{"id":77306,"date":"2021-03-23T08:45:17","date_gmt":"2021-03-23T08:45:17","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=77306"},"modified":"2021-03-23T08:45:17","modified_gmt":"2021-03-23T08:45:17","slug":"lul-raka-fituesi-kryesor-i-zgjedhjeve-ne-kosove-eshte-coronavirusi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/lul-raka-fituesi-kryesor-i-zgjedhjeve-ne-kosove-eshte-coronavirusi\/","title":{"rendered":"Lul Raka: Fituesi kryesor i zgjedhjeve n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb coronavirusi"},"content":{"rendered":"<p>Mikrobiologu Lul Raka, n\u00eb nj\u00eb shkrim p\u00ebrmbledh\u00ebs p\u00ebr situat\u00ebn pandemike tash e nj\u00eb vjet q\u00eb mbizot\u00ebroi n\u00eb bot\u00eb, duke ia v\u00ebr\u00eb theksin Kosov\u00ebs, ka th\u00ebn\u00eb se fituesi kryesor i zgjedhjeve parlamentare t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb koronavirusi, duke konsistuar n\u00eb p\u00ebrhapjen e madhe t\u00eb tij n\u00eb fushata zgjedhore.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi n\u00eb Facebook, ka th\u00ebn\u00eb se ardhja e pandemis\u00eb n\u00eb vend tregoi gjendjen e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb vend, derisa i lavd\u00ebroi punonj\u00ebsit sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr pun\u00ebn e tyre deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>Raka e ka par\u00eb vaksin\u00ebn si form\u00ebn e vetme t\u00eb eliminimit t\u00eb koronavirusit dhe rikthimit n\u00eb normalitet.<\/p>\n<p>Postimi i tij i plot\u00eb: <\/p>\n<p>COVID 19: LUFTA E PADUKSHME<\/p>\n<p>PANDEMIT\u00cb JAN\u00cb RREGULL \u2013 JO P\u00cbRJASHTIM<\/p>\n<p>Mikrobet jan\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e jet\u00ebs son\u00eb. N\u00eb trupin ton\u00eb kemi 10 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb mikrobe sesa qeliza tonat. Nga certifikatat e tyre t\u00eb lindjes, bakteret kan\u00eb mosh\u00eb miliard\u00ebshe, kurse viruset nja 300 milion\u00ebshe. Jan\u00eb k\u00ebtu denbabaden shum\u00eb para nesh duke na rikujtuar se pandemit\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e njer\u00ebzimit. Madje, ato kan\u00eb qen\u00eb rregull, dhe jo p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>Bota ka hyr\u00eb n\u00eb vitin e dyt\u00eb t\u00eb p\u00ebrballjes me nj\u00eb pandemi t\u00eb papar\u00eb nga nj\u00eb virus i paduksh\u00ebm n\u00eb form\u00eb kurore. Nj\u00eb armik q\u00eb nuk e shohim me sy edhe pse n\u00eb nj\u00eb maje t\u00eb gjilp\u00ebr\u00ebs mund t\u00eb ket\u00eb vend p\u00ebr 100 milion\u00eb grimca t\u00eb k\u00ebtij virusi. Me familjar\u00ebt e tij u njoftuam q\u00eb prej vitit 1964 nga nj\u00eb vajz\u00eb skoceze. Ato nuk i mori askush aq seriozisht sepse shkaktonin nj\u00eb flam\u00eb t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb ri, ato b\u00ebn\u00eb kryengritje duke shkaktuar s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb mushk\u00ebrive t\u00eb cilat i njoh\u00ebm shkurt si SARS, e m\u00eb von\u00eb edhe si MERS. N\u00eb t\u00eb dy rastet e epidemive burimi i infeksionit vinte nga kafsh\u00ebt. Lakuriq\u00ebt, macet, devet\u00eb dhe shum\u00eb kafsh\u00eb tjera mbase na tregonin se e kemi tepruar me shkat\u00ebrrim t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb \u2013 planetit tok\u00eb, por ne vazhduam me mosp\u00ebrfillje.