{"id":82497,"date":"2021-05-26T08:06:05","date_gmt":"2021-05-26T08:06:05","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=82497"},"modified":"2021-05-26T09:31:05","modified_gmt":"2021-05-26T09:31:05","slug":"dr-ardian-shabani-me-ktheu-ne-jete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/dr-ardian-shabani-me-ktheu-ne-jete\/","title":{"rendered":"\u201cDr. Ardian Shabani m\u00eb ktheu n\u00eb jet\u00eb!!\u201d."},"content":{"rendered":"<p>Muharrem Elezi nga Gjilani p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi n\u00eb facebook, ka treguar rr\u00ebfimin e nj\u00eb vajze nga Shqip\u00ebria, e cila thot\u00eb se ka lindur p\u00ebr s\u00eb dyti pasi doktori gjilanas Ardian Shabani e shp\u00ebtoi at\u00eb nga verbimi.<\/p>\n<p>Muharrem Elezi tregoni rr\u00ebfimin e plot\u00eb t\u00eb vajz\u00ebs nga Shqip\u00ebria<\/p>\n<p><strong>Shkrimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Po mos t\u2019ishte doktori nga Gjilani&#8230;<\/p>\n<p> Un\u00eb jam\u00eb Ernela Mamaqi,  banoj n\u00eb nj\u00eb pallat n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiranes. Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb kam lindur p\u00ebr s\u00eb dyti, na tha, teksa po rrinim me shoqen dhe djalin te parku i qytetit. Kur mori vesh q\u00eb jemi nga Gjilani ajo nd\u00ebrroi pamje, filluan t\u2019i rrjedhin disa pika loti. Pasi i fshiu fytyr\u00ebn me pallom\u00ebn q\u00eb e mbante n\u00eb dor\u00eb , filloi ta tregonte historin\u00eb m\u00eb  t\u00eb trisht\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb, kur po i kaloja t\u00eb shtat\u00ebdhjetat, ngrita syt\u00eb dhe shikova p\u00ebrreth, ngyrat m\u2019u mjegulluan nuk po i dalloja format. Ul\u00ebrita dhe u \u00e7menda e t\u00ebra.Thash\u00eb me vete, u verb\u00ebrova. At\u00eb dit\u00eb u m\u00ebrzita shum\u00eb, me q\u00eb prej kohesh nuk shihja mir\u00eb, por tashi dol\u00ebn jasht\u00eb funksionit, m\u00eb s\u2019m\u00eb mbeti gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm t\u00eb vdisja. Me q\u00eb nga natyra isha e paekuilibruar dhe frikacake,  v\u00ebshtir\u00eb i pranoja gj\u00ebrat ashtu si\u00e7 vinin natyrsh\u00ebm, por i d\u00ebshiroja si\u00e7 i dua un\u00eb. Tani po e kaloja dit\u00ebt duke menduar, \u00e7\u2019do b\u00ebhet me jet\u00ebn time. M\u00ebrzia m\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb plot\u00ebsisht p\u00ebrfundi. Mendjen e kisha aq t\u00eb \u00e7oroditur dhe t\u00eb trazuar saq\u00eb nuk arrija t\u00eb shpresoja q\u00eb do b\u00ebhet mir\u00eb. Nervat i kisha aq t\u00eb tendosura saq\u00eb as nuk flija dot nat\u00ebn, as nuk qet\u00ebsohesha dit\u00ebn.<br \/>\n Me shpres\u00eb q\u00eb ta ktheja shiqimin, vajta te mjeku k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, ata e konstatuan, n\u00ebse nuk  b\u00ebj nd\u00ebrhyrje, m\u00eb priste v\u00ebrbimi i plot\u00eb.Un\u00eb e pranova nd\u00ebrkaq ata m\u00eb caktuan dit\u00ebn e intervenimit. Derisa erdhi dita e nd\u00ebrhyrjes, un\u00eb po jetoja me \u201cxanax\u201d nj\u00eb medikament i qet\u00ebsimit, pasi tash m\u00eb kish hyr\u00eb frika n\u00eb palc. Derisa po e prisja terminin, me vete thosha- \u201cNdoshta