{"id":78497,"date":"2021-04-03T09:25:16","date_gmt":"2021-04-03T09:25:16","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=78497"},"modified":"2021-04-03T09:25:16","modified_gmt":"2021-04-03T09:25:16","slug":"kamberi-kosova-po-perdoret-si-karte-per-te-fituar-vota-ne-serbi-te-reagojne-nderkombetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kamberi-kosova-po-perdoret-si-karte-per-te-fituar-vota-ne-serbi-te-reagojne-nderkombetaret\/","title":{"rendered":"Kamberi: Kosova po p\u00ebrdoret si kart\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar vota n\u00eb Serbi, t\u00eb reagojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Z\u00ebri i vet\u00ebm shqiptar n\u00eb Parlamentin e Serbis\u00eb, Shaip Kamberi, thot\u00eb se meq\u00eb zgjedhjet parlamentare e presidenciale n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend jan\u00eb af\u00ebr, gjuha e krer\u00ebve serb\u00eb do t\u00eb ashp\u00ebrsohet edhe m\u00eb tej. Ai u b\u00ebn thirrje BE-s\u00eb dhe misioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb t\u00eb jen\u00eb kritik\u00eb ndaj k\u00ebtij shteti, ndryshe do t\u00eb ket\u00eb kaos t\u00eb t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Kamberi pret shum\u00eb nga qeveria e re e Kosov\u00ebs, madje thot\u00eb se Lugina ka nevoj\u00eb p\u00ebr projekt shtet\u00ebror e jo partiak, si\u00e7 ka ndodhur deri m\u00eb tani. Tash e gjasht\u00eb muaj ish-an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb po mbahen n\u00eb Hag\u00eb, Kamberi thot\u00eb se ani pse padrejt\u00ebsisht, kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb p\u00ebr Veprim Demokratik, Shaip Kamberi thot\u00eb p\u00ebr KosovaPress se n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb ofrohet nj\u00eb stabilitet afatgjat\u00eb politik, meq\u00eb zgjedhjet e shpeshta e kan\u00eb d\u00ebmtuar vendin. Ai pret nga Qeveria Kurti 2, projekt shtet\u00ebror p\u00ebr Lugin\u00ebn e jo partiak.<\/p>\n<p>\u201cNe presim nj\u00eb qasje krejt\u00ebsisht t\u00eb re, t\u00eb ndihmave konkrete dhe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta. Ka filluar di\u00e7ka qeveria e kaluar me vendimin p\u00ebr hapjen e zyr\u00ebs p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, nj\u00eb vendim i dy qeverive Tiran\u00eb-Prishtin\u00eb q\u00eb ishte m\u00eb her\u00ebt i aprovuar p\u00ebr krijimin e Fondit p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. Ishin dy dokumente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por megjithat\u00eb kan\u00eb mbetur vet\u00ebm dokumente. Akoma nuk kemi nj\u00eb plan nacional se si do t\u00eb zhvillohen, as buxhet p\u00ebr ato dokumente. Pra, pres q\u00eb kjo qeveri t\u00eb ket\u00eb di\u00e7ka m\u00eb konkrete p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. Nj\u00eb projekt shtet\u00ebror sepse ne tash kemi pasur projekte partiake nga Kosova p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. Nj\u00eb projekt shtet\u00ebror se si duhet t\u00eb ndihmohet Lugina e Preshev\u00ebs\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Deputeti shqiptar n\u00eb Parlamentin e Serbis\u00eb, deklaron se n\u00eb vazhdimin e dialogut Kosov\u00eb-Serbi, Qeveria e Kosov\u00ebs \u00e7\u00ebshtjen e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs duhet ta shtroj\u00eb pashmangsh\u00ebm n\u00eb tryez\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMe t\u00eb gjitha parametrat, marr\u00ebveshja eventuale me Serbin\u00eb do t\u00eb thot\u00eb edhe normalizim i raporteve me k\u00ebt\u00eb shtet. Dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb normalizim t\u00eb raporteve me nj\u00eb shtet, i cili cenon, diskriminon dhe faktikisht shp\u00ebrngul nj\u00eb pakic\u00eb t\u00eb shtetit t\u00ebnd\u201d, shton Kamberi.<\/p>\n<p>Ai ngrit edhe \u00e7\u00ebshtjen e p\u00ebrdorimit t\u00eb simboleve komb\u00ebtare. Thekson se shqiptar\u00ebt n\u00eb Serbi nuk mund t\u00eb p\u00ebrdorin ato nj\u00ebjt\u00eb si serb\u00ebt, ani pse k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb garantuara.