{"id":76721,"date":"2021-03-18T15:31:39","date_gmt":"2021-03-18T15:31:39","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=76721"},"modified":"2021-03-18T15:31:39","modified_gmt":"2021-03-18T15:31:39","slug":"ikd-per-rastin-e-tetajt-te-mbahet-pergjegjes-edhe-ish-kryeprokurori-i-apelit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ikd-per-rastin-e-tetajt-te-mbahet-pergjegjes-edhe-ish-kryeprokurori-i-apelit\/","title":{"rendered":"IKD: P\u00ebr rastin e Tetajt t\u00eb mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe ish-kryeprokurori i Apelit"},"content":{"rendered":"<p>Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), ka reaguar ndaj zhvillimeve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale ku i akuzuar p\u00ebr vrasjen e tanim\u00eb t\u00eb ndjerit Agonis Tetaj \u00ebsht\u00eb Shaban Gogaj.<\/p>\n<p>Gogaj fillimisht akuzohej p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb seanc\u00ebn q\u00eb ishte mbajtur m\u00eb 16 mars 2021, prokurori Agron Uka kishte b\u00ebr\u00eb rikualifikimin e vepr\u00ebs penale n\u00eb vrasje nga pakujdesia. \u201cPas gjith\u00eb dyshimeve q\u00eb jan\u00eb ngritur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, IKD p\u00ebrsh\u00ebndet vendimin e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kompetencave t\u00eb tij ligjore ka marr\u00eb l\u00ebnd\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb nga prokurori i \u00e7\u00ebshtjes Agron Uka dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn do ta ricaktoj\u00eb tek nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kryeprokurori i Shtetit ka k\u00ebrkuar nga Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Gjilan, Arben Kadriu, si autoritet kompetent q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr t\u00eb gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb disiplinore t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve ndaj prokurorit, Agron Uka\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e IKD-s\u00eb.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb rast, IKD k\u00ebrkon q\u00eb ky vendim i Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit t\u00eb pasohet edhe me masa adekuate ndaj nj\u00ebrit prej akter\u00ebve kryesor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast q\u00eb \u00ebsht\u00eb ish-kryeprokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit, Haxhi D\u00ebrguti.<\/p>\n<p>IKD k\u00ebrkon q\u00eb ndaj ish-kryeprokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit, Haxhi D\u00ebrguti t\u00eb iniciohen procedurat penale dhe disiplinore p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb kund\u00ebrligjshme me t\u00eb cilin ish-kryeprokurori D\u00ebrguti kishte vendosur q\u00eb nga kjo l\u00ebnd\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtohet Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb dhe e nj\u00ebjta t\u00eb delegohet n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore n\u00eb Gjilan.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb, D\u00ebrguti e kishte b\u00ebr\u00eb duke i tejkaluar kompetencat e tij ligjore, pasi q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat, nuk i japin asnj\u00eb mund\u00ebsi Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb lidhur me p\u00ebrjashtim t\u00eb prokurorive themelore\u201d, thuhet m\u00eb tej n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi ka ndjekur me shqet\u00ebsim m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb zhvilluar \u00e7\u00ebshtja penale n\u00eb rastin e t\u00eb akuzuarit Shaban Gogaj.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb rast, Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb, n\u00eb qershor 2019 kishte ngritur aktakuz\u00eb nga t\u00eb akuzuarit Gogaj p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb mbajtjes n\u00eb pron\u00ebsi, kontroll ose posedim t\u00eb paautorizuar t\u00eb arm\u00ebve.<\/p>\n<p>Aktakuza n\u00eb fjal\u00eb ishte ngritur nga prokurorja e krimeve t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb, Sahide Gashi.<\/p>\n<p>Ende pa u mbajtur asnj\u00eb seanc\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, mbrojtja e t\u00eb akuzuarit Gogaj kishte parashtruar k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr fillimin e procedur\u00ebs disiplinore ndaj prokurores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes Sahide Gashi, me pretendimin se me ngritjen e k\u00ebsaj aktakuze pa baz\u00eb t\u00eb fort\u00eb ligjore ka b\u00ebr\u00eb shkelje disiplinore t\u00eb cekura n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Kjo k\u00ebrkes\u00eb e mbrojtjes ishte hudhur posht\u00eb nga ana e kryeprokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb, Agim Kurmehaj.