{"id":76085,"date":"2021-03-14T08:17:23","date_gmt":"2021-03-14T08:17:23","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=76085"},"modified":"2021-03-14T08:17:23","modified_gmt":"2021-03-14T08:17:23","slug":"4-kandidatet-qe-po-synojne-te-marrin-fronin-e-ldk-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/4-kandidatet-qe-po-synojne-te-marrin-fronin-e-ldk-se\/","title":{"rendered":"4 kandidat\u00ebt q\u00eb po synojn\u00eb t\u00eb marrin \u2018Fronin\u2019 e LDK-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>LDK sot mban Kuvendin zgjedhor p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryetarin e ri t\u00eb partis\u00eb q\u00eb do ta pasoj\u00eb Isa Mustaf\u00ebn. Kandidatur\u00ebn e tyre p\u00ebr kryetar e kan\u00eb konfirmuar Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa.<\/p>\n<p>Statuti i LDK-s\u00eb e p\u00ebrcakton se kandidaturat p\u00ebr kryetar b\u00ebhen n\u00eb punimet e kuvendit. Neni 25 i statutit e parasheh q\u00eb \u201csecila kandidatur\u00eb duhet t\u00eb miratohet me 50 p\u00ebr qind plus 1 t\u00eb delegat\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm\u201d. Duke marr parasysh faktin se kuvendi i LDK-s\u00eb ka 355 delegat\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe kryetarin e partis\u00eb, secilit kandidat\u00eb potencial\u00eb i nevojiten 178 vota p\u00ebrkrah\u00ebse p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve p\u00ebr kryetar.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb rast se kuvendi nuk aprovon m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb kandidatur\u00eb, at\u00ebher\u00eb kuvendi vendos p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrzgjedhjes dhe votimit p\u00ebr kryetar.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb gjeni profilin e kat\u00ebr kandidat\u00ebve q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb marrin postin e kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb:<\/p>\n<p>Lumir Abdixhiku<\/p>\n<p>Lumir Abdixhiku ka lindur m\u00eb 22 prill 1983. Abdixhiku p\u00ebrfundoi studimet universitare n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs; Lumir mori grad\u00ebn Master i Shkencave n\u00eb vitin 2006 nga Universiteti Staffordshire n\u00eb Britani; n\u00eb fush\u00ebn e Moralit Fiskal.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013 ai mori Doktoratur\u00ebn e tij n\u00eb ekonomi nga Universiteti Staffordshire pas kat\u00ebr vjet k\u00ebrkimesh dhe hulumtimesh n\u00eb fush\u00ebn e p\u00ebrcaktuesve t\u00eb evazionit t\u00eb taksave t\u00eb biznesit n\u00eb vendet n\u00eb tranzicion. Abdixhiku \u00ebsht\u00eb gjithashtu Drejtori Ekzekutiv i Institutit Riinvest. Ai u bashkua me Institutin n\u00eb 2005 dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb disa projekte k\u00ebrkimore, avokuese dhe zhvillimore \u2013 n\u00eb Kosov\u00eb dhe jasht\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ai ishte minist\u00ebr i Infrastruktur\u00ebs dhe Mjedisit n\u00ebn Qeverin\u00eb Kurti . Para k\u00ebsaj, Abdixhiku ishte Kryetar i Komisionit p\u00ebr Buxhet dhe Financa n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2017-2019.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e vitit 2019, Abdixhiku ishte politikani i 9-t\u00eb m\u00eb i votuar n\u00eb Kosov\u00eb dhe filloi mandatin e tij t\u00eb dyt\u00eb si deputet i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Aktualisht ai \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Kryesis\u00eb n\u00eb Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Lutfi Haziri<\/p>\n<p>Lutfi Haziri u lind m\u00eb 8 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1969 n\u00eb Gjilan. Ai \u00ebsht\u00eb biolog me profesion, nd\u00ebrsa gjat\u00eb viteve \u201990-ta, ishte an\u00ebtar i strukturave udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb student\u00ebve n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Q\u00eb nga viti 1990, ishte an\u00ebtar i strukturave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe udh\u00ebheq\u00ebs i nj\u00eb varg funksionesh n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb strukturave paralele ekzistuese n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 1990, u zgjodh kryetar i Deg\u00ebs s\u00eb Forumit t\u00eb Rinis\u00eb t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Gjilan dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion ishte deri n\u00eb vitin 1997. N\u00eb vitin 1997, u zgjodh z\u00ebvend\u00ebskryetar i Deg\u00ebs s\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Gjilan dhe an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb. Haziri i kreu q\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto funksione deri n\u00eb vitin 2000.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1998, Haziri u arrestua dhe u burgos n\u00ebn akuzat e udh\u00ebheqjes s\u00eb strukturave t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Zon\u00ebn e Karadakut t\u00eb Gjilanit. N\u00eb gusht t\u00eb vitit vitin 1999, pas lirimit nga burgu, u em\u00ebruar z\u00ebvend\u00ebskryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, nd\u00ebrsa n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2000, ai u zgjodh kryetari i par\u00eb i po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs Komun\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb lira, n\u00eb t\u00eb cilin funksion ai q\u00ebndroi deri n\u00eb janar t\u00eb vitit 2005. N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2001, themeloi dhe u zgjodh kryetar i Asociacionit t\u00eb Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion, u zgjodh edhe udh\u00ebheq\u00ebs i delegacionit t\u00eb komunave t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Regjional n\u00eb Strasbourg (K\u00ebshilli i Europ\u00ebs).<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2004, u zgjodh minist\u00ebr i par\u00eb p\u00ebr Administrim t\u00eb Pushtetit Lokal n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs. Paralelisht n\u00eb vitin 2004, Haziri u zgjodh edhe an\u00ebtar i Kryesis\u00eb Qendrore t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Gjat\u00eb viteve 2005-2007 ka qen\u00eb pjes\u00eb e grupit politik n\u00eb bisedimet p\u00ebr statusin final t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb vitet 2006-2008 \u00ebsht\u00eb zgjedhur edhe z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Haziri \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkrues i Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 17 shkurt 2008. Lutfi Haziri n\u00eb legjislatur\u00ebn 2008-2010 ka qen\u00eb shef i grupit parlamentar t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 2010 rizgjidhet s\u00ebrish deputet i Parlamentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, kryetar i Komisionit Parlamentar p\u00ebr Integrime Europiane dhe bashk\u00ebkryesues i Task Forc\u00ebs p\u00ebr integrime, pozita k\u00ebto q\u00eb i mbajti deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2013 kur rizgjidhet kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit. Ka qen\u00eb an\u00ebtar I Komisionit Mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebr Intelegjenc\u00eb e Siguri. Haziri \u00ebsht\u00eb Qytetar Nderi i Komun\u00ebs Luterbah n\u00eb Strasbourg (Franc\u00eb) Kolonel Kentucky\/Shtetit t\u00eb Kentucky n\u00eb SHBA, Qytetar Nderi i qytetit Lexington, Qytetar Nderi Hot Springs-Arkansas dhe dekorata e mir\u00ebnjohje nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Posedon diplom\u00ebn p\u00ebr Menaxhim nga OSBE-ja, certifikat\u00ebn e Universitetit Georgetown, Washington DC, Colorado University SHBA, diplom\u00eb nga Instituti Amerikan p\u00ebr Paqe \u2013 USIP, si dhe shum\u00eb mir\u00ebnjohje dhe certifikata nga institucionet vendore e nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 dhjetor t\u00eb vitit 2013 \u00ebsht\u00eb zgjedhur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb kryetar i Gjilanit me vot\u00eb plebishitare, p\u00ebr t\u2019u rikonfirmuar n\u00eb dhjetor 2017 s\u00ebrish n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij qyteti, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt. Haziri \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Bordit t\u00eb ALDA me seli n\u00eb Bruksel, sikurse edhe an\u00ebtar i Parlamentit Global t\u00eb Komunave, me seli n\u00eb Hag\u00eb. Aktualisht \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryetar i LDK-s\u00eb dhe kryetar i Deg\u00ebs n\u00eb Gjilan. \u00cbsht\u00eb i martuar dhe ka kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Anton Quni<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i lindur m\u00eb 09 qershor 1967 n\u00eb fshatin Fshaj t\u00eb Gjakov\u00ebs. Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb Bishtazhin t\u00eb Gjakov\u00ebs, shkoll\u00ebn e mesme ushtarake n\u00eb Beograd, kurse studimet me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake n\u00eb Beograd dhe Sarajev\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs akademike 1986-1990, transmeton Telegrafi.<\/p>\n<p>Pas diplomimit, si oficer i karrier\u00ebs ka sh\u00ebrbyer n\u00eb detyra t\u00eb ndryshme t\u00eb liderit ushtarak duke arritur deri n\u00eb pozit\u00ebn e komandantit t\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb ish-APJ kur edhe largohet me fillimin e shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb saj m\u00eb 1991. P\u00ebr shtat\u00eb vite ka jetuar dhe vepruar n\u00eb Zvic\u00ebr dhe Kroaci. Me fillimin e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 1998, i bashkohet Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb detyr\u00ebn e komandantit t\u00eb Batalionit Diversant-V\u00ebzhgues. M\u00eb 1999 em\u00ebrohet n\u00eb detyr\u00ebn e Shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb GO-3 e cila m\u00eb von\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb Brigad\u00ebn 138 \u201c Agim Ramadani\u201c.<\/p>\n<p>Pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb vitin 1999, karrier\u00ebn ushtarake e vazhdoi n\u00eb Trupat e Mbrojtjes s\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr kat\u00ebr vite e kreu detyr\u00ebn e shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb Qendr\u00ebs p\u00ebr Trajnim Kolektiv, e pastaj m\u00eb 2003 em\u00ebrohet shef i Shtabit t\u00eb Komand\u00ebs s\u00eb Trajnimit dhe Doktrin\u00ebs. Pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb TMK-s\u00eb dhe krijimit t\u00eb Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 2009 em\u00ebrohet k\u00ebshilltari ushtarak i komandantit t\u00eb FSK-s\u00eb me grad\u00ebn Kolonel, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ushtron deri n\u00eb vitin 2010. Nga kjo pozit\u00eb kalon n\u00eb Presidenc\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs si k\u00ebshilltar politik p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Presidentit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Quni, angazhimin politik e filloi n\u00eb Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, ku n\u00eb zgjedhjet e kat\u00ebr legjislaturave radhazi, bindsh\u00ebm merr besimin qytetar\u00eb duke u zgjedhur deputet i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Gjat\u00eb dy mandateve t\u00eb para (2010-2017) ka qen\u00eb an\u00ebtar i komisionit parlamentar p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Brendshme, Siguri dhe Mbik\u00ebqyrje t\u00eb FSK-s\u00eb, kurse n\u00eb mandatin e tret\u00eb (2017-2019) ishte an\u00ebtar i komisionit parlamentar p\u00ebr Mbik\u00ebqyrjen e Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb. N\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2019, u zgjodh p\u00ebrs\u00ebri deputet i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe i mandatuar nga partia e tij (LDK) u em\u00ebruar minist\u00ebr i Mbrojtjes i Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb angazhimin e tij partiak n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs aktualisht \u00ebsht\u00eb kryetar i Deg\u00ebs n\u00eb Prizren dhe n\u00ebnkryetar i Kryesis\u00eb Qendrore t\u00eb LDK-s\u00eb. Flet gjuh\u00ebt angleze, serbe dhe kroate. Hobit e tij jan\u00eb noti dhe skijimi.