po vije dita q\u00eb  mua do t\u00eb ma ndryshoj jet\u00ebn n\u00eb ter\u00ebsi. Kur do t\u2019i shoh\u00eb prap\u00eb mbesat dhe nipat e shumt\u00eb, lulet n\u00eb kopshtin q\u00eb b\u00ebja kujdes aq shum\u00eb p\u00ebr to, komshit\u00eb dhe shoqet, serialet televizive q\u00eb nat\u00eb s\u2019kalonte pa i p\u00ebrcjell\u00eb\u201d. Im shoq qe m\u00ebrzitur gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb jav\u00ebs, k\u00ebt\u00eb nuk mund ta shihja, por e kuptoja nga z\u00ebri q\u00eb i dridhej, kur m\u00eb fliste. M\u00eb n\u00eb fund erdhi moment i  shum\u00ebpritur, po b\u00ebhesha gati p\u00ebr nd\u00ebrhyrje. N\u00eb operacion hyra me frik\u00eb, pas tij mbeta edhe m\u00eb e shastisur me q\u00eb nuk po shihja gj\u00eb, gjendja ishte akoma m\u00eb e keqe. Dukej sikur gjith\u00e7ka kishte mb\u00ebrritur n\u00eb nj\u00eb skaj\u00eb pa rrug\u00ebdalje. Nata e par\u00eb pas operacionit kishte qen\u00eb e tmerrshme, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak piva  doz\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb qet\u00ebsimit\u00eb q\u00eb t\u00eb flija.<br \/>\nTash d\u00ebshp\u00ebrimi arriti kulmin dhe nuk dukej se kishte ndonj\u00eb fije shprese. Isha b\u00ebr\u00eb nj\u00eb l\u00ebmsh i tmerrsh\u00ebm shqet\u00ebsimi. Im shoq m\u00eb qortoi r\u00ebnd\u00eb q\u00eb po dor\u00ebzohesha.<br \/>\nTashm\u00eb aleati im i vetem ishte medikamenti Xanax, ai m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb qet\u00ebsohem dhe t\u00eb flija edhe dit\u00ebn. Nj\u00eb dit\u00eb, ma blen\u00eb nj\u00eb \u201cmini radio\u201d me k\u00ebte e b\u00ebra edhe nj\u00eb mik tjet\u00ebr. D\u00ebgjoja lajmet, muzik\u00eb, dram\u00eb, proza letrare dhe koriozitete t\u00eb ndryshme. Kur burri e shiqonte televizorin un\u00eb ikja n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit, d\u00ebgjoja muzik\u00eb. Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb th\u00ebnie q\u00eb e d\u00ebgjova m\u00eb qet\u00ebsoj bajagi:\u201c Nuk \u00ebsht\u00eb e trishtueshme t\u00eb jesh i verb\u00ebr, por t\u00eb mos jesh n\u00eb gjendje ta durosh verb\u00ebrin\u00eb\u201d. Mora kurajon ta l\u00eb medikamentin e qet\u00ebsimit. Dit\u00ebt, jav\u00ebt, muajt po kalonin dhe kur u b\u00eb nj\u00eb vit, un\u00eb tani isha gati e adaptuar.<br \/>\n Ishte dit\u00eb e diel\u00eb, im shoq doli n\u00eb qytet, un\u00eb i d\u00ebgjoja lajmet, k\u00ebsaj here nga Kosova. Kur befas, nj\u00eb Pejane po e falenderonte doktorin e syve, Dr. Ardian Shabani, ngase ia kishte kthyer t\u00eb pamurit. Un\u00eb nuk e mbajta n\u00eb mend emrin e mjekut, por qyteti nga vinte ishte Gjilani. Pas dy dite, s\u2019bashku me burrin u nis\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb shpres\u00eb t\u00eb re. N\u00eb Gjilan mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb mesdit\u00eb. Nuk qe v\u00ebshtir\u00eb ta gjej ordinanc\u00ebn, me q\u00eb k\u00ebnd ta pyesje t\u00eb drejtonte. Tashi ai kishte b\u00ebr\u00eb em\u00ebr si doktori m\u00eb i mir\u00eb i k\u00ebsaj fushe n\u00eb Kosov\u00eb dhe ma gjer\u00eb. Pasi e parkuam vetur\u00ebn n\u00eb parkingun para ordinanc\u00ebs. Im shoq e p\u00ebrshendeti