{"id":77463,"date":"2021-03-24T15:43:24","date_gmt":"2021-03-24T15:43:24","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=77463"},"modified":"2021-03-24T15:43:24","modified_gmt":"2021-03-24T15:43:24","slug":"xhavit-haliti-paralajmeron-se-mund-te-votoje-ndryshe-nga-pdk-ja-edhe-per-president","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/xhavit-haliti-paralajmeron-se-mund-te-votoje-ndryshe-nga-pdk-ja-edhe-per-president\/","title":{"rendered":"Xhavit Haliti paralajm\u00ebron se mund t\u00eb votoj\u00eb ndryshe nga PDK-ja edhe p\u00ebr President"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb PDK-s\u00eb, Xhavit Haliti thot\u00eb se presidenti duhet t\u00eb zgjidhet dhe jo t\u00eb provokohen zgjedhjet e reja. Deputeti Haliti i tha Gazet\u00ebs Express se do varet nga q\u00ebndrimi i partis\u00eb por q\u00eb e ruan t\u00eb drejt\u00ebn e tij autonome si deputet se si do t\u00eb votoj\u00eb.<\/p>\n<p>Pas zgjedhjes s\u00eb kryeministrit dhe kryetarit t\u00eb Kuvendit, institucioni i vet\u00ebm q\u00eb ka mbetur pa u konstituuar \u00ebsht\u00eb presidenca. Koalicionit fitues t\u00eb zgjedhjeve i duhen t\u00eb pakt\u00ebn 80 vota n\u00eb Kuvend p\u00ebr t\u00eb zgjedhur presidentin e ri, teksa pretendetja kryesore \u00ebsht\u00eb Vjosa Osmani.<\/p>\n<p>Deputeti i PDK-s\u00eb, Xhavit Haliti i tha Gazet\u00ebs Express se presidenti duhet t\u00eb zgjidhet shpejt dhe t\u00eb mos provokohen zgjedhjet e reja.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb me e votu kandidatin p\u00ebr president dhe kam folur edhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e kandidimit t\u00eb ndokujt nga opozita por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb un\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb me u zgjedh presidenti sa m\u00eb shpejt dhe mos i provoku zgjedhjet e reja\u201d, tha Haliti.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse do t\u00eb votonte pro Vjosa Osmanit, Haliti tha se varet prej q\u00ebndrimit t\u00eb partis\u00eb por e drejta e vot\u00ebs individuale si deputet ekziston.<\/p>\n<p>\u201cVaret prej q\u00ebndrimit t\u00eb partis\u00eb, pastaj a pajtohem me partin\u00eb apo jo, e drejta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb me votu si t\u00eb na merr mendja, jemi deputet\u00eb. V\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs me e kriju edhe institucionin e presidentit. Kjo \u00ebsht\u00eb realitet, situata aktuale, VV-ja i ka fitu zgjedhjet dhe ne duhet t\u00eb presim dhe t\u00eb shohim si po punon dhe t\u00eb fitojm\u00eb betej\u00ebn opozitare pastaj n\u00eb variantin q\u00eb e mendojm\u00eb\u201d, tha Haliti.<\/p>\n<p>Ai tha tutje se do ta shqyrtonte vot\u00ebn e tij n\u00ebse koalicioni fitues VV-Lista \u201cGuxo\u201d do t\u00eb siguronte 79 vota p\u00ebr presidentin.<\/p>\n<p>\u201cPo do ta shqyrtoja fort bile, por nuk e di a do t\u00eb votoja\u201d, u shpreh Haliti.<\/p>\n<p>Kurse, kryetari n\u00eb detyr\u00eb i PDK-s\u00eb, Enver Hoxhaj ka deklaruar se si parti nuk e votojn\u00eb Vjosa Osmanin p\u00ebr presidente pasi sipas tij \u201cajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb folur n\u00eb  K\u00ebshillin Drejtues t\u00eb partis\u00eb dhe kjo tem\u00eb \u00ebsht\u00eb e mbyllur\u201d.<\/p>\n<p>Vjosa Osmani sot ka zhvilluar nj\u00eb takim me kryetarin e LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku me t\u00eb cilin kan\u00eb diskutuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e zgjidhjes s\u00eb presidentit dhe votat e k\u00ebtij subjekti politik.<\/p>\n<p>Abdixhiku nd\u00ebkaq para mediave ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr takimin dhe diskutimet q\u00eb kan\u00eb pasur sot do t\u00eb diskutojn\u00eb edhe n\u00eb parti, dhe pasi t\u00eb marrin q\u00ebndrimin e partis\u00eb dhe pas nj\u00eb takimi tjet\u00ebr me Vjosa Osmanin do t\u00eb ken\u00eb edhe q\u00ebndrimin p\u00ebrfundimtar, n\u00ebse do ta p\u00ebrkrahin at\u00eb si presidente.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb takim kemi diskutuar \u00e7\u00ebshtjet me interes rreth krijimit t\u00eb institucionit t\u00eb presidentit.  Ka qen\u00eb takim i frytsh\u00ebm dhe pozitiv n\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kemi diskutuar platform\u00ebn q\u00eb pretendentja p\u00ebr presidente d\u00ebshiron ta nd\u00ebrtoj\u00eb.  N\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb kemi dh\u00ebn\u00eb diskutimet tona. S\u2019kemi v\u00ebrejtje. Kemi diskutuar edhe pozicionin e saj karshi akter\u00ebve partiak, kemi avancuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. Do t\u00eb takohemi edhe nj\u00eb here\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Abdixhiku.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb PDK-s\u00eb, Xhavit Haliti thot\u00eb se presidenti duhet t\u00eb zgjidhet dhe jo t\u00eb provokohen zgjedhjet e reja. Deputeti Haliti i tha Gazet\u00ebs Express se do varet nga q\u00ebndrimi i partis\u00eb por q\u00eb e ruan t\u00eb drejt\u00ebn e tij autonome si deputet se si do t\u00eb votoj\u00eb. Pas zgjedhjes s\u00eb kryeministrit dhe kryetarit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":77464,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-77463","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77463","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77463"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77463\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77464"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77463"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77463"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77463"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}