{"id":76611,"date":"2021-03-18T00:11:49","date_gmt":"2021-03-18T00:11:49","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=76611"},"modified":"2021-03-18T00:11:49","modified_gmt":"2021-03-18T00:11:49","slug":"reagon-keshilltari-i-osmanit-shteti-me-rrefime-nga-perrallat-nuk-mbahet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/reagon-keshilltari-i-osmanit-shteti-me-rrefime-nga-perrallat-nuk-mbahet\/","title":{"rendered":"Reagon k\u00ebshilltari i Osmanit: Shteti me rr\u00ebfime nga p\u00ebrrallat nuk mbahet"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilltari p\u00ebr media i u.d s\u00eb presidentes, Bekim Kupina, ka reaguar pas kritikave q\u00eb iu b\u00ebn Vjosa Osmanit, pas nj\u00eb deklarate t\u00eb saj p\u00ebr BBC e cila nd\u00ebr t\u00eb tjera ka th\u00ebn\u00eb se \u201cKosova \u00ebsht\u00eb vend i korruptuar dhe zhytur n\u00eb krim\u201d.<\/p>\n<p>Kupina ka th\u00ebn\u00eb se se qasja e Osmanit n\u00eb intervist\u00eb ishte reale. Sipas Kupin\u00ebs, shteti nuk mbahet me rr\u00ebfime nga p\u00ebrrallat.<\/p>\n<p>\u201cQasja e presidentes n\u00eb intervist\u00eb \u00ebsht\u00eb reale dhe apologjia m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebhet shtetit.  Shteti me rr\u00ebfime nga p\u00ebrrallat nuk mbahet. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb letargji, ndaj u.d. Presidentja do t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb me angazhimin e saj t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb Kosov\u00ebs do t\u2019i b\u00ebhet kuratore e imazhit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb tij!\u201d, ka th\u00ebn\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera Kupina.<\/p>\n<p>E p\u00ebr reagimet rreth k\u00ebsaj fjalie t\u00eb Osmanit, k\u00ebshilltari i saj ka th\u00ebn\u00eb se ato jan\u00eb simptom\u00eb e kllapis\u00eb nga rezultati i zonj\u00ebs Osmani n\u00eb zgjedhjet e fundit.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb i Kupin\u00ebs:<\/p>\n<p>\u201cTronditja\u201d q\u00eb shkaktoi intervista e u.d. Presidentes Vjosa Osmani n\u00eb BBC, m\u00eb shum\u00eb se reagim, zgjoi panik. Empirikisht nuk mund t\u00eb ekzistojn\u00eb dy t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Ka vet\u00ebm nj\u00eb. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebsisoj, nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe kur flet para audienc\u00ebs komb\u00ebtare, edhe para asaj nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb rastin konkret, zonja Osmani ka p\u00ebrmendur fakte, t\u00eb parath\u00ebna.<\/p>\n<p>Pse nuk pati nj\u00eb reagim t\u00eb till\u00eb kundrejt konstatimeve q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga organizata kredibile, t\u00eb cila gjithashtu kan\u00eb potencuar nivelin e lart\u00eb t\u00eb krimit e korrupsionit n\u00eb Kosov\u00ebs?!<\/p>\n<p>N\u00eb tetorin e viti 2012, Gjykata Evropiane e Auditor\u00ebve ka audituar asistenc\u00ebn e BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Raporti kishte konstatuar se asistenca nuk ka qen\u00eb efektive sidomos n\u00eb sektorin e policis\u00eb dhe gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e GJEA-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se niveli i krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit n\u00eb Kosov\u00eb mbetet i lart\u00eb. Sipas t\u00eb nj\u00ebjtit raport, gjyq\u00ebsori vazhdon t\u00eb vuaj\u00eb nga nd\u00ebrhyrja politike, joefikasiteti dhe mungesa e transparenc\u00ebs dhe implementimit. N\u00eb raportin e p\u00ebrvitsh\u00ebm t\u00eb Indeksit t\u00eb Perceptimit t\u00eb Korrupsionit n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb publikuar n\u00eb fund t\u00eb janarit t\u00eb k\u00ebtij viti, organizata Transparency International korrupsionin e ka konsideruar problem madhor t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me 36 pik\u00eb n\u00eb nj\u00eb sistem llogaritjeje t\u00eb indeksit ku 100 tregojn\u00eb munges\u00ebn e korrupsionit, teksa zero, nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Stagnim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit ka konstatuar n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti edhe OJQ kosovare Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs (KDI).