{"id":78491,"date":"2021-04-03T08:13:59","date_gmt":"2021-04-03T08:13:59","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=78491"},"modified":"2021-04-03T08:13:59","modified_gmt":"2021-04-03T08:13:59","slug":"kurti-ose-mbi-80-vota-per-osmanin-ose-mbi-500-mije-per-vv-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-ose-mbi-80-vota-per-osmanin-ose-mbi-500-mije-per-vv-ne\/","title":{"rendered":"Kurti: Ose mbi 80 vota p\u00ebr Osmanin, ose mbi 500 mij\u00eb p\u00ebr VV-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas d\u00ebshtimit t\u00eb propozimit t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje q\u00eb shqyrtimi i Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme t\u00eb b\u00ebhet me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se k\u00ebto ndryshime nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Reform\u00ebn Zgjedhore. Kurti p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook ka mohuar se d\u00ebshirn q\u00eb vendin ta qoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk mund dhe nuk duam ta \u00e7ojm\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb s\u00ebrishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata q\u00eb nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata q\u00eb nuk e duan Presidenten, q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb e po b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb speciale kund\u00ebr saj, mund ta \u00e7ojn\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kan\u00eb zgjedhjet n\u00eb dor\u00eb: ose mbi 80 vota n\u00eb kuti p\u00ebr Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mij\u00eb vota n\u00eb kuti p\u00ebr L\u00ebvizjen VET\u00cbVENDOSJE!\u201d, ka shkruar Kurti.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb i tij:<\/p>\n<p>Nj\u00eb projektligj i vonuar e jo i nxituar<\/p>\n<p>Projektligji i mbr\u00ebmsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb garantimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. M\u00ebrgata jon\u00eb, ndon\u00ebse plot vullnet e gatishm\u00ebri ta ndihmoj\u00eb vendin ton\u00eb, ka hasur n\u00eb pengesa t\u00eb ndryshme n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e saj n\u00eb jet\u00ebn politike n\u00eb Kosov\u00eb. Ky Projektligj e mund\u00ebson votimin e bashkatdhetar\u00ebve n\u00eb ambasadat dhe konsullatat e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, pra pjes\u00ebmarrjen m\u00eb t\u00eb leht\u00eb n\u00eb proces duke filluar q\u00eb nga zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij Projektligji, synohet leht\u00ebsimi i realizimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs elementare kushtetuese p\u00ebr votim dhe shprehje t\u00eb vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs me t\u00eb drejt\u00eb vote. Kjo e drejt\u00eb deri tani \u00ebsht\u00eb penguar me q\u00ebllim dhe asnj\u00eb nga pushtetet e kaluara nuk e ka konsideruar t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Ky Projektligj nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me reform\u00ebn zgjedhore dhe bazohet n\u00eb rekomandimet e m\u00ebhershme t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit. Kosova i ka 55 misione diplomatike (28 ambasada dhe 27 zyra konsullore) t\u00eb cilat kan\u00eb edhe fah postar q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb pranimit t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Projektligji nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb Ligj i ri. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Ligj t\u00eb cilin ne si deputet\u00eb e pat\u00ebm iniciuar q\u00eb n\u00eb legjislatur\u00ebn e gjasht\u00eb, pat\u00ebm vazhduar ta p\u00ebrkrahim miratimin e tij edhe n\u00eb legjislatur\u00ebn e shtat\u00eb, dhe tani kur jan\u00eb krijuar rrethanat e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr miratimin e tij, e aprovuam dje me opinion pozitiv n\u00eb Qeveri dhe e p\u00ebrcoll\u00ebm p\u00ebr miratim n\u00eb Kuvend n\u00eb legjislatur\u00ebn e tet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim\u00ebsi, e s\u00eb fundmi m\u00eb 18 shkurt 2021, kemi paralajm\u00ebruar se ky do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga ligjet e para q\u00eb do t\u2019i votojm\u00eb n\u00eb Kuvend. Votimi n\u00eb ambasada dhe konsullata t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e vonuar. E n\u00eb zgjedhjet e kaluara ka qen\u00eb e drejt\u00eb e mohuar.  <\/p>\n<p>N\u00ebse nga rreth 170 mij\u00eb aplikacione p\u00ebr t\u2019u regjistruar p\u00ebr votim nga jasht\u00eb, me procedura aspak t\u00eb lehta burokratike dhe qindra euro e dollar\u00eb pagesa p\u00ebr sh\u00ebrbim postar, pranohen vet\u00ebm 56,375 vota t\u00eb vlefshme, at\u00ebher\u00eb k\u00ebtu problemi \u00ebsht\u00eb sistemor e institucional. Prandaj edhe ndryshimi duhet t\u00eb jet\u00eb i till\u00eb.<\/p>\n<p>Projektligji p\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03\/L-073 p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs  nuk \u00ebsht\u00eb i befasish\u00ebm dhe as pa plan. Ky projektligj ka qen\u00eb prioritar dhe ka marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs brenda dhe jasht\u00eb Kosov\u00ebs. Andaj miratimi i k\u00ebtij Projektligji \u00ebsht\u00eb i duhur e i drejt\u00eb, i mir\u00eb e i dobish\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00ebse jo me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, ndon\u00ebse kemi humbur shum\u00eb koh\u00eb, at\u00ebher\u00eb me procedur\u00eb t\u00eb rregullt. Gjith\u00e7ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore, p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar nj\u00eb ligj kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Partit\u00eb parlamentare t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb Kuvend t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve, nuk kan\u00eb se si t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shantazhuara nga mekanizma q\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb shprehjen e zgjedhjes s\u00eb qytetar\u00ebve, shprehjen e vullnetit t\u00eb popullit, i cili \u00ebsht\u00eb burim i sovranitetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Se ka aso q\u00eb nuk u p\u00eblqen ky projektligj ka qen\u00eb e pritur, por ky panik histerik p\u00ebr votimin e m\u00ebrgat\u00ebs \u00ebsht\u00eb befasues.<\/p>\n<p>Ne nuk mund dhe nuk duam ta \u00e7ojm\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb s\u00ebrishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata q\u00eb nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata q\u00eb nuk e duan Presidenten, q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb e po b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb speciale kund\u00ebr saj, mund ta \u00e7ojn\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kan\u00eb zgjedhjet n\u00eb dor\u00eb: ose mbi 80 vota n\u00eb kuti p\u00ebr Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mij\u00eb vota n\u00eb kuti p\u00ebr L\u00ebvizjen VET\u00cbVENDOSJE!.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas d\u00ebshtimit t\u00eb propozimit t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje q\u00eb shqyrtimi i Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme t\u00eb b\u00ebhet me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Ai ka th\u00ebn\u00eb se k\u00ebto ndryshime nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Reform\u00ebn Zgjedhore. Kurti p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook ka mohuar se d\u00ebshirn q\u00eb vendin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":78377,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-78491","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78491","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78491"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78491\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78377"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78491"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78491"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78491"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}