{"id":80095,"date":"2021-04-22T13:48:13","date_gmt":"2021-04-22T13:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=80095"},"modified":"2021-04-22T13:48:13","modified_gmt":"2021-04-22T13:48:13","slug":"telkos-reagon-shkrimi-i-publikuar-ne-klan-kosova-eshte-tejet-tendencioz-dhe-me-prapaskene-diskriminuese-me-qellim-per-te-demtuar-imazhin-e-kompanise-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/telkos-reagon-shkrimi-i-publikuar-ne-klan-kosova-eshte-tejet-tendencioz-dhe-me-prapaskene-diskriminuese-me-qellim-per-te-demtuar-imazhin-e-kompanise-tone\/","title":{"rendered":"Telkos reagon shkrimi i publikuar n\u00eb Klan Kosova  \u00ebsht\u00eb tejet tendencioz dhe me prapasken\u00eb diskriminuese me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar imazhin e kompanis\u00eb ton\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u201cTelkos\u201d njofton klient\u00ebt e opinionin publik dhe gjitha pal\u00ebt e interesit, se artikulli i publikuar nga Klan Kosova i dat\u00ebs 21.04.2021 n\u00eb raport me Telkos p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e sinjalit n\u00eb form\u00eb t\u00eb organizuar nga TV Dukagjini, T7 dhe Kanal 10, \u00ebsht\u00eb tejet tendencioz dhe me prapasken\u00eb diskriminuese me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar imazhin e kompanis\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTelkos\u201d fal\u00ebnderon t\u00eb gjitha mediat p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e ngusht\u00eb dhe korrekt\u00ebsin\u00eb e treguar, megjithat\u00eb i fton q\u00eb t\u00eb mos bien pre e dezinformatave q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim d\u00ebmtimin e imazhit t\u00eb kompanis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme, ne si \u201cTelkos\u201d, kemi hasur n\u00eb disa shkrime q\u00eb nuk p\u00ebrkojn\u00eb me realitetin rreth disa marr\u00ebveshjeve t\u00eb revokuara nj\u00ebansh\u00ebm dhe jasht\u00eb \u00e7do kontrate ligjore. Andaj \u201cTelkos\u201d i drejtohet opinioni publik drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr t\u00eb treguar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb fakte dhe prova rreth k\u00ebtij rasti.<\/p>\n<p>\u201cTelkos\u201d njofton klient\u00ebt dhe opinionin publik se do t\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb drejtat ligjore q\u00eb nga institucionet vendore p\u00ebrkat\u00ebse e deri te zyra e Rregullatorit t\u00eb Telekomunikacionit n\u00eb Bashkimin Europian konform t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb konkurrenc\u00ebs dhe ofruesit t\u00eb sh\u00ebrbimeve mediale.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket televizionit KlanKosova, me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb rregullores 2020\/01 e q\u00eb i ka obliguar pal\u00ebt t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb ritransmetuar sinjalin, Telkos me dat\u00ebn 13.11.2020 ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb te Televizioni KlanKosova p\u00ebr marr\u00ebveshje, por p\u00ebrgjigjja e KlanKosov\u00ebs me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb ishte se t\u00eb drejtat ekskluzive i ka operatori Artmotion dhe se drejtohuni tek ta. Gjat\u00eb takimit q\u00eb kemi pasur me operatorin Artmotion na \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cNe nuk ua japim vet\u00ebm televizionin KlanKosova por se na \u00ebsht\u00eb imponuar pako me 54 kanale\u201d, gj\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb e papranueshme dhe kund\u00ebr rregullores 2020\/01 neni 10 pika 2 e cili thot\u00eb \u201dOSHMA-t\u00eb pavar\u00ebsisht\u00eb form\u00ebs s\u00eb transmetimit, duhet t\u00eb ofrojn\u00eb sinjalin n\u00eb baza jo-diskriminuese dhe jo-ekskluzive ndaj t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve t\u00eb shp\u00ebrndarjes, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb publiku t\u00eb mos p\u00ebrjashtohet nga qasja n\u00eb informim\u201d.