{"id":81209,"date":"2021-05-07T23:02:29","date_gmt":"2021-05-07T23:02:29","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=81209"},"modified":"2021-05-07T23:52:57","modified_gmt":"2021-05-07T23:52:57","slug":"rasti-i-agonis-tetaj-prokurori-i-ri-e-cileson-si-vrasje-e-rende","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rasti-i-agonis-tetaj-prokurori-i-ri-e-cileson-si-vrasje-e-rende\/","title":{"rendered":"Rasti i Agonis Tetaj, prokurori i ri e cil\u00ebson si vrasje e r\u00ebnd\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Pej\u00eb \u2013 Prokuroria e Gjilanit ka b\u00ebr\u00eb s\u00ebrish ndryshimin e aktakuz\u00ebs n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor ku p\u00ebr vrasjen e Agonis Tetajt po akuzohet Shaban Gogaj.Gogaj tashm\u00eb po akuzohet nga prokuroria se ka kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr dallim nga cil\u00ebsimi q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nga prokurori Agron Uka, i cili Gogajn e ngarkonte me vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes nga pakujdesia.<\/p>\n<p>Rikualifikimin e vepr\u00ebs penale, nga vrasje nga pakujdesia n\u00eb vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e b\u00ebri prokurori i ri q\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast Isuf Sadiku, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.N\u00eb seanc\u00ebn q\u00eb u mbajt t\u00eb premten n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Pej\u00eb, prokurori Sadiku tha se mbeten pran\u00eb aktakuz\u00ebs fillestare t\u00eb ngritur n\u00eb vitin 2019, e sipas t\u00eb cil\u00ebs, Shaban Gogaj akuzohej p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb ndryshim t\u00eb cil\u00ebsimit juridik e kund\u00ebrshtoi mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Gogaj, avokati Besnik Berisha, i cili k\u00ebt\u00eb veprim e konsideroi n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.Sipas avokatit Berisha, \u00ebsht\u00eb e ndaluar me ligj keq\u00ebsimi i pozit\u00ebs s\u00eb t\u00eb pandehurit n\u00eb procedur\u00eb penale. E kjo rrethan\u00eb b\u00ebri q\u00eb i akuzuari Gogaj t\u00eb mos deklarohet n\u00eb lidhje me aktakuz\u00ebn e ndryshuar.\u201cMe ligj \u00ebsht\u00eb e ndaluar keq\u00ebsimi i pozit\u00ebs s\u00eb t\u00eb pandehurit e n\u00eb ve\u00e7anti, marr\u00eb parasysh se aktakuza me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar shqyrtimi gjyq\u00ebsor i rihapur me q\u00ebllim t\u00eb plot\u00ebsimit me prova t\u00eb reja, ka mund\u00ebsuar q\u00eb klienti im t\u00eb mos deklarohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktakuz\u00eb\u201d, tha avokati Berisha.N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar, avokati Berat Tmava e konsideroi t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb ligjsh\u00ebm rikualifikimin e vepr\u00ebs penale n\u00eb vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, duke shtuar se ish-prokurori Uka kund\u00ebrligjsh\u00ebm i kishte cil\u00ebsuar veprimet e t\u00eb akuzuarit si pakujdesi.\u201c\u00c7\u00ebshtja e rikualifikimit dihet p\u00ebr publikun se ish prokurori ka ardh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme dhe n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb par\u00eb edhe q\u00ebllimi i tij. E p\u00ebrkrahi prokurorin q\u00eb \u00ebsht\u00eb prezent i cili shpjegoi se p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsyeje mbetet pran\u00eb aktakuz\u00ebs \u201c, tha avokati Tmava.Avokati Berisha b\u00ebri v\u00ebrejtje edhe n\u00eb trupin gjykues, t\u00eb cilin e cil\u00ebsoi si t\u00eb ansh\u00ebm pasi si\u00e7 tha, ky trup gjykues kund\u00ebrligjsh\u00ebm kishte b\u00ebr\u00eb rihapjen e gjykimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Ndryshe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjyq\u00ebsor priten t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb kat\u00ebr zyrtar policor, mir\u00ebpo kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova mori vendim q\u00eb deklaratat e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb mos publikohen deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e d\u00ebshmive t\u00eb tyre.Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb, m\u00eb 19 mars 2021, kishte vendosur q\u00eb t\u00eb rihap\u00eb seanc\u00ebn e shqyrtimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb kishte ndodhur pasi prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Gjilanit, Agron Uka, kishte b\u00ebr\u00eb ricil\u00ebsimin e aktakuz\u00ebs ndaj Gogajt, nga vrasje e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb vrasje nga pakujdesia.Ky ricil\u00ebsim i aktakuz\u00ebs ndaj t\u00eb akuzuarit Shaban Gogaj kishte ngjallur reagime nga familjar\u00ebt e viktim\u00ebs, ku n\u00ebna, babai dhe bashk\u00ebshortja e t\u00eb ndjerit e kishin l\u00ebshuan sall\u00ebn e gjykimit, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.Mir\u00ebpo, pas reagimeve t\u00eb shumta n\u00eb publik, me vendimin e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, Aleksand\u00ebr Lumezi, ishte b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrrimi i prokurorit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ashtu q\u00eb l\u00ebnda i ishte marr\u00eb prokurorit Uka dhe i \u00ebsht\u00eb caktuar prokurorit Isuf Sadiku.Kryeprokurori Lumezi kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej hapja e serishme e gjykimit, pasi pas rikualifikimit t\u00eb vepr\u00ebs penale nga vrasje e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb vrasje nga pakujdesia, i akuzuari Shaban Gogaj e kishte pranuar faj\u00ebsin\u00eb, si dhe po ashtu kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb procedurat disiplinore ndaj prokurorit Uka.K\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale deri m\u00eb tani e ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar Prokuroria e Gjilanit, pasi kryeprokurori i Apelit, Haxhi D\u00ebrguti, kishte aprovuar propozimin e mbrojtjes s\u00eb t\u00eb pandehurit, duke p\u00ebrjashtuar Prokurorin\u00eb e Pej\u00ebs nga trajtimi i k\u00ebtij rasti, me arsyetimin se Prokuroria e Pej\u00ebs ishte treguar e nj\u00ebanshme.Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb ngritur nga Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb, m\u00eb 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohet se m\u00eb 23 shtator 2018, rreth or\u00ebs 11:04, n\u00eb De\u00e7an, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cLuan Haradinaj\u201d, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb kompanin\u00eb \u201cGogaj AG\u201d, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetaj dhe me k\u00ebt\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik edhe jet\u00ebn e t\u00eb d\u00ebmtuarve Agzon Had\u00ebrgjonaj dhe Faruk Zukaj.Sipas aktakuz\u00ebs, pasi i pandehuri merr nj\u00eb telefonat\u00eb nga e cila bised\u00eb shihet se \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm i acaruar dhe posa e p\u00ebrfundon k\u00ebt\u00eb bised\u00eb, i pandehuri nga karrigia e an\u00ebs s\u00eb majt\u00eb t\u00eb banakut kalon n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb gjendej n\u00eb mes t\u00eb banakut, lakohet dhe nxjerr nga sirtari i fundit n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb tij revolen e tipi \u201cBeretta\u201d, vendos karikatorin dhe e repeton t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn, e merr n\u00eb shenj\u00eb tani t\u00eb ndjerin Tetaj.N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se tani ndjeri n\u00eb ato momente ishte n\u00eb mes t\u00eb dy d\u00ebmtuarve tjer\u00eb dhe i pandehuri q\u00ebllon nj\u00eb her\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb tij dhe e kthen arm\u00ebn ku e kishte marr, m\u00eb pas menj\u00ebher\u00eb \u00e7ohet nga karrigia, me \u00e7\u2019rast p\u00ebr pasoj\u00eb i d\u00ebmtuari merr plag\u00eb n\u00eb kok\u00eb, ku si rrjedhoj\u00eb p\u00ebson vdekje t\u00eb menj\u00ebhershme.N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje akuzohet edhe Isuf Cacaj, ku sipas aktakuz\u00ebs, m\u00eb 23 shtator 2019, rreth or\u00ebs 14:50 n\u00eb De\u00e7an, n\u00eb shitoren \u201cGogaj AG\u201d, ka mbajt n\u00eb pron\u00ebsi arm\u00eb dhe at\u00eb pistolet\u00ebn e tipit \u201cBlo\u00eb TR 92\u201d, e kalibrit 9mm, e gjetur nga policia n\u00eb sirtar\u00ebt n\u00ebn banakun e ark\u00ebs.Kurse, sipas aktakuz\u00ebs q\u00eb ishte ricil\u00ebsuar m\u00eb 16 mars 2021, nga prokurori Agon Uka, Shaban Gogaj akuzohej se m\u00eb 23 shtator 2018, rreth or\u00ebs 11:05:31, n\u00eb De\u00e7an, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cLuan Haradinaj\u201d, n\u00eb kompanin\u00eb \u201cGogaj Ag\u201d, nga pakujdesia i pandehuri Gogaj, e privon t\u00eb ndjerin nga jeta, Agonis Tetaj.Sipas ricil\u00ebsimit, gjersa i pandehuri ishte duke komunikuar n\u00eb telefon me Natyra Melaj, vajz\u00ebn e hall\u00ebs rreth shkuarjes s\u00eb tij n\u00eb bjeshk\u00eb, duke e porosit q\u00eb t\u00eb merrte gj\u00ebsende ushqimore, posa e p\u00ebrfundon k\u00ebt\u00eb bised\u00eb, e l\u00ebshon telefonin n\u00eb tavolin\u00eb, nga karrika n\u00eb skajin e majt\u00eb t\u00eb banakut ku ishte ulur, kalon n\u00eb karriken tjet\u00ebr q\u00eb gjendet n\u00eb mes t\u00eb banakut, lakohet duke shikuar n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb kah dritaret n\u00eb drejtim t\u00eb rrug\u00ebs dhe nxjerr nga sirtari i tret\u00eb i an\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, revolen e llojit \u201cBeretta\u201d, Model 92 FS, e vendos karikatorin n\u00eb arm\u00eb, e reperton t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dhe shkrep nj\u00eb her\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb, Asgan Had\u00ebrgjonaj, Agonis Tetaj e Faruk Zukaj, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb distanc\u00eb rreth 70 cm n\u00eb mes vete, nd\u00ebrsa n\u00eb raport me t\u00eb pandehurin distance ka qen\u00eb 4-5 metra,Nga kjo shkrepje, sipas prokurorit Uka, goditet tani i ndjeri Agonis Tetaj n\u00eb moll\u00ebz\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb fytyr\u00ebs, e pas k\u00ebtij veprimi i akuzuari kthen arm\u00ebn ku e ka marr\u00eb duke e kap kok\u00ebn me dy duart, duke menduar se ka shkrep me arm\u00ebn me gaz, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn paraprakisht e ka njoftuar xhaxhi i tij, Isuf Cacaj, se arma me gaz ndodhet aty.Sipas aktakuz\u00ebs q\u00eb ishte ricil\u00ebsuar nga prokurori Uka, i akuzuari k\u00ebt\u00eb veprim nuk e ka d\u00ebshiruar as pasoj\u00ebn e shkaktuar, p\u00ebrkat\u00ebsisht pasoja shkaktohet kund\u00ebr vullnetit t\u00eb tij, si rezultat i moskujdesit apo indiferenc\u00ebs apo jo seriozitetit t\u00eb tij, ashtu q\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr ofrimin e ndihm\u00ebs, tani t\u00eb ndjerit Agonis, i nj\u00ebjti nuk ka mundur t\u00eb mbijetoj plag\u00ebs.\/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pej\u00eb \u2013 Prokuroria e Gjilanit ka b\u00ebr\u00eb s\u00ebrish ndryshimin e aktakuz\u00ebs n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor ku p\u00ebr vrasjen e Agonis Tetajt po akuzohet Shaban Gogaj.Gogaj tashm\u00eb po akuzohet nga prokuroria se ka kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr dallim nga cil\u00ebsimi q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nga prokurori Agron Uka, i cili Gogajn e ngarkonte me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":81210,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-81209","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81209","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81209"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81209\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/81210"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81209"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81209"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81209"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}