{"id":76608,"date":"2021-03-17T23:00:56","date_gmt":"2021-03-17T23:00:56","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=76608"},"modified":"2021-03-17T23:00:56","modified_gmt":"2021-03-17T23:00:56","slug":"vrasja-e-te-riut-qe-u-deshmua-me-video-prokurori-i-rastit-shihen-ne-kafiteri-me-avokatin-e-dorasit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/vrasja-e-te-riut-qe-u-deshmua-me-video-prokurori-i-rastit-shihen-ne-kafiteri-me-avokatin-e-dorasit\/","title":{"rendered":"Vrasja e t\u00eb riut q\u00eb u d\u00ebshmua me Video: Prokurori i rastit shihen n\u00eb kafiteri me avokatin e dorasit"},"content":{"rendered":"<p>Disa or\u00eb pas publikimit t\u00eb pamjeve t\u00eb vrasjes t\u00eb t\u00eb riut nga De\u00e7ani, Agonis Tetajt, Reporteri.net ka siguruar nj\u00eb fotografi n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shihet avokati i familjes Gogaj, Besnik Berisha dhe prokurori i rastit Agron Uka, duke q\u00ebndruar n\u00eb nj\u00eb kafiteri. Fotografia \u00ebsht\u00eb e shkrepur koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, jo sot. <\/p>\n<p>Prokurori Uka ka konfirmuar se ky takim ka ndodhur mir\u00ebpo, sipas tij, takimi ka ndodhur tri vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Bib\u00ebl e Kuran t\u00eb betohem q\u00eb kemi qen\u00eb vet\u00ebm un\u00eb e Jetishi. Ky ka ardh\u00eb na ka p\u00ebrsh\u00ebndet\u00eb, erdh prej nj\u00eb gjykimi edhe ka th\u00ebn\u00eb: A b\u00ebn nj\u00eb kafe vet\u00ebm p\u00ebr qejf\u2026 Kjo para tri viteve, shum\u00eb i sigurt jam. Ka ndejt\u00eb vet\u00ebm 5 minuta, por s\u2019ka lidhje me rast\u201d, i ka th\u00ebn\u00eb prokurori Uka portalit Kallxo.com.<\/p>\n<p>Tutje, prokurori tha se me avokatin Berisha \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb me avokatin jam n\u00eb konflikt, bile-bile thash ja un\u00eb ja ky me leshu pun\u00ebn\u201d, shtoi ai. Dje prokurori Agron Uka ka rikualifikuar vepr\u00ebn penale nga \u201cvrasje e r\u00ebnd\u00eb\u201c n\u00eb \u201cvrasje nga pakujdesia\u201d.<\/p>\n<p>Dhe sot familja ka publikuar videon me akuzat se ka pasur shtremb\u00ebrim t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>I pyetur se a ka pasur rast t\u00eb takoj\u00eb prokurorin Agron Uka jasht\u00eb gjykat\u00ebs apo prokuroris\u00eb, avokati Besnik Berisha ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ka ndodhur.<\/p>\n<p>\u201cAs kafe, as takim, as kurr\u00eb me ato pun\u00eb e \u00e7\u00ebshtje nuk jam marr\u00eb\u201d, tha Berisha p\u00ebr Kallxo.com.<\/p>\n<p>Portali raporton se pasi u informua p\u00ebr fotografin\u00eb, ai e mohoi duke th\u00ebn\u00eb se ka shanca t\u00eb jet\u00eb montuar por \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballet me gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam kontaktuar me prokurorin mbi 20 her\u00eb n\u00eb sall\u00eb t\u00eb gjykimit e p\u00ebrtej atyre vet\u00ebm kush don me kriju e trillu\u201d, tha Berisha.<\/p>\n<p>Rreth zhvillimeve t\u00eb sotme, avokati Berisha ka reaguar n\u00eb profilin e tij n\u00eb Facebook. Kur i gjith\u00eb opinioni po e kritikon rikategorizimin e vepr\u00ebs, avokati Berisha e ka mbrojt edhe ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb aksidentale<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb facebook, Berisha ka cekur disa pika n\u00eb t\u00eb cilat ai bazohet se vrasja ka qen\u00eb aksidentale.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb statusi i plot\u00eb i tij:<\/p>\n<p>E arsyetoj mllefin dhe pik\u00ebllimin e pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar, por jo edhe spekulimet p\u00ebr manipulim me drejt\u00ebsin\u00eb, sepse jan\u00eb thjesht t\u00eb pav\u00ebrteta dhe t\u00eb motivuara p\u00ebr p\u00ebrfitime monetare personale ( nuk aludoj n\u00eb familjen e ngusht\u00eb)<\/p>\n<p>1. Ricil\u00ebsimi i vepr\u00ebs penale nga Vrasje e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Vrasje nga pakujdesia, i b\u00ebr\u00eb nga Prokurori i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale kund\u00ebr z. Shaban GOGAJ, \u00ebsht\u00eb veprim dhe vendim i drejt\u00eb dhe i ligjsh\u00ebm, i cili derivon nga nj\u00eb rrug\u00eb e gjat\u00eb e hetimit dhe gjykimit, me pjes\u00ebmarrje aktive t\u00eb pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>2. Kjo rrug\u00eb e gjat\u00eb dhe e mundimshme, jo vet\u00ebm p\u00ebr pal\u00ebn e d\u00ebmtuar, p\u00ebrfundimisht nxori n\u00eb pah se vrasja e tani t\u00eb ndjerit Agonis TETAJ ishte vet\u00ebm nj\u00eb aksident tragjik, e assesi nj\u00eb vrasje e r\u00ebnd\u00eb me dashje, si\u00e7 padrejt\u00ebsisht e kund\u00ebrligjsh\u00ebm ishte cil\u00ebsuar nga Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht prokurorja Sahide GASHI.