{"id":78952,"date":"2021-04-08T08:26:04","date_gmt":"2021-04-08T08:26:04","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=78952"},"modified":"2021-04-08T08:26:04","modified_gmt":"2021-04-08T08:26:04","slug":"qeveria-dialogun-e-udheheq-kryeministri-kurti-koordinohet-me-vjosa-osmanin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qeveria-dialogun-e-udheheq-kryeministri-kurti-koordinohet-me-vjosa-osmanin\/","title":{"rendered":"Qeveria: Dialogun e udh\u00ebheq kryeministri Kurti, koordinohet me Vjosa Osmanin"},"content":{"rendered":"<p>Dialogun politik me Serbin\u00eb do ta udh\u00ebheq\u00eb kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, duke u k\u00ebshilluar me presidenten, Vjosa Osmanin, thot\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i qeveris\u00eb, P\u00ebrparim Kryeziu.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se aktvendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese i vitit 2019, e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se kush udh\u00ebheq me k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>\u201cNatyrisht, kryeministri k\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb duke u k\u00ebshilluar dhe koordinuar me presidenten dhe duke nd\u00ebrtuar konsensus nacional e shtet\u00ebror n\u00eb lidhje me dialogun. Kryeministri ka deklaruar disa her\u00eb tashm\u00eb se do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb konsensus dhe debat deri n\u00eb shterim me opozit\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje kapitale p\u00ebr vendin dhe dialogu me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet kryesore ku do t\u00eb k\u00ebrkohet konsensus\u201d, u shpreh Kryeziu.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb vitit 2019, t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Qeveria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb bart\u00ebsja e procesit t\u00eb dialogut me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Por, njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike Rrahman Pa\u00e7arizi dhe Dushan Janjiq, thon\u00eb se as Kurtit dhe as presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, pavar\u00ebsisht q\u00ebndrimeve t\u00eb shprehura n\u00eb favor t\u00eb dialogut nd\u00ebrmjet dy vendeve, q\u00eb t\u00eb dy nuk jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u2019i qasen rinisjes s\u00eb k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Pas zgjedhjes s\u00eb presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmanit si dhe kompletimit t\u00eb institucioneve t\u00eb larta t\u00eb vendit me p\u00ebrb\u00ebrjen e re, pas zgjedhjeve t\u00eb 14 shkurtit, partner\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb duke insistuar p\u00ebr rinisjen e dialogut t\u00eb saj me Serbin\u00eb n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Osmani dhe Kurti n\u00eb bashk\u00ebrendim p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme<\/p>\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, m\u00eb 7 prill, presidentja e Kosov\u00ebs, Osmani ka pritur n\u00eb takim kryeministrin Kurti dhe disa nga drejtuesit e dikastereve qeveritare, ku diskutuan p\u00ebr nevoj\u00ebn e krijimit t\u00eb mekanizmave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt koordinues n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>\u201cPresidentja Osmani dhe kryeministri Kurti u pajtuan p\u00ebr bashk\u00ebrendim t\u00eb rregullt institucional mes institucioneve ky\u00e7e t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb realizimin e synimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb lidhen me forcimin e subjektivitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e nga Zyra e Osmanit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb urimin q\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Lart\u00eb i Bashkimit Evropian p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme, Josep Borrell i ka shkruar m\u00eb 5 prill, Vjosa Osmanit, me rastin e zgjedhjes s\u00eb saj presidente, ka th\u00ebn\u00eb se \u201cme institucionet e reja n\u00eb vend, Kosova mund t\u00eb p\u00ebrqendrohet vendosm\u00ebrisht n\u00eb reformat e nevojshme dhe n\u00eb dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja\u201d .