<\/p>\n<p>Pra, dy raporte nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nj\u00eb vend\u00ebse pik\u00ebtakohen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin konstatim: Kosova \u00ebsht\u00eb e zhytur n\u00eb krim e korrupsion, madje q\u00eb prej asaj kohe e deri tash. Pse qenka trondit\u00ebs ky fakt i mir\u00ebnjohur, kur ai thuhet nga presidentja e vendit?!<\/p>\n<p>Faktet e m\u00ebsip\u00ebrme kundrejt intervist\u00ebs s\u00eb zonj\u00ebs Osmani n\u00eb BBC, vet\u00ebm se e fuqizojn\u00eb argumentin kundrejt \u201ct\u00eb tronditurve\u201d.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, pse ky alarm p\u00ebr fakte t\u00eb ditura q\u00eb moti. Imazhi i shtetit nuk mbrohet me dy rr\u00ebfime: nj\u00eb p\u00ebrbrenda dhe tjetrin p\u00ebrjashta.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb shtet dhe nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. E v\u00ebrteta q\u00eb e jetojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb \u00ebsht\u00eb korrupsioni e krimi dhe k\u00ebt\u00eb nuk mund ta fshehim e as ta teleisim me \u00e7far\u00ebdo formulimi gjuh\u00ebsor apo qasje diplomatike.<\/p>\n<p>Dielli nuk mbulohet me shosh\u00eb. E v\u00ebrteta gjithnj\u00eb dhemb. Sidomos at\u00ebher\u00eb kur shkaktar\u00ebt e pasojave kan\u00eb em\u00ebr. Reagimet kundrejt intervist\u00ebs s\u00eb u.d. Presidentes Osmani n\u00eb BBC, shp\u00ebrfaqin panikun dhe nd\u00ebrgjegjen e vrar\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb imazhin e Kosov\u00ebs e plandos\u00ebn p\u00ebrtoke duke e b\u00ebr\u00eb shtetin referenc\u00eb n\u00eb maje t\u00eb rangimeve bot\u00ebrore p\u00ebr krim e korrupsion.<\/p>\n<p>K\u00ebto reagime jan\u00eb edhe simptom\u00eb e kllapis\u00eb s\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb spektrit politik nga rezultati fantastik i zonj\u00ebs Osmani n\u00eb zgjedhjet e fundit.<\/p>\n<p>Imazhin e shtetit nuk po e godet, por po e mbron ajo q\u00eb mbi vete ka afro 400 mij\u00eb vota. Brenga e saj \u00ebsht\u00eb edhe e tyre, porse jo e kritik\u00ebve t\u00eb intervist\u00ebs. K\u00ebta kritizer\u00eb, shtetin e kan\u00eb konsideruar mjet p\u00ebrfitimi, ndaj ky reagim ngjall\u00eb neveri. Shteti nuk jan\u00eb ata, por gjat\u00eb koh\u00eb ishte shteti i tyre.<\/p>\n<p>Qasja e presidentes n\u00eb intervist\u00eb \u00ebsht\u00eb reale dhe apologjia m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebhet shtetit.  Shteti me rr\u00ebfime nga p\u00ebrrallat nuk mbahet.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb letargji, ndaj u.d. Presidentja do t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb me angazhimin e saj t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb Kosov\u00ebs do t\u2019i b\u00ebhet kuratore e imazhit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb tij!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilltari p\u00ebr media i u.d s\u00eb presidentes, Bekim Kupina, ka reaguar pas kritikave q\u00eb iu b\u00ebn Vjosa Osmanit, pas nj\u00eb deklarate t\u00eb saj p\u00ebr BBC e cila nd\u00ebr t\u00eb tjera ka th\u00ebn\u00eb se \u201cKosova \u00ebsht\u00eb vend i korruptuar dhe zhytur n\u00eb krim\u201d. Kupina ka th\u00ebn\u00eb se se qasja e Osmanit n\u00eb intervist\u00eb ishte reale. Sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":76612,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-76611","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76611","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76611"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76611\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76612"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}