<\/p>\n<p>N\u00eb lajmet e vitit t\u00eb ri lexuam p\u00ebr p\u00ebrhapjen e nj\u00eb s\u00ebmundjeje nga nj\u00eb virus i paidentifikuar n\u00eb Vuhan t\u00eb Kin\u00ebs. Njer\u00ebzimit ia kishte \u00ebnda t\u00eb mendonte se ky problem \u00ebsht\u00eb larg dhe do t\u00eb ndalej vetvetiu si\u00e7 ndodhi her\u00ebn e par\u00eb me SARS-in.<\/p>\n<p>Shpejt do t\u00eb trokiste edhe n\u00eb dyert e sht\u00ebpive tona. Virusi i ri ishte plot t\u00eb panjohura dhe na zuri n\u00eb befasi. Nuk kishim d\u00ebgjuar m\u00eb par\u00eb q\u00eb s\u00ebmundjen e p\u00ebrhap dikush q\u00eb s\u2019ka fare shenja e simptoma t\u00eb s\u00ebmundjes. Aft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u fshehur i dha k\u00ebtij virusi nj\u00eb bilet\u00eb udh\u00ebtimi p\u00ebr n\u00eb mbar\u00eb globin.<\/p>\n<p>Origjina e virusit e ndezi zjarrin e konspiracionist\u00ebve, sipas t\u00eb cil\u00ebve virusi ishte pun\u00ebdore q\u00eb doli nga nj\u00eb laborator virologjik. Shkenca thot\u00eb se shfaqja e SARS-CoV-2 nd\u00ebrlidhet edhe me ndryshimet klimatike q\u00eb ndikuan n\u00eb shp\u00ebrndarjen e lakuriq\u00ebve n\u00eb Kin\u00eb dhe shtetet p\u00ebrreth. K\u00ebrcimi nga lakuriq\u00ebt tek njer\u00ebzit ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb strehues t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm, si\u00e7 jan\u00eb disa kafsh\u00eb q\u00eb shiten n\u00eb tregjet e Kin\u00ebs. Kryesorja, ne virusin e kemi n\u00eb sht\u00ebpi dhe tashm\u00eb po p\u00ebrballemi me t\u00eb duke l\u00ebn\u00eb anash zhurm\u00ebn e debateve t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij armiku t\u00eb paduksh\u00ebm.<\/p>\n<p>BOTA NUK ISHTE GATI<\/p>\n<p>Pandemit\u00eb mbjellin frik\u00eb, shqet\u00ebsim e kaos. Kjo sfidon kapacitetet e p\u00ebrballljes dhe menaxhimit t\u00eb kriz\u00ebs. Bota nuk ishte e p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shpejt\u00eb e t\u00eb bashk\u00ebrenditur. N\u00eb vend t\u00eb bashk\u00ebpunimit, superfuqit\u00eb k\u00ebrkonin fajtorin kujdestar n\u00eb tabor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Nuk m\u00ebsuan nga historia, kur n\u00eb kulmin e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb, bashkimi i dy superfuqive p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim sh\u00ebndet\u00ebsor arriti q\u00eb ta zhduk\u00eb nga faqja e dheut nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e vdekjeprur\u00ebse \u2013 lin\u00eb e madhe, e cila n\u00eb Evrop\u00eb s\u00eb fundi u pa n\u00eb Kosov\u00ebn e vitit 1972.<\/p>\n<p>Shtetet q\u00eb e kishin p\u00ebrjetuar SARS-in n\u00eb fillimin e shekullit ton\u00eb kishin reagim shum\u00eb m\u00eb efikas ndaj pandemis\u00eb (Koreja e Jugut, Japonia, Singapori). Popullata e tyre kishte m\u00ebsuar leksionin e disiplin\u00ebs parandaluese kund\u00ebr viruseve, kurse qeverit\u00eb kishin investuar shum\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin publik. Nga bota pam\u00eb edhe gjithfar\u00eb shembujsh tjer\u00eb: disiplin\u00ebn ushtarake kineze, gatishm\u00ebrin\u00eb milimetrike gjermane, eksperimentet me imunitet t\u00eb tuf\u00ebs nga Suedia, injorimin e plot\u00eb nga Brazili, goditjen e Italis\u00eb dhe munges\u00ebn e solidaritetit p\u00ebrbrenda sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb BE-s\u00eb, karantiminin radikal n\u00eb Zeland\u00eb e Australi, qasjen amerikane me program t\u00eb mir\u00eb por zbatim t\u00eb keq, kurse pjesa tjet\u00ebr e bot\u00ebs kishte specifikat e veta dhe p\u00ebrballej me \u00e7ka kishte n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja ndaj pandemis\u00eb ndoshta duket e thjesht\u00eb dhe vlen p\u00ebr \u00e7do s\u00ebmundje ngjit\u00ebse: diagnostikoni menj\u00ebher\u00eb, izoloni t\u00eb s\u00ebmurin, gjurmoni kontaktet, testoni dhe menaxhoni rastet e s\u00ebmundjes. K\u00ebsaj menyje i shtohen edhe koordinimi n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, informimi dhe p\u00ebrfshirja e popullit, kontrolli i kufijve, masat parandaluese dhe logjistika. P\u00ebr dallim prej flet\u00ebve t\u00eb librit, n\u00eb bot\u00ebn reale secila prej k\u00ebtyre hallkave \u00ebsht\u00eb sikur gur Sizifi, q\u00eb mund t\u00eb shtremb\u00ebroj\u00eb kurrizin e liderit, pun\u00ebtorit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe sh\u00ebndetin mendor t\u00eb \u00e7do njeriu.<\/p>\n<p>KTHIMI I HIPOKRATIT<\/p>\n<p>Pandemia e zhveshi nudo sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor jetim t\u00eb Kosov\u00ebs. Nga paslufta t\u00eb gjith\u00eb vendimmarr\u00ebsit e kishin goj\u00ebn plot me sh\u00ebndet\u00ebsi, por n\u00eb tort\u00ebn e buxhetit sh\u00ebndet\u00ebsia ushqehej vet\u00ebm me trosha. Fatura erdhi me mungesa n\u00eb barna, cil\u00ebsi, kushte dhe besim tek mjeku e mjek\u00ebsia.<\/p>\n<p>Por, pandemia nxori n\u00eb pah edhe nj\u00eb shtyll\u00eb dhe vler\u00eb q\u00eb i q\u00ebndroi stuhis\u00eb \u2013 pun\u00ebtorin sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb armat\u00eb njer\u00ebzish q\u00eb ktheu besimin tek mantelbardh\u00ebt dhe tregoi se Hipokrati ende merr frym\u00eb n\u00eb k\u00ebto treva. Njer\u00ebz q\u00eb i dol\u00ebn p\u00ebrball\u00eb virusit, kur gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt iknin prej tij. Pun\u00ebtor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb nuk ndjen\u00eb ngroht\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrqafimeve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe prind\u00ebrve t\u00eb tyre. Nuk u ndal\u00ebn as kur u duartrokit\u00ebn nga ballkoni, as kur u shan\u00eb nga salloni e as kur u grushtuan n\u00eb vendin e pun\u00ebs. Edhe pse t\u00eb lodhur e t\u00eb d\u00ebrrmuar ata vazhdojn\u00eb tutje si marathonomak\u00eb. Shum\u00eb tjer\u00eb iu ngjit\u00ebn k\u00ebtij karvani, duke filluar me vullnetar\u00eb dhe me t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e sh\u00ebrbimeve esenciale n\u00eb vend. N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb pati edhe plot t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jepnin leksione nga lozhat e ngrohta t\u00eb kullave t\u00eb tyre, por tashm\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb ishin t\u00eb z\u00ebn\u00eb me pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar fabulat e tyre.<\/p>\n<p>S\u00cbRISH VJEN MARSI<\/p>\n<p>Erdh marsi me rastet e para; me frik\u00eb, panik dhe masa restriktive q\u00eb nuk jan\u00eb aspak t\u00eb popullarizuara, por mbrojn\u00eb jet\u00eb. Karantina ishte p\u00ebrgjigja e par\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn kur mbylleshin superfuqit\u00eb bot\u00ebrore; kur s\u2019kishim teste e pajisje t\u00eb mjaftueshme mbrojt\u00ebse as p\u00ebr pun\u00ebtor\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb; kur virusi kishte shum\u00eb t\u00eb panjohura dhe p\u00ebrhapej nga persona pa asnj\u00eb simptom\u00eb; kur s\u2019kishte ila\u00e7 as vaksin\u00eb; kur assesi nuk donim q\u00eb mjeku t\u00eb jet\u00eb mes dilem\u00ebs se kush do t\u00eb futet n\u00eb respirator e kush do t\u00eb vdes\u00eb n\u00eb korridor; \u00e7far\u00eb zgjedhje tjet\u00ebr kishim?