dik\u00eb, q\u00eb ma von\u00eb u kuptua se ishte babai i mjekut. Ai na priti ngroht\u00ebsisht, m\u00eb pas porositi kafe n\u00eb kafetarin\u00eb q\u00eb ishte ngjitas me ordinanc\u00ebn. Kur i treguam q\u00eb vinim nga Shqip\u00ebria, ai mbeti i habitur. Doktorin e prit\u00ebm plot tri or\u00eb. Pasi  t\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebt kishin termine, ne s\u2019kishim gjasa t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kontroll\u00ebn, por me insistimin e t\u00eb atit, ne hyn\u00ebm t\u00eb par\u00ebt. Nga z\u00ebri dihej q\u00eb doktori ishte me edukat\u00eb dhe, pasi i shiqoi t\u00eb gjitha letrat e mjek\u00ebve tjer\u00eb tha: \u201cDuhet p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb intervenohet!\u201d.  Kur u p\u00ebrshendet\u00ebm dhe dol\u00ebm nga ordinanca, ai na tha: \u201cSonte e b\u00ebjm\u00eb operacionin\u201d. U habita. Sonte po operohem, thash\u00eb me vete. Gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs deri n\u00eb momenin e operacionit na shoq\u00ebronte i ati i doktorit. Fiks n\u00eb ora nj\u00ebzet hyra n\u00eb operacion dhe n\u00eb nj\u00ebzetedy dola. M\u2019i shkruajti disa barna dhe pasi u p\u00ebrsh\u00ebndetem, u nis\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebri. I kishte th\u00ebn\u00eb burrit q\u00eb fashat duhet t\u2019i mbaja shtat\u00eb dit\u00eb. Mezi e prita t\u00eb kalonte koha. Po i numroja dit\u00ebt, or\u00ebt nganj\u00ebher\u00eb edhe minutat. Kur erdhi momenti m\u00eb dramatik i jet\u00ebs, me drojtje t\u00eb madhe po e hiqja fash\u00ebn. O zot b\u00ebrtita, po shoh!!!!  O zoti madh! B\u00ebrtisja me t\u00eb madhe: \u201cDr. Ardian Shabani m\u00eb ktheu n\u00eb jet\u00eb!!\u201d. Fal\u00eb k\u00ebtij doktori jo vetem q\u00eb po ekzistoja por edhe po e jetoja jet\u00ebn. Pas tre muajve dashti zoti na lindi nj\u00eb nip, ne e pag\u00ebzuam me emrin Ardian, p\u00ebr nder\u00eb t\u00eb doktorit.N\u00eb \u00e7do m\u00ebngjes lutem p\u00ebr sh\u00ebndetin e tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Muharrem Elezi nga Gjilani p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi n\u00eb facebook, ka treguar rr\u00ebfimin e nj\u00eb vajze nga Shqip\u00ebria, e cila thot\u00eb se ka lindur p\u00ebr s\u00eb dyti pasi doktori gjilanas Ardian Shabani e shp\u00ebtoi at\u00eb nga verbimi. Muharrem Elezi tregoni rr\u00ebfimin e plot\u00eb t\u00eb vajz\u00ebs nga Shqip\u00ebria Shkrimi i plot\u00eb: Po mos t\u2019ishte doktori nga Gjilani&#8230; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":82498,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":{"0":"post-82497","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-shendetesi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82497","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82497"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82497\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/82498"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82497"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82497"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82497"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}