{"id":82450,"date":"2021-05-25T16:11:52","date_gmt":"2021-05-25T16:11:52","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=82450"},"modified":"2021-05-25T16:11:52","modified_gmt":"2021-05-25T16:11:52","slug":"rrefimi-i-burrit-nga-kamenica-tregon-se-si-diten-e-lindjes-ne-sallen-e-operimit-u-vdes-foshnja-me-akuza-per-stafin-mjekesor-ne-gjinekologji-ne-gjilan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rrefimi-i-burrit-nga-kamenica-tregon-se-si-diten-e-lindjes-ne-sallen-e-operimit-u-vdes-foshnja-me-akuza-per-stafin-mjekesor-ne-gjinekologji-ne-gjilan\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i burrit nga Kamenica: Tregon se si dit\u00ebn e lindjes, n\u00eb sall\u00ebn e operimit u vdes foshnja, me akuza p\u00ebr stafin mjek\u00ebsor n\u00eb Gjinekologji n\u00eb Gjilan"},"content":{"rendered":"<p>Rr\u00ebfimi i burrit nga Kamenica: Tregon se si dit\u00ebn e lindjes, n\u00eb sall\u00ebn e operimit u vdes foshnja, me akuza p\u00ebr stafin mjek\u00ebsor<\/p>\n<p> I.Ll., bashk\u00eb me gruan e tij po prisnin t\u00eb b\u00ebheshin prind\u00ebr p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb muajin maj. Por dit\u00ebn kur gruaja e tij u fut n\u00eb operacion p\u00ebr lindje n\u00eb Spitalin e Gjilanit, \u00e7ifti mori lajmin p\u00ebr vdekjen e foshnj\u00ebs s\u00eb tyre. Me t\u00eb marr\u00eb lajmin, rasti u denoncua n\u00eb polici ku m\u00eb pas u prangos doktori V.Th., i cili tashm\u00eb ndodhet n\u00eb arrest sht\u00ebpiak.I.Ll., ka dh\u00ebn\u00eb versionin e tij t\u00eb ngjarjes, teksa thot\u00eb se dit\u00ebn e operimit t\u00eb gruas s\u00eb tij ka pas neglizhenc\u00eb dhe vonesa n\u00eb proces nga doktori dhe stafi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.P\u00ebr n\u00ebnt\u00eb muaj, \u00e7ifti u p\u00ebrgatit p\u00ebr ardhjen n\u00eb jet\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb tyre, por dit\u00ebn e fundit m\u00eb 21 maj t\u00eb k\u00ebtij viti, teksa familjar\u00ebt po prisnin n\u00eb korridor lajmin p\u00ebr lindjen e f\u00ebmij\u00ebs, doktori doli nga salla e operimit dhe u tha se foshnja nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>I.Ll, rr\u00ebfen p\u00ebr Express momentin kur e mori lajmin p\u00ebr vdekjen e foshnj\u00ebs.\u201cS\u2019e kam prit\u00eb, s\u2019e jan\u00eb b\u00eb af\u00ebrsisht 20 kontrolla, edhe n\u00eb muajin e fundit \u00e7do 3-4 dit\u00eb jam kan\u00eb n\u00eb spital. Edhe n\u00eb fund m\u00eb t\u00eb than\u00eb n\u00eb korridor se f\u00ebmija t\u00eb ka vdek\u00eb, kemi qajt\u00eb e kemi b\u00ebrtit\u00eb krejt familjar\u00ebt, e kam pasur n\u00ebn\u00ebn e motr\u00ebn secili u mundojke me mbrojt nj\u00ebri-tjetrin mos me i ra t\u00eb fik\u00ebt, me uj\u00eb e sene\u201d.Ai thot\u00eb se n\u00eb dit\u00ebn kritike, doktori i arrestuar e ka pasur komunikimin e vrazht\u00eb dhe, sipas tij, \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb shum\u00eb keq.<\/p>\n<p>\u201cAs s\u2019jam shar\u00eb me t\u00eb as asgj\u00eb, vet\u00ebm motra e ka thirrur policin\u00eb, se komunikimin e ka pasur shum\u00eb t\u00eb vrazhdt\u00eb n\u00eb dit\u00ebn kritike. As s\u2019jemi rrok\u00eb me t\u00eb as asgj\u00eb, s\u2019e di a ka pasur ndonj\u00eb q\u00ebllim. K\u00ebt\u00eb nuk mundem me dit\u00eb pse, por u sjell\u00eb shum\u00eb keq\u2026Ai si doktor edhe pse ka pas koh\u00eb me bisedu me mua, me jap sqarime. Un\u00eb se kam dit\u00eb qysh shkojn\u00eb senet, por vet\u00ebm u fshehke, su ndalke kurr\u00eb. Derisa thash pse gjith\u00eb kjo vones\u00eb\u2026Prej fillimit e kam pas privat n\u00eb ordinanc\u00ebn e tij, tani kur i ka ardh\u00eb momenti p\u00ebr lindje, kemi kalu n\u00eb spital t\u00eb shtetit. Gruaja edhe pas operimit ka pas gjakderdhje ka tregu gruaja\u2026Ka pas neglizhenc\u00eb t\u00eb madhe dit\u00ebn e operimit, kjo na ka shty me iniciu rastin n\u00eb polici e me kqyr pse ka ndodh. