{"id":80714,"date":"2021-05-01T06:35:44","date_gmt":"2021-05-01T06:35:44","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=80714"},"modified":"2021-05-01T06:35:44","modified_gmt":"2021-05-01T06:35:44","slug":"te-gjitha-vendimet-qe-u-moren-ne-mbledhjen-e-fundit-te-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/te-gjitha-vendimet-qe-u-moren-ne-mbledhjen-e-fundit-te-qeverise\/","title":{"rendered":"T\u00eb gjitha vendimet q\u00eb u mor\u00ebn n\u00eb mbledhjen e fundit t\u00eb Qeveris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e 10-t\u00eb t\u00eb rregullt, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka miratuar Korniz\u00ebn Afatmesme t\u00eb Shpenzimeve p\u00ebr vitet 2022-2024, nj\u00eb koncept dokument si dhe vendime t\u00eb tjera nga fushat e p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb saj kushtetuese dhe ligjore.<\/p>\n<p>Pika e par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar nga kabineti qeveritar ishte Rregullorja p\u00ebr P\u00ebrcaktimin e Procedur\u00ebs p\u00ebr Pranimin dhe Trajtimin e Rasteve t\u00eb Sinjalizimit, e cila ka p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebrcaktimin e rregullave dhe procedurave p\u00ebr pranimin dhe trajtimin e rasteve t\u00eb sinjalizimit si dhe t\u00eb drejtat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e zyrtarit p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo rregullore \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me direktiv\u00ebn (BE) 2019\/1937 e Parlamentit Evropian dhe K\u00ebshillit e dat\u00ebs 23 tetor 2019 mbi mbrojtjen e personave t\u00eb cil\u00ebt raportojn\u00eb shkeljet e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb. Kjo rregullore zbatohet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personat n\u00eb kontekst t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs si dhe p\u00ebr institucionet publike.<\/p>\n<p>Qeveria ka miratuar edhe vendimin p\u00ebr ndarjen dhe alokimin e mjeteve financiare p\u00ebr furnizimin me barna nga lista esenciale n\u00eb vler\u00eb prej 6,800,000.00 \u20ac (gjasht\u00eb milion\u00eb e tet\u00ebqind mij\u00eb euro), n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, n\u00eb n\u00ebn programin Sh\u00ebrbimet P\u00ebrkat\u00ebse Farmaceutike, n\u00eb kategorin\u00eb e shpenzimeve mallra dhe sh\u00ebrbime. Mjetet ndahen nga programi i Rim\u00ebk\u00ebmbjes Ekonomike, nga kategoria e shpenzimeve subvencione dhe transfere.<\/p>\n<p>Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Raportin Tremujor Financiar t\u00eb Buxhetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn 1 janar-31 mars 2021, i cili p\u00ebrmban nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb trend\u00ebve kryesore t\u00eb t\u00eb hyrave dhe shpenzimeve buxhetore p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb tremujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2021. Gjat\u00eb tremujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2021 gjithsej pranimet ishin n\u00eb shum\u00eb prej 523.94 milion\u00eb euro dhe paraqesin 21% t\u00eb pranimeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb planifikuara vjetore, nd\u00ebrsa krahasuar me realizimin e tremujorit t\u00eb vitit paraprak ka rritje prej 30%.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sa u p\u00ebrket shpenzimeve, gjat\u00eb tremujorit t\u00eb vitit 2021, pagesat arrit\u00ebn shum\u00ebn prej 520.25 milion\u00eb euro dhe paraqesin 20% t\u00eb planit vjetor p\u00ebr shpenzime, nd\u00ebrsa krahasuar me realizimin e tremujorit t\u00eb vitit paraprak ka rritje prej 121.21 milion\u00eb euro ose 30%.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e sotme Qeveria e Kosov\u00ebs ka miratuar Programin e Borxhit Shtet\u00ebror p\u00ebr vitet 2022-2024, n\u00eb t\u00eb cilin pasqyrohen zhvillimet e fundit n\u00eb parametrat e borxhit shtet\u00ebror, vler\u00ebsohen rreziqet kryesore q\u00eb nd\u00ebrlidhen me borxhin shtet\u00ebror dhe p\u00ebrcaktohen objektivat afatmesme t\u00eb menaxhimit t\u00eb borxhit shtet\u00ebror. Portofoli aktual i borxhit shtet\u00ebror i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrb\u00ebhet nga borxhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, borxhi i brendsh\u00ebm dhe garancit\u00eb shtet\u00ebrore. N\u00eb krahasim me vendet e rajonit, Kosova ka nj\u00eb nivel relativisht t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb borxhit shtet\u00ebror, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn 21.83 p\u00ebr qind t\u00eb BPV-s\u00eb. Objektiva kryesore e Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr menaxhimin e borxhit shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb financimi i deficitit buxhetor me kosto sa m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb mundshme, me nj\u00eb nivel t\u00eb pranuesh\u00ebm t\u00eb ekspozimit ndaj rreziqeve financiare.