{"id":78503,"date":"2021-04-03T10:10:28","date_gmt":"2021-04-03T10:10:28","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=78503"},"modified":"2021-04-03T10:10:28","modified_gmt":"2021-04-03T10:10:28","slug":"isa-mustafa-per-zhvillimet-e-fundit-kesaj-situate-i-thone-keni-deshiruar-shikoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/isa-mustafa-per-zhvillimet-e-fundit-kesaj-situate-i-thone-keni-deshiruar-shikoni\/","title":{"rendered":"Isa Mustafa p\u00ebr zhvillimet e fundit: K\u00ebsaj situate i thon\u00eb \u201cKeni d\u00ebshiruar, shikoni\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i LDK-s\u00eb, Isa Mustafa thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb e re tentimi i VV-s\u00eb p\u00ebr ta miratuar Ligjin p\u00ebr Zgjedhjet n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs s\u00eb mbr\u00ebmshme. Mustafa p\u00ebr Gazet\u00ebn Express tha se Kosova do t\u00eb d\u00ebmtohet nga praktikat dhe mentalitetet e tilla dhe sipas tij k\u00ebsaj situate i thuhet \u201cKeni d\u00ebshiruar, shikoni\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri Albin Kurti mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb mbledhjen e qeveris\u00eb procedoi tutje p\u00ebr n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs shqyrtimin e Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb seanc\u00ebn e thirrur n\u00eb or\u00ebn 21:30, nuk kaloi propozimi i VV-s\u00eb q\u00eb shqyrtimi i tij t\u00eb b\u00ebhet me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar pasi nuk mori 2\/3 e t\u00eb pranishm\u00ebve n\u00eb Kuvend si pasoj\u00eb e votimit kund\u00ebr nga opozita.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb zhvillim, ish-kryeministri Isa Mustafa ka folur p\u00ebr Gazet\u00ebn Express i cili i tha se nuk \u00ebsht\u00eb befasuar ngase populist\u00ebt q\u00eb kan\u00eb fituar zgjedhjet.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk shoh asgj\u00eb t\u00eb re dhe befasuese nga popullist\u00ebt, q\u00eb i fituan zgjedhjet. Popullizmi dhe vota populliste prodhon sjellje te tilla, t\u00eb cilat s\u2019kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me demokracin\u00eb. K\u00ebsaj situate i thon\u00eb : \u201cKeni d\u00ebshiruar, shikoni\u201d, tha ish-kryetari i LDK-s\u00eb t\u00eb shtun\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai u shpreh i bindur se Kosova do t\u00eb d\u00ebmtohet nga praktikat dhe mentalitetet e tilla.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb keq, vendi do t\u00eb d\u00ebmtohet nga praktikat dhe mentalitetet e tilla. Jam shum\u00eb i bindur\u201d, tha ish-kryetari i Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat q\u00eb kryeminsitri Kurti t\u00eb t\u00ebrhiqet nga shqyrtimi i Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme<\/p>\n<p>Kund\u00ebr vendimit p\u00ebr shqyrtim t\u00eb Ligjit p\u00ebr Zgjedhje kan\u00eb dalur opozita dhe shoq\u00ebria civile t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb kritikuar kryeministrin Kurti pasi sipas tyre, ngutia p\u00ebr ta proceduar ligjin pa konsultime p\u00ebrmbajt\u00ebsore me opozit\u00ebn dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile \u00ebsht\u00eb i gabuar dhe kan\u00eb k\u00ebrkuar nga ai q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet.<\/p>\n<p>\u201cI b\u00ebjm\u00eb thirrje L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje si iniciues e k\u00ebsaj nisme legjislative q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet nga k\u00ebrkesa p\u00ebr ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme. Pasi edhe n\u00eb rast t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb Kuvendit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Presidentin dhe si rrjedhoj\u00eb shpalljen e zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, zbatimi i ndryshimeve t\u00eb propozuara do t\u00eb haste n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr shkak t\u00eb afateve t\u00eb shkurta p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet e nevojshme p\u00ebr votim n\u00eb misionet diplomatike dhe konsullore t\u00eb Kosov\u00ebs jasht\u00eb vendit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb komprometohej i gjith\u00eb procesi zgjedhor\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Organizatave Joqeveritare.