{"id":82615,"date":"2021-05-27T13:55:37","date_gmt":"2021-05-27T13:55:37","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=82615"},"modified":"2021-05-27T13:55:37","modified_gmt":"2021-05-27T13:55:37","slug":"kuvendaret-e-gjilanit-miratojne-dhenien-ne-shfrytezim-te-prones-komunale-hapin-mundesi-per-investime-dhe-vende-te-reja-te-punes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kuvendaret-e-gjilanit-miratojne-dhenien-ne-shfrytezim-te-prones-komunale-hapin-mundesi-per-investime-dhe-vende-te-reja-te-punes\/","title":{"rendered":"Kuvendar\u00ebt e Gjilanit miratojn\u00eb dh\u00ebnien n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb pron\u00ebs komunale, hapin mund\u00ebsi p\u00ebr investime dhe vende t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit (KKGJ), n\u00ebn drejtimin e Shpresa Kurteshit Eminit, ka shqyrtuar dhe miratuar sot tri rregullore: rregulloren p\u00ebr taksa, rregulloren p\u00ebr ndarjen e bursave p\u00ebr student\u00eb si dhe rregulloren p\u00ebr menaxhimin e pasuris\u00eb jo financiare \u2013 inventarit t\u00eb vjet\u00ebr, disa vendime q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dh\u00ebnien n\u00eb shfryt\u00ebzim afatgjat\u00eb dhe afatshkurt\u00ebr t\u00eb pron\u00ebs komunale, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Kujdesit Ditor \u201cPema\u201d si dhe disa rekomandime t\u00eb tjera nga Komiteti p\u00ebr Politik\u00eb dhe Financa.<\/p>\n<p>\u2018Rregulloret i kan\u00eb kaluar t\u00eb gjitha procedurat e parapara, p\u00ebrfshir\u00eb edhe d\u00ebgjimet publike, ku jan\u00eb marr\u00eb v\u00ebrejtjet dhe sugjerimet e qytetar\u00ebve\u2019, ka th\u00ebn\u00eb kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini, duke n\u00ebnvizuar se draftet, me plot\u00ebsimet dhe ndryshimet e propozuara, jan\u00eb rekomanduar edhe nga Komiteti p\u00ebr Politik\u00eb dhe Financa.  <\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket rregullores p\u00ebr taksa komunale, debati m\u00eb i madh u zhvillua rreth gjob\u00ebs s\u00eb propozuar p\u00ebr d\u00ebmtimin, p\u00ebrkat\u00ebsisht moskthimin e librit n\u00eb bibliotek\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb dhe duhet t\u00eb ulet.  <\/p>\n<p>Bardhyl Syla, drejtor i Administrat\u00ebs, i cili dha sqarime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb komisionit, tha se q\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtimi i lexuesve, por krijimi i disiplin\u00ebs n\u00eb shfryt\u00ebzimin e librit dhe u shpreh i bindur se  nuk do t\u00eb vij\u00eb puna t\u00eb zbatohet gjoba. <\/p>\n<p>Kuvendi u dakordua gjob\u00eb p\u00ebr moskthimin e librit t\u00eb jet\u00eb 50 euro dhe jo m\u00eb e lart\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrkrahu propozimin p\u00ebr rritjen e dy tarifave te sh\u00ebrbimet publike, shkaku i gjendjes s\u00eb pandemis\u00eb, t\u00eb cilat do t\u00eb mbeten t\u00eb nj\u00ebjta.  <\/p>\n<p>V\u00ebmendje t\u00eb gjer\u00eb morie dhe rregullorja p\u00ebr bursa, e cila u miratua me disa plot\u00ebsime, sakt\u00ebsime e korrigjime, t\u00eb propozuara kryesisht nga Gentrit Murseli, por edhe kontributet e k\u00ebshilltar\u00ebve Burim Berisha, Nehat Osmani, Shefik Surdulli, Mimoza Kadriu, Arta Nuhiu, Festa Shabani, Riza Abdyli, Shemsedin Ramushi, Milivoje Stojanoviq, Arbresha Berisha, Isa Agushi e Avdyl Aliu, sikurse edhe t\u00eb kryesueses Shpresa Kurteshi Emini si dhe sqarimet shtes\u00eb, q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb komisionit i dha Bardhyl Syla.   <\/p>\n<p>Po ashtu, Kuvendi ka miratuar edhe vendimin p\u00ebr dh\u00ebnien n\u00eb shfryt\u00ebzim afatgjat\u00eb t\u00eb pron\u00ebs komunale p\u00ebrmes shprehjes s\u00eb interesit, vendimin p\u00ebr formimin e Komisionit vler\u00ebsues t\u00eb ofertave p\u00ebr dh\u00ebnien n\u00eb shfryt\u00ebzim afatgjat\u00eb t\u00eb pron\u00ebs komunale, vendimin p\u00ebr dh\u00ebnien n\u00eb shfryt\u00ebzim afatshkurt\u00ebr t\u00eb pron\u00ebs komunale p\u00ebrmes ankandit publik, vendimin p\u00ebr formimin e Komisionit vler\u00ebsues t\u00eb ofertave p\u00ebr dh\u00ebnien n\u00eb shfryt\u00ebzim afatshkurt\u00ebr t\u00eb pron\u00ebs komunale, vendimin p\u00ebr lejimin e k\u00ebmbimit t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb paluajtshme komunale me pron\u00ebn e paluajtshme private n\u00eb \u201cFidanishte\u201d si dhe vendimin p\u00ebr caktimin e lart\u00ebsis\u00eb s\u00eb kompensimit p\u00ebr komisionit p\u00ebr ndarjen e bursave.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket dh\u00ebnies n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb pronave komunale, sqarimet e nevojshme i ka dh\u00ebn\u00eb drejtori i Kadastr\u00ebs, Sali Fazliu, i cili ka th\u00ebn\u00eb se shfryt\u00ebzimi i k\u00ebtyre hap\u00ebsirave do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb p\u00ebrputhje me planet hap\u00ebsinore t\u00eb Komun\u00ebs, pa i cenuar t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve n\u00eb ato zona, por edhe duke k\u00ebrkuar prej tyre t\u00eb mos i rrezikojn\u00eb investimet dhe interesat publike, sepse q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb nxitja e zhvillimit ekonomik dhe hapja e vendeve t\u00eb pun\u00ebs.  <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sa i p\u00ebrket komisionit p\u00ebr ndarjen e bursave, u miratua propozimi p\u00ebr nj\u00eb kompensim prej 250 euro p\u00ebr secilin an\u00ebtar, si\u00e7 ishte propozuar n\u00eb KPF.    <\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh, Kuvendi miratoi edhe k\u00ebrkes\u00ebn e Qendr\u00ebs s\u00eb Kujdesit Ditor \u201cPema\u201d p\u00ebr vendosjen e Pllak\u00ebs Informuese me mbishkrimin \u201cKopshti i 21 Fidan\u00ebve\u201d dhe k\u00ebrkes\u00ebs iu p\u00ebrgjigj pozitivisht.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e pyetjeve-p\u00ebrgjigjeve, k\u00ebshilltar\u00ebt komunal\u00eb Riza Abdyli, Nehat Osmani, Burim Berisha, Mustaf\u00eb Rexhepi, Mimoza Kadriu, Milivoje Stojanoviq, Bujar Nevzati, Shemsedin Elezi, Xhelal Hajrullahu, Arianit Sadiku, Fitim Guda, Shefik Surdulli dhe t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb ngritur probleme t\u00eb ndryshme, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me infrastruktur\u00eb rrugore, kanalizime dhe uj\u00ebsjell\u00ebs, me varrezat e qytetit, me taksit\u00eb dhe vend parkingjet p\u00ebr ta, me deponit\u00eb e egra, kushtet dhe procedur\u00ebn e dh\u00ebnies n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb pronave komunale dhe t\u00eb tjera. <\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjet e tij, drejtori Naser Kor\u00e7a (Sh\u00ebrbime Publike) ka th\u00ebn\u00eb se rrug\u00ebt n\u00eb lagjen Dardania do t\u00eb trajtohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb mir\u00ebmbajtjes verore, p\u00ebr aq sa ka buxhet, nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket parkimit n\u00eb lagjen Iliria, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i destinuar p\u00ebr 6 nd\u00ebrtesa t\u00eb banimit kolektiv, Kor\u00e7a tha se ngushtimi ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm te pjesa e vendosjes s\u00eb nj\u00eb k\u00ebndi t\u00eb lodrave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe nj\u00eb shiriti t\u00eb gjelb\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Rruga te tregu \u00ebsht\u00eb e projektuar, por p\u00ebr sivjet nuk kemi mjete, sikurse nuk mundemi