{"id":77732,"date":"2021-03-26T23:26:42","date_gmt":"2021-03-26T23:26:42","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=77732"},"modified":"2021-03-26T23:26:42","modified_gmt":"2021-03-26T23:26:42","slug":"agim-ademi-i-forti-qe-po-e-sfidon-sistemin-e-drejtesise-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/agim-ademi-i-forti-qe-po-e-sfidon-sistemin-e-drejtesise-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Agim Ademi, \u201ci forti\u201d q\u00eb po e sfidon sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 24 mars n\u00eb ora 09:00 t\u00eb m\u00ebngjesit, kryetari i Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs, Agim Ademi, \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr seanc\u00ebn e par\u00eb t\u00eb rigjykimit t\u00eb tij. E megjithat\u00eb, seanca nuk u zhvillua p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb Agim Ademit. Avokati i tij, Labinot Murati, i pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb, kishte k\u00ebrkuar shtyerjen e seanc\u00ebs me arsyetimin se Agim Ademi ndodhej n\u00eb Turqi p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb familjari t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Bile, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, avokati Murati kishte paraqitur edhe raportet mjek\u00ebsore t\u00eb familjarit t\u00eb Ademit si prov\u00eb. Mbi k\u00ebto baza, gjykat\u00ebsja e rastit, Medije Bytyqi, kishte aprovuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shtyerje t\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb afat t\u00eb pacaktuar.<\/p>\n<p>Por, kryetari i Federat\u00ebs, Agim Ademi, n\u00eb koh\u00ebn kur kjo ngjarje po zhvillohej n\u00ebn drejtimin e gjykat\u00ebses Medie Bytyqi, ndodhej n\u00eb Prishtin\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb zyr\u00ebn e Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila gjendet ngjitur me Stacionin e Jugut t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Agjenda e Agim Ademit at\u00eb dit\u00eb ishte e ngjeshur. Ai kishte qene prezent pasdite edhe n\u00eb hotelin Emerald ku po q\u00ebndron Komb\u00ebtarja e Kosov\u00ebs, dhe m\u00eb pas kishte shkuar n\u00eb Stadiumin Fadil Vokrri pak para or\u00ebs 20:45 p\u00ebr ndeshjen miq\u00ebsore Kosov\u00eb \u2013 Lituani. Kishte q\u00ebndruar n\u00eb stadium deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb saj, pavar\u00ebsisht raportimeve t\u00eb mediave p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb lajthitje t\u00eb gjykat\u00ebs, raporton Gazeta Sheshi.<\/p>\n<p>Burimet nga Federata e Futbollit e Kosov\u00ebs tregojn\u00eb gjithashtu se t\u00eb nes\u00ebrmen, 25 mars, e edhe sot, 26 mars, Agim Ademi \u00ebsht\u00eb treguar plotesisht mosp\u00ebrfill\u00ebs ndaj organeve t\u00eb drejtesise, dhe \u00ebsht\u00eb paraqitur si n\u00eb zyr\u00eb poashtu edhe n\u00eb Hotelin Emerald ku po vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb Komb\u00ebtarja e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb kryetari i Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit, Agim Ademi, v\u00eb n\u00eb lajthitje organet e shtetit.<\/p>\n<p>Agim Ademi ishte d\u00ebnuar nga Gjykata Themelore e Prishtin\u00ebs me 9 muaj burgim, vendim i cili ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit ne shkurt 2020. Agim Ademi ishte urdh\u00ebruar q\u00eb m\u00eb 18 qershor 2020 t\u00eb fillonte vuajtjen e d\u00ebnimit. Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Agim Ademit, p\u00ebr shkaqe sh\u00ebndet\u00ebsore, vujatja e d\u00ebnimit ishte shtyr\u00eb p\u00ebr 3 muaj. Nj\u00ebjt\u00eb sikur n\u00eb seanc\u00ebn e rigjykimit m\u00eb 24 mars 2021, ai kishte paraqitur raportet mjek\u00ebsore. Por, Agim Ademi nuk e kishte ndalur aktivitetin e tij gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs sa ishte dashur t\u00eb ishte n\u00eb burg. Ai kishte vazhduar t\u00eb paraqitej n\u00eb zyr\u00ebn e tij cdo dit\u00eb, dhe t\u00eb zhvillonte aktivitete t\u00eb cilat jan\u00eb promovuar haptazi n\u00eb faqen zyrtare te Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb mediat kosovare. Kishte zhvilluar madje edhe takime me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb disa paraqitje televizive kishte deklaruar poashtu se aktiviteti i tij i perditsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ecja n\u00eb parkun e G\u00ebrmise. Nuk ka pasur asnj\u00eb mas\u00eb nga autoritetet e Kosov\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb kur i gjith\u00eb ky aktivitet i ngjeshur i Agim Ademit, i cili kishte deklaruar se ka probleme sh\u00ebndet\u00ebsore, zhvillohej haptazi, n\u00ebn hund\u00ebn e tyre. