{"id":78511,"date":"2021-04-03T10:42:31","date_gmt":"2021-04-03T10:42:31","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=78511"},"modified":"2021-04-03T10:42:31","modified_gmt":"2021-04-03T10:42:31","slug":"konjufca-takon-albin-kurtin-e-vjosa-osmanin-dorezohen-per-iniciativen-rreth-ligjit-per-zgjedhjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/konjufca-takon-albin-kurtin-e-vjosa-osmanin-dorezohen-per-iniciativen-rreth-ligjit-per-zgjedhjet\/","title":{"rendered":"Konjufca takon Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, dor\u00ebzohen p\u00ebr iniciativ\u00ebn rreth Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet"},"content":{"rendered":"<p>Ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb presidentit, Glauk Konjufca, p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb takimi t\u00eb mbajtur nd\u00ebrmjet kryeministrit Albin Kurtid dhe kandidates p\u00ebr president Vjosa Osmani, kan\u00eb vendosur t\u00eb t\u00ebrhiqen nga Ligji p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb komunikate t\u00eb d\u00ebrguar nga presidenca ndaj medieve, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebr t\u00eb tjera thuhet se do kujdesen q\u00eb opozita t\u00eb mos e bojkotoj\u00eb procesin e zgjedhjes s\u00eb presidentit. Tutje, thuhet edhe se nuk do b\u00ebhet m\u00eb veprimet pa u konsultuar me opozit\u00ebn sa i p\u00ebrket ndryshimit p\u00ebr Ligjin e Zgjedhjeve t\u00eb P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Komunikata e plot\u00eb: Vendi yn\u00eb kaloi n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar politike e sociale k\u00ebto dy vitet e fundit. N\u00eb zgjedhjet e vitit 2019 hym\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb Kryeministrit. Kurse m\u00eb 2020, pas negociatave t\u00eb gjata p\u00ebr krijimin e koalicionit qeveris\u00ebs, partneriteti nuk zgjati as dy muaj. N\u00eb krye t\u00eb vendit erdhi nj\u00eb Qeveri e cila fatkeq\u00ebsisht u shpall antikushtetuese nga Gjykata jon\u00eb Kushtetuese. Dhe vendi shkoi s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, Republika jon\u00eb vendosi standarde t\u00eb lakmueshme t\u00eb demokracis\u00eb nga kuptimi i ndershm\u00ebris\u00eb dhe mbar\u00ebvajtjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira. Bashkimi Evropian, ShBA-t\u00eb dhe t\u00eb gjitha shtetet q\u00eb i ndihmuan Kosov\u00ebs gjat\u00eb procesit t\u00eb \u00e7lirimit dhe pastaj shtetnd\u00ebrtimit, e vler\u00ebsuan dhe e \u00e7muan procesin ton\u00eb zgjedhor.<\/p>\n<p>Thelbi i demokracis\u00eb konsiston n\u00eb nevoj\u00ebn e themelimit t\u00eb institucioneve mbi parimin e ligjshm\u00ebris\u00eb dhe shprehjes s\u00eb vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb zgjedhje. Kosova i kaloi dy hapat e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij procesi me kujdes dhe efektivitet. Edhe Legjislatura e VIII-t\u00eb edhe Qeveria e re e Kosov\u00ebs u themelua 9 dit\u00eb pas certifikimit t\u00eb rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo k\u00ebsaj radhe, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb krijuara politike, afatet kushtetuese p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit koincidojn\u00eb si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb me zgjedhjen e Legjislatur\u00ebs dhe Qeveris\u00eb. Deri tash vet\u00ebm Grupi Parlamentar i L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE! ka prezantuar dy kandidat\u00eb t\u00eb nominuar n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr President: znj. Vjosa Osmani dhe z. Nasuf Bejta.<\/p>\n<p>Kushtetuta jon\u00eb n\u00eb nenin e saj 86.2 thot\u00eb q\u00eb: \u201cZgjedhja e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb b\u00ebhet jo m\u00eb von\u00eb se 30 dit\u00eb para p\u00ebrfundimi t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual\u201d. Meq\u00eb mandati aktual i pozit\u00ebs s\u00eb Presidentit konsumohet p\u00ebrfundimisht m\u00eb 5 maj t\u00eb vitit 2021, konsideroj q\u00eb data e fundit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Kuvendi i Republik\u00ebs do t\u00eb duhej ta fillonte procesin e Presidentit t\u00eb ri \u00ebsht\u00eb 5 prilli i k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Sot e kam takuar Kryeministrin Albin Kurti dhe kandidaten p\u00ebr Presidente t\u00eb Kosov\u00ebs znj. Vjosa Osmani. Kam diskutuar me ta mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kompletimit t\u00eb k\u00ebsaj faze t\u00eb tret\u00eb t\u00eb krijimit t\u00eb institucioneve tona. Pamund\u00ebsia q\u00eb brenda afateve kushtetuese ta zgjedhim Presidentin e ri e \u00e7on vendin ton\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja. Askush nuk d\u00ebshiron q\u00eb Kosova t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, duke krijuar pasiguri kushtetuese dhe duke humbur shum\u00eb koh\u00eb. Republika e Kosov\u00ebs ka nevoj\u00eb p\u00ebr stabilitet politik e institucional dhe qeverisje demokratike bazuar n\u00eb vullnetin elektoral t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta krijuar nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb domosdoshme mir\u00ebbesimi para se t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, ata m\u00eb premtuan dhe garantuan q\u00eb gjith\u00e7ka ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ligjin p\u00ebr zgjedhjet do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb procesi t\u00eb ardhsh\u00ebm dialogimi mes mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs dhe se bashk\u00eb do ta b\u00ebjm\u00eb dhe p\u00ebrmbyllim reform\u00ebn zgjedhore. K\u00ebshtu q\u00eb, pas vullnetit t\u00eb qart\u00eb q\u00eb e shprehu mbr\u00ebm\u00eb opozita me vot\u00ebn e tyre n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, nuk mbetet tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb sigurohemi q\u00eb mazhoranca e Kuvendit t\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb mos b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb veprim pa u konsultuar me opozit\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, kurse opozita q\u00eb nuk do ta bojkotoj\u00eb procesin e zgjedhjes s\u00eb Presidentin, me q\u00ebllim t\u00eb shmangies s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb presidentit, Glauk Konjufca, p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb takimi t\u00eb mbajtur nd\u00ebrmjet kryeministrit Albin Kurtid dhe kandidates p\u00ebr president Vjosa Osmani, kan\u00eb vendosur t\u00eb t\u00ebrhiqen nga Ligji p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb komunikate t\u00eb d\u00ebrguar nga presidenca ndaj medieve, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebr t\u00eb tjera [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":78512,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-78511","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78511","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78511"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78511\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78512"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78511"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78511"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78511"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}