<\/p>\n<p>3. Prokurori q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoi organin e akuz\u00ebs n\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor, s\u00eb bashku me pal\u00ebn e d\u00ebmtuar dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e tyre, jan\u00eb munduar n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb e me \u00e7do kusht q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb prova dhe fakte p\u00ebr t\u00eb provuar motivin, dashjen dhe q\u00ebllimin, si kushte esenciale p\u00ebr cil\u00ebsimin e veprimeve t\u00eb z. Shaban GOGAJ si vrasje e r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>4. P\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tyre dhe mund\u00ebsive t\u00eb pakufizuara q\u00eb kishin n\u00eb dispozicion Prokuroria, pala e d\u00ebmtuar dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tyre p\u00ebr rreth 2 vite e gjysm\u00eb, ata nuk arrit\u00ebn t\u00eb sigurojn\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb vetme q\u00eb provon ekzistimin e motivit, dashjes dhe q\u00ebllimit t\u00eb z. Shaban GOGAJ p\u00ebr ta privuar nga jeta tashm\u00eb t\u00eb ndjerin Agonis TETAJ dhe p\u00ebr t\u00eb rrezikuar jet\u00ebn e koleg\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>5. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb ekzistimit t\u00eb motivit, dashjes dhe q\u00ebllimit, kushdo prokuror i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm do t\u00eb duhej t\u00eb ricil\u00ebsonte veprimet e z. Shaban GOGAJ si vrasje nga pakujdesia, sepse vet\u00ebm duke vepruar k\u00ebshtu do t\u00eb vihej n\u00eb vend drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>6. \u00cbsht\u00eb fakt notor se roli i Prokuroris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar, por po ashtu ka detyrim ligjor q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb edhe t\u00eb drejtat kushtetuese t\u00eb pal\u00ebs s\u00eb akuzuar dhe t\u00eb kujdeset q\u00eb me kujdes e p\u00ebrkushtim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb provat faj\u00ebsuese dhe shfaj\u00ebsuese p\u00ebr k\u00ebdo t\u00eb akuzuar.<\/p>\n<p>7. T\u00eb gjith\u00eb ata jurist\u00eb, e pseudo-jurist\u00eb q\u00eb pretendojn\u00eb se n\u00eb rastin konkret kishte prova q\u00eb provojn\u00eb ekzistimin e motivit, dashjes dhe q\u00ebllimit t\u00eb z. Shaban GOGAJ p\u00ebr ta privuar nga jeta tashm\u00eb t\u00eb ndjerin Agonis TETAJ i ftoj q\u00eb fillimisht t\u00eb analizojn\u00eb t\u00eb gjitha provat e siguruara gjat\u00eb hetimit dhe t\u00eb administruara gjat\u00eb gjykimit, t\u00eb shiqojn\u00eb video-incizimet q\u00eb nga ora 7 e m\u00ebngjesit e deri n\u00eb momentin kritik t\u00eb dit\u00ebs tragjike dhe vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb t\u00eb provojn\u00eb t\u00eb nxjerrin konkludime p\u00ebr cil\u00ebsimin e drejt\u00eb dhe t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb veprimeve t\u00eb z. Shaban GOGAJ.<\/p>\n<p>8. I bindur se ricil\u00ebsimi i veprimeve t\u00eb z. Shaban GOGAJ nga Vrasje e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Vrasje nga pakujdesia ishte veprim dhe vendim i drejt\u00eb dhe i ligjsh\u00ebm, e ftoj p\u00ebr p\u00ebrballje publike k\u00ebdo ekspert t\u00eb fush\u00ebs, si dhe ata q\u00eb mendojn\u00eb se marrin vesh nga drejt\u00ebsia, e q\u00eb po kan\u00eb dyshime se ricil\u00ebsimi i veprimeve t\u00eb z. Shaban GOGAJ \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme dhe pa mb\u00ebshtetje ligjore nga Prokuroria.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Disa or\u00eb pas publikimit t\u00eb pamjeve t\u00eb vrasjes t\u00eb t\u00eb riut nga De\u00e7ani, Agonis Tetajt, Reporteri.net ka siguruar nj\u00eb fotografi n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shihet avokati i familjes Gogaj, Besnik Berisha dhe prokurori i rastit Agron Uka, duke q\u00ebndruar n\u00eb nj\u00eb kafiteri. Fotografia \u00ebsht\u00eb e shkrepur koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, jo sot. Prokurori Uka ka konfirmuar se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":76609,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-76608","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76608","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76608"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76608\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76609"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76608"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76608"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76608"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}