<\/p>\n<p>Duke u bazuar n\u00eb rregulloren 2020\/01 neni 10 ne ju kemi drejtuar Komisionit t\u00eb Pavarur p\u00ebr Media me ankes\u00ebn dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ushtruar kompetencat e veta sipas Ligjit p\u00ebr Komisionin e Pavarur t\u00eb Medieve Nr.04-L\/044, p\u00ebr ta udh\u00ebzuar KlanKosov\u00ebn q\u00eb t\u00eb na ofroj\u00eb marr\u00ebveshjen n\u00eb baza jo diskriminuese ashtu si\u00e7 i ka dh\u00ebn\u00eb edhe disa operator\u00ebve tjer\u00eb. Por kjo nuk ka ndodhur edhe p\u00ebr kund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Medieve. Me q\u00eb rast KlanKosova ka pranuar edhe nj\u00eb njoftim p\u00ebr shkelje t\u00eb Nenit 10 t\u00eb rregullores 2020\/01 nga KPM duke mos i ofruar operatorit TelKos marr\u00ebveshje t\u00eb barabart\u00eb dhe n\u00eb baza jo diskriminuese. Edhe pas njoftimit p\u00ebr shkelje q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Klan Kosova, ne kemi pranuar e-mail nga KPM-ja p\u00ebr t\u2019ju drejtuar s\u00ebrish KlanKosov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshje, ku me dat\u00ebn 12.04.2021 Telkos serish i drejtohet Televizionit KlanKosova p\u00ebr t\u00eb na ofruar marr\u00ebveshjen konform rekomandimit t\u00eb KPM-s\u00eb si dhe konform rregullores 2020\/01 por t\u00eb nes\u00ebrmen kemi pranuar nj\u00eb telefonat\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Artmotion ku na \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb mos t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb KlanKosova.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa TV Dukagjini \u00ebsht\u00eb televizion me frekuenc\u00eb e cila i n\u00ebnshtrohet rregullores 2020\/01 neni 9, ku pika 2 thot\u00eb: \u201ct\u00eb licencuarit obligohen t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb pa kompensim kanalet televizive t\u00eb transmetuesit publik dhe kanalet e tjera komerciale me transmetim tok\u00ebsor t\u00eb cilat e g\u00ebzojn\u00eb statusin e bartjes s\u00eb obligueshme\u201d. Pika 3: \u201cofruesi i sh\u00ebrbimit medial audiovizuel nuk mund ta refuzoj\u00eb statusin e bartjes s\u00eb obligueshme t\u00eb p\u00ebrcaktuar me k\u00ebt\u00eb rregullore\u201d. Pika 5:\u201d Ofruesi I sh\u00ebrbimeve mediale audiovizuele do t\u00eb sigurojn\u00eb bartjen e sinjalit t\u00eb tyre tek i licencuari\u201d.<\/p>\n<p>Duke ju referuar Nenit 9 t\u00eb rregullores 2020\/01 dhe paragraf\u00ebve t\u00eb lartcekura ne kemi vazhduar t\u00eb transmetojm\u00eb TV Dukagjinin deri me dat\u00ebn 21.04.2021, at\u00ebher\u00eb edhe kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrprerja e sinjalit nj\u00ebansh\u00ebm. K\u00ebrkesat e Operatorit Artmotion q\u00eb t\u00eb futemi n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb transmetuar TV Dukagjinin ne i kemi drejtuar tek KPM-ja p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb interpretim, dhe pastaj jemi ulur me operatorin e lart\u00eb cekur p\u00ebr t\u00eb negociuar, por operatori Artmotion ka vepruar nj\u00ebsoj si\u00e7 ka vepruar edhe me TV KlanKosova, duke na ofruar 54 kanale si pako dhe jo kanalet ve\u00e7 e ve\u00e7 si\u00e7 ka qen\u00eb k\u00ebrkesa jon\u00eb. Pas k\u00ebsaj ju kemi drejtuar s\u00ebrish TV Dukagjinit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit me dat\u00ebn 07.04.2021 q\u00eb t\u00eb na ofroj\u00eb marr\u00ebveshjen konform rregullores 2020\/01 dhe mos t\u00eb na diskriminoj\u00eb n\u00eb raport me operatoret e tjer\u00eb. Por prap\u00eb nuk kemi marr\u00eb ofert\u00ebn as nga TV Dukagjini as nga Artmotion p\u00ebr TV Dukagjinin. Ne e kemi njoftuar KPM-n\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e sinjalit dhe presim shum\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb KPM do t\u00eb zbatoj\u00eb rregulloren e vet q\u00eb konform nenit 9 pika 3 dhe 5 t\u00eb rregullores 2020\/01 t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb TV Dukagjinin t\u00eb risjell\u00eb sinjalin s\u00ebrish pran\u00eb operatorit Telkos.