{"id":78278,"date":"2021-04-01T10:55:17","date_gmt":"2021-04-01T10:55:17","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=78278"},"modified":"2021-04-01T10:55:17","modified_gmt":"2021-04-01T10:55:17","slug":"krasniqi-situate-e-renduar-me-covid-19-mbi-80-perqind-e-pacienteve-me-oksigjenoterapi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/krasniqi-situate-e-renduar-me-covid-19-mbi-80-perqind-e-pacienteve-me-oksigjenoterapi\/","title":{"rendered":"Krasniqi: Situat\u00eb e r\u00ebnduar me COVID-19, mbi 80 p\u00ebrqind e pacient\u00ebve me oksigjenoterapi"},"content":{"rendered":"<p>Numri i madh i rasteve t\u00eb reja t\u00eb t\u00eb infektuar\u00ebve me COVID-19 dhe rritja e numrit t\u00eb t\u00eb hospitalizuarve, kan\u00eb krijuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor. Kapacitetet spitalore, pothuajse jan\u00eb n\u00eb limit, thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Sh\u00ebrbimit Spitalor dhe Klinik Universitar t\u00eb Kosov\u00ebs, Valbon Krasniqi.<\/p>\n<p>Ai shton se mbi 80 p\u00ebrqind e pacient\u00ebve me COVID-19 t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb spitalet dhe klinikat e QKUK-s\u00eb, po trajtohen me oksigjenoterapi.<\/p>\n<p>Krasniqi, k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb respektohen masat, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mbajtja e mask\u00ebs, distanca fizike dhe higjiena personale. Sipas tij, n\u00ebse k\u00ebto nuk japin rezultatin e vet, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb mendohet edhe p\u00ebr masa t\u00eb tjera se si t\u00eb ulet lakorja e t\u00eb infektuar\u00ebve.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: zoti Krasniqi, Kosova po sh\u00ebnon \u00e7do dit\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb t\u00eb rasteve t\u00eb reja me COVID -19. T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn (31 mars) u sh\u00ebnuan kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb viktima dhe 923 raste t\u00eb reja me koronavirus. A \u00ebsht\u00eb duke dalur jasht\u00eb kontrollit situata pandemike?<\/p>\n<p>Valbon Krasniqi: N\u00eb fakt, ky num\u00ebr sh\u00ebnon num\u00ebr rekord sa i p\u00ebrket rasteve t\u00eb reja me t\u00eb infektuar. Por, ne kemi m\u00eb se tre jav\u00eb si Kosov\u00eb q\u00eb po sh\u00ebnojm\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb rasteve t\u00eb reja t\u00eb t\u00eb infektuar\u00ebve q\u00eb po p\u00ebrcillet edhe me num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb hospitalizuar\u00ebve. Kjo po tregon q\u00eb masat nuk jan\u00eb duke u respektuar dhe kjo po reflektohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb rasteve t\u00eb reja. Ne po b\u00ebjm\u00eb thirrje dhe po k\u00ebrkojm\u00eb me ngulm q\u00eb t\u00eb respektohen masat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb fuqi, p\u00ebrndryshe, ky num\u00ebr \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i madh dhe shum\u00eb shqet\u00ebsues, kur kemi parasysh kapacitetet tona si sistem sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Vaksinimi i nj\u00eb numri t\u00eb madh t\u00eb qytetar\u00ebve merr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet q\u00eb t\u00eb vihet n\u00ebn kontroll p\u00ebrhapja e koronavirusit?<\/p>\n<p>Valbon Krasniqi: Tash bota dhe Kosova ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit q\u00eb po p\u00ebrballet me pandemin\u00eb COVID-19 dhe t\u00eb gjith\u00eb ne e dim\u00eb q\u00eb masat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes, jan\u00eb ato q\u00eb i kemi proklamuar tash e nj\u00eb vit: mbajtja e mask\u00ebs, distanca fizike dhe higjiena personale.<\/p>\n<p>Tani \u00ebsht\u00eb fat q\u00eb Kosova m\u00eb n\u00eb fund ka marr\u00eb dozat e para t\u00eb vaksin\u00ebs dhe ka filluar vaksinimi, fillimisht i pun\u00ebtor\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar pastaj me kategorit\u00eb sipas planit t\u00eb vaksinimit, mir\u00ebpo derisa t\u00eb b\u00ebhet vaksinimi i nj\u00eb mase t\u00eb madhe t\u00eb populates, ne duhet patjet\u00ebr t\u00eb respektojm\u00eb masat anti-COVID-19.<\/p>\n<p>Jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb vaksinimi merr koh\u00eb dhe do t\u00eb duhen disa muaj derisa t\u00eb b\u00ebhet vaksinimi i nj\u00eb numri m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb. Patjet\u00ebr duhet ta ulim k\u00ebt\u00eb lakore t\u00eb t\u00eb infektuar\u00ebve, sepse tani seriozisht jan\u00eb duke i rrezikuar kapacitet spitalore, t\u00eb cilat jan\u00eb buz\u00eb limitit.