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, mbrojtja i ishte drejtuar Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit, q\u00eb Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga trajtimi i k\u00ebtij rasti.<\/p>\n<p>Duke vendosur lidhur me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb akuzuarit, Prokuroria e Apelit, me dat\u00ebn 9 gusht 2019 kishte marr\u00eb vendim q\u00eb Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb, t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga kjo \u00e7\u00ebshtje penale dhe e nj\u00ebjta ishte deleguar n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore n\u00eb Gjilan p\u00ebr trajtim t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me arsyet e k\u00ebtij p\u00ebrjashtimi, ish-kryeprokurori Haxhi D\u00ebrguti kishte th\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d se Prokuroria e Pej\u00ebs kishte treguar nj\u00ebanshm\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cPas shikimit t\u00eb shkresave t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs duke u bazuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e avokatit t\u00eb pandehurit kemi ardhur n\u00eb p\u00ebrfundim se k\u00ebrkesa e mbrojt\u00ebsit \u00ebsht\u00eb e bazuar, sepse Prokuroria e Pej\u00ebs ka treguar nj\u00ebanshm\u00ebri dhe p\u00ebr t\u00eb evituar \u00e7do anshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb siguruar gjykim t\u00eb drejt\u00eb kemi caktuar Prokurorin\u00eb Themelore t\u00eb Gjilanit p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, ish-kryeprokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit, Haxhi D\u00ebrguti.<\/p>\n<p>Po ashtu, p\u00ebrkund\u00ebr se kemi nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb, ndaj prokurores Gashi nuk ishte iniciuar asnj\u00ebher\u00eb, kurrfar\u00eb procedur\u00eb disiplinore lidhur me k\u00ebto pretendime t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb vendimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit, l\u00ebnda ishte deleguar n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore n\u00eb Gjilan, p\u00ebrkat\u00ebsisht tek prokurori Agron Uka. Ky i fundit, m\u00eb 16 mars 2021, kishte b\u00ebr\u00eb ricil\u00ebsimin e vepr\u00ebs penale ndaj Gogajt, nga vrasje e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb vrasje nga pakujdesia.<\/p>\n<p>Ky vendim i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb ligj, pasi kryeprokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit, nuk ka asnj\u00eb kompetenc\u00eb q\u00eb t\u00eb vendos lidhur me p\u00ebrjashtimin e prokuror\u00ebve t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Kodi i Procedur\u00ebs Penale, n\u00eb nenin 44, paragrafin 3, p\u00ebrcakton se Kryeprokurori i zyr\u00ebs vendos mbi p\u00ebrjashtimin e prokurorit t\u00eb shtetit t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, lidhur me p\u00ebrjashtimin e prokurores Gashi nga rasti n\u00eb fjal\u00eb, autoritet kompetent ka qen\u00eb kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb, porse, i nj\u00ebjti e kishte refuzuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb akuzuarit.<\/p>\n<p>Neni 44.3 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, thekson po ashtu se, \u00ebsht\u00eb Kryeprokurori i Shtetit ai i cili jep vendimin p\u00ebrfundimtar mbi p\u00ebrjashtimin e nj\u00eb prokurori t\u00eb shtetit sipas k\u00ebtij paragrafi. \u00c7do vendim nga ky paragraf duhet t\u00eb jet\u00eb me shkrim dhe i dor\u00ebzohet prokurorit t\u00eb shtetit n\u00eb fjal\u00eb dhe K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, sipas p\u00ebrgjigjeve t\u00eb ish-kryeprokurorit t\u00eb Apelit, Haxhi D\u00ebrguti dhe t\u00eb kryeprokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb, Agim Kurmehaj, p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb kishte vendosur pik\u00ebrisht Prokuroria e Apelit e jo Kryeprokurori i Shtetit si\u00e7 k\u00ebrkohet me ligj.<\/p>\n<p>Kryeprokurori i Apelit, sipas Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, mund t\u00eb vendos lidhur me p\u00ebrjashtimin vet\u00ebm t\u00eb prokuror\u00ebve q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit. Nd\u00ebrsa, duke qen\u00eb se prokurorja Gashi nuk kishte qen\u00eb pjes\u00eb e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit, at\u00ebher\u00eb, sipas Kodit, kryeprokurori i at\u00ebhersh\u00ebm i Apelit, Haxhi D\u00ebrguti nuk kishte pasur asnj\u00eb kompetenc\u00eb q\u00eb t\u00eb vendos p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e saj nga kjo \u00e7\u00ebshtje penale.