<\/p>\n<p>Pas lirimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb masave menduam se u kthyem n\u00eb jet\u00ebn normale \u2013 pa zbatim masash e pa inspektim, por e paguam shtrenjt\u00eb. Vjeshta, rihapja e shkollave, kthimi n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb mbyllura e shtuan edhe nj\u00eb val\u00eb n\u00eb lakoren statistikore. Festat e fundvitit e soll\u00ebn variantin britanik n\u00eb Kosov\u00eb. Ai bashk\u00eb me paraardh\u00ebsin e vet u prit\u00ebn ngroht\u00ebsisht n\u00ebp\u00ebr tubimet partiake zgjedhore e parazgjedhore dhe mund t\u00eb dal\u00eb fitues kryesor i zgjedhjeve. Kjo l\u00ebndoi r\u00ebnd\u00eb besimin e nd\u00ebrsjell\u00eb mes popullit dhe prij\u00ebsve.<\/p>\n<p>Baraspesha mes sh\u00ebndetit, ekonomis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut ishte shum\u00eb e brisht\u00eb. Bashk\u00eb me sh\u00ebndetin publik e individual, virusi preku r\u00ebnd\u00eb edhe sofr\u00ebn e \u00e7do sht\u00ebpie dhe shum\u00ebzoi pabarazit\u00eb e t\u00eb gjitha ngjyrave. Shum\u00ebkush humbi pasurin\u00eb, pun\u00ebn, t\u00eb nes\u00ebrmen. K\u00ebto mund t\u00eb shprehen me numra. Por, jeta jo. Nuk e ka asnj\u00eb \u00e7mim. E drejta p\u00ebr jet\u00eb \u00ebsht\u00eb para asaj p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat tjera simotra. Sh\u00ebndeti mendor vazhdon t\u00eb goditet \u00e7do dit\u00eb, nga t\u00eb gjitha drejtimet me f\u00ebmij\u00eb e gra q\u00eb bartin barr\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Long covid, mutacionet e riinfeksionet shpesh godisnin v\u00ebmendjen e njer\u00ebzve n\u00eb risit\u00eb e Covidit. N\u00eb sken\u00ebn ton\u00eb, drama politike q\u00eb u luajt p\u00ebrbrenda asaj pandemie ishte nj\u00eb barr\u00eb shtes\u00eb n\u00eb kurrizin e pun\u00ebtorit sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Disa dijetar\u00eb propozonin \u201cimunitetin e tuf\u00ebs\u201d si model t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb reagimit ndaj pandemis\u00eb p\u00ebrmes vet\u00eb ekspozimit ndaj virusit. Por harronin se p\u00ebr Kosov\u00ebn, kjo mund t\u00eb thoshte deri 12.000 vdekje. P\u00ebr k\u00ebta strateg\u00eb, ata q\u00eb do merrte virusi me vete jan\u00eb d\u00ebme kolaterale t\u00eb pritshme n\u00eb \u00e7do pandemi. Nuk ka asnj\u00eb s\u00ebmundje n\u00eb histori q\u00eb ka pasur p\u00ebrgjigje t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>INFODEMIA<\/p>\n<p>Sjellja e individit n\u00eb shoq\u00ebri \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mposhtur virusin. Duke mbrojtur veten, mbrojm\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit dhe vet\u00eb njer\u00ebzimin. Prandaj, informata e sakt\u00eb dhe burimet e sigurta t\u00eb informimit jan\u00eb qen\u00ebsore n\u00eb pandemi dhe fitorja vjen vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur ta njoh\u00ebsh dhe kuptosh armikun t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Infodemia u quajt pandemia e frik\u00ebs dhe panik\u00ebs, t\u00eb cilat u p\u00ebrhap\u00ebn shum\u00eb m\u00eb shpejt sesa virusi. Rrjetet sociale ishin ideale p\u00ebr lajme t\u00eb rrejshme, konspiracion dhe spekulime. Qarkullonin gjithfar\u00eb teorish p\u00ebr Iluminatin, Bill Gejtsin, OBSH-shejtanin, 5G q\u00eb kishin nj\u00eb em\u00ebrues t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 s\u2019ka virus! Ky num\u00ebr njer\u00ebzish, q\u00eb kryesisht studiojn\u00eb makiaton, nuk \u00ebsht\u00eb pakic\u00eb dhe kund\u00ebrshton me ngulm \u201c\u00e7ipat\u201d q\u00eb do t\u2019ua kontrollojn\u00eb mendjet e tyre t\u00eb ndritura. Logjika e \u201chajtit\u201d kushtoi me infektime e vdekje t\u00eb reja.