{"id":75961,"date":"2021-03-13T06:45:26","date_gmt":"2021-03-13T06:45:26","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=75961"},"modified":"2021-03-13T06:45:26","modified_gmt":"2021-03-13T06:45:26","slug":"rreth-3-610-lindje-jane-shenuar-me-pak-ne-vitin-2020-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rreth-3-610-lindje-jane-shenuar-me-pak-ne-vitin-2020-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Rreth 3.610 lindje jan\u00eb sh\u00ebnuar m\u00eb pak n\u00eb vitin 2020 n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Rreth 3.610 lindje n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb sh\u00ebnuar m\u00eb pak n\u00eb vitin 2020 sesa n\u00eb vitin 2019, kurse 1.678 ka qen\u00eb numri m\u00eb i lart\u00eb i vdekjeve n\u00eb vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2014, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, r\u00ebnia e natalitetit \u00ebsht\u00eb e regjistruar p\u00ebr \u00e7do vit. N\u00eb vitin 2014 numri i lindjeve t\u00eb gjalla ka qen\u00eb 25.929. N\u00eb vitin 2019 jan\u00eb regjistruar 2.798, nd\u00ebrkaq vitin e kaluar kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm 18.188 lindje. Shifra m\u00eb e ul\u00ebt e lindjeve \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb muajin prill t\u00eb vitit 2020. N\u00eb at\u00eb muaj jan\u00eb regjistruar 372 lindje nd\u00ebrsa n\u00eb muajin tetor jan\u00eb regjistruar 2.008 lindje t\u00eb foshnjave.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb th\u00ebnave zyrtare nga Agjencia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb zvog\u00eblohet edhe numri i an\u00ebtar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi apo banes\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Derisa n\u00eb vitin 2014, madh\u00ebsia mesatare e ekonomive familjare ka qen\u00eb 5.62 banor\u00eb n\u00eb nj\u00eb ekonomi, n\u00eb vitin 2019 ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb 4.98 banor\u00eb n\u00eb nj\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>Nataliteti zvog\u00eblohet n\u00eb vendet n\u00eb tranzicion<\/p>\n<p>Ndryshimi i konceptit mbi nd\u00ebrtimin e familjes ka ndikuar duksh\u00ebm n\u00eb uljen e natalitetit, thon\u00eb demografia Mimoza Dushi dhe sociologu Shemsi Krasniqi.<\/p>\n<p>Ata vler\u00ebsojn\u00eb se faktor\u00ebt q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb natalitet jan\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs biologjike, shoq\u00ebrore-ekonomike dhe psikologjike. Aktualisht, sipas tyre, kjo nuk mund t\u00eb konsiderohet shqet\u00ebsuese, pasi q\u00eb zvog\u00eblimi i lindshm\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb e vendeve n\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>Mimoza Dushi, profesoresh\u00eb n\u00eb Departamentin e Gjeografis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se n\u00ebse analizohen t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb numrin e lindjeve, kjo r\u00ebnie \u00ebsht\u00eb e natyrshme. \u201cKemi nj\u00eb ngritje t\u00eb shkollimit dhe shkall\u00ebs s\u00eb pun\u00ebsimit t\u00eb grave, por edhe te popullsia, si dhe kemi largim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve nga procesi i pun\u00ebs. N\u00eb aspektin tjet\u00ebr, ne si shoq\u00ebri shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb ende i ruajm\u00eb vlerat tradicionale. Kemi stabilitet martesor, kemi stabilitet n\u00eb familje. Kjo na tregon se t\u00eb rinjt\u00eb, nuk kan\u00eb hequr dor\u00eb as nga martesa dhe as nga krijimi i familjes. N\u00eb momentin q\u00eb kjo celul\u00eb prishet, at\u00ebher\u00eb zvog\u00eblimi i numrit t\u00eb lindjeve do t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsues\u201d, tha Dushi.<\/p>\n<p>Pun\u00ebsimi i grave ndikon n\u00eb zvog\u00eblim t\u00eb numrit t\u00eb lindjeve Edhe Shemsi Krasniqi, profesor i sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me Radion Evropa e Lir\u00eb, thekson q\u00eb shkaqet p\u00ebr zvog\u00eblimin e numrit t\u00eb lindjeve, jan\u00eb: ndryshimi i nivelit shoq\u00ebror t\u00eb gruas, si dhe planifikimi familjar.