{"id":76806,"date":"2021-03-19T11:17:30","date_gmt":"2021-03-19T11:17:30","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=76806"},"modified":"2021-03-19T11:17:30","modified_gmt":"2021-03-19T11:17:30","slug":"krejt-cka-duhet-te-dini-per-rastin-qe-ka-tmerruar-tash-e-sa-dite-kosoven-te-agonis-tetajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/krejt-cka-duhet-te-dini-per-rastin-qe-ka-tmerruar-tash-e-sa-dite-kosoven-te-agonis-tetajt\/","title":{"rendered":"Krejt \u00e7ka duhet t\u00eb dini p\u00ebr rastin, q\u00eb ka tmerruar tash e sa dit\u00eb Kosov\u00ebn t\u00eb Agonis Tetajt"},"content":{"rendered":"<p>Vrasja e nj\u00eb pun\u00ebtori nga shefi i tij n\u00eb De\u00e7an ka tronditur opinionin publik, pasi disa dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt ndryshoi cil\u00ebsimi i vepr\u00ebs penale dhe kjo i dha v\u00ebmendje t\u00eb madhe mediale gjith\u00eb rastit q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si nj\u00eb serial kriminal.<\/p>\n<p>23 shtator 2018, e diele, ora 11 e paradites. N\u00eb rrug\u00ebn \u201cLuan Haradinaj\u201d n\u00eb De\u00e7an, n\u00eb kompanin\u00eb \u201cGogaj AG\u201d, i biri i pronarit t\u00eb k\u00ebsaj kompanie, 18 vje\u00e7ari Shaban Gogaj, po fliste me pun\u00ebtor\u00ebt e tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7liruar dhe jo-profesionale. Ai kishte marr\u00eb lajmin [nga babai i t\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb tij] se mund t\u00eb fejohej. Gjendja e plot\u00eb emocionale e tij nuk dihet. Pun\u00ebtor\u00ebt shihen derisa komunikojn\u00eb, qeshin dhe e shikojn\u00eb. 18 vje\u00e7ari, si djali i shefit, ka v\u00ebmendjen e tyre. Ata e kishin nd\u00ebrmend t\u00eb shkonin n\u00eb \u201cBjeshk\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb festuar lajmin.<\/p>\n<p>Ora 11:03. I biri i shefit flet n\u00eb telefon me \u00e7ik\u00ebn e hall\u00ebs s\u00eb tij. Dy pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb tij shohin n\u00eb nj\u00eb kompjuter. Dy t\u00eb tjer\u00eb ndodhen p\u00ebrball\u00eb tij por nuk dihet se me \u00e7ka po merren e as se \u00e7ka po flasin.<\/p>\n<p>Ora 11:04. I biri i shefit e l\u00eb telefonin, me veprime t\u00eb shpejta i turret nj\u00eb sirtari, b\u00ebn nj\u00eb grimas\u00eb nervoze, nxjerr revolen, dhe q\u00ebllon n\u00eb drejtim t\u00eb pun\u00ebtorit 29 vje\u00e7ar Agonis Tetaj q\u00eb ndodhet p\u00ebrball\u00eb tij. Ai q\u00ebllohet n\u00eb kok\u00eb dhe rr\u00ebzohet n\u00eb tok\u00eb i vdekur. Kamerat kapin disa pako t\u00eb nj\u00eb malli q\u00eb po ashtu rr\u00ebzohen dhe derdhen n\u00ebp\u00ebr dysheme.<\/p>\n<p>Ora 11:04. I biri i shefit t\u00eb kompanis\u00eb, pasi sheh se pun\u00ebtori i tij Agonisi \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar dhe rr\u00ebzuar, kap kryet p\u00ebr nj\u00eb moment i heq, p\u00ebrqafohet nga nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb duket e shqet\u00ebsuar, por nuk i afrohet viktim\u00ebs p\u00ebr t\u00eb par\u00eb gjendjen e tij. Ai turret jasht\u00eb dyqanit.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo sken\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i nj\u00eb mal interpretimesh nd\u00ebr-luftuese.<\/p>\n<p>Rasti u b\u00eb medial kur babai i pun\u00ebtorit Agonis Tetaj d\u00ebrgoi let\u00ebr publike te institucionet dhe krahas saj edhe nj\u00eb video-in\u00e7izim t\u00eb vrasjes s\u00eb p\u00ebrshkruar. Prokurori Agron Uka kishte marr\u00eb vendim q\u00eb t\u2019ia nd\u00ebrronte cil\u00ebsin\u00eb vepr\u00ebs penale me t\u00eb cil\u00ebn ngarkohej Shaban Gogaj nga \u201cvrasje e r\u00ebnd\u00eb\u201d n\u00eb \u201cvrasje nga pakujdesia\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja fitoi v\u00ebmendje t\u00eb madhe t\u00eb publikut meq\u00eb pamjet edhe pse t\u00eb qarta, nuk sqaronin gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Jan\u00eb tri pika n\u00eb t\u00eb cilat mbrojtja e Shaban Gogajt po provon t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia.<\/p>\n<p>Revolja<\/p>\n<p>Avokati i Shabanit, Besnik Berisha, pretendon se \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se kjo vrasje ka ndodhur nga pakujdesia. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e argumenton duke th\u00ebn\u00eb se ai kishte n\u00eb posedim edhe nj\u00eb arm\u00eb me gaz, dhe se n\u00eb momentin kur po nxirrte arm\u00ebn nga sirtari nd\u00ebrmend e kishte pasur q\u00eb ta nxirrte arm\u00ebn me gaz dhe jo arm\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb. Ekspert\u00ebt thon\u00eb se arma me gaz dallonte n\u00eb form\u00eb dhe n\u00eb ngjyr\u00eb nga arma e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e shkrep Shaban Gogaj. Besnik Berisha thot\u00eb se arma me gaz kishte madh\u00ebsin\u00eb dhe form\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb si ajo e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Shabani thot\u00eb se e ka pyetur Agonisin para se ta vriste \u201cse a ka marr\u00eb di\u00e7ka [ndonj\u00eb allti] p\u00ebr n\u00eb Bjeshk\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Avokati i tij thot\u00eb se ai nuk kishte p\u00ebrvoj\u00eb me arm\u00ebt. Se kishte sht\u00ebn\u00eb gjithsej dy her\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij: nj\u00eb her\u00eb n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat \u201cBjeshk\u00eb\u201d dhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr me rastin e fest\u00ebs s\u00eb Vitit t\u00eb Ri.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt n\u00eb baz\u00eb t\u00eb video-in\u00e7izimeve kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se Shabani dukej se kishte pasur p\u00ebrvoj\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe me arm\u00eb marr\u00eb parasysh m\u00ebnyr\u00ebn se si e mbushi dhe q\u00eblloi me revole n\u00eb drejtim t\u00eb Agonisit.<\/p>\n<p>Gjendja emocionale<\/p>\n<p>M\u00eb tej, avokati Berisha argumenton \u2018pakujdesin\u00eb\u2019 edhe duke shtruar gjendjen emocionale t\u00eb vras\u00ebsit. Ai thot\u00eb se i biri i shefit, Shaban Gogaj, ishte i g\u00ebzuar pasi kishte marr\u00eb lajmin se mund t\u00eb fejohej me t\u00eb dashur\u00ebn e tij. Pra, ishte i g\u00ebzuar dhe jo-nervoz.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, nuk ka ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb e d\u00ebshmon gjendjen reale emocionale t\u00eb vras\u00ebsit. Nervoziteti i shihet n\u00eb nj\u00eb grimas\u00eb t\u00eb fytyr\u00ebs q\u00eb ai b\u00ebn sapo mbyll telefonin dhe para se t\u2019i turret sirtarit p\u00ebr ta marr\u00eb revolen. Pamje q\u00eb mund ta shihni si m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Berisha thot\u00eb se ajo form\u00eb e buz\u00ebve q\u00eb shpreh nervozitet, n\u00eb fakt i ishte b\u00ebr\u00eb shprehi nga protezat q\u00eb Shabani kishte mbajtur.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb mund t\u00eb kuptohet nga videot e publikuara \u00ebsht\u00eb se v\u00ebmendja e pun\u00ebtor\u00ebve \u00ebsht\u00eb e drejtuar kah vet\u00eb Shabani, q\u00eb duket qart\u00eb derisa ushtron pozit\u00eb autoriteti n\u00eb at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, mund t\u00eb shihen t\u00eb qeshurat e vazhdueshme t\u00eb nj\u00eb pun\u00ebtori, por edhe m\u00ebnyra e \u00e7liruar e komunikimit mes Shabanit dhe pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Pun\u00ebtor\u00ebt dhe vet\u00eb Shabani kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00eb ato momente po flitej p\u00ebr fejes\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se Shabani ishte vet\u00ebm 18 vje\u00e7ar dhe lajmi n\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr g\u00ebzimit, mund ta ket\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00ebkohsh\u00ebm edhe nervoz.<\/p>\n<p>Raportet mes Shabanit dhe Agonisit<\/p>\n<p>Raportet mes Shabanit dhe Agonisit jan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb e diskutueshme dhe nj\u00ebkohsh\u00ebm pika m\u00eb e fort\u00eb e mbrojtjes nga avokati Berisha. Ai ka potencuar vazhdimisht munges\u00ebn e motivit p\u00ebr vrasje nga ana e Shabanit, dhe raportet e mira q\u00eb ai kishte me t\u00eb vrarin, Agonisin.