{"id":77472,"date":"2021-03-24T18:08:18","date_gmt":"2021-03-24T18:08:18","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=77472"},"modified":"2021-03-24T18:08:18","modified_gmt":"2021-03-24T18:08:18","slug":"presidentit-joe-biden-i-kerkohet-ta-zhvendos-gjykaten-speciale-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/presidentit-joe-biden-i-kerkohet-ta-zhvendos-gjykaten-speciale-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Presidentit Joe Biden i k\u00ebrkohet ta zhvendos Gjykat\u00ebn Speciale n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Shqiptar\u00ebt e Shoqat\u00ebs Atlantiku, i kan\u00eb k\u00ebrkuar presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Joe Biden, ta zhvendos Gjykat\u00ebn Speciale p\u00ebr krime lufte nga Holanda n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr, kryetari i k\u00ebsaj shoqate, Gani Shehu, ish-komandant i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs argumenton se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb zvog\u00eblohej d\u00ebmi i madh ndaj Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb zvog\u00eblohet ky d\u00ebm dhe q\u00eb t\u00eb sigurohet pavar\u00ebsia e gjykat\u00ebs ne k\u00ebrkojm\u00eb v\u00ebmendjen tuaj p\u00ebr t\u00eb ndaluar nd\u00ebrhyrjet politike dhe p\u00ebr t\u00eb zhvendosur Dhomat e Specializuara nga Haga n\u00eb Kosov\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb vend sovran dhe do t\u00eb duhej t\u00eb administroj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe sistemin e gjyq\u00ebsis\u00eb vet\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb letr\u00ebn q\u00eb ata ia kan\u00eb d\u00ebrguar Bidenit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr tjerash, aty theksohet edhe procesi i ngritjes s\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb njihen si Gjykata Speciale. Bidenit i tregohet gjithashtu se n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb s\u2019ka asnj\u00eb punonj\u00ebs shqiptar dhe se ndon\u00ebse k\u00ebta t\u00eb fundit s\u2019mund t\u00eb punojn\u00eb aty, serb\u00ebt mund ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPopulli dhe udh\u00ebheq\u00ebsia e Kosov\u00ebs u vun\u00eb para nj\u00eb prove, e p\u00ebrbin\u00eb k\u00ebt\u00eb tablet\u00eb t\u00eb re t\u00eb hidhur dhe treguan gatishm\u00ebri t\u00eb p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb. Kosova e ndryshoi Kushtetut\u00ebn e saj dhe Kuvendi i Kosov\u00ebs formalizoi Dhomat e Specializuara dhe Zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb Specializuar. Edhe pse Dhomat e Specializuara jan\u00eb gjykat\u00eb e Kosov\u00ebs, u pranua q\u00eb edhe ato edhe Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar t\u00eb barten jasht\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Hag\u00eb. Asnj\u00ebri nga gjykat\u00ebsit, prokuror\u00ebt dhe as administrator\u00ebt e gjykat\u00ebs nuk jan\u00eb shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs. Shqiptar\u00ebt etnik\u00eb nuk lejohen t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr gjykat\u00ebn nd\u00ebrsa shtetasit e Serbis\u00eb mund ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Letra e plot\u00eb:<\/p>\n<p>N\u00eb 22 vjetorin e fillimit t\u00eb sulmeve t\u00eb NATO-s kund\u00ebr Millosheviqit p\u00ebr t\u00eb ndalur spastrimin etnik t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Kosova, sot, n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb arrin letra e ushtar\u00ebve shqiptaro-amerikan\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb:<\/p>\n<p>President Joseph R. Biden Jr.