<\/p>\n<p>Deputeti i vet\u00ebm shqiptar n\u00eb Serbi, shton p\u00ebr KosovaPress se k\u00ebto tema duhet t\u00eb jen\u00eb prioritet p\u00ebr ekzekutivin e ri, i cili ka shumic\u00ebn n\u00eb Parlamentin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPo nd\u00ebrton nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm, i cili n\u00eb vazhdim\u00ebsi do t\u00eb jet\u00eb burim i tensioneve mes shteteve. N\u00ebse serb\u00ebve u jepet maksimumi i mundsh\u00ebm, nj\u00eb maksimum q\u00eb nuk ekziston as n\u00eb standardet e BE-s\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Serbia vazhdon t\u2019iu mohoj\u00eb t\u00eb drejta shqiptar\u00ebve elementare k\u00ebtu. At\u00ebher\u00eb k\u00ebto jan\u00eb burime t\u00eb vazhdueshme t\u00eb tensioneve sepse historia tregon q\u00eb n\u00eb Ballkan trajtimi i komuniteteve, trajtimi i pakicave ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr burimet e vazhdueshme t\u00eb tensioneve mes shteteve. Pra, n\u00ebse d\u00ebshirohet paqe afatgjate, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb cil\u00ebn qeveria e Kurtit duhet ta ket\u00eb parasysh\u201d, vijoi Kamberi.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ai flet edhe p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale n\u00eb Hag\u00eb, ku thot\u00eb se po ndodh\u00eb mohimi i krimeve ndaj shqiptar\u00ebve. Megjithat\u00eb, sipas tij k\u00ebto e favorizojn\u00eb vendin drejt rrug\u00ebtimit p\u00ebr Bashkim Evropian.<\/p>\n<p>\u201cKjo mendoj se \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Kosov\u00ebs. Sepse Kosova momentalisht ka pranuar t\u00eb p\u00ebrballet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Serbia nuk respekton vendimet e nj\u00eb tribunali, i cili nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht ishte themeluar p\u00ebr t\u00eb gjykuar krimet n\u00eb territorin e Ish-Jugosllavis\u00eb\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Kamberi p\u00ebrmend edhe fjalimet e tij n\u00eb Parlamentin e Serbis\u00eb dhe ballafaqimet me krer\u00ebt institucional\u00eb atje. Sipas tij, meq\u00eb zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare jan\u00eb af\u00ebr, gjuha e krer\u00ebve institucional\u00eb serb\u00eb do t\u00eb ashp\u00ebrsohet.<\/p>\n<p>\u201cPo mundohen q\u00eb me kart\u00ebn e Kosov\u00ebs, e cila p\u00ebr 30 vjet e m\u00eb tep\u00ebr i sh\u00ebrben partive politike n\u00eb Serbi p\u00ebr t\u00eb fituar kredibilitet dhe p\u00ebr t\u00eb fituar vota. Sidomos t\u00eb asaj pjese t\u00eb asaj Serbie nacionaliste dhe multi-nacionaliste, e cila tem\u00ebn e Kosov\u00ebs e sheh si t\u00eb pa z\u00ebvend\u00ebsuar. Prandaj edhe ashp\u00ebrsimi i gjuh\u00ebs nga krer\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7do her\u00eb n\u00eb rritje\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i vet\u00ebm shqiptar n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb, pret q\u00eb Bashkimi Evropian dhe misionet e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ashp\u00ebrsojn\u00eb kritik\u00ebn ndaj k\u00ebtij shteti. Si\u00e7 thot\u00eb ai, ndryshe gjith\u00e7ka do t\u00eb shkoj\u00eb drejt nj\u00eb kaosi t\u00eb t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm. Shaip Kamberi shton se kjo mund t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb dialogun mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebri i vet\u00ebm shqiptar n\u00eb Parlamentin e Serbis\u00eb, Shaip Kamberi, thot\u00eb se meq\u00eb zgjedhjet parlamentare e presidenciale n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend jan\u00eb af\u00ebr, gjuha e krer\u00ebve serb\u00eb do t\u00eb ashp\u00ebrsohet edhe m\u00eb tej. Ai u b\u00ebn thirrje BE-s\u00eb dhe misioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb t\u00eb jen\u00eb kritik\u00eb ndaj k\u00ebtij shteti, ndryshe do t\u00eb ket\u00eb kaos t\u00eb t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm. Kamberi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":78498,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-78497","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78497","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78497"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78497\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78498"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78497"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78497"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78497"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}