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb 25 gusht 2020 Gjykata Supreme e Kosov\u00ebs kthen rastin n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>Federata e Futbollit e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrkaq, ishte treguar plot\u00ebsisht indiferente dhe, n\u00eb kund\u00ebrshtim me statutin e saj, nuk kishte nd\u00ebrmarr\u00eb as edhe nj\u00eb veprim t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkarkimin e Agim Ademit nga pozita e kryetarit. Madje, Komiteti Ekzekutiv i saj, kishte dh\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb opinion mbi vendimin e gjykat\u00ebs: \u201eKE analizoi edhe c\u00ebshtjen e d\u00ebnimit t\u00eb presidentit Agim Ademi nga ana e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, duke konsideruar se d\u00ebnimi i tij \u00ebsht\u00eb i padrejt\u00eb. KE me unanimitet t\u00eb plot\u00eb i dha p\u00ebrkrahje presidentit q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb rrug\u00ebt ligjore t\u00eb lejueshme p\u00ebr ta zbardhur rastin deri n\u00eb instanc\u00ebn e fundit \u2013 Gjykat\u00ebn Supreme\u201c (deklarata nga komunikata e FFK-se, mbledhja e dat\u00ebs 20 mars 2020).<\/p>\n<p>Ademi ishte shpallur fajtor p\u00ebr vepr\u00ebn penale, detyrim n\u00eb tentativ\u00eb dhe ishte d\u00ebnuar me n\u00ebnt\u00eb muaj burg, Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjat\u00eb periudh\u00ebs kohore 12 korrik \u2013 12 shtator 2012, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit material e kishin k\u00ebrc\u00ebnuar dhe sulmuar Drit\u00ebro Kadollin, duke e detyruar t\u00eb nj\u00ebjtin t\u00eb b\u00ebj\u00eb veprime n\u00eb d\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij, respektivisht t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb pa drejt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn prej 30.000.00 euro, apo nj\u00eb vetur\u00eb t\u00eb tipit \u201cBM\u00cb X5\u201d, e cila vetur\u00eb m\u00eb pas pretendohej t\u2019i dor\u00ebzohej Kryesuesit t\u00eb Asambles\u00eb Komunale t\u00eb Prishtin\u00ebs, Sami Hamiti, duke kryer vepr\u00ebn penale detyrimi n\u00eb bashk\u00ebkryerje.<\/p>\n<p>Seanca p\u00ebr rigjykimin e Agim Ademit \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar. Mbetet t\u00eb shihet se si do t\u00eb reagojn\u00eb autoritetet e shtetit n\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtyre ngjarjeve si dhe veprimeve t\u00eb Agim Ademit.<\/p>\n<p>Agim Ademi mban postin e Kryetarit t\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs nga 6 korriku 2018. Ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb post ka ardhur pas Kryetarit Fadil Vokrri, vdekja e t\u00eb cilit e la k\u00ebt\u00eb pozicion vakant. Sipas statutit t\u00eb FFK-s\u00eb, personi i zgjedhur do t\u00eb duhej t\u00eb ushtronte funksionin vet\u00ebm p\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb mandatit. Megjithat\u00eb, Federata e Futbollit e Kosov\u00ebs nuk i zbatoi dispozitat e statutit t\u00eb saj, dhe injoroi mbajtjen e zgjedhjeve p\u00ebr kryetar t\u00eb Federat\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbajti vet\u00ebm zgjedhjet p\u00ebr Komitetin Ekzekutiv, duke krijuar k\u00ebshtu nj\u00eb situat\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pazakonshme ku, n\u00eb kund\u00ebrshtim me statutin e Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs, mandati i Kryetarit dhe ai i Komitetit ekzekutiv jan\u00eb n\u00eb shp\u00ebrputhje kohore. E p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mandatet e dala jan\u00eb gjithashtu n\u00eb shp\u00ebrputhje me ato t\u00eb KOK-ut dhe ciklit olimpik.<\/p>\n<p>Ministria e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sporteve n\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar kishte nxjerr\u00eb nj\u00eb qarkore sipas s\u00eb cil\u00ebs obligohen q\u00eb t\u00eb gjitha Federatat t\u00eb mbajn\u00eb kuvendet e pun\u00ebs dhe kuvendet zgjedhore p\u00ebrpara 25 marsit 2021 dhe t\u2019i zgjedhin organet drejtuese p\u00ebrpara zgjedhjeve t\u00eb Komitetit Olimpik t\u00eb Kosov\u00ebs. MKRS kishte paralajm\u00ebruar sanksione ligjore t\u00eb parapara me Ligjin n\u00eb fuqi p\u00ebr Sportin, n\u00eb rast t\u00eb mosrespektimit t\u00eb k\u00ebsaj qarkoreje. Federata e Futbollit e Kosov\u00ebs e ka shp\u00ebrfillur plot\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebn e MKRS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sekretari Gjeneral, Eroll Salihu, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb Kanal 10, raportimet e mediave i kishte quajtur tendencioze, dhe temen e zgjedhjeve \u201et\u00eb konsumuar\u201c.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 24 mars n\u00eb ora 09:00 t\u00eb m\u00ebngjesit, kryetari i Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs, Agim Ademi, \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr seanc\u00ebn e par\u00eb t\u00eb rigjykimit t\u00eb tij. E megjithat\u00eb, seanca nuk u zhvillua p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb Agim Ademit. Avokati i tij, Labinot [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":77733,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-77732","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-sports"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77732","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77732"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77732\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77733"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77732"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77732"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77732"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}