<\/p>\n<p>M\u00eb 3 prill, kancelaria gjermane, Angela Merkel, e ka uruar Albin Kurtin p\u00ebr zgjedhjen e tij si kryeminist\u00ebr dhe i ka p\u00ebrmendur atij detyrat e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb e presin qeverin\u00eb e re, sikurse sundimi i ligjit, luftimi i krimit dhe korrupsionit, p\u00ebrmir\u00ebsimi i situat\u00ebs ekonomike dhe \u201cve\u00e7an\u00ebrisht, dialogu p\u00ebr normalizim me Serbin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Presidentja Osmani ka deklaruar se dialogu \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb Kosova e ka p\u00ebrpara, por si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb ajo, \u201cai duhet t\u00eb jet\u00eb i drejt\u00eb dhe i barabart\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPaqja do t\u00eb arrihet vet\u00ebm kur t\u00eb shohim pendes\u00eb nga Serbia, kur t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje ajo dhe kur t\u00eb vendoset drejt\u00ebsi p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar nga krimet e tyre\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Osmani.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr dialogun me Serbin\u00eb duhet t\u00eb vendosen kat\u00ebr parime. Si\u00e7 ka theksuar ai, duhet t\u00eb pranohet realiteti i Kosov\u00ebs s\u00eb pavarur, duhet t\u00eb pranohet e v\u00ebrteta nga Serbia p\u00ebr krimet q\u00eb ka kryer n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabarta n\u00eb diskutim dhe q\u00eb nga dialogu dhe nga marr\u00ebveshja finale t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Presidenti serb, Vu\u00e7iq m\u00eb her\u00ebt ka theksuar se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i p\u00ebrgjigjet ftes\u00ebs s\u00eb Brukselit p\u00ebr t\u00eb vazhduar dialogun. Megjithat\u00eb, n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, Vu\u00e7iq pati theksuar se mund t\u00eb pritet q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs s\u00eb bashku me Bashkimin Evropian, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb presion ndaj Serbis\u00eb p\u00ebr ta njohur Kosov\u00ebn n\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme.<\/p>\n<p>\u2018Manovrat e Kurtit\u2019<\/p>\n<p>Rrahman Pa\u00e7arizi, profesor n\u00eb Departamentin e Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, konsideron se kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti \u00ebsht\u00eb duke manovruar p\u00ebr t\u00eb shmangur dialogun me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Pa\u00e7arizi shpreh mendimin se kryeministri Kurti synon ta zvarris\u00eb dialogun deri pas zgjedhjeve lokale n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb priten t\u00eb mbahen n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta konfirmoj\u00eb fuqin\u00eb e tij politike dhe rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 14 shkurtit.<\/p>\n<p>Pa\u00e7arizi thekson se Kurti ka nisur nj\u00eb betej\u00eb inteligjente, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta zb\u00ebrthej\u00eb dialogun, duke e shnd\u00ebrruar at\u00eb nga temat politike n\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb teknike t\u00eb raporteve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Megjithat\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb ai, bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare duket se e ka lexuar k\u00ebt\u00eb manov\u00ebr t\u00eb Kurtit dhe n\u00eb qoft\u00eb se llogarit\u00eb q\u00eb nuk ka koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur m\u00eb tutje, nuk do t\u2019i marr\u00eb parasysh manovrimet.<\/p>\n<p>\u201cZoti Kurti ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrparim, n\u00ebse mund ta quajm\u00eb k\u00ebshtu, duke i zbutur kushtet e tij p\u00ebr dialogun \u2013 nga k\u00ebrkim-falja n\u00eb pranim t\u00eb krimeve t\u00eb kryera n\u00eb Kosov\u00eb e \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera \u2013 mir\u00ebpo k\u00ebto jan\u00eb manovrime, me t\u00eb cilat zoti Kurti mundt\u00eb fitoj\u00eb paksa koh\u00eb. Por, nuk mund t\u00eb fitoj\u00eb aq koh\u00eb sa ai llogarit se i duhet e q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb zgjedhjeve lokale\u201d, theksoi Pa\u00e7arizi.