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar Korniz\u00ebn Afatmesme t\u00eb Shpenzimeve p\u00ebr vitet 2022-2024, i cili paraqet dokumentin kryesor mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilit do t\u00eb hartohet Buxheti vjetor p\u00ebr vitin 2022. Q\u00ebllimi kryesor i KASH-it \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb bazuar t\u00eb mjedisit makroekonomik n\u00eb vend, p\u00ebr t\u00eb vendosur k\u00ebshtu baz\u00ebn p\u00ebr planifikimet buxhetore p\u00ebr vitet q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me prioritetet strategjike t\u00eb Qeveris\u00eb. KASH 2022-2024 \u00ebsht\u00eb strukturuar n\u00eb kat\u00ebr pjes\u00eb kryesore. Pjesa e par\u00eb p\u00ebrmban Deklarat\u00ebn e Prioriteteve Afatmesme; pjesa e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb Korniza Makro-fiskale, dhe n\u00eb pjes\u00ebn e tret\u00eb dhe t\u00eb kat\u00ebrt jan\u00eb paraqitur Parashikimet Fiskale t\u00eb cilat p\u00ebrcaktojn\u00eb kufijt\u00eb e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb shpenzimeve mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilave p\u00ebrgatitet m\u00eb von\u00eb Buxheti Qendror dhe ai Komunal.<\/p>\n<p>Me propozim t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb, Qeveria e Kosov\u00ebs ka miratuar edhe Koncept-dokumentin p\u00ebr Fush\u00ebn e Pron\u00ebsis\u00eb Industriale, i cili ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb trajtoj\u00eb t\u00eb drejtat e pron\u00ebsis\u00eb industriale n\u00eb fush\u00ebn e patentave, markave tregtare, dizajn\u00ebve industrial\u00eb dhe topografive t\u00eb produkteve gjysm\u00ebp\u00ebr\u00e7ues.<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Qeveria ka marr\u00eb vendim p\u00ebr metod\u00ebn e pages\u00ebs direkte n\u00eb form\u00eb t\u00eb avansit tek UNOPS n\u00eb em\u00ebr dhe p\u00ebr llogari t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb si dhe regjistrimi kontab\u00ebl n\u00eb SIMFK n\u00eb kodin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb avansit p\u00ebr pagesa direkte t\u00eb huamarrjes n\u00eb vler\u00eb prej 1,548,858.20 \u20ac (1 milion\u00eb e pes\u00ebqind e dyzet e tet\u00ebmij\u00eb e tet\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb e tet\u00eb euro e nj\u00ebzet cent), n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes t\u00eb dat\u00ebs 1 prill 2021 n\u00eb mes t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe UNOPS p\u00ebr prokurimin e aktiviteteve t\u00eb p\u00ebrcaktuara me Ligjin p\u00ebr Ratifikimin e Marr\u00ebveshjes Korniz\u00eb p\u00ebr Kredi nd\u00ebrmjet Bank\u00ebs p\u00ebr Zhvillim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe Kosov\u00ebs (BZHKE)- Instrumenti p\u00ebr Financim t\u00eb Sektorit Publik p\u00ebr Reagim Emergjent ndaj COVID-19, si dhe bazuar n\u00eb Marr\u00ebveshjen n\u00eb mes t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Zyr\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb projekteve (UNOPS) dat\u00eb 1.4 2021.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e 10-t\u00eb t\u00eb rregullt, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka miratuar Korniz\u00ebn Afatmesme t\u00eb Shpenzimeve p\u00ebr vitet 2022-2024, nj\u00eb koncept dokument si dhe vendime t\u00eb tjera nga fushat e p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb saj kushtetuese dhe ligjore. Pika e par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar nga kabineti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":80715,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-80714","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80714","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80714"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80714\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80715"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80714"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80714"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80714"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}