{"id":80698,"date":"2021-05-01T06:13:07","date_gmt":"2021-05-01T06:13:07","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=80698"},"modified":"2021-05-01T06:13:07","modified_gmt":"2021-05-01T06:13:07","slug":"per-tre-vjet-40-milione-euro-humbje-te-energjise-ne-veri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/per-tre-vjet-40-milione-euro-humbje-te-energjise-ne-veri\/","title":{"rendered":"P\u00ebr tre vjet, 40 milion\u00eb euro humbje t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb veri"},"content":{"rendered":"<p>Kompania energjetike \u201cElektrosever D.O.O\u201d q\u00eb nga 28 dhjetori i vitit 2020, ka dor\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e Rregullatorit p\u00ebr Energji (ZRRE), p\u00ebr marrjen e licenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb furnizuar me energji elektrike kat\u00ebr komunat e banuara me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Por, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb bordit funksional, ky aplikacion nuk mund t\u00eb procesohet m\u00eb tutje, thuhet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebsaj zyreje p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<br \/>\n\u201cBordi i ZRRE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb jofunksional q\u00eb nga mesi i muajit dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. P\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb bordi aktualisht ka dy an\u00ebtar\u00eb, ata sipas ligjit, e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb marrin vendime\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.Qeveria e Kosov\u00ebs tashm\u00eb ka shpallur konkurs p\u00ebr kryesues t\u00eb bordit edhe p\u00ebr dy an\u00ebtar\u00eb n\u00eb bordin e ZRRE-s\u00eb, duke shfuqizuar konkursin e qeveris\u00eb s\u00eb kaluar.<br \/>\nGjukaj: Komunat n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs, problem politik<br \/>\nK\u00ebrkesa p\u00ebr licencimin e kompanis\u00eb serbe, nuk po i duket serioze, Arben Gjuk\u00ebs, ish-drejtor n\u00eb Korporat\u00ebn Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs. Ai v\u00eb n\u00eb dyshim koh\u00ebn e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb, q\u00eb erdhi vet\u00ebm pak dit\u00eb pasi ZRRE-ja mbeti pa bord funksional. Gjukaj thot\u00eb se Beogradi vazhdimisht ka manipuluar me regjistrimin apo k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr licencim t\u00eb kompanive serbe.\u201cNuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e rast\u00ebsishme, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e q\u00ebllimshme, pasi Serbia vazhdimisht ka manipuluar, duke pritur q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse politike, e mandej t\u00eb aplikohet p\u00ebr licenc\u00eb. E konsideroj si nj\u00ebfar\u00eb blerje kohe. Un\u00eb nuk e di se gjat\u00eb k\u00ebsaj radhe a \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aplikimi konform rregullave dhe dispozitave ligjore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, tha Gjukaj.\u201cN\u00ebse aplikimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb konform ligjeve t\u00eb Kosov\u00ebs, konsideroj se do jet\u00eb nj\u00eb zgjidhje kreative p\u00ebr t\u00eb tejkaluar k\u00ebt\u00eb problem t\u00eb trash\u00ebguar p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve politike, q\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs\u201d, shtoi ai.Por, n\u00eb ZRRE thon\u00eb se kjo zyre shqyrton t\u00eb gjitha aplikacionet, vet\u00ebm duke u bazuar n\u00eb ligjet dhe rregullat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb fuqi.\u201cNatyrisht se marr\u00ebveshja e parasheh licencimin e nj\u00eb kompanie n\u00eb veri t\u00eb vendit, por kjo nuk i pengon edhe kompanit\u00eb e tjera q\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb licenc\u00eb t\u00eb furnizimit\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebsaj zyreje.<br \/>\nLicencimi i nj\u00eb kompanie serbe, pjes\u00eb e Marr\u00ebveshjes e Brukselit<br \/>\nRegjistrimi dhe licencimi i nj\u00eb kompanie serbe \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut n\u00eb Bruksel n\u00eb vitin 2013, ku Kosova dhe Serbia, kan\u00eb n\u00ebnshkruar Marr\u00ebveshjen p\u00ebr energjin\u00eb. Kjo marr\u00ebveshje kishte parapar\u00eb krijimin e nj\u00eb kompanie t\u00eb re, sipas korniz\u00ebs ligjore t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila do t\u00eb furnizoj\u00eb me energji elektrike konsumator\u00ebt n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore, t\u00eb banuara me shumic\u00eb serbe (Mitrovic\u00eb e Veriut, Zubin Potok, Zve\u00e7an dhe Leposaviq).Kompania \u201cDrustvo Elektrosever D.O.O\u201d n\u00eb vitin 2018 \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Regjistrimin e Bizneseve, me baz\u00eb n\u00eb Komun\u00ebn e Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut, dhe aktivitet kryesor ka tregtin\u00eb e energjis\u00eb elektrike.<br \/>\nKusari-Lila: Cilado kompani q\u00eb plot\u00ebson kriteret ligjore n\u00eb Kosov\u00eb, mund t\u00eb licencohet<br \/>\nMimoza Kusari- Lila, shefe e grupit parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, ka th\u00ebn\u00eb se cilado kompani q\u00eb i plot\u00ebson kushtet dhe kriteret sipas ligjeve t\u00eb zbatuara n\u00eb Kosov\u00eb, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb proces t\u00eb furnizimit dhe faturimit t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.\u201cTash a do t\u00eb mbetet kjo kompani apo ndonj\u00eb tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb vendimmarrjeje n\u00eb dit\u00ebt ose jav\u00ebt n\u00eb vazhdim\u201d, tha Kusari- Lila.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se n\u00ebse licencohet ndonj\u00eb kompani p\u00ebr furnizim, kjo sipas Gjuk\u00ebs nuk pritet q\u00eb t\u00eb zgjidh\u00eb problemin e pages\u00ebs s\u00eb faturave t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb shpenzuar, pasi q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs m\u00eb 1999, banor\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto komuna, nuk i kan\u00eb paguar faturat e energjis\u00eb edhe pse jan\u00eb furnizuar nga Kosova.