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dollover i madh ka pas neglizhenc\u00eb edhe prej stafit\u201d, rr\u00ebfen ai.Ai tha se doktori u ka th\u00ebn\u00eb se nuk ka arritur me shp\u00ebtu foshnj\u00ebn, edhe pse thot\u00eb se gruaja e ka njoftuar se f\u00ebmija ka qen\u00eb gjall\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebn kur ka lindur.\u201cN\u00eb momentin q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb f\u00ebmija nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb jet\u00eb, i kemi th\u00ebn\u00eb arsyet pse doktor ka ndodhur kjo, ai tha nuk munda m\u00eb shum\u00eb, nuk mujta me shp\u00ebtu. Ne si familje jemi detyru me thirr\u00eb policin\u00eb, p\u00ebrderisa e dijm\u00eb q\u00eb f\u00ebmija ka qen\u00eb gjall\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb ka lind. Ka pas l\u00ebvizje f\u00ebmija, ka bo analiza gjith\u00e7ka, krejt \u00e7ka ka than\u00eb kan\u00eb qen\u00eb mir\u00eb\u2026Ai nuk u ndal m\u00eb. P\u00ebrpos kur e ka dh\u00ebn\u00eb lajmin q\u00eb f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb i vdekur. Ne e pam\u00eb qysh prej fillimit q\u00eb ka me ndodh di\u00e7ka, pse kaq shum\u00eb vonesa\u201d.Burri q\u00eb nuk arriti t\u00eb njoftohej me f\u00ebmij\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb vler\u00ebson se operacioni \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb her\u00ebt dhe jo t\u00eb shtyhet.\u201cNe kemi dyshime n\u00eb doktorin q\u00eb ai ka mundur t\u2019i dij\u00eb shkaqet pse f\u00ebmija mundet me pasur pengesa, a ka pas pesh\u00eb t\u00eb madhe, a \u00e7ka ka qen\u00eb problemi. Ai ka than\u00eb q\u00eb operimi \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm, se gruaja s\u2019ka pas dhimbje, ka kalu afati p\u00ebr lindje. D.m.th ai ka dit\u00eb di\u00e7ka por ai nuk na ka th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb deri n\u00eb momentin e fundit q\u00eb u mundojke me zhagit\u00eb \u00e7do rast. Shkaqet nuk i di p\u00ebrderisa f\u00ebmija ka qen\u00eb i gjall\u00eb, ndryshe kur t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ka pengesa prej fillimit, ndryshe kur deri n\u00eb kontroll\u00ebn e fundit thot\u00eb jo u pjes\u00eb, jo mundet me u ngufat f\u00ebmija. <\/p>\n<p>E ka shty m\u00eb shum\u00eb sesa q\u00eb duhet, ka mujt me operu m\u00eb her\u00ebt. Un\u00eb si familjar po flas se nuk kam njohuri n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb\u201d.Tutje, ai ka rr\u00ebfyer ngjarjen dhe p\u00ebrcjelljen e shtatz\u00ebnis\u00eb s\u00eb gruas, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn thot\u00eb se doktori i ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ajo dhe foshnja, por n\u00eb kontrollin e parafundit gj\u00ebrat ndryshuan dhe, sipas tij, kaloi edhe koha p\u00ebr t\u00eb lindur f\u00ebmija.