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, as Ligji p\u00ebr Prokurorin e Shtetit n\u00eb asnj\u00eb dispozit\u00eb t\u00eb tij kur flet p\u00ebr Prokurorin\u00eb e Apelit, nuk i jep kompetenc\u00eb k\u00ebsaj prokurorie e as kryeprokurorit, q\u00eb t\u00eb vendos p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e prokuror\u00ebve t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb apo t\u00eb delegimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve nga nj\u00eb prokurori themelore tek nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr Prokurorin e Shtetit i jep kompetenc\u00eb ekskluzive Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb secil\u00ebn l\u00ebnd\u00eb n\u00eb secil\u00ebn prokurori t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me ligj.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij ligji, secili Kryeprokuror mund t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb funksionet e ndjekjes penale t\u00eb cilat i jan\u00eb caktuar nj\u00eb prokurori vart\u00ebs t\u00eb shtetit n\u00eb at\u00eb prokurori dhe nga ai apo ajo mund t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr zhvillimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb hetimeve apo t\u00eb procedur\u00ebs penale, me p\u00eblqimin paraprak t\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb rastin konkret, rastin nga prokurorja Gashi ka mundur potencialisht ta marr\u00eb kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb, Agim Kurmehaj, me p\u00eblqim t\u00eb kryeprokurorit t\u00eb shtetit, apo edhe vet Kryeprokurori i Shteti, por assesi kryeprokurori i Apelit.<\/p>\n<p>Ish-kryeprokurori D\u00ebrguti, ka nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb mbi 30 vje\u00e7are n\u00eb sistemin prokurorial dhe gjyq\u00ebsor dhe b\u00ebrja e nj\u00eb shkelje t\u00eb till\u00eb nga ai, nuk mund t\u00eb n\u00ebnkuptohet se ka ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb mos njohurive apo mos njohjes s\u00eb ligjit nga ana e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, me k\u00ebt\u00eb veprim t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar edhe imazhi dhe integriteti i sistemit prokurorial n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe n\u00eb ve\u00e7anti i Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb t\u00eb cil\u00ebs i ishte marr\u00eb ky rast p\u00ebr shkak t\u00eb pretendimeve q\u00eb e nj\u00ebjta kishte qen\u00eb e nj\u00ebanshme.<\/p>\n<p>IKD vler\u00ebson se vet\u00ebm adresimi i plot\u00eb i llogaridh\u00ebnies ndaj t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast e kthen ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe besimin e publikut lidhur me trajtimin e k\u00ebtij rasti.<\/p>\n<p>Andaj, bazuar n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto, IKD k\u00ebrkon q\u00eb ndaj ish-kryeprokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit, Haxhi D\u00ebrguti t\u00eb iniciohen procedurat penale dhe disiplinore p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb kund\u00ebrligjshme me t\u00eb cilin ish-kryeprokurori D\u00ebrguti kishte vendosur q\u00eb nga kjo l\u00ebnd\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtohet Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb dhe e nj\u00ebjta t\u00eb delegohet n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore n\u00eb Gjilan. Me nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb, D\u00ebrguti i kishte tejkaluar kompetencat e tij ligjore, pasi q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat, nuk i japin asnj\u00eb mund\u00ebsi Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb lidhur me p\u00ebrjashtim t\u00eb prokurorive themelore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), ka reaguar ndaj zhvillimeve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale ku i akuzuar p\u00ebr vrasjen e tanim\u00eb t\u00eb ndjerit Agonis Tetaj \u00ebsht\u00eb Shaban Gogaj. Gogaj fillimisht akuzohej p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb seanc\u00ebn q\u00eb ishte mbajtur m\u00eb 16 mars 2021, prokurori Agron Uka kishte b\u00ebr\u00eb rikualifikimin e vepr\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":76722,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-76721","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76721","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76721"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76721\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}