{"id":75621,"date":"2021-03-09T08:08:48","date_gmt":"2021-03-09T08:08:48","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=75621"},"modified":"2021-03-09T08:08:48","modified_gmt":"2021-03-09T08:08:48","slug":"jep-doreheqje-meliza-haradinaj-nga-pozita-e-kryediplomates-dhe-aakja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/jep-doreheqje-meliza-haradinaj-nga-pozita-e-kryediplomates-dhe-aakja\/","title":{"rendered":"Jep dor\u00ebheqje Meliza Haradinaj  nga pozita e Kryediplomates dhe AAK\u2019ja"},"content":{"rendered":"<p>Ministrja n\u00eb detyr\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs, Meliza Haradinaj-Stublla, ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga pozita e kryediplomates dhe gjitha funksionet n\u00eb partin\u00eb Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, dhe nga an\u00ebtar\u00ebsia, raporton Express.<\/p>\n<p>Lajmin e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur vet\u00eb ajo p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb llogarin\u00eb e saj n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Postimi i saj i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb rrethana ende t\u00eb pasqaruara, e ndodhur n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb skeme piramidale t\u00eb njollosjes, linqimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, dor\u00ebheqjen e menj\u00ebhershme nga pozita e Ministres s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs, nga t\u00eb gjitha funksionet n\u00eb partin\u00eb Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, dhe nga an\u00ebtar\u00ebsia. K\u00ebt\u00eb vendim e marr vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb morale q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb shkaktuar dhe imazhit q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar nga persona me q\u00ebllime t\u00eb pista, e jo sepse ndjej p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr manipulimet dhe akuzat q\u00eb m\u00eb jan\u00eb mveshur pam\u00ebshirsh\u00ebm mua dhe familjes time. Cenimi i nderit dhe pun\u00ebs sime nga loj\u00ebrat denigruese t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, paraqet shkak-pasoj\u00ebn e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb sekret q\u00eb Aleanca nuk ka qen\u00eb favorit p\u00ebr t\u2019i fituar zgjedhjet, dhe ky fakt ka alarmuar disa q\u00eb mbijetes\u00ebn politike e kan\u00eb luft\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00eb! Ata jan\u00eb angazhuar q\u00eb me \u00e7do kusht t\u00eb fitojn\u00eb betej\u00ebn zgjedhore, pa zgjedhur mjet e as rrug\u00eb. Me \u00e7do kusht kan\u00eb aderuar njer\u00ebz t\u00eb pad\u00ebshmuar e t\u00eb panjohur p\u00ebr strukturat e partis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar projeksionet dhe aleancat e tyre p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e kontrollit dhe shantazhit p\u00ebrbrenda.<\/p>\n<p>Distancimi im nga nj\u00eb parti tek e cila kam besuar fort dhe kontribuar shum\u00eb, mbi 15 vjet, nuk e kam menduar asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb. Por tani q\u00eb erdhi, jam n\u00eb paqe q\u00eb po largohem nga prezenca toksike e disa njer\u00ebzve q\u00eb AAK-n\u00eb e b\u00ebjn\u00eb parti t\u00eb pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj t\u00eb izoluar.<\/p>\n<p>Si\u00e7 kam k\u00ebrkuar edhe m\u00eb her\u00ebt, RIP\u00cbRS\u00cbRIS q\u00eb n\u00eb interval sa m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kohor, Prokuroria e Shtetit t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb para s\u00eb gjithash v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e video-inskenimit t\u00eb plasuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb pseudo-portale dhe faktimin e v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb gjitha pretendimeve q\u00eb implikojn\u00eb familjen time dhe mua.<\/p>\n<p>Kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi jetike meq\u00eb akoma \u00ebsht\u00eb i panjohur autenticiteti i k\u00ebsaj videoje, koha kur kjo bised\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar, identiteti i personave pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb t\u00eb dhe gama e d\u00ebmtimit q\u00eb kan\u00eb shkaktuar. Madje, tashm\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb ekspert\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr dh\u00ebnien e opinionit t\u00eb tyre profesional rreth autenticitetit t\u00eb saj!