{"id":76898,"date":"2021-03-19T16:53:23","date_gmt":"2021-03-19T16:53:23","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=76898"},"modified":"2021-03-19T16:53:23","modified_gmt":"2021-03-19T16:53:23","slug":"nisin-hetimet-disiplinore-ndaj-prokurorit-agron-uka-qe-rikualifikoi-vrasjen-e-agonis-tetajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nisin-hetimet-disiplinore-ndaj-prokurorit-agron-uka-qe-rikualifikoi-vrasjen-e-agonis-tetajt\/","title":{"rendered":"Nisin hetimet disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka, q\u00eb rikualifikoi vrasjen e Agonis Tetajt"},"content":{"rendered":"<p>Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Gjilanit, Arben Kadriu ka ushtruar n\u00eb K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr inicimin e procedur\u00ebs disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka, i cili ishte duke e ndjekur penalisht rastin e vrasjes s\u00eb Agonis Tetajt, shkruan Gazeta Express.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr inicimin e procedur\u00ebs disiplinore erdhi pas dyshimeve p\u00ebr mos trajtim t\u00eb duhur t\u00eb rastit t\u00eb vrasjes s\u00eb Agonis Tetaj nga ana e prokurorit Agron Uka, i cili edhe u largua nga ky rast me vendim t\u00eb kryeprokurorit, Aleksand\u00ebr Lumezi.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb e ka konfirmuar p\u00ebr Express, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e prokuroris\u00eb s\u00eb Gjilanit, Liridona Xheladini.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb vendimin e Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Gjilan, Arben Kadriu, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast ka caktuar nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr nga Departamenti i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, i k\u00ebsaj prokurorie, q\u00eb t\u00eb merret me trajtimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje. Gjithashtu, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb autorizimeve ligjore nga Ligji nr. 06\/L-057, p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb disiplinore t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Gjilan, si autoritet kompetent, m\u00eb dat\u00eb 18 Mars 2021, n\u00eb K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs ka ushtruar k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr fillimin e hetimeve disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka, lidhur me \u00e7\u00ebshtjen penale ndaj t\u00eb pandehurit Shaban Gogajt, me propozim t\u00eb shqiptimit t\u00eb mas\u00ebs adekuate disiplinore\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo p\u00ebr Express. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb trupi gjykues i Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Pej\u00eb, ka marr\u00eb sot vendim q\u00eb t\u00eb rihapet seanca e shqyrtimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr rastin e vrajses s\u00eb Agonis Tetajt.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues, ka vler\u00ebsuar me holl\u00ebsi t\u00eb gjitha shkresat e l\u00ebnd\u00ebs, ka analizuar dispozivat ligjore dhe ka vendosur:  Rihapet seanca e shqyrtimit gjyq\u00ebsor, shpallet e pap\u00ebrfunduar procedura penale sepse duhet t\u00eb plot\u00ebsohet procedura penale\u201d, ka th\u00ebn\u00eb gjyqtarja e trupit gjykues.<\/p>\n<p>Tutje, seanca tjet\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb mbahet m\u00eb 21 prill 2021, teksa prokurori duhet t\u00eb sjell prova t\u00eb reja deri m\u00eb 7 prill 2021.<\/p>\n<p>\u201cCaktohet shqyrtimi gjyq\u00ebsor i radh\u00ebs me dat\u00eb 21.04.2021, obligohet prokurori I \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb t\u00eb sjell prova t\u00eb reja t\u00eb pretenduara deri m\u00eb 7 prill 2021\u201d, thuhet n\u00eb aktvendim.<\/p>\n<p>Ndryshe, nj\u00eb video nga vrasja e Agonis Tetajt \u00ebsht\u00eb publikuar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn nga babai i Agonisit, pas rikualifikimit t\u00eb vepr\u00ebs penale nga \u201cVrasje e r\u00ebnd\u00eb\u201d n\u00eb \u201cVrasje nga pakujdesia\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Isuf Tetajt, u manipulua kur vepra e vrasjes s\u00eb djalit t\u00eb tij u rikualifikua nga \u201cvrasje e r\u00ebnd\u00eb\u201d n\u00eb \u201cvrasje nga pakujdesia\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, familja e viktim\u00ebs ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr publike n\u00eb adres\u00eb t\u00eb kryeprokurorit t\u00eb shtetit dhe ambasadorit t\u00eb SHBA\u2019s\u00eb, Britanis\u00eb e Gjermanis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, shkruan Express<\/p>\n<p>Babai i viktim\u00ebs, Isuf Tetaj, n\u00eb letr\u00ebn publike e ka akuzuar prokurorin e rastit, Agron Uka, se \u00ebsht\u00eb duke manipuluar me rastin e vrasjes s\u00eb t\u00eb riut Agonis Tetaj.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn e tij publike t\u00eb cil\u00ebn ia ka d\u00ebrguar kryeprokurorit t\u00eb shtetit, Aleksand\u00ebr Lumezi dhe ambasador\u00ebve t\u00eb vendeve t\u00eb huaja n\u00eb Kosov\u00eb, Isuf Tetaj ka bashk\u00ebngjitur edhe aktakuz\u00ebn e Prokuroris\u00eb Themelore t\u00eb Pej\u00ebs ndaj t\u00eb akuzuarit Shaban Gogaj.