{"id":76961,"date":"2021-03-19T22:56:39","date_gmt":"2021-03-19T22:56:39","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=76961"},"modified":"2021-03-19T23:36:16","modified_gmt":"2021-03-19T23:36:16","slug":"kryeprokurori-i-prokurorise-se-gjilanit-arben-kadriu-inicion-procedure-disiplinore-ndaj-prokurorit-agron-uka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kryeprokurori-i-prokurorise-se-gjilanit-arben-kadriu-inicion-procedure-disiplinore-ndaj-prokurorit-agron-uka\/","title":{"rendered":"Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Gjilanit, Arben Kadriu, inicion procedur\u00eb disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka"},"content":{"rendered":"<p>Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Gjilanit, Arben Kadriu ka ushtruar n\u00eb K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr inicimin e procedur\u00ebs disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka, i cili ishte duke e ndjekur penalisht rastin e vrasjes s\u00eb Agonis Tetajt.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr inicimin e procedur\u00ebs disiplinore erdhi pas dyshimeve p\u00ebr mos trajtim t\u00eb duhur t\u00eb rastit t\u00eb vrasjes s\u00eb Agonis Tetaj nga ana e prokurorit Agron Uka, i cili edhe u largua nga ky rast me vendim t\u00eb kryeprokurorit, Aleksand\u00ebr Lumezi.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e ka konfirmuar, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e prokuroris\u00eb s\u00eb Gjilanit, Liridona Xheladini.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb vendimin e Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Gjilan, Arben Kadriu, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast ka caktuar nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr nga Departamenti i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, i k\u00ebsaj prokurorie, q\u00eb t\u00eb merret me trajtimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje. Gjithashtu, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb autorizimeve ligjore nga Ligji nr. 06\/L-057, p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb disiplinore t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Gjilan, si autoritet kompetent, m\u00eb dat\u00eb 18 Mars 2021, n\u00eb K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs ka ushtruar k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr fillimin e hetimeve disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka, lidhur me \u00e7\u00ebshtjen penale ndaj t\u00eb pandehurit Shaban Gogajt, me propozim t\u00eb shqiptimit t\u00eb mas\u00ebs adekuate disiplinore\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo p\u00ebr Express.<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb trupi gjykues i Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Pej\u00eb, ka marr\u00eb sot vendim q\u00eb t\u00eb rihapet seanca e shqyrtimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr rastin e vrasjes s\u00eb Agonis Tetajt.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues, ka vler\u00ebsuar me holl\u00ebsi t\u00eb gjitha shkresat e l\u00ebnd\u00ebs, ka analizuar dispozivat ligjore dhe ka vendosur: Rihapet seanca e shqyrtimit gjyq\u00ebsor, shpallet e pap\u00ebrfunduar procedura penale sepse duhet t\u00eb plot\u00ebsohet procedura penale\u201d, ka th\u00ebn\u00eb gjyqtarja e trupit gjykues.<\/p>\n<p>Tutje, seanca tjet\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb mbahet m\u00eb 21 prill 2021, teksa prokurori duhet t\u00eb sjell prova t\u00eb reja deri m\u00eb 7 prill 2021.<\/p>\n<p>\u201cCaktohet shqyrtimi gjyq\u00ebsor i radh\u00ebs me dat\u00eb 21.04.2021, obligohet prokurori I \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb t\u00eb sjell prova t\u00eb reja t\u00eb pretenduara deri m\u00eb 7 prill 2021\u201d, thuhet n\u00eb aktvendim.<\/p>\n<p>Ndryshe, nj\u00eb video nga vrasja e Agonis Tetajt \u00ebsht\u00eb publikuar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn nga babai i Agonisit, pas rikualifikimit t\u00eb vepr\u00ebs penale nga \u201cVrasje e r\u00ebnd\u00eb\u201d n\u00eb \u201cVrasje nga pakujdesia\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Isuf Tetajt, u manipulua kur vepra e vrasjes s\u00eb djalit t\u00eb tij u rikualifikua nga \u201cvrasje e r\u00ebnd\u00eb\u201d n\u00eb \u201cvrasje nga pakujdesia\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, familja e viktim\u00ebs ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr publike n\u00eb adres\u00eb t\u00eb kryeprokurorit t\u00eb shtetit dhe ambasadorit t\u00eb SHBA-s\u00eb, Britanis\u00eb e Gjermanis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, shkruan Express<\/p>\n<p>Babai i viktim\u00ebs, Isuf Tetaj, n\u00eb letr\u00ebn publike e ka akuzuar prokurorin e rastit, Agron Uka, se \u00ebsht\u00eb duke manipuluar me rastin e vrasjes s\u00eb t\u00eb riut Agonis Tetaj.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn e tij publike t\u00eb cil\u00ebn ia ka d\u00ebrguar kryeprokurorit t\u00eb shtetit, Aleksand\u00ebr Lumezi dhe ambasador\u00ebve t\u00eb vendeve t\u00eb huaja n\u00eb Kosov\u00eb, Isuf Tetaj ka bashk\u00ebngjitur edhe aktakuz\u00ebn e Prokuroris\u00eb Themelore t\u00eb Pej\u00ebs ndaj t\u00eb akuzuarit Shaban Gogaj.