\u201cKy \u00ebsht\u00eb problem politik dhe zgjidhja duhet t\u00eb jet\u00eb politike. Konsumi i energjis\u00eb n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb vit pas viti ka shkuar duke u rritur, p\u00ebr shkak t\u00eb keqp\u00ebrdorimit. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb mendoj se nuk ka zgjidhje tjet\u00ebr p\u00ebr momentin, derisa t\u00eb kontraktohet nj\u00eb kompani, e cila mund ta ofroj\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb\u201d, thekson ish-drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka.<\/p>\n<p>Borxhet e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs<br \/>\nRreth 12 milion\u00eb euro n\u00eb vit llogaritet fatura e p\u00ebrbashk\u00ebt e energjis\u00eb s\u00eb shpenzuar n\u00eb k\u00ebto komuna. Q\u00eb nga viti 1999 deri n\u00eb vitin 2017, k\u00ebto mjete jan\u00eb paguar nga konsumator\u00ebt e viseve tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, ku faturat e tyre ishin p\u00ebr 3.5 p\u00ebr qind m\u00eb t\u00eb shtrenjta.Por, pas ankesave t\u00eb shumta, Gjykata e Apelit, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2017, kishte vendosur q\u00eb kjo praktik\u00eb t\u00eb pezullohet sepse ishte joligjore.Pas k\u00ebsaj periudhe, nga dhjetori i vitit 2017 e deri n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, 40 milion\u00eb euro vler\u00ebsohet vlera e energjis\u00eb s\u00eb t\u00ebrhequr nga sistemi inter-konektiv p\u00ebr mbulimin e humbjeve p\u00ebr pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs, thuhet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut t\u00eb Energjis\u00eb Elektrike t\u00eb Kosov\u00ebs (KOSTT). Kjo kompani \u00ebsht\u00eb publike me nj\u00ebqind p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve shtet\u00ebrore.N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, KOSTT ka pavar\u00ebsuar rrjetin energjetik nga blloku SMM (Serbi, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut) dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zon\u00eb e pavarur rregulluese n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Bllokut AK (Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb).\u201cK\u00ebshtu q\u00eb \u00e7do devijim i zon\u00ebs q\u00eb mbulon Sistemin Elektroenergjetik t\u00eb Kosov\u00ebs konsiderohet devijim i Kosov\u00ebs dhe KOSTT si subjekt p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr balancim, ka obligime nga Marr\u00ebveshja e ky\u00e7jes KOSTT\/ENTSO-e q\u00eb ta mbuloj\u00eb k\u00ebt\u00eb devijim. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, do t\u00eb ndodhin penalizime t\u00eb cilat kan\u00eb kosto m\u00eb t\u00eb larta\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb KOSTT-it.T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, m\u00eb 28 prill, Komisioni p\u00ebr Ekonomi, Industri, Nd\u00ebrmarr\u00ebsi dhe Tregti n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs ka miratuar propozimin e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, q\u00eb autorizon Operatorin e Sistemit t\u00eb Transmisionit dhe Tregut t\u00eb Energjis\u00eb Elektrike t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb t\u00eb hyrat vetanake p\u00ebr t\u00eb mbuluar devijimet e energjis\u00eb elektrike n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb.Mimoza Kusari-Lila, an\u00ebtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se KOSTT-i ka k\u00ebrkuar 11 milion\u00eb euro nga qeveria p\u00ebr kompensim nj\u00ebvje\u00e7ar, por ajo nuk ka p\u00ebrmendur ndonj\u00eb shum\u00eb t\u00eb caktuar q\u00eb i \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb k\u00ebtij institucioni p\u00ebr gjasht\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm.\u201cVendimi nuk p\u00ebrmban ndonj\u00eb shum\u00eb, vet\u00ebm e autorizon KOSTT-in q\u00eb t\u00eb kompensoj\u00eb devijimet p\u00ebr pes\u00eb ose gjasht\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos t\u00eb paraqiten probleme me Rrjetin Evropian t\u00eb Operator\u00ebve t\u00eb Sistemit t\u00eb Transmisionit p\u00ebr Energji (ENTSO)\u201d, tha Kusari- Lila.<\/p>\n<p>Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut t\u00eb Energjis\u00eb Elektrike t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb kompani publike me 100 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve shtet\u00ebrore.P\u00ebrve\u00e7 12 milion\u00eb eurove n\u00eb vit p\u00ebr faturat e energjis\u00eb, konsumator\u00ebt e komunave n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, kan\u00eb borxh edhe mbi 15 milion\u00eb euro t\u00eb tjera p\u00ebr faturat e ujit t\u00eb shpenzuar q\u00eb nga viti 1999. N\u00eb at\u00eb pjes\u00eb, nd\u00ebrkaq bizneset zhvillojn\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve t\u00eb paregjistruara n\u00eb institucionet qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe pa paguar obligimet tatimore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kompania energjetike \u201cElektrosever D.O.O\u201d q\u00eb nga 28 dhjetori i vitit 2020, ka dor\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e Rregullatorit p\u00ebr Energji (ZRRE), p\u00ebr marrjen e licenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb furnizuar me energji elektrike kat\u00ebr komunat e banuara me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Por, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb bordit funksional, ky aplikacion nuk mund t\u00eb procesohet m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":80699,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-80698","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80698","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80698"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80698\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80699"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80698"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80698"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80698"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}