<\/p>\n<p>Kryetari i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, n\u00eb konferenc\u00ebn e mbajtur mbr\u00ebm\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse nuk t\u00ebrhiqet propozimi i ndryshimit p\u00ebr Ligjin p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, kryeministri Albin Kurti do e \u00e7oj\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>\u201cKy ligj duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e sistemore zgjedhore, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka nevoj\u00eb vendi yn\u00eb. Me veprimet e sotme kan\u00eb propozuar opozit\u00ebn nga nj\u00eb proces reformimi, i cili duhet t\u00eb ishte rezultat i bashk\u00ebpunimit me ta. Veprimet e sotme jan\u00eb me q\u00ebllime t\u00eb shantazhimit, t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb vendit, ajo shumic\u00eb ka kuptuar se nuk mund t\u00eb p\u00ebrballen me pandemin\u00eb dhe gjendjen ekonomike n\u00eb vend. Sot Kurti u porpoq t\u00eb shantazhoj\u00eb me shkuarjen n\u00eb zgjedhje\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb em\u00ebr t\u00eb LDK\u2019s\u00eb, iu b\u00ebj thirrje kryeministrit Kurtit dhe shumic\u00ebs parlamentare q\u00eb t\u00eb heqin dor\u00eb nga ky shantazh i sot\u00ebm n\u00eb raport me opozit\u00ebn e vendit. K\u00ebrkojm\u00eb ky ligj t\u00eb t\u00ebrhiqet, n\u00ebse nuk t\u00ebrhiqet ky ligj, at\u00ebher\u00eb kryeministri Kurti na d\u00ebrgon n\u00eb zgjedhje\u2019, deklaroi tutje ai.<\/p>\n<p>Reagime t\u00eb ashpra pati edhe nga dy partit\u00eb e tjera opozitare Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK) dhe Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK), kund\u00ebrshtuan \u201cngutjen\u201d, e Vet\u00ebvendosjes p\u00ebr ta ndryshuar ligjin p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme. Kryetari i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare PDK, Enver Hoxhaj tha kryeministri Kurti po do q\u00eb vendin ta d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme. \u201cN\u00eb vend se qeveria t\u00eb merret me vaksinimin e qytetar\u00ebve, menaxhimin e pandemis\u00eb dhe rim\u00ebk\u00ebmbjen ekonomike, Kurti shkakton kriz\u00eb politike duke rrezikuar vendin t\u00eb shkoj\u00eb serish n\u00eb zgjedhje n\u00eb koh\u00eb pandemie\u201d, tha Enver Hoxhaj.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kryeministri Kurti sot n\u00eb m\u00ebngjes reagoi duke th\u00ebn\u00eb se Ligji p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme do t\u00eb procedohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>Kurti i tha opozit\u00ebs q\u00eb i kan\u00eb zgjedhjet n\u00eb dor\u00eb ose mbi 80 vota n\u00eb kuti p\u00ebr Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mij\u00eb vota n\u00eb kuti p\u00ebr L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk mund dhe nuk duam ta \u00e7ojm\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb s\u00ebrishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata q\u00eb nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata q\u00eb nuk e duan Presidenten, q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb e po b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb speciale kund\u00ebr saj, mund ta \u00e7ojn\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kan\u00eb zgjedhjet n\u00eb dor\u00eb: ose mbi 80 vota n\u00eb kuti p\u00ebr Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mij\u00eb vota n\u00eb kuti p\u00ebr L\u00ebvizjen VET\u00cbVENDOSJE!\u201d, ka shkruar Kurti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i LDK-s\u00eb, Isa Mustafa thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb e re tentimi i VV-s\u00eb p\u00ebr ta miratuar Ligjin p\u00ebr Zgjedhjet n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs s\u00eb mbr\u00ebmshme. Mustafa p\u00ebr Gazet\u00ebn Express tha se Kosova do t\u00eb d\u00ebmtohet nga praktikat dhe mentalitetet e tilla dhe sipas tij k\u00ebsaj situate i thuhet \u201cKeni d\u00ebshiruar, shikoni\u201d. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":78504,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-78503","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78503","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78503"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78503\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78504"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78503"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78503"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78503"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}