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, ai po k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtohet prokurori Agron Uka nga ky rast si dhe t\u00eb vendoset gjykim meritor lidhur me vrasjen e djalit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Po ashtu, Isuf Tetaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr ka bashk\u00ebngjitur edhe videon nga momenti i vrasjes s\u00eb djalit t\u00eb tij, n\u00eb vendin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, ka reaguar pas publikimit t\u00eb videos s\u00eb vrasjes s\u00eb Agonis Tetajt nga De\u00e7ani dhe letr\u00ebs publike t\u00eb babait t\u00eb tij, Isuf Tetaj, i cili akuzoi prokurorin e rastit, Agron Uka, pas ricil\u00ebsimit t\u00eb vepr\u00ebs penale nga \u201cVdekje e r\u00ebnd\u00eb\u201d n\u00eb \u201cVdekje nga pakujdesia\u201d.<\/p>\n<p>Lumezi ka deklaruar se ka marr\u00eb vendim q\u00eb do ta caktoj\u00eb nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>\u201cSi Kryeprokuror i Shtetit jam i shqet\u00ebsuar dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht i gatsh\u00ebm q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb vend. Prandaj, p\u00ebr t\u00eb parandaluar nj\u00ebanshm\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019iu shmangur paragjykimeve p\u00ebr rastin e vrasjes s\u00eb Agonis Tetajt, sot kam marr\u00eb vendim q\u00eb brenda kompetencave t\u00eb mia ligjore t\u00eb marr\u00eb l\u00ebnd\u00ebn nga prokurori i \u00e7\u00ebshtjes dhe ta ricaktoj at\u00eb te nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e kryeprokurorit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu, do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nga trupi gjykues q\u00eb t\u00eb mos e shpall\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor t\u00eb p\u00ebrfunduar, por t\u00eb marr\u00eb prova t\u00eb tjera t\u00eb nevojshme, t\u00eb cilat do ta zbardhin t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale-juridike, konform nenit 357, paragrafi 1 t\u00eb KPPRK-s\u00eb\u201d, ka deklaruar Lumezi.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se pas vler\u00ebsimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs, ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb sjellje eventuale joprofesionale, do t\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr veprimet e tyre.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu, pas vler\u00ebsimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb sjellje eventuale joprofesionale dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin do t\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr veprimet e tyre. Prandaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe p\u00ebr publikun e gjer\u00eb t\u00eb kuptohet se Prokurori i Shtetit nuk b\u00ebn\u00eb p\u00ebrjashtim p\u00ebr ask\u00ebnd, pa marr\u00eb parasysh se ku punon ose m\u00eb k\u00eb bashk\u00ebpunon\u201d, ka deklaruar Lumezi.<\/p>\n<p>\u201cSi Kryeprokuror i Shtetit, siguroj familjen dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt se do t\u00eb angazhohem p\u00ebr drejt\u00ebsi maksimale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>E nj\u00eb video tjet\u00ebr nga momenti i vrasjes \u00ebsht\u00eb publikuar sot nga Besnik Berisha, avokati i t\u00eb dyshuarit p\u00ebr vrasjen e Agonis Tetajt.<\/p>\n<p>Avokati pretendon se reagimi i dorasit tregon se vrasja ishte aksidentale.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb videon shihet reagimi i Shaban Gogajt pas shkrepjes me arm\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Agonis Tetajt.<\/p>\n<p>Berisha k\u00ebt\u00eb video e p\u00ebrcolli edhe me nj\u00eb shkrim, e ku tha se paraqitet prova se se si Gogaj e vrau aksidentalisht shokun e tij.<\/p>\n<p>\u201cPamje t\u00eb reja sesi reagoi 18-vje\u00e7ari Shaban Gogaj pasi aksidentalisht privoi nga jeta shokun dhe kolegun e tij Agonis Tetaj. Jam kureshtar t\u00eb di, n\u00ebse ekziston qoft\u00eb edhe nj\u00eb rast i vet\u00ebm, i shkruar, i d\u00ebgjuar, apo i d\u00ebshmuar, q\u00eb i p\u00ebrgjigjet, qoft\u00eb p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi, aksidentit tragjik t\u00eb vrasjes s\u00eb Agonis Tetaj e q\u00eb provon se dorasi, menj\u00ebher\u00eb pas kryerjes s\u00eb vrasjes t\u00eb pretenduar \u201cme dashje\u201d, reagon k\u00ebshtu si\u00e7 ka reaguar 18-vje\u00e7ari Shaban Gogaj, duke gul\u00e7uar, b\u00ebrtitur, klithur, goditur kok\u00ebn dhe veten me grushta, pasi kuptoi se miku i tij m\u00eb i mir\u00eb u rr\u00ebzua n\u00eb tok\u00eb i gjakosur. Kujtojm\u00eb q\u00eb ky aksident tragjik ndodhi n\u00eb dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb lumtur t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb 18-vje\u00e7arit Shaban Gogaj, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn i nj\u00ebjti mori konfirmimin dhe bekimin p\u00ebr fejes\u00eb nga prindi i t\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb tij. Faktet nuk duan koment!!\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Gjilanit, Arben Kadriu ka ushtruar n\u00eb K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr inicimin e procedur\u00ebs disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka, i cili ishte duke e ndjekur penalisht rastin e vrasjes s\u00eb Agonis Tetajt. K\u00ebrkesa p\u00ebr inicimin e procedur\u00ebs disiplinore erdhi pas dyshimeve p\u00ebr mos trajtim t\u00eb duhur t\u00eb rastit t\u00eb vrasjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":76965,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-76961","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76961","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76961"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76961\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76965"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76961"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76961"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76961"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}