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Televizionit T7 ne si operator\u00eb kemi pasur nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm deri me tani dhe p\u00ebr \u00e7ka i fal\u00ebnderojm\u00eb. Me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb rregullores s\u00eb lart\u00eb cekur 2020\/01 ne kemi kontaktuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Televizionit T7 p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb p\u00ebrputhje me rregulloren e re. Por p\u00ebrgjigjja e tyre ka qen\u00eb se ju jeni an\u00ebtar\u00eb t\u00eb shoqat\u00ebs KosCable dhe se T7 e ka pajisur me leje p\u00ebr transmetim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e saj pa kompensim dhe nuk keni nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb re.<\/p>\n<p>Lajmi se shoqata ka p\u00ebrfituar nga k\u00ebto Televizione \u00ebsht\u00eb i pa v\u00ebrtet\u00eb, sepse asnj\u00eb an\u00ebtar\u00eb i shoqat\u00ebs nuk ka paguar asgj\u00eb p\u00ebr k\u00ebto kanale te apostrofuara n\u00eb shoqat\u00eb, si dhe pretendimet se shoqata nuk p\u00ebrfaq\u00ebson shumic\u00ebn e operator\u00ebve jan\u00eb t\u00eb pa v\u00ebrteta, pasi q\u00eb shumica e operator\u00ebve kabllor\u00eb jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb shoqat\u00ebs, duke p\u00ebrfshi edhe Operatorin KujtesaNet.<\/p>\n<p>Me dat\u00ebn 05.04.2021 ne kemi pranuar nj\u00eb njoftim nga T7 ku jemi njoftuar se leja e transmetimit t\u00eb shoqat\u00ebs KosCable shk\u00ebputet deri me dat\u00ebn 16.04.2020 dhe se pas k\u00ebsaj date duhet t\u00eb b\u00ebni marr\u00ebveshje t\u00eb re. Me dat\u00ebn 07.04.2021 ne kemi k\u00ebrkuar marr\u00ebveshje nga T7 dhe p\u00ebrgjigjja ka qen\u00eb se deri n\u00eb fund t\u00eb jav\u00ebs do t\u2019ju d\u00ebrgojm\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb. Oferta nuk na ka ardhur nga T7 por me dat\u00ebn 17.04.2021 ne kemi pranuar nj\u00eb ofert\u00eb nga Kujtesa p\u00ebr kanalin T7 me vler\u00eb prej 45000\u20ac n\u00eb muaj. \u00c7mim Astronomik n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregulloren 2020\/01 neni 10 pika 3 ku thot\u00eb: \u201cPal\u00ebt gjat\u00eb procesit t\u00eb negocimit p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e OSHMA-ve tek operatoret e shp\u00ebrndarjes, obligohen q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrcaktime komerciale t\u00eb favorshme p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt, t\u00eb arsyeshme dhe t\u00eb bazuara mbi kushtet dhe rrethanat ekzistuese t\u00eb tregut\u201d. Pas pranimit t\u00eb ofert\u00ebs kemi d\u00ebrguar e-mail te Kujtesa p\u00ebr sqarim shtes\u00eb, se a b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 1 muaj 45.000\u20ac apo p\u00ebr 1 vit, dhe nuk kemi pranuar asnj\u00eb p\u00ebrgjigje m\u00eb. M\u00eb dat\u00ebn 20.04.2021 ju kemi drejtuar KPM-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshje me T7 por m\u00ebngjesi i dat\u00ebs 21.04.2021 na befasoi me nd\u00ebrprerjen e sinjalit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme. Pas k\u00ebsaj ne kemi b\u00ebr\u00eb ankes\u00ebn n\u00eb KPM dhe jemi n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjeje.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket televizionit Kanal 10, me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb rregullores 2020\/01, n\u00eb vazhdimisht kemi k\u00ebrkuar nga Kanal 10 marr\u00ebveshjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb p\u00ebrputhje me rregullor\u00ebn. Me dat\u00ebn 01.12.2020 kemi bere marr\u00ebveshje duke p\u00ebrfshi marrjen e sh\u00ebrbimeve te internetit, ofrimin e marketingut, si dhe bartjen e Kanalit 10 n\u00eb numrin 10 n\u00eb platform\u00ebn Telkos. Por me dat\u00ebn 25.03.2021 kemi pranuar njoftimin nga Kanal 10 se t\u00eb drejtat i kalojn\u00eb operatorit Armotion. Ky njoftim na ka befasuar dhe kemi k\u00ebrkuar sqarime lidhur me marr\u00ebveshjen ton\u00eb q\u00eb kemi, por Kanal 10 gjithmon\u00eb ju ka shmangur se n\u00eb marr\u00ebveshje nuk p\u00ebrfshihet edhe bartja e Kanal 10 por vet\u00ebm marketingu, gj\u00eb q\u00eb edhe deri ne k\u00ebto momente ende nuk e kemi sqaruar dhe nd\u00ebrprerja e sinjalit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme \u00ebsht\u00eb jo etike n\u00eb raport me neve pasi qe kemi pasur nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ritheksojm\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb se Operatori Telkos nuk ka refuzuar asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb hyn\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u2019i transmetuar k\u00ebto kanale, por e v\u00ebrteta ka qen\u00eb se k\u00ebto kanale asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb ofruar marr\u00ebveshje si\u00e7 k\u00ebrkohet me rregulloren 2020\/01 neni 10 pika 2 dhe 3. Nj\u00ebher\u00ebsh ju b\u00ebjm\u00eb ftes\u00eb publike q\u00eb edhe mediat dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrenc\u00ebs, si dhe KPM-ja q\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zhvillimin e negociatave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb i t\u00ebr\u00eb procesi t\u00eb jet\u00eb transparent dhe u bazuar n\u00eb ligj dhe rregullore.<\/p>\n<p>Operatori Telkos i ka njoftuar te gjitha institucionet e shtetit lidhur me padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb jan\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb n\u00eb raport me ne dhe presim q\u00eb ato t\u00eb veprojn\u00eb sipas ligjit dhe rregulloreve n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb u than\u00eb m\u00eb lart\u00eb i ftojm\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebt e interesuara t\u00eb vijn\u00eb tek ne dhe t\u00eb shohin argumentet dhe provat q\u00eb kemi ne dhe t\u00eb verifikojn\u00eb lajmet para se ti publikojn\u00eb ato, pasi q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore dhe morale p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e publikojn\u00eb.<\/p>\n<p>Me respekt<br \/>\nTelKos LLC<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cTelkos\u201d njofton klient\u00ebt e opinionin publik dhe gjitha pal\u00ebt e interesit, se artikulli i publikuar nga Klan Kosova i dat\u00ebs 21.04.2021 n\u00eb raport me Telkos p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e sinjalit n\u00eb form\u00eb t\u00eb organizuar nga TV Dukagjini, T7 dhe Kanal 10, \u00ebsht\u00eb tejet tendencioz dhe me prapasken\u00eb diskriminuese me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar imazhin e kompanis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":80105,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-80095","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80095","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80095"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80095\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80095"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80095"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80095"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}