\u201cGruaja i ka pas kontrollat te mjeku kryesor q\u00eb \u00ebsht\u00eb V.Th., edhe i ka pas kontrollat privat nj\u00ebher\u00eb te ai. Prej kontroll\u00ebs s\u00eb par\u00eb deri n\u00eb fund i kemi kry te ky mjek, pa e nd\u00ebrru asnj\u00ebher\u00eb. Deri n\u00eb kontroll\u00ebn e parafundit ka th\u00ebn\u00eb se f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, me pesh\u00eb me krejt. N\u00eb kontroll\u00ebn e fundit, ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs ka nis me u pjek\u00eb para koh\u00ebs dhe na ka dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebzimin me shku n\u00eb spital me i b\u00eb kontrollat etj, p\u00ebr me kqyr\u00eb f\u00ebmij\u00ebn sa \u00ebsht\u00eb t\u2019u l\u00ebviz\u00eb\u2026.Nga nga data 1 maj gruaja ka b\u00eb kontrolla nonstop n\u00eb Gjilan, n\u00eb m\u00ebngjes u kontrollu ka th\u00ebn\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe \u00e7do jav\u00eb kur m\u00eb \u00e7ojke n\u00eb Gjilan, m\u00eb thojke duhet me u kry (lindja), jav\u00ebn tjet\u00ebr, kur shkojsha jav\u00ebn tjet\u00ebr mendojsha q\u00eb duhet me u operu. Se edhe pat th\u00ebn\u00eb se duhet me u operu se e ka pak problem, se s\u2019ka as dhimbje. Por ai e shtyjke \u00e7do jav\u00eb, un\u00eb nuk e disha arsyen. Hajt edhe nj\u00eb jav\u00eb, hajt edhe nj\u00eb jav\u00eb. Ka shku koha nga data 1 maj deri m\u00eb 21\u201d, tha ai.Sipas tij, n\u00eb dit\u00ebn e operimit ka pasur shum\u00eb vones\u00eb dhe neglizhenc\u00eb dhe nga ora 8 e m\u00ebngjesit kan\u00eb pritur p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb operim deri para or\u00ebs 20:00.\u201cTani kur u operu, aty ka pas shum\u00eb vonesa dhe neglizhenc\u00eb prej t\u00eb gjith\u00ebve. M\u00eb ka th\u00ebn\u00eb hajde t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, hajde t\u00eb premten, hajde t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, \u00e7do her\u00eb ju kam p\u00ebrgjigj\u00eb ve\u00e7 me kan\u00eb mir\u00eb. Barnat i ka p\u00ebrdor\u00eb q\u00eb ia ka qit\u00eb edhe gruaja ka th\u00ebn\u00eb se f\u00ebmija deri n\u00eb momentin kur ka lind ka l\u00ebviz\u00eb \u00e7do her\u00eb.P.sh., t\u00eb premt\u00ebn kur kam shku m\u00eb 21 maj, jemi shku p\u00ebr kontroll\u00eb sepse un\u00eb nuk e kam dit\u00eb q\u00eb operohet gruaja at\u00eb dit\u00eb. T\u00eb premt\u00ebn n\u00eb ora 8 m\u00ebngjes, ka b\u00eb kontroll me kompjuter me kqyr\u00eb f\u00ebmij\u00ebn, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb rregull \u00ebsht\u00eb edhe ka th\u00ebn\u00eb se operimi duhet me u kry p\u00ebr qat dit\u00eb t\u00eb premten, ose p\u00ebr t\u00eb h\u00ebn\u00ebn. Por un\u00eb gjith kam nejt me frik\u00eb se u shty koha e f\u00ebmija ka qen\u00eb i rrezikuar edhe tha ose sot operimi ose t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb s\u00eb largu. Un\u00eb t\u2019u e parapa q\u00eb f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik \u00e7do moment i thash doktorit q\u00eb duhet me u kry sot (t\u00eb premt\u00ebn), edhe s\u2019kam nevoj\u00eb me vonu m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebn. Ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb rregull, mundeni me shku n\u00eb sht\u00ebpi me i marr\u00eb rrobat, un\u00eb prita q\u00eb po e ndalin p\u00ebr kontrolla t\u00eb m\u00ebtejshme, por ai nuk e ndali. Tha shkoni n\u00eb sht\u00ebpi se un\u00eb i tregova q\u00eb rroba nuk kemi marr\u00eb me vete. Tha e merr grun\u00eb shkon n\u00eb sht\u00ebpi, nuk na ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb udh\u00ebzim qysh duhen procedurat, vec tha caktohet termini p\u00ebr operim nga ora 13:00 deri n\u00eb or\u00ebn 14:00. Jemi ardh\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi i kemi marr\u00eb rrobat, jemi kthy n\u00eb spital, jemi lajm\u00ebru q\u00eb jemi gati me hy gruaja n\u00eb operacion n\u00eb ora 13:00\u201d, thot\u00eb ai.Pas tentaviv\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb operim, I.Ll., thot\u00eb se mjeku i tha se kan\u00eb munges\u00eb p\u00ebr anestezion dhe duhet pritur.