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb tyre jan\u00eb p\u00ebrplot kryefamiljar\u00eb, q\u00eb me xhepat zbraz\u00ebt por zemr\u00ebn plot mbrojt\u00ebn familjen duke d\u00ebgjuar k\u00ebshillat p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb sht\u00ebpi dhe zbatuar treshen e masave parandaluese: distanc\u00eb, mask\u00eb dhe higjien\u00eb t\u00eb duarve.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha veprimet e nd\u00ebrmarra p\u00ebr adresimin e sfid\u00ebs s\u00eb COVID-19 duhet t\u00eb bazohen n\u00eb shkenc\u00eb. Te pandemit\u00eb, p\u00ebrafrimi mes shkenc\u00ebs e politik\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Bota pa plot shembuj bizar\u00eb kur krer\u00eb shtetesh mohonin s\u00ebmundjen, apo sugjeronin p\u00ebrdorimin e varikin\u00ebs p\u00ebr mjekim. Tan\u00ebt e kan\u00eb d\u00ebgjuar shum\u00eb mir\u00eb shkenc\u00ebn, ndonj\u00ebher\u00eb jan\u00eb fshehur pas saj e rrall\u00ebher\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga orbita shkencore.<\/p>\n<p>NACIONALIZMI VAKSINAL<\/p>\n<p>Vaksina \u00ebsht\u00eb drita e vetme n\u00eb fund t\u00eb tunelit, me t\u00eb cil\u00ebn fillon rrug\u00ebtimi i gjat\u00eb drejt normalitetit. Asgj\u00eb n\u00eb historin\u00eb e parandalimit t\u00eb s\u00ebmundjeve nuk pati rol m\u00eb t\u00eb madh sesa vaksina dhe sigurimi i ujit t\u00eb past\u00ebr p\u00ebr pije. N\u00eb vendet e pazhvilluara, vet\u00ebm n\u00eb 20 vitet e fundit, vaksina shp\u00ebtoi 37 milion\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzish, kryesisht f\u00ebmij\u00eb n\u00ebn 5 vje\u00e7. Xheneri, sikur t\u00eb udh\u00ebtonte sot n\u00eb koh\u00eb, q\u00eb i bie diku rreth 225 vite, do t\u00eb tmerrohej me rrymat e njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb ngritur kund\u00ebr vaksin\u00ebs. Sot, kur vaksina u gatua me nj\u00eb shpejt\u00ebsi, po ashtu pandemike, refuzimi i saj p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe njer\u00ebzimin.<\/p>\n<p>Pabarazit\u00eb n\u00eb sigurimin e vaksinave treguan fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb nacionalizimit t\u00eb vaksinave, n\u00eb vend se t\u00eb ishte internacionaliz\u00ebm. Japonia, Kanadaja e Australia kan\u00eb n\u00eb total rreth 200 milion\u00eb banor\u00eb, por kan\u00eb rezervuar 1 miliard\u00eb doza. Madje, k\u00ebto tri shtete kan\u00eb vet\u00ebm 1% t\u00eb rasteve t\u00eb Covidit n\u00eb nivel global. Pjesa tjet\u00ebr e bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke e pritur Godon\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, me k\u00ebt\u00eb qasje, virusi mund t\u00eb gjej strehues n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb p\u00ebr t\u2019u shum\u00ebzuar, ndryshuar petkun dhe vazhduar serialin e pafund t\u00eb kufizimeve.