t\u00eb iniciojm\u00eb asnj\u00eb projekt rrugor n\u00eb qytet dhe fshatra, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb buxhetit, tha Kor\u00e7a, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mohoi t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se disa rrugica n\u00eb Zheg\u00ebr jan\u00eb anashkaluar nga asfaltimi shkaku i pik\u00ebpamjeve partiake, duke th\u00ebn\u00eb se kjo nuk ka ndodhur dhe as nuk \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb ndodh\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me parkimin e taksive n\u00eb rrug\u00ebn e Prishtin\u00ebs, tha se ka pasur ankesa t\u00eb banor\u00ebve p\u00ebr zhurm\u00eb dhe mos mbajtje t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb nga ana e taksive, por u shpreh i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr, edhe pse komuna nuk ka marr\u00eb obligim t\u00eb siguroj\u00eb vend parkingje p\u00ebr k\u00ebta taksi. Nd\u00ebrkaq p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsin n\u00eb V\u00ebrbic\u00eb, ai sqaroi se jan\u00eb duke e pritur gypin kryesor, i cili duhet t\u00eb sigurohet nga CDI-ja, si partner n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me punime. <\/p>\n<p>Sali Fazliu (Kadast\u00ebr) ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb lidhje me dh\u00ebnien e pron\u00ebs komunale n\u00eb shfryt\u00ebzim, duke th\u00ebn\u00eb se ligji ka p\u00ebr q\u00ebllim sigurimin efektiv t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb komun\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik, rritjen e vler\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs dhe p\u00ebrmbushjen e interesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm publik.  <\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket planit zhvillimor komunal, Bekim Bajrami (Urbanizimi) tha se drafti \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Ministrin\u00eb e Ambientit dhe jemi n\u00eb pritje, kurse te lokacioni i varrezave t\u00eb qytetit, ai tha se ne jemi munduar ta mbrojm\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb ish-qeverisjes, e cila tani si opozit\u00eb i ka ndryshuar q\u00ebndrimet ndaj nj\u00eb vendimi q\u00eb asokohe e kishte miratuar vet\u00eb. <\/p>\n<p>Kurse Nevzat Rushiti (Inspekcioni) dha sqarime n\u00eb lidhje me deponin\u00eb te stadiumi, duke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrkund\u00ebr reagimit ton\u00eb n\u00eb pastrimin e asaj dhe hap\u00ebsirave t\u00eb tjera, qytetar\u00eb t\u00eb pa nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm po krijojn\u00eb deponi t\u00eb egra vazhdimisht.  <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit (KKGJ), n\u00ebn drejtimin e Shpresa Kurteshit Eminit, ka shqyrtuar dhe miratuar sot tri rregullore: rregulloren p\u00ebr taksa, rregulloren p\u00ebr ndarjen e bursave p\u00ebr student\u00eb si dhe rregulloren p\u00ebr menaxhimin e pasuris\u00eb jo financiare \u2013 inventarit t\u00eb vjet\u00ebr, disa vendime q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dh\u00ebnien n\u00eb shfryt\u00ebzim afatgjat\u00eb dhe afatshkurt\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":82616,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-82615","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82615","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82615"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82615\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/82616"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82615"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82615"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82615"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}