<\/p>\n<p>Besian Mustafa<\/p>\n<p>Besian Mustafa, u lind m\u00eb 14.08.1984 n\u00eb Prishtin\u00eb. Shkollimin fillor e ka mbaruar n\u00eb SH.F.M.U. \u201cDardania\u201d, n\u00eb Prishtin\u00eb, nd\u00ebrkaq shkollimin e mes\u00ebm n\u00eb gjimnazin \u201cSami Frash\u00ebri\u2019\u2019 n\u00eb Prishtin\u00eb dhe \u201cAuburn High School\u201d n\u00eb ShBA.<\/p>\n<p>Studimet bachelor i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Universitetin La Roche n\u00eb ShBA, n\u00eb drejtimet financa dhe kontabilitet, nd\u00ebrsa studimet Master n\u00eb Universitetin e Qytetit n\u00eb New York, ShBA.<\/p>\n<p>Nj\u00eb profesionist i nivelit t\u00eb lart\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb si menaxher, drejtor dhe an\u00ebtar i bordeve t\u00eb organizatave private, publike dhe jofitimprur\u00ebse p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 10 vite.<\/p>\n<p>Eksperienca profesionale:<\/p>\n<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Investime dhe P\u00ebrkrahje t\u00eb Nd\u00ebrmarrjeve n\u00eb Kosov\u00eb (KIESA), 2015 \u2013 2018; Drejtor i Menaxhimit t\u00eb Riskut, TEB, 2012 -2015; Z\u00ebvend\u00ebsdrejtor i Thesarit dhe Menaxhimit t\u00eb Pasurive dhe Detyrimeve, TEB, 2008-2012; Analist i Menaxhimit t\u00eb Riskut, NLB Prishtina,2008; Zyrtar i Lart\u00eb i Thesarit, NLB Prishtina, 2006-2007;<\/p>\n<p>Konsulent i jasht\u00ebm n\u00eb UNDP dhe OECD, 2018; Ligj\u00ebrues n\u00eb Universitetin Staffordshire n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt: Menaxhimi e Riskut, Financat e Aplikuara t\u00eb Korporatave, Kontabiliteti, Menaxhimi p\u00ebrmes Informacionit dhe Tregjet e Sigurimeve, 2013-2017; Ligj\u00ebrues n\u00eb Kolegjin AAB n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt Analiza e Pasqyrave Financiare, Menaxhimi Financiar dhe Financat Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, 2014-2015.<\/p>\n<p>Em\u00ebrimet Qeveritare dhe Bordet:<\/p>\n<p>Kryetari i Grupit Negociator p\u00ebr An\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb COSME n\u00eb BE, 2017; Koordinatori Komb\u00ebtar p\u00ebr Aktin e Biznesit t\u00eb Vog\u00ebl t\u00eb Evrop\u00ebs, 2017- 2018; An\u00ebtar i Task Force p\u00ebr Reformat e Indeksit t\u00eb B\u00ebrjes s\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, 2017- 2018; An\u00ebtar i Bordit dhe kryetar i Komitetit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Riskut t\u00eb Fondit Kosovar p\u00ebr Garanci Kreditore, 2016-2018; Kryetari i Bordit Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Parkut t\u00eb Biznesit n\u00eb Drenas, 2015-2018; An\u00ebtar i Grupit K\u00ebshillimor t\u00eb Platform\u00ebs, Nd\u00ebrtimi i Nd\u00ebrmarrjeve dhe Inovacionit i Nd\u00ebrmarrjeve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, 2015-2018; An\u00ebtar i Bordit t\u00eb Kosovo American Education Fund (KAEF), 2015-2018; Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK), 2018- tutje.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb mbajtura m\u00eb 6 tetor t\u00eb vitit 2019 kandidoi p\u00ebr deputet, duke rezultuar nd\u00ebr 6 m\u00eb t\u00eb votuarit n\u00eb list\u00ebn e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LDK sot mban Kuvendin zgjedhor p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryetarin e ri t\u00eb partis\u00eb q\u00eb do ta pasoj\u00eb Isa Mustaf\u00ebn. Kandidatur\u00ebn e tyre p\u00ebr kryetar e kan\u00eb konfirmuar Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa. Statuti i LDK-s\u00eb e p\u00ebrcakton se kandidaturat p\u00ebr kryetar b\u00ebhen n\u00eb punimet e kuvendit. Neni 25 i statutit e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":76087,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-76085","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76085","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76085"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76085\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76087"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76085"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76085"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76085"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}