<\/p>\n<p>The White House<\/p>\n<p>1600 Pennsylvania Ave NW<\/p>\n<p>Washington, DC 20500<\/p>\n<p>24 mars 2021<\/p>\n<p>I nderuar Z. President Biden,<\/p>\n<p>S\u00eb pari, si shtetas amerikan\u00eb dhe ish-luft\u00ebtar\u00eb krenar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, d\u00ebshirojm\u00eb t\u2019ju urojm\u00eb zgjedhjen si Presidenti i 46-t\u00eb i Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Si sot, para 22 vitesh, m\u00eb 24 mars 1999, Aleanca Veriatlantike, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara, filloi fushat\u00ebn ajrore kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndalur spastrimin etnik t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7dokush n\u00eb Ballkan ende e mban mend kur ju n\u00eb vitin 1993 i that\u00eb Millosheviqit fjal\u00ebt profetike: \u201cMendoj q\u00eb ti je nj\u00eb kriminel i mallkuar lufte dhe do t\u00eb duhej t\u00eb gjykoheshe si i till\u00eb!\u201d Por, pasi kishte nisur tri luft\u00ebra n\u00eb Slloveni, Kroaci dhe Bosnje, Millosheviqi nisi nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 1998.<\/p>\n<p>T\u00eb frym\u00ebzuar nga trim\u00ebria e ushtar\u00ebve ton\u00eb amerikan\u00eb dhe t\u00eb shtr\u00ebnguar t\u00eb kryejm\u00eb detyr\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar gjenocidin n\u00eb Kosov\u00eb, disa dhjet\u00ebra shqiptaro-amerikan\u00eb iu bashkuam U\u00c7K-s\u00eb t\u00eb luftonim krah p\u00ebr krah me NATO-n. M\u00eb 9 qershor 1999 Millosheviqi p\u00ebrfundimisht u dor\u00ebzua. Kosova ishte e lir\u00eb nd\u00ebrkaq q\u00eb trupat e NATO-s dhe ne marshuam n\u00eb Prishtin\u00eb, kryeqytetetin e Kosov\u00ebs. Shumica nga ne u kthyem n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb tona n\u00eb Amerik\u00eb, me disa p\u00ebrjashtime, nd\u00ebr to tre v\u00ebllez\u00ebrit Bytyqi, t\u00eb lindur n\u00eb SHBA, t\u00eb cil\u00ebt u kap\u00ebn nga xhandarm\u00ebria serbe pas lufte, u ekzekutuan menj\u00ebher\u00eb dhe u hodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb varr masiv n\u00eb Petrovo Selo. Deri m\u00eb sot askush n\u00eb Serbi nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim t\u00eb sh\u00ebmtuar kund\u00ebr tre amerikan\u00ebve.<\/p>\n<p>Ishin me mij\u00ebra ushtar\u00eb amerikan\u00eb dhe nga vende tjera q\u00eb u bashkuan n\u00eb p\u00ebrpjekjen e madhe p\u00ebr restaurimin e Kosov\u00ebs pas luft\u00ebs. Madje edhe civil\u00eb nga mbar\u00eb bota mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb rind\u00ebrtimin e Kosov\u00ebs s\u00eb shkat\u00ebrruar. Nj\u00ebri nd\u00ebr ta ishte biri yt, Beau Biden.<\/p>\n<p>President, ne shprehim mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr birin tuaj t\u00eb ndjer\u00eb dhe ndihm\u00ebn e tij p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb pas luft\u00ebs dhe p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e prokuror\u00ebve dhe gjykat\u00ebsve vendor\u00eb organizuar nga OSBE. Si nderim p\u00ebr kontributin e tij, Kosova i ka dh\u00ebn\u00eb emrin e Beau Biden Autorrug\u00ebs nga Ferizaji n\u00eb Gjilan, duke e p\u00ebrjet\u00ebsuar emrin dhe vepr\u00ebn e tij.<br \/>\nQ\u00eb nga \u00e7lirimi m\u00eb 1999 Kosova ka kaluar n\u00ebp\u00ebr tre filtra t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare: UNMIK-ut; Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs; dhe EULEX-it. Asnj\u00ebri nga ta nuk kan\u00eb mundur t\u00eb gjejn\u00eb apo provojn\u00eb ndonj\u00eb krim serioz nga ana e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, m\u00eb 14 dhjetor 2010, Dick Marty, nj\u00eb politikan zviceran dhe punonj\u00ebs i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, p\u00ebrpiloi nj\u00eb raport q\u00eb pretendon se n\u00eb Kosov\u00eb kishin ndodhur trajtime mizore dhe vrasje t\u00eb t\u00eb burgosurve me q\u00ebllim t\u00eb trafikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb organeve. Pavar\u00ebsisht paralajm\u00ebrimeve t\u00eb shumta se k\u00ebto pretendime ishin t\u00eb rreme, z. Marty e b\u00ebri raportin e tij publik dhe, pa asnj\u00eb baz\u00eb apo prov\u00eb, n\u00ebn trysnin\u00eb e Rusis\u00eb K\u00ebshilli i Europ\u00ebs e miratoi raportin.