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr Dushan Janjiqin nga Forumi p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie etnike n\u00eb Beograd, k\u00ebmb\u00ebngulja e Brukselit zyrtar p\u00ebr vazhdimin e dialogut, \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese. Sipas tij, administrata n\u00eb Bruksel fare nuk e kupton dhe respekton realitetin e krijuar dhe k\u00ebrkon q\u00eb dialogu t\u00eb rikthehet n\u00eb formatin e vjet\u00ebr, ku gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pajtohen pal\u00ebt nuk vlen n\u00eb rast se nuk arrihet marr\u00ebveshja p\u00ebrfundimtare. Si\u00e7 thot\u00eb Janjiq, \u00e7\u00ebshtja ky\u00e7e n\u00eb kontestin nd\u00ebrmjet dy pal\u00ebve \u00ebsht\u00eb statusi dhe pranimi i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAmerikan\u00ebt do t\u00eb thon\u00eb (njohje) e nd\u00ebrsjell\u00eb. Kurti do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij, pra realiteti prej 2008 e k\u00ebndej. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja ky\u00e7e. Nd\u00ebrmjet\u00ebsuesi \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb duhet t\u00eb siguroj\u00eb parimin tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cilin flet Kurti, pra, barazia. Nd\u00ebrmjet\u00ebsuesi \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr barazi. Vet\u00eb fakti q\u00eb Kosova dhe Serbia bisedojn\u00eb, flet p\u00ebr dy gj\u00ebra, ve\u00e7an\u00ebrisht pas marr\u00ebveshjes s\u00eb Uashingtonit, ku Vu\u00e7iqi dhe (ish-kryeministri i Kosov\u00ebs, Avdullah) Hoti, n\u00eb letra t\u00eb ndryshme kan\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb funksioneve t\u00eb tyre. Pra, i kemi funksionet n\u00eb letra. Pra, ata e kan\u00eb pranuar realitetin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, gjegj\u00ebsisht t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Beogradit. Por, k\u00ebt\u00eb duhet ta vazhdoj\u00eb edhe Bashkimi Evropian\u201d, tha Janjiq.<\/p>\n<p>Profesor Pa\u00e7arizi vler\u00ebson se kryeministri i Kosov\u00ebs, Kurti dhe presidenti i Serbis\u00eb, Vu\u00e7iq, jan\u00eb nd\u00ebr lider\u00ebt me p\u00ebrkrahjen m\u00eb t\u00eb madhe popullore n\u00eb vendet e tyre p\u00ebrkat\u00ebse dhe ata nuk kan\u00eb m\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u2019iu shmangur vazhdimit t\u00eb dialogut.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket pal\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, sipas tij, pritet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb sinkronizim t\u00eb veprimeve nd\u00ebrmjet presidentes dhe kryeministrit lidhur me dialogun, gj\u00eb q\u00eb sipas tij, m\u00eb par\u00eb nuk ka ndodhur. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, qeveria \u00ebsht\u00eb ajo e cila e bart\u00eb barr\u00ebn e dialogut me Serbin\u00eb. Por, Pa\u00e7arizi konsideron q\u00eb duke par\u00eb disponimin e ambasadave t\u00eb huaja n\u00eb Kosov\u00eb, shpresa e tyre p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara dialogun \u00ebsht\u00eb presidentja Osmani, p\u00ebr shkak se kryeministri Kurti disa her\u00eb ka deklaruar se dialogu \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb mesin e gjasht\u00eb prioriteteve dhe jo prioriteti kryesor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, sipas tij, mund t\u00eb komplikohet situata e nd\u00ebrveprimit presidenc\u00eb-qeveri.<\/p>\n<p>\u201cFillimisht, nuk do t\u00eb ket\u00eb f\u00ebrkime, pasi q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb lloj sinkronizimi nd\u00ebrmjet presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti. Mir\u00ebpo, f\u00ebrkimet do t\u00eb shfaqen pashmangsh\u00ebm n\u00eb momentet kur dialogu do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fazat p\u00ebrfundimtare dhe n\u00eb momentet kur pal\u00ebve do t\u2019u paraqiten dokumente konkrete, pasi q\u00eb zoti Kurti n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb \u2013pavar\u00ebsisht nga mb\u00ebshtetja e madhe popullore q\u00eb e ka \u2013 nuk \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb cilat do t\u00eb mund ta d\u00ebmtonin\u201d, theksoi Pa\u00e7arizi.