shtuar se \u201cnuk ka vullnet t\u00eb fort\u00eb politik p\u00ebr t\u00eb adresuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me korrupsionin si dhe nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb fuqishme t\u00eb sistemit juridik ndaj korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Indeksi i Perceptimit t\u00eb Korrupsionit p\u00ebr vitin 2020, i organizat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare Transparency International, ka th\u00ebn\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb radhitur e 104-ta me 36 pik\u00eb, duke sh\u00ebnuar p\u00ebrkeq\u00ebsim n\u00eb luft\u00ebn e korrupsionit, meq\u00eb ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr tri pozita m\u00eb posht\u00eb sesa vitin paraprak.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb koh\u00ebn kur Gjermania \u00ebsht\u00eb duke rivendosur kufirin me \u00c7ekin\u00eb dhe Austrin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb, liberalizimi i vizave apo heqja e kufijve p\u00ebr vendet e treta \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme, thot\u00eb drejtori i Institutit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Politikat Evropiane (EPIK), Demush Shasha. Disa shtete evropiane, n\u00eb mesin e t\u00eb cilave Franca dhe Holanda, mendojn\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":74707,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-74706","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74706","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74706"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74706\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74707"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74706"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74706"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74706"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}