<\/p>\n<p>Populli dhe udh\u00ebheq\u00ebsia e Kosov\u00ebs u vun\u00eb para nj\u00eb prove, e p\u00ebrbin\u00eb k\u00ebt\u00eb tablet\u00eb t\u00eb re t\u00eb hidhur dhe treguan gatishm\u00ebri t\u00eb p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb. Kosova e ndryshoi Kushtetut\u00ebn e saj dhe Kuvendi i Kosov\u00ebs formalizoi Dhomat e Specializuara dhe Zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb Specializuar.<\/p>\n<p>Edhe pse Dhomat e Specializuara jan\u00eb gjykat\u00eb e Kosov\u00ebs, u pranua q\u00eb edhe ato edhe Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar t\u00eb barten jasht\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Hag\u00eb. Asnj\u00ebri nga gjykat\u00ebsit, prokuror\u00ebt dhe as administrator\u00ebt e gjykat\u00ebs nuk jan\u00eb shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs. Shqiptar\u00ebt etnik\u00eb nuk lejohen t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr gjykat\u00ebn nd\u00ebrsa shtetasit e Serbis\u00eb mund ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb agresor\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb ishin Serbia dhe Jugosllavia, t\u00eb cilat kryen krimet m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb para n\u00eb Europ\u00eb prej Holokaustit gjat\u00eb L2B, t\u00eb pandehurit e vet\u00ebm q\u00eb jan\u00eb arrestuar nga Dhomat e Specializuara jan\u00eb shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs. Gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs u vran\u00eb 1024 f\u00ebmij\u00eb shqiptar\u00eb dhe 109 ende jan\u00eb t\u00eb pagjetur; 20, 000 gra shqiptare u dhunuan; t\u00eb gjitha k\u00ebto krime t\u00eb b\u00ebra nga ushtar\u00ebt, polic\u00ebt dhe paramilitar\u00ebt serb\u00eb, dhe megjithat\u00eb ende asnj\u00eb serb apo pjes\u00ebtar nga etnit\u00eb tjera nuk \u00ebsht\u00eb akuzuar nga Gjykata Speciale. Kjo i b\u00ebn Dhomat e Specializuara gjykat\u00eb monoetnike.<\/p>\n<p>Dhomat e Specializuara jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb japin verdikt p\u00ebr pretendimet n\u00eb Raportin e Martyt, por as ato dhe as Zyra e Prokurorit Special nuk jan\u00eb duke p\u00ebrmbushur funksionet me t\u00eb cilat i ka ngarkuar Kuvendi i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>President, ju para disa vitesh e keni quajtur Presidentin e Kosov\u00ebs Hashim Tha\u00e7i \u201cXhorxh Uashingtoni i Kosov\u00ebs.\u201d Sot Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb qeli n\u00eb Hag\u00eb bashk\u00eb me kat\u00ebr shqiptar\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt rrezikuan jet\u00ebt e tyre duke luftuar tiranin\u00eb jugosllave dhe okupimin e Kosov\u00ebs. Sot \u00ebsht\u00eb e pamundshme t\u00eb paramendohet q\u00eb dikush do t\u00eb guxonte t\u00eb akuzonte apo burgoste Xhorxh Uashingtonin pse ai luftoi p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e SHBA-s\u00eb.