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: \u00c7far\u00eb po ndikon n\u00eb rritjen e numrit t\u00eb rasteve me COVID-19?<\/p>\n<p>Valbon Krasniqi: \u00c7do mosrespektim i masave do t\u00eb reflektohet n\u00eb rritjen e numrit t\u00eb rasteve, grumbullimi n\u00eb mas\u00eb \u00ebsht\u00eb faktor m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrhapjen e virusit. Pastaj mosmbajtja e mask\u00ebs, mosmabjtja e distanc\u00ebs fizike, grumbullimet e \u00e7far\u00ebdo natyre, duke filluar nga ato famijare deri tek grumbullimi i lokaleve n\u00ebp\u00ebr ambiente t\u00eb ndryshme, rrit\u00eb numrin e rasteve me COVID-19.<\/p>\n<p>Nevojitet ulje e lakores s\u00eb t\u00eb infektuar\u00ebve po rrezikohen kapacitetet<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: N\u00ebse kapacitetet spitalore jan\u00eb t\u00eb st\u00ebrngarkuara dhe numri i rasteve t\u00eb reja \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb, a rekomandoni kufizimin e l\u00ebvizjes apo mbylljen?<\/p>\n<p>Valbon Krasniqi: Sa i p\u00ebrket masave q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sh\u00ebndetin publik \u00ebsht\u00eb ISHPK-ja q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb rekomandime. Ne si Sh\u00ebrbim Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosov\u00ebs, informojm\u00eb me koh\u00eb lidhur me kapacitetet tona dhe mund\u00ebsit\u00eb tona. Nj\u00eb nga indikator\u00ebt ose treguesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb situat\u00ebs me pandemin\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe numri i t\u00eb shtrir\u00ebve n\u00eb spital dhe numri i atyre q\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb forma t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb s\u00ebmundjes. Prandaj, duhet q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u2019i marrin parasysh\u00eb k\u00ebta faktor\u00eb, e para s\u00eb gjithash faktorin e kapaciteteve spitalore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rekomandojn\u00eb masa t\u00eb caktuara n\u00eb p\u00ebrputhje me situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendemi.<\/p>\n<p>Por, patjet\u00ebr nevojitet respektimi i masave dhe n\u00ebse k\u00ebto nuk japin rezultatin e vet, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb mendohet edhe p\u00ebr masa tjera se si ta ulim lakoren.<\/p>\n<p>Pacient\u00ebt me COVID z\u00ebn\u00eb shtret\u00ebrit e pacient\u00ebve me s\u00ebmundje tjera<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: Edhe p\u00ebr sa pacient\u00eb ka kapacitete spitalore?<\/p>\n<p>Valbon Krasniqi: Ne e kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur q\u00eb \u00e7do pacient q\u00eb shtrohet n\u00eb spitalet e p\u00ebrgjithshme dhe n\u00eb klinikat e QKUK-s\u00eb q\u00eb tash i kemi shnd\u00ebrruar p\u00ebr COVID-19, kushtimisht ja z\u00eb vendin nj\u00eb pacienti tjet\u00ebr. Ne jemi t\u00eb sht\u00ebrnguar q\u00eb p\u00ebr \u00e7do pacient q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr hospitalizim, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shtret\u00ebr dhe t\u00eb krijojm\u00eb hap\u00ebsira, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb marrin trajtimin e duhur, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ne nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb cenojm\u00eb sh\u00ebrbimet tjera.<\/p>\n<p>Tash t\u00eb shtat\u00eb spitalet nga dy tre reparte i kan\u00eb t\u00eb mbushura me pacient\u00ebt me COVID-19, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb QKUK pes\u00eb klinika jan\u00eb duke trajtuar raste me COVID-19: Klinika Infektive si klinik\u00eb primare, Klinika e s\u00ebmundjes t\u00eb Mushk\u00ebrive n\u00eb Dermatologji, Qendra Sportive dhe tash edhe Klinikat e Bllokut Internistik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rastet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda i trajtojm\u00eb n\u00ebp\u00ebr repratet e kujdesit intensiv.<\/p>\n<p>Trajtimi me COVID n\u00eb spitalet e QKUK-s\u00eb<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: Vazhdimisht po raportohet se numri i pacient\u00ebve edhe n\u00eb spitale po rritet. Po raportohet edhe nga vet familjar\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e medikamenteve, madje edhe t\u00eb gj\u00ebrave tjera elementare t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb. \u00c7ka po mungon n\u00eb k\u00ebto klinika, aty ku po trajtohen t\u00eb infektuarit me COVID-19?