<\/p>\n<p>Rinum\u00ebrimi i disa kutive \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara, por jo determinues p\u00ebr zbulimin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb plot\u00eb, pasiq\u00eb gjeneza e problemit q\u00ebndron pik\u00ebrisht tek pretendimet e parashtruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb video-inskenim, e q\u00eb jam e bindur se me zbardhjen e fakteve, do t\u00eb rr\u00ebnohen edhe SKEMAT PIRAMIDALE KRIMINALE, T\u00cb ORKESTRUARA NGA PARAPOLITIKA, E Q\u00cb AKTIVIZOHEN SA HER\u00cb KA NEVOJ\u00cb. P\u00ebr k\u00ebto arsye, dyshimet jan\u00eb t\u00eb bazuara q\u00eb ka keqp\u00ebrdorime edhe t\u00eb kutive tjera, andaj K\u00cbRKOJ RINUM\u00cbRIM TOTAL. Faktet do t\u2019i paraqes n\u00eb organet kompetente.<\/p>\n<p>Dit\u00ebve t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb hedhur tep\u00ebr balt\u00eb e mjegulluar n\u00eb shp\u00ebrfytyrim faktet. Megjithat\u00eb, koha dhe k\u00ebrkesa insistuese e imja p\u00ebr drejt\u00ebsi, do t\u00eb distilojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Padit\u00eb p\u00ebr shpifje, fyerje, e shantazh do t\u00eb mbeten aktive, dhe nuk do t\u00eb ndalem derisa sekreti publik i lidhjes s\u00eb krimit me pseudo-portalet do t\u00eb v\u00ebrtetohet.<\/p>\n<p>Politik\u00ebb\u00ebrja n\u00eb Kosov\u00eb nuk duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb zanat q\u00eb t\u00eb merr jet\u00ebn ose nderin. Nd\u00ebrsa jap dor\u00ebheqjen nga funksioni publik, siguroj ata q\u00eb gatuan k\u00ebt\u00eb skem\u00eb se do t\u00eb marrin monedh\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjitha skemat q\u00eb me vite i kan\u00eb gatuar pa dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Kjo q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb mveshur mua sot, ju pasqyron JUVE e assesi mua, e k\u00ebt\u00eb q\u00eb po them sot, e shum\u00eb t\u00eb tjera \u2013 drejt\u00ebsia do t\u2019i vulos\u00eb herdokur!<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb ndersh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendi, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb konfuz\u00eb nga zhurma dhe ndotja e dit\u00ebve t\u00eb fundit, i ftoj p\u00ebr durim dhe i falenderoj p\u00ebr mb\u00ebshtetje. Miqve q\u00eb m\u00eb njohin prej vitesh dhe nuk kan\u00eb dyshuar n\u00eb standardin e lart\u00eb moral q\u00eb respektoj dhe k\u00ebrkoj t\u00eb respektohet, u k\u00ebrkoj t\u00eb vazhdojm\u00eb bashkarisht p\u00ebrpjekjen p\u00ebr sanimin e klim\u00ebs politike dhe institucionale n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebt\u00eb e shtrij edhe tek ata koleg\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt jemi gjendur n\u00eb llogore t\u00eb ndryshme partiake, kund\u00ebrshtar\u00eb por asesi armiq, e q\u00eb pavar\u00ebsisht diferencave ideologjike, na bashkon respekti p\u00ebr sakrific\u00ebn e prind\u00ebrve tan\u00eb, standardin shtet\u00ebror q\u00eb nuk e nd\u00ebrtuam kurr\u00eb, dhe t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Mirupafshim n\u00eb beteja t\u00eb tjera!<\/p>\n<p>Meliza Haradinaj \u2013 Stublla<\/p>\n<p>Prishtin\u00eb, 09 mars 2021, ora 08:51<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja n\u00eb detyr\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs, Meliza Haradinaj-Stublla, ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga pozita e kryediplomates dhe gjitha funksionet n\u00eb partin\u00eb Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, dhe nga an\u00ebtar\u00ebsia, raporton Express. Lajmin e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur vet\u00eb ajo p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb llogarin\u00eb e saj n\u00eb Facebook. Postimi i saj i plot\u00eb: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":75622,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-75621","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75621","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75621"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75621\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75622"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75621"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75621"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75621"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}