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, ai po k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtohet prokurori Agron Uka nga ky rast si dhe t\u00eb vendoset gjykim meritor lidhur me vrasjen e djalit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Po ashtu, Isuf Tetaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr ka bashk\u00ebngjitur edhe videon nga momenti i vrasjes s\u00eb djalit t\u00eb tij, n\u00eb vendin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, ka reaguar pas publikimit t\u00eb videos s\u00eb vrasjes s\u00eb Agonis Tetajt nga De\u00e7ani dhe letr\u00ebs publike t\u00eb babait t\u00eb tij, Isuf Tetaj, i cili akuzoi prokurorin e rastit, Agron Uka, pas ricil\u00ebsimit t\u00eb vepr\u00ebs penale nga \u201cVdekje e r\u00ebnd\u00eb\u201d n\u00eb \u201cVdekje nga pakujdesia\u201d, raporton Gazeta Express<\/p>\n<p>Lumezi ka deklaruar se ka marr\u00eb vendim q\u00eb do ta caktoj\u00eb nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>\u201cSi Kryeprokuror i Shtetit jam i shqet\u00ebsuar dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht i gatsh\u00ebm q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb vend. Prandaj, p\u00ebr t\u00eb parandaluar nj\u00ebanshm\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019iu shmangur paragjykimeve p\u00ebr rastin e vrasjes s\u00eb Agonis Tetajt, sot kam marr\u00eb vendim q\u00eb brenda kompetencave t\u00eb mia ligjore t\u00eb marr\u00eb l\u00ebnd\u00ebn nga prokurori i \u00e7\u00ebshtjes dhe ta ricaktoj at\u00eb te nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e kryeprokurorit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu, do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nga trupi gjykues q\u00eb t\u00eb mos e shpall\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor t\u00eb p\u00ebrfunduar, por t\u00eb marr\u00eb prova t\u00eb tjera t\u00eb nevojshme, t\u00eb cilat do ta zbardhin t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale-juridike, konform nenit 357, paragrafi 1 t\u00eb KPPRK-s\u00eb\u201d, ka deklaruar Lumezi.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se pas vler\u00ebsimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs, ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb sjellje eventuale joprofesionale, do t\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr veprimet e tyre.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu, pas vler\u00ebsimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb sjellje eventuale joprofesionale dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin do t\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr veprimet e tyre. Prandaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe p\u00ebr publikun e gjer\u00eb t\u00eb kuptohet se Prokurori i Shtetit nuk b\u00ebn\u00eb p\u00ebrjashtim p\u00ebr ask\u00ebnd, pa marr\u00eb parasysh se ku punon ose m\u00eb k\u00eb bashk\u00ebpunon\u201d, ka deklaruar Lumezi.<\/p>\n<p>\u201cSi Kryeprokuror i Shtetit, siguroj familjen dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt se do t\u00eb angazhohem p\u00ebr drejt\u00ebsi maksimale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>E nj\u00eb video tjet\u00ebr nga momenti i vrasjes \u00ebsht\u00eb publikuar sot nga Besnik Berisha, avokati i t\u00eb dyshuarit p\u00ebr vrasjen e Agonis Tetajt.<\/p>\n<p>Avokati pretendon se reagimi i dorasit tregon se vrasja ishte aksidentale.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb videon shihet reagimi i Shaban Gogajt pas shkrepjes me arm\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Agonis Tetajt.<\/p>\n<p>Berisha k\u00ebt\u00eb video e p\u00ebrcolli edhe me nj\u00eb shkrim, e ku tha se paraqitet prova se se si Gogaj e vrau aksidentalisht shokun e tij.<\/p>\n<p>\u201cPamje t\u00eb reja sesi reagoi 18-vje\u00e7ari Shaban Gogaj pasi aksidentalisht privoi nga jeta shokun dhe kolegun e tij Agonis Tetaj. Jam kureshtar t\u00eb di, n\u00ebse ekziston qoft\u00eb edhe nj\u00eb rast i vet\u00ebm, i shkruar, i d\u00ebgjuar, apo i d\u00ebshmuar, q\u00eb i p\u00ebrgjigjet, qoft\u00eb p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi, aksidentit tragjik t\u00eb vrasjes s\u00eb Agonis Tetaj e q\u00eb provon se dorasi, menj\u00ebher\u00eb pas kryerjes s\u00eb vrasjes t\u00eb pretenduar \u201cme dashje\u201d, reagon k\u00ebshtu si\u00e7 ka reaguar 18-vje\u00e7ari Shaban Gogaj, duke gul\u00e7uar, b\u00ebrtitur, klithur, goditur kok\u00ebn dhe veten me grushta, pasi kuptoi se miku i tij m\u00eb i mir\u00eb u rr\u00ebzua n\u00eb tok\u00eb i gjakosur. Kujtojm\u00eb q\u00eb ky aksident tragjik ndodhi n\u00eb dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb lumtur t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb 18-vje\u00e7arit Shaban Gogaj, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn i nj\u00ebjti mori konfirmimin dhe bekimin p\u00ebr fejes\u00eb nga prindi i t\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb tij. Faktet nuk duan koment!!\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.\/ V.M\/GazetaExpress\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Gjilanit, Arben Kadriu ka ushtruar n\u00eb K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr inicimin e procedur\u00ebs disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka, i cili ishte duke e ndjekur penalisht rastin e vrasjes s\u00eb Agonis Tetajt, shkruan Gazeta Express. K\u00ebrkesa p\u00ebr inicimin e procedur\u00ebs disiplinore erdhi pas dyshimeve p\u00ebr mos trajtim t\u00eb duhur t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":76899,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-76898","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76898","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76898"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76898\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76899"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76898"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76898"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76898"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}