\u201cU hi me u operu, kemi prit n\u00eb koridor ne familjar\u00ebt, masi ka vazhdu nja 30 minuta u dal\u00eb tha jo s\u2019po pranojn\u00eb se e paska ngr\u00ebn\u00eb nj\u00eb kifle n\u00eb m\u00ebngjes ka u ardh\u00eb, edhe s\u2019e kan\u00eb fut n\u00eb operacion i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb me shty deri n\u00eb or\u00ebn 16:00. Ne pranuam, po gjat\u00eb koh\u00ebs sa ka nejt, as nuk e kan\u00eb kontrollu qysh \u00ebsht\u00eb gjendja e gruas. N\u00eb or\u00ebn 16:00 u hi gruaja, s\u2019ka vonu as 10-15 minuta, doli doktori as s\u2019ka lajm\u00ebru as kurgj\u00eb, ve\u00e7 ma ka bo me dor\u00eb, zot\u00ebri tha shtyhet p\u00ebr ora 19:00. As su ndal. Kur u kthy p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb i thash doktor s\u2019po e kuptoj pse kjo vones\u00eb, e neglizhenc\u00eb kaq e madhe, po na neglizhoni prej ores 8 t\u00eb mengjesit, m\u00eb tha: Ai pse ke lan\u00eb keq najsend n\u00eb sht\u00ebpi a? Thash un\u00eb po b\u00ebhem merak p\u00ebr grun\u00eb, tha \u00ebsht\u00eb munges\u00eb t\u00eb anestezionit, p\u00ebr me pi gruan p\u00ebr me hy n\u00eb opearcion\u2026N\u00eb ora 19:00 se kan\u00eb fut n\u00eb operacion, po rreth or\u00ebs 19:35. Operacioni i gruas ka zgjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa q\u00eb duhet rreth 40 minuta. I d\u00ebgjojsha edhe doktoreshat p\u00ebrreth duke th\u00ebn\u00eb qysh hala s\u2019u kry a, tjerave jau jepshin shum\u00eb shpejt lajmin, a mua diku 35-40 minuta u vonu, derisa m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se f\u00ebmija nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb jet\u00eb\u201d, tha ai.Ai tha se nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me trajtimin dhe se mjek\u00ebt ia kan\u00eb mbajtur t\u00eb fshehta gj\u00ebrat.\u201cNuk jemi t\u00eb k\u00ebnaqur nga momenti q\u00eb ka fillu, nuk ka pas sa duhet kontrolla e as trajtim qysh duhet. Edhe nuk kam pas un\u00eb informata pse qysh po ndodhin vonesat e neglizhencat, gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs. F\u00ebmija ka qen\u00eb n\u00eb obduksion e as nuk u kthy akoma raporti, pse ka ndodh e qysh tek.Ata na kan\u00eb lajm\u00ebru q\u00eb brenda dy dit\u00eb na japim raportin\u2026Nuk kam informata t\u00eb sakta, por me sa m\u00eb duket foshnja nuk ka lind gjall\u00eb. I kan\u00eb majt\u00eb fsheh\u00ebt sendet\u201d, shtoi ai.Nd\u00ebrsa, pohon se gruaja e tij \u00ebsht\u00eb lig\u00ebsht me sh\u00ebndet dhe se edhe pas operimit ka pasur gjakderdhje.\u201cGruaja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb lig\u00ebsht, dje e kam pas mjekun n\u00eb sht\u00ebpi, sot i dhash terapi n\u00eb Kamenic\u00eb prap.Gruan e kan\u00eb liru, un\u00eb e kam qu me karroc\u00eb n\u00eb banjo, gjendja e gruas \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb\u201d, tha ai.P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast Gazeta Express ka kontaktuar edhe me u.d. drejtorin e Spitalit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Gjilan, Arsim Emini, i cili tha se kan\u00eb filluar masat administrative p\u00ebr suspendimin e doktorit nga puna, por akoma jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb raportit zyrtar.