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri ku femra ka nj\u00eb status m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebror dhe merret me pun\u00eb edhe jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, nataliteti dhe numri i f\u00ebmij\u00ebve \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb i ul\u00ebt. \u201c\u00c7\u00ebshtjet tjera nd\u00ebrlidhen me m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs. Ato kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me arsimimin, pun\u00ebsimin dhe sidomos me angazhimin publik t\u00eb gruas. Grat\u00eb m\u00eb nuk jan\u00eb vet\u00ebm amvise, si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb dhe merreshin vet\u00ebm me pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb dhe me rritjen e f\u00ebmij\u00ebve. Tashm\u00eb prej gruas pritet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e pavarur. Prandaj, kjo mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb nd\u00ebr arsyet\u201d, thekson Krasniqi.<\/p>\n<p>Demografia Dushi thot\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb, sipas regjistrimit t\u00eb fundit t\u00eb popullsis\u00eb, n\u00eb vitin 2011, rreth 50 p\u00ebr qind kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rinj, deri n\u00eb 25 vje\u00e7, shif\u00ebr kjo, sipas saj, potenciale p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb prind\u00ebr n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thot\u00eb ajo, \u00ebsht\u00eb her\u00ebt p\u00ebr Kosov\u00ebn t\u00eb flitet p\u00ebr faz\u00ebn e \u201cplakjes demografike\u201d, p\u00ebrderisa numri i vdekjeve ende mbetet n\u00eb p\u00ebrqindje m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl sesa i lindjeve. \u201cN\u00eb faz\u00ebn e moshimit kan\u00eb hyr\u00eb vendet e zhvilluara Gjermania, Franca. Te ne \u00ebsht\u00eb her\u00ebt t\u00eb flitet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dukuri. Duhet t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb e gjat\u00eb kohore q\u00eb ne t\u00eb flasim p\u00ebr plakje. Ne nuk mund t\u00eb mbesim gjithmon\u00eb vend bujq\u00ebsor, pasi bujq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb sektori i ekonomis\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon lindje t\u00eb vazhdueshme, q\u00eb k\u00ebrkon fuqi pun\u00ebtore t\u00eb pakualifikuar. Tashm\u00eb ne kemi hyr\u00eb n\u00eb evolucionin e teknologjis\u00eb, kemi kompjuterizimin\u201d thekson ajo.<\/p>\n<p>K\u00ebrkohet stimulim nga shteti p\u00ebr rritje t\u00eb natalitetit<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb parasysh faktor\u00ebt e r\u00ebnies se natalitetit, Vebi Mujku, udh\u00ebheq\u00ebs i Institutit p\u00ebr Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, thot\u00eb se shteti duhet t\u00eb ket\u00eb pako stimuluese me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb rris\u00eb natalitetin.<\/p>\n<p>IZHPS \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb joqeveritare, e cila ofron ndihm\u00eb dhe k\u00ebshilla p\u00ebr sh\u00ebrbimet sociale. \u201cN\u00eb rend t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb shtesa p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb duhet t\u00eb krijohen edhe kushte t\u00eb tjera. Duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb num\u00ebr t\u00eb kopshteve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb n\u00ebnat t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb kopshte. Kjo, sepse, n\u00eb disa raste, mungesa e kopshteve \u00ebsht\u00eb arsyeja pse n\u00ebnat e reja nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ken\u00eb f\u00ebmij\u00eb\u201d, thekson Mujku.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje do t\u00eb adresoj\u00eb situat\u00ebn demografike<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, parti kjo q\u00eb ka marr\u00eb shumic\u00ebn e votave n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 14 shkurtit dhe e cila pritet t\u00eb krijoj\u00eb qeverin\u00eb e re, ka paralajm\u00ebruar se do t\u00eb adresoj\u00eb situat\u00ebn demografike.<\/p>\n<p>N\u00eb programin e ardhsh\u00ebm qeveris\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj partie, thuhet q\u00eb \u201cdo filloj\u00eb zbatimi i programit t\u00eb shtesave p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe do krijohen 160 \u00e7erdhe t\u00eb reja n\u00eb gjith\u00eb vendin\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn mosh\u00ebn dyvje\u00e7are, thuhet n\u00eb program, do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shtesa mujore n\u00eb vler\u00eb prej 20 eurove, kurse p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn mosh\u00ebn 16-vje\u00e7are, shuma q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb do t\u00eb jet\u00eb 10 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Familjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta, sipas programit qeveris\u00ebs t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, do t\u00eb rimbursohen var\u00ebsisht prej t\u00eb ardhurave vjetore q\u00eb marrin.