<\/p>\n<p>Por, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e mbushur me mjegull. N\u00ebna e t\u00eb ndjerit, Nurija, ka th\u00ebn\u00eb se i biri i saj nuk kishte qen\u00eb mir\u00eb emocionalisht n\u00eb dy-tri jav\u00ebt e fundit para se t\u00eb vritej. P\u00ebr m\u00eb keq, ai i kishte p\u00ebrmendur mund\u00ebsin\u00eb e l\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs dhe ikjen p\u00ebr n\u00eb Gjermani. Por, m\u00eb e r\u00ebnda p\u00ebr mbrojtjen ishte p\u00ebrmendja e \u201cpresionit q\u00eb Shabani [si djali i shefit] iu b\u00ebnte pun\u00ebtor\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Avokati Besnik Berisha konteston d\u00ebshmin\u00eb e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Agonisit duke th\u00ebn\u00eb se ajo flet p\u00ebr presionin q\u00eb Shabani iu ka b\u00ebr\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, dhe jo vet\u00eb t\u00eb birit t\u00eb saj q\u00eb m\u00eb von\u00eb do ta vriste.<\/p>\n<p>Edhe bashk\u00ebshortja e t\u00eb vrarit, Albesa, kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb Agonisi i kishte th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Shabanin se sillet superior ndaj pun\u00ebtor\u00ebve dhe \u201cka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb jap\u00eb urdhra\u201d. Pra, mbani vesh se po flasim p\u00ebr nj\u00eb 18 vje\u00e7ar q\u00eb sapo ka hyr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb pune dhe q\u00eb nj\u00ebkohsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb djali i shefit.<\/p>\n<p>Dy pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb vend-ngjarje n\u00eb at\u00eb moment, Faruk Zukaj dhe Azgon Had\u00ebrgjonaj kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk dinin p\u00ebr raportet mes viktim\u00ebs dhe t\u00eb pandehurit.<\/p>\n<p>Madje, i v\u00ebllai i Agonisit, Dionisi, ka d\u00ebshmuar se ky i fundit e kishte marr\u00eb edhe nj\u00eb shuplak\u00eb nga djali i axh\u00ebs s\u00eb t\u00eb pandehurit.<\/p>\n<p>Sipas \u00e7ik\u00ebs s\u00eb hall\u00ebs s\u00eb Shabanit, Florentina Malajt, menj\u00ebher\u00eb pas vrasjes Shabani i kishte th\u00ebn\u00eb asaj \u201ce mbyta nj\u00ebrin\u201d. Kujtojm\u00eb q\u00eb Shaban Gogaj nuk afrohet te viktima p\u00ebr t\u00eb par\u00eb gjendjen e tij pasi ky i fundit rr\u00ebzohet p\u00ebrtok\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ka ndodhi pas rastit?<\/p>\n<p>Kryeprokurori Aleksand\u00ebr Lumezi tashm\u00eb ka marr\u00eb masa disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka p\u00ebr ri-cil\u00ebsimin e rastit dhe kjo l\u00ebnd\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb prokurori tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Babai i Agonisit, Isufi, ka deklaruar q\u00eb familja Gogaj i kishte ofruar para dhe banesa.<\/p>\n<p>Por, rasti \u00ebsht\u00eb larg s\u00eb qeni i p\u00ebrfunduar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vrasja e nj\u00eb pun\u00ebtori nga shefi i tij n\u00eb De\u00e7an ka tronditur opinionin publik, pasi disa dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt ndryshoi cil\u00ebsimi i vepr\u00ebs penale dhe kjo i dha v\u00ebmendje t\u00eb madhe mediale gjith\u00eb rastit q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si nj\u00eb serial kriminal. 23 shtator 2018, e diele, ora 11 e paradites. N\u00eb rrug\u00ebn \u201cLuan Haradinaj\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":76689,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-76806","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76806","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76806"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76806\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76689"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76806"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76806"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76806"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}