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq \u201cnuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje ta pranoj\u00eb realitetin\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Dushan Janjiq, shpreh mendimin se tash p\u00ebr tash, presidenti serb Vu\u00e7iq nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb pranuar realitetin, p\u00ebr t\u00eb cilin flet kryeministri i Kosov\u00ebs, Kurti, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs. Sipas tij, nd\u00ebrhyrjet e Rusis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin e Ballkanit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe konteksti politik \u00ebsht\u00eb i till\u00eb q\u00eb p\u00ebr Vu\u00e7iqin, \u00e7far\u00ebdo pranimi i realiteti do t\u00eb n\u00ebnkuptonte vet\u00ebvrasje politike.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thot\u00eb Janjiq, elita politike n\u00eb Serbia ka nxjerr\u00eb m\u00ebsimin nga r\u00ebna e ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq, \u201cq\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb mos u thuhet jo negociatave dhe asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb mos largohesh i pari nga bisedimet\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNatyrisht q\u00eb thon\u00eb se jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr dialog, n\u00eb kuptimin q\u00eb do t\u2019i p\u00ebrgjigjen \u00e7do ftese. Por, a do t\u00eb zhvillojn\u00eb dialog? Do ta zhvillojn\u00eb sikurse n\u00eb periudh\u00ebn e (ish-p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, Federica) Mogherinit, p\u00ebr 20 muaj nj\u00eb takim. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb i duhet Kosov\u00ebs, Serbis\u00eb dhe BE-s\u00eb. N\u00eb Serbi, politika e vetme, kund\u00ebr s\u00eb cil\u00ebs Vu\u00e7iqi nuk do ta rrezikoj\u00eb kok\u00ebn dhe pozit\u00ebn, \u00ebsht\u00eb politika e status quo-s\u00eb. Pra, p\u00ebr sa i p\u00ebrket Serbis\u00eb, nuk ka kushte p\u00ebr dialog t\u00eb suksessh\u00ebm. M\u00eb mir\u00eb do t\u00eb ishte q\u00eb BE-ja t\u00eb \u2018ftohet\u2019 pak dhe t\u2019i lejoj\u00eb koh\u00eb edhe Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb stabilizohet, sepse i ka edhe zgjedhjet lokale dhe me nj\u00eb metodologji t\u00eb re t\u00eb provojn\u00eb nj\u00eb pajtim me amerikan\u00ebt q\u00eb ta kap\u00ebrcejn\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb\u201d, theksoi Janjiq.<\/p>\n<p>T\u00eb dy k\u00ebta njoh\u00ebs t\u00eb zhvillimeve politike, vler\u00ebsojn\u00eb se t\u00eb dyja pal\u00ebt, Kosova dhe Serbia, pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb dinamik\u00ebn e procesit t\u00eb dialogut e p\u00ebrcakton nd\u00ebrmjet\u00ebsuesi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Bashkimi Evropian, do t\u00eb manovrojn\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zvarritur dialogun dhe \u00e7\u00ebshtjet eventuale q\u00eb do t\u00eb shtrohen aty.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i posa\u00e7\u00ebm i Bashkimit Evropian n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Mirosllav Laj\u00e7ak, m\u00eb 25 mars, paralajm\u00ebruar se takimi i par\u00eb midis kryeministrit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, pritet t\u00eb ndodh\u00eb brenda disa jav\u00ebsh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dialogun politik me Serbin\u00eb do ta udh\u00ebheq\u00eb kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, duke u k\u00ebshilluar me presidenten, Vjosa Osmanin, thot\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i qeveris\u00eb, P\u00ebrparim Kryeziu. Ai ka theksuar se aktvendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese i vitit 2019, e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se kush udh\u00ebheq me k\u00ebt\u00eb proces. \u201cNatyrisht, kryeministri k\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb duke u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":78953,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-78952","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78952","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78952"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78952\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78953"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78952"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78952"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78952"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}