<\/p>\n<p>Aty thuhet se do t\u00eb jepen nga 50 euro p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, n\u00ebse familja ka t\u00eb ardhura vjetore m\u00eb pak se 7 mij\u00eb euro n\u00eb vit, nga 100 euro p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, n\u00ebse familja ka me pak se 6 mij\u00eb euro n\u00eb vit, si dhe nga 150 euro p\u00ebr secilin f\u00ebmij\u00eb, n\u00ebse familja ka t\u00eb ardhura vjetore m\u00eb pak se 5 mij\u00eb euro n\u00eb vit.<\/p>\n<p>N\u00eb programin e ardhsh\u00ebm qeveris\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj partie, thuhet q\u00eb \u201cdo filloj\u00eb zbatimi i programit t\u00eb shtesave p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe do krijohen 160 \u00e7erdhe t\u00eb reja n\u00eb gjith\u00eb vendin\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn mosh\u00ebn dyvje\u00e7are, thuhet n\u00eb program, do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shtesa mujore n\u00eb vler\u00eb prej 20 eurove, kurse p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn mosh\u00ebn 16-vje\u00e7are, shuma q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb do t\u00eb jet\u00eb 10 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Familjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta, sipas programit qeveris\u00ebs t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, do t\u00eb rimbursohen var\u00ebsisht prej t\u00eb ardhurave vjetore q\u00eb marrin.<\/p>\n<p>Aty thuhet se do t\u00eb jepen nga 50 euro p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, n\u00ebse familja ka t\u00eb ardhura vjetore m\u00eb pak se 7 mij\u00eb euro n\u00eb vit, nga 100 euro p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, n\u00ebse familja ka me pak se 6 mij\u00eb euro n\u00eb vit, si dhe nga 150 euro p\u00ebr secilin f\u00ebmij\u00eb, n\u00ebse familja ka t\u00eb ardhura vjetore m\u00eb pak se 5 mij\u00eb euro n\u00eb vit.<\/p>\n<p>N\u00eb programin e ardhsh\u00ebm qeveris\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj partie, thuhet q\u00eb \u201cdo filloj\u00eb zbatimi i programit t\u00eb shtesave p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe do krijohen 160 \u00e7erdhe t\u00eb reja n\u00eb gjith\u00eb vendin\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn mosh\u00ebn dyvje\u00e7are, thuhet n\u00eb program, do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shtesa mujore n\u00eb vler\u00eb prej 20 eurove, kurse p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn mosh\u00ebn 16-vje\u00e7are, shuma q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb do t\u00eb jet\u00eb 10 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Familjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta, sipas programit qeveris\u00ebs t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, do t\u00eb rimbursohen var\u00ebsisht prej t\u00eb ardhurave vjetore q\u00eb marrin.<\/p>\n<p>Aty thuhet se do t\u00eb jepen nga 50 euro p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, n\u00ebse familja ka t\u00eb ardhura vjetore m\u00eb pak se 7 mij\u00eb euro n\u00eb vit, nga 100 euro p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, n\u00ebse familja ka me pak se 6 mij\u00eb euro n\u00eb vit, si dhe nga 150 euro p\u00ebr secilin f\u00ebmij\u00eb, n\u00ebse familja ka t\u00eb ardhura vjetore m\u00eb pak se 5 mij\u00eb euro n\u00eb vit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rreth 3.610 lindje n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb sh\u00ebnuar m\u00eb pak n\u00eb vitin 2020 sesa n\u00eb vitin 2019, kurse 1.678 ka qen\u00eb numri m\u00eb i lart\u00eb i vdekjeve n\u00eb vitin e kaluar. Q\u00eb nga viti 2014, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, r\u00ebnia e natalitetit \u00ebsht\u00eb e regjistruar p\u00ebr \u00e7do vit. N\u00eb vitin 2014 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":75962,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":{"0":"post-75961","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-shendetesi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75961","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75961"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75961\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75962"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75961"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75961"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75961"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}