{"id":78983,"date":"2021-04-08T14:15:27","date_gmt":"2021-04-08T14:15:27","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=78983"},"modified":"2021-04-08T14:15:27","modified_gmt":"2021-04-08T14:15:27","slug":"bajraminuk-i-lejohen-gabime-si-braktisja-e-seancave-me-politika-adoleshente-pdk-eshte-parti-shtetformuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/bajraminuk-i-lejohen-gabime-si-braktisja-e-seancave-me-politika-adoleshente-pdk-eshte-parti-shtetformuese\/","title":{"rendered":"Bajrami:Nuk i lejohen gabime si braktisja e seancave me politika adoleshente, PDK \u00ebsht\u00eb parti shtetformuese"},"content":{"rendered":"<p>Ish-n\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nj\u00eb prej themeluesve t\u00eb k\u00ebsaj partie, Arsim Bajrami e konsideron t\u00eb gabuar vendimin e PDK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb votimin p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb vendit. Sipas tij, me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb treguar papjekuri politike. Nj\u00ebsoj gabim, sipas Bajramit, ka qen\u00eb edhe votimi p\u00ebr rr\u00ebzimin e Qeveris\u00eb Kurti 1 n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb. An\u00ebtar\u00ebsi i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs, Arsim Bajrami vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ka ndodhur nj\u00eb tranzicion paq\u00ebsor i pushtetit duke u kompletuar k\u00ebshtu formimi i institucioneve.Duke folur p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, ku p\u00ebrve\u00e7 Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, pjesa tjet\u00ebr e opozit\u00ebs nuk mori pjes\u00eb n\u00eb votim, Bajrami vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb qasje e gabuar, sidomos nga deputet\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. \u201c\u00c7do kund n\u00eb pluraliz\u00ebm ka taktika politike, si nj\u00eb nga themeluesit e Partis\u00eb Demokratike, n\u00ebnkryetar p\u00ebr 17 vite e quaj t\u00eb gabuar logjik\u00ebn e PDK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn ku themelohen institucionet. Nuk \u00ebsht\u00eb kjo esenca e PDK-s\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb kjo origjina dhe filozofia q\u00eb ne e kemi nd\u00ebrtuar. Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb parti institucionaliste, shtetformuese dhe nuk duhet t\u00eb bojkotoje asnj\u00eb seanc\u00eb ku zgjidhen institucionet shtet\u00ebrore, ajo mund t\u00eb votoj\u00eb kund\u00ebr, mund t\u00eb abstenoj\u00eb por asesi t\u00eb bojkotoj\u00eb themelimin e institucioneve shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb cilat PDK ka dh\u00ebn\u00eb kontribut dhe \u00ebsht\u00eb partia kryesore shtetformuese\u201d, thot\u00eb Bajrami.Gabime me politika adoleshente i konsideron Bajrami veprimet p\u00ebr braktisje t\u00eb seancave t\u00eb Kuvendit n\u00eb t\u00eb cilat vendoset p\u00ebr kryetarin e shtetit.\u201cKy shtet \u00ebsht\u00eb krijuar nga PDK dhe LDK, por kryesisht nga PDK, n\u00eb momentin kur PDK i ka fituar zgjedhjet e vitit 2007 ne kemi p\u00ebrgatitu deklarat\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb ne kemi shkruar Kushtetut\u00ebn dhe neve nuk na lejohen gabime t\u00eb braktisim seancat me politika adoleshente dhe t\u00eb tregojm\u00eb papjekuri politike dhe t\u00eb zbehim karakterin ton\u00eb shtet\u00ebror\u201d, thot\u00eb Bajrami.Sipas Bajramit, PDK ka gabuar edhe nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb kur e ka p\u00ebrkrahur rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb.\u201cU kam sugjeruar miqve t\u00eb mi edhe n\u00eb koh\u00eb pandemie q\u00eb mos t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr rr\u00ebzimin e Qeveris\u00eb Kurti n\u00eb koh\u00eb pandemie (mars 2020), n\u00eb koh\u00eb t\u00eb nj\u00eb krize komb\u00ebtare, t\u00eb abstenojn\u00eb dhe t\u00eb tregojn\u00eb lidership dhe ta l\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb problem, konflikt t\u00eb brendsh\u00ebm, n\u00eb mes t\u00eb LDK-s\u00eb dhe Vet\u00ebvendosjes dhe nuk m\u00eb kan\u00eb d\u00ebgjuar, kan\u00eb gabuar dhe e kan\u00eb pranuar se kan\u00eb gabuar\u201d, thot\u00eb Bajrami.Megjithat\u00eb, Bajrami thot\u00eb se PDK do t\u00eb duhej t\u00eb kalonte k\u00ebto gabime dhe t\u00eb angazhohej p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr \u00e7ka tha se t\u00eb nj\u00ebjtit kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb.\u201c\u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb kjo opozit\u00eb t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb aktive, nuk po flas p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb bashkuar sepse un\u00eb sa i njoh k\u00ebto dy parti (PDK-LDK) n\u00eb opozit\u00eb nuk mund t\u00eb bashkohen sepse kan\u00eb probleme, por besoj fuqish\u00ebm q\u00eb Partia Demokratike do t\u00eb konsolidohet si opozit\u00eb dhe do ta rikthej\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e kabinetit t\u00eb qeverisjes s\u00eb mir\u00eb t\u00eb viteve 2005-2007, kur p\u00ebrmes kabinetit t\u00eb qeverisjes s\u00eb mir\u00eb ka arritur q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoje politika alternative dhe t\u00eb fitoj\u00eb besimin e popullit dhe t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet\u201d, shton Bajrami.Arsim Bajrami, deputet ne pes\u00eb legjislatura t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe dy her\u00eb minist\u00ebr, e sheh pozitive nj\u00eb qeveri me shumic\u00ebn n\u00eb Kuvend meq\u00eb si\u00e7 thot\u00eb ai, nd\u00ebrpritet praktika e shpesht\u00eb e rr\u00ebzimit t\u00eb qeverive me mocione mosbesimi.Ai shton se qeveria e zgjedhur, n\u00eb krye me Albin Kurtin duhet t\u00eb tregohet e p\u00ebrgjegjshme dhe, si\u00e7 thot\u00eb ai, t\u00eb largoj\u00eb arroganc\u00ebn politike, e pushtetin ta kuptoj\u00eb si besim duke u transformuar n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-n\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nj\u00eb prej themeluesve t\u00eb k\u00ebsaj partie, Arsim Bajrami e konsideron t\u00eb gabuar vendimin e PDK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb votimin p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb vendit. Sipas tij, me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb treguar papjekuri politike. Nj\u00ebsoj gabim, sipas Bajramit, ka qen\u00eb edhe votimi p\u00ebr rr\u00ebzimin e Qeveris\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":78984,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-78983","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78983","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78983"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78983\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78984"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78983"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78983"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78983"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}