\u201cNe sot kemi kontaktu me zyrtar\u00ebt e hetuesis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se duhet me prit\u00eb p\u00ebr informata zyrtare, sepse informatat zyrtar\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsohen vet\u00ebm kur t\u00eb vij\u00eb raporti i Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore, nuk kemi raport zyrtar ende. Jemi n\u00eb pritje t\u00eb raportit, por i kemi fillu masat administrative t\u00eb cilat duhet me u kordinu me zyr\u00ebn ligjore t\u00eb spitalit, kemi fillu me i p\u00ebrgatit masat administrative q\u00eb aplikohen n\u00eb k\u00ebto raste. Kjo n\u00ebnkupton suspendimin e mjekut nga puna p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar, por prap po them duhet me prit\u00eb raportin zyrtar. P\u00ebrderisa s\u2019I kemi ato nuk mundemi me i nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjitha hapat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm\u201d, tha Emini p\u00ebr Gazet\u00ebn Express.Rasti n\u00eb polici \u00ebsht\u00eb hapur si \u201ctrajtim i pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm mjek\u00ebsor\u201d, nd\u00ebrsa pas ndalimit t\u00eb doktorit V.Th., Gjykata Themelore n\u00eb Gjilan ka caktuar mas\u00ebn e arrestit sht\u00ebpiak prej 30 dit\u00ebsh ndaj tij.\u201cEkziston dyshimi i bazuar se m\u00eb dat\u00eb 21 maj 2021, i pandehuri V.TH., n\u00eb Repartin e Gjinekologjis\u00eb n\u00eb Spitalin Rajonal t\u00eb Gjilanit, me rastin e lindjes s\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebs D. Ll. nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprimet me koh\u00eb p\u00ebr mjekim, pas lindjes, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar se f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb pa shenja jete. Me k\u00ebto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201ctrajtim i pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm mjek\u00ebsor\u201d vep\u00ebr e sanksionuar me Kodin Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (KPRK)\u201d, ka njoftuar gjykata gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme.Sa \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnueshme kjo vep\u00ebr penale sipas Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs?Kjo vep\u00ebr penale \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnueshme nga 1 deri n\u00eb 12 vjet burgim.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/18A69596-5C37-43D5-BA42-25936C75B274.png\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/18A69596-5C37-43D5-BA42-25936C75B274.png\" alt=\"\" width=\"625\" height=\"372\" class=\"aligncenter size-full wp-image-82447\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/18A69596-5C37-43D5-BA42-25936C75B274.png 625w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/18A69596-5C37-43D5-BA42-25936C75B274-300x179.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 625px) 100vw, 625px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rr\u00ebfimi i burrit nga Kamenica: Tregon se si dit\u00ebn e lindjes, n\u00eb sall\u00ebn e operimit u vdes foshnja, me akuza p\u00ebr stafin mjek\u00ebsor I.Ll., bashk\u00eb me gruan e tij po prisnin t\u00eb b\u00ebheshin prind\u00ebr p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb muajin maj. Por dit\u00ebn kur gruaja e tij u fut n\u00eb operacion p\u00ebr lindje n\u00eb Spitalin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":82448,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":{"0":"post-82450","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-shendetesi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82450","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82450"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82450\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/82448"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82450"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82450"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82450"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}