<br \/>\nNe natyrisht besojm\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha krimet duhet t\u00eb zbardhen dhe t\u00eb gjitha viktimat, pa marr\u00eb parasysh etnin\u00eb, duhet t\u00eb gjejn\u00eb drejt\u00ebsi. Sidoqoft\u00eb, duket se Dhomat e Specializuara nuk jan\u00eb duke k\u00ebrkuar drejt\u00ebsi por rishkrim t\u00eb historis\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ka indikacione q\u00eb tregojn\u00eb se disa vende t\u00eb BE-s\u00eb jan\u00eb duke p\u00ebrdoruar Gjykat\u00ebn Speciale p\u00ebr t\u00eb minuar interesat e Kosov\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb zvog\u00eblohet ky d\u00ebm dhe q\u00eb t\u00eb sigurohet pavar\u00ebsia e gjykat\u00ebs ne k\u00ebrkojm\u00eb v\u00ebmendjen tuaj p\u00ebr t\u00eb ndaluar nd\u00ebrhyrjet politike dhe p\u00ebr t\u00eb zhvendosur Dhomat e Specializuara nga Haga n\u00eb Kosov\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb vend sovran dhe do t\u00eb duhej t\u00eb administroj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe sistemin e gjyq\u00ebsis\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Dr. Martin Luter King Jr. thot\u00eb shum\u00eb mir\u00eb: \u201cPadrejt\u00ebsia diku \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb kudo.\u201d Askush nuk ka demonstruar m\u00eb fuqish\u00ebm pun\u00ebn p\u00ebr drejt\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb se ju vet\u00eb, z. President. Ne jemi duke ju drejtuar t\u2019 ju lusim q\u00eb ju dhe SHBA-ja t\u00eb angazhoheni edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb Kosov\u00eb dhe Ballkan.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb storje suksesi ku shumica shqiptare trajton minoritetet, ve\u00e7an\u00ebrisht serb\u00ebt, m\u00eb mir\u00eb se \u00e7do shtet n\u00eb Europ\u00eb. Kosova ende ballafaqohet me sfida por ball\u00eblart\u00eb ajo po marshon drejt nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kosova u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb fal\u00ebnderues edhe ju edhe Amerik\u00ebs p\u00ebr ndihm\u00ebn dhe mb\u00ebshtetjen.<\/p>\n<p>President, ju faleminderit paraprakisht nd\u00ebrkaq q\u00eb vendosim zemrat dhe shpresat tona n\u00eb ju. Zoti u bekoft\u00eb ju dhe Amerik\u00ebn.<br \/>\nSinqerisht,<\/p>\n<p>Shoqata Atlantiku<img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/B34FE807-6BBC-4DA7-AA7E-47F99C2ED5D3.jpeg\" alt=\"\" width=\"742\" height=\"960\" class=\"aligncenter size-full wp-image-77473\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/B34FE807-6BBC-4DA7-AA7E-47F99C2ED5D3.jpeg 742w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/B34FE807-6BBC-4DA7-AA7E-47F99C2ED5D3-232x300.jpeg 232w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/B34FE807-6BBC-4DA7-AA7E-47F99C2ED5D3-600x776.jpeg 600w\" sizes=\"auto, (max-width: 742px) 100vw, 742px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqiptar\u00ebt e Shoqat\u00ebs Atlantiku, i kan\u00eb k\u00ebrkuar presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Joe Biden, ta zhvendos Gjykat\u00ebn Speciale p\u00ebr krime lufte nga Holanda n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr, kryetari i k\u00ebsaj shoqate, Gani Shehu, ish-komandant i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs argumenton se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb zvog\u00eblohej d\u00ebmi i madh ndaj Kosov\u00ebs. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":77474,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-77472","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77472","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77472"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77472\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77474"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77472"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77472"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77472"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}