<\/p>\n<p>REFLEKTIMI N\u00cb RENDIN E RI BOT\u00cbROR<\/p>\n<p>Pandemia na detyroi t\u00eb rishikojm\u00eb kuptimin ton\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn dhe t\u2019i themi vetes \u201cndalu pak\u201d. T\u00eb shijojm\u00eb detajet e vogla t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat n\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb na dukeshin t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme deri sa u ndaluan nga virusi. T\u00eb kthehemi kah shenjt\u00ebria e dashuris\u00eb s\u00eb familjes, e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fuqishme se \u00e7do virus. N\u00eb koh\u00eb pandemie, kur n\u00eb bot\u00eb po shum\u00ebzohen pabarazit\u00eb, k\u00ebrkohet solidaritet, sidomos p\u00ebr t\u00eb moshuarit, t\u00eb pastreh\u00ebt, t\u00eb papun\u00ebt e t\u00eb varfrit.<\/p>\n<p>Pandemia, paradoksalisht, duke ulur aktivitetin industrial pastroi ajrin, lumenjt\u00eb, natyr\u00ebn; zvog\u00ebloi aksidentet. Por, gardin e k\u00ebsaj mbrojtjeje duhet ta mbajm\u00eb lart dhe assesi t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb presim pyje, t\u00eb fusim peshq n\u00ebp\u00ebr gypa, t\u00eb ndotim lumenjt\u00eb, apo ta mbysim t\u00eb gjelbr\u00ebn me beton.<br \/>\nVirusi duket se do ta shkruaj\u00eb rendin e ri bot\u00ebror. Urgjentisht duhet t\u00eb shfryt\u00ebzohet momentumi p\u00ebr investime afatgjata n\u00eb sh\u00ebndetin publik. Por, buxheti i ndar\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, fatkeq\u00ebsisht tregoi se t\u00eb zgjedhurit e popullit nuk e kan\u00eb m\u00ebsuar leksionin. Sh\u00ebndet\u00ebsia po vazhdon t\u00eb ushqehet me trosha.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb ulemi dhe t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga gabimet tona q\u00eb t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr sfidat e radh\u00ebs. Viruset do t\u2019i kemi k\u00ebtu edhe nes\u00ebr e pasnes\u00ebr. Nj\u00eb tjet\u00ebr kandidat p\u00ebr \u201cpandemi t\u00eb qet\u00eb\u201d quhet rezistenca antimikrobike. N\u00ebse vazhdojm\u00eb me trendin aktual t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb antibiotik\u00ebve, nes\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb von\u00eb sepse nuk do t\u00eb kemi me \u00e7ka t\u00eb mjekohemi as nga infeksionet m\u00eb t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>N\u00eb fund do ta mposhtim k\u00ebt\u00eb armik global. Kur po futemi n\u00eb vitin e dyt\u00eb t\u00eb p\u00ebrballjes, do t\u00eb kujtojm\u00eb p\u00ebrjet\u00eb \u00e7do pishtar sh\u00ebndet\u00ebsor dhe \u00e7do qytetar q\u00eb humb\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb me COVID-19!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mikrobiologu Lul Raka, n\u00eb nj\u00eb shkrim p\u00ebrmbledh\u00ebs p\u00ebr situat\u00ebn pandemike tash e nj\u00eb vjet q\u00eb mbizot\u00ebroi n\u00eb bot\u00eb, duke ia v\u00ebr\u00eb theksin Kosov\u00ebs, ka th\u00ebn\u00eb se fituesi kryesor i zgjedhjeve parlamentare t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb koronavirusi, duke konsistuar n\u00eb p\u00ebrhapjen e madhe t\u00eb tij n\u00eb fushata zgjedhore. Ai p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi n\u00eb Facebook, ka th\u00ebn\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":77307,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-77306","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77306","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77306"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77306\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77307"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77306"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77306"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77306"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}