<\/p>\n<p>Valbon Krasniqi: Sa i p\u00ebrket situat\u00ebs \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnduar n\u00eb kuptim t\u00eb numrit t\u00eb madh t\u00eb pacient\u00ebve q\u00eb i kemi t\u00eb shtrir\u00eb dhe po ashtu t\u00eb gjendjes s\u00eb r\u00ebnduar t\u00eb tyre. Pothuajse, mbi 80 p\u00ebrqind e t\u00eb hospitalizuar\u00ebve po k\u00ebrkojn\u00eb oksigjenoterapi dhe jan\u00eb n\u00eb oksigjenoterapi t\u00eb vazhdueshme. Sa i p\u00ebrket medikamenteve tash e kemi stabilizuar furnizimin me medikamente n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, e n\u00eb ve\u00e7anti ato q\u00eb jan\u00eb bazike dhe q\u00eb jan\u00eb n\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesin e protokollit klinik. Pothuajse t\u00eb gjitha barnat n\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb REMDESIVIRIT dhe t\u00eb nj\u00eb apo dy antibiotik\u00ebve, t\u00eb tjerat jan\u00eb t\u00eb disponueshme n\u00eb klinikat dhe spitalet e QKUK-s\u00eb. Keni parasysh\u00eb se k\u00ebta pacient\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb moshuarit, p\u00ebrve\u00e7 COVID-19, kan\u00eb edhe s\u00ebmundje tjera dhe marrin edhe terapi tjet\u00ebr dhe sigurisht q\u00eb ato q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb lista kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb t\u2019i blejn\u00eb. Por, barnat t\u00eb cilat p\u00ebrdoren p\u00ebr mjekimin e COVID-19, i kemi t\u00eb siguruara, p\u00ebrve\u00e7 atyre p\u00ebrjashtimeve q\u00eb ju thash\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Por, ka kritika q\u00eb n\u00eb dhomat e spitaleve mungojn\u00eb pajisjet. A ka problem me distribuim apo ku q\u00ebndron problemi?<\/p>\n<p>Valbon Krasniqi: Un\u00eb mund t\u00eb ju them q\u00eb pajisjet e nevojshme ekzistojn\u00eb p\u00ebr pacinet\u00ebt q\u00eb trajtohen nga COVID-19, duke filluar nga ato m\u00eb t\u00eb domosdoshm\u00ebt q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb repartet e kujdesit intenziv si\u00e7 jan\u00eb ventilator\u00ebt apo respirator\u00ebt q\u00eb i kemi n\u00eb sasi t\u00eb mjaftueshme. Po ashtu pajisjet tjera si\u00e7 jan\u00eb monitor\u00ebt q\u00eb p\u00ebrcjellin parametrat e pacient\u00ebve. Kemi n\u00eb dispozicion oksigjen. Tani e kemi zgjedhur k\u00ebt\u00eb problem me instalimin dhe shtrirjen e rrjetit t\u00eb oksigjenit. Kemi rritur kapacitetet e shtert\u00ebrve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur direkt me oksigjen, po ashtu edhe pajisjet tjera. Kemi rentgena mobil n\u00eb t\u00eb gjitha klinikat. Po ashtu b\u00ebhen analizat si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe D- Dimer. Q\u00ebndrojm\u00eb jasht\u00ebzakonisht mir\u00eb sa i p\u00ebrket pajisjeve dhe kjo fal\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb mir\u00eb q\u00eb kemi pasur me donator\u00ebt.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Kur pritet t\u00eb filloj vaksinimi i qytetar\u00ebve?<\/p>\n<p>Valbon Krasniqi: Ne po presim q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb edhe vaksinat tjera. P\u00ebr informata m\u00eb t\u00eb sakta mund t\u00eb kontaktoni Institutin Komb\u00ebtar t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik dhe Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Por, ne do t\u00eb donim q\u00eb kjo t\u00eb ndodh sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Numri i madh i rasteve t\u00eb reja t\u00eb t\u00eb infektuar\u00ebve me COVID-19 dhe rritja e numrit t\u00eb t\u00eb hospitalizuarve, kan\u00eb krijuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor. Kapacitetet spitalore, pothuajse jan\u00eb n\u00eb limit, thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Sh\u00ebrbimit Spitalor dhe Klinik Universitar t\u00eb Kosov\u00ebs, Valbon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":78279,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-78278","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78278","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78278"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78278\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78279"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78278"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78278"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78278"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}