{"id":82732,"date":"2021-05-28T14:16:25","date_gmt":"2021-05-28T14:16:25","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=82732"},"modified":"2021-05-28T14:16:25","modified_gmt":"2021-05-28T14:16:25","slug":"haki-rugova-thote-se-aksidentalisht-nenshkroi-kontraten-per-dhenien-e-tenderit-vellait-te-tij-heshte-ndaj-pyetjeve-te-prokurorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/haki-rugova-thote-se-aksidentalisht-nenshkroi-kontraten-per-dhenien-e-tenderit-vellait-te-tij-heshte-ndaj-pyetjeve-te-prokurorit\/","title":{"rendered":"Haki Rugova thot\u00eb se aksidentalisht n\u00ebnshkroi kontrat\u00ebn p\u00ebr dh\u00ebnien e tenderit v\u00ebllait t\u00eb tij, hesht\u00eb ndaj pyetjeve t\u00eb prokurorit"},"content":{"rendered":"<p> Pej\u00eb \u2013 I pari i Komun\u00ebs s\u00eb Istogut, Haki Rugova n\u00eb mbrojtjen e tij t\u00eb dh\u00ebn\u00eb para trupit gjykues t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs ka pranuar se kishte n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn p\u00ebr dh\u00ebnien e tenderit kompanis\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij Gani Rugova.Mir\u00ebpo, sipas tij ky n\u00ebnshkrim ishte b\u00ebr\u00eb aksidentalisht pasi kjo kontrat\u00eb i ishte d\u00ebrguar p\u00ebr n\u00ebnshkrim me shum\u00eb dokumente tjera.Rugova akuzohet nga Prokuroria se duke vepruar si kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Istogut, m\u00eb 1 gusht 2014 e ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb me kompanin\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb tij, \u201cMa-Con\u201d sh.p.k. p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kanalizimit p\u00ebr fshatrat Cerc\u00eb dhe Lubozhd\u00eb, n\u00eb vler\u00eb rreth 300 mij\u00eb euro.\u201cKryetari i komun\u00ebs nuk merret me prokurim. Ajo kontrat\u00eb si zakonisht kryetari Komun\u00ebs i \u00ebsht\u00eb sjellur n\u00eb mesin e shum\u00eb dokumenteve dhe kontratave q\u00eb duhet n\u00ebnshkruar, dhe un\u00eb e kam nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb vendosi n\u00ebnshkrimin pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb nj\u00eb zyrtari q\u00eb \u00ebsht\u00eb kompetent p\u00ebr at\u00eb \u00e7\u00ebshtje, e kur vjen nga zyra ligjore as nuk e lexoj por e n\u00ebnshkruaj\u201d, tha i akuzuari Rugova.Sipas Rugov\u00ebs p\u00ebr disa kontrata t\u00eb prokurimit nuk \u00ebsht\u00eb nevojshme n\u00ebnshkrimi i tij si kryetar i Komun\u00ebs mir\u00ebpo k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn\u00eb menaxherja e prokurimit, Zize Bujupaj.Mbrojt\u00ebsi i t\u00eb pandehurit Rugova, avokati Besnik Berisha ia lexoi deklarat\u00ebn e menaxheres s\u00eb prokurimit, Zize Bujupaj e cila kishte th\u00ebn\u00eb se kontrat\u00ebn e tenderit aksidentalisht e kishte n\u00ebnshkruar Kryetari Rugova.\u201cZize Bujupaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb ka deklaruar p\u00ebr aktivitetin e prokurimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb objekt i akuz\u00ebs dhe ka deklaruar se ju nuk keni marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb asnj\u00eb aktivitet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb dhe aksidentalisht t\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr n\u00ebnshkrim\u201d, pyeti n\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb avokati Berisha.\u201cPo e sakt\u00eb\u201d, tha i akuzuari RugovaRugova shtoi se nuk kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb n\u00eb procedurat e prokurimit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn tenderin e kishte fituar v\u00ebllai i tij, mir\u00ebpo aksidentalisht kishte n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn p\u00ebr dh\u00ebnien e tenderit.\u201cNatyrisht q\u00eb nuk kam marr\u00eb pjes\u00eb, ngase ligj\u00ebrisht nuk kam t\u00eb drejt\u00eb, jan\u00eb komisionet e ve\u00e7anta q\u00eb e rekomandojn\u00eb zyr\u00ebn e prokurimit kush \u00ebsht\u00eb apo cili operator \u00ebsht\u00eb i favorsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe i plot\u00ebson kriteret\u201d, tha Rugova.Kur mbrojtja e t\u00eb pandehurit p\u00ebrfundoi me pyetjet ndaj t\u00eb pandehurit Rugova, ky i fundit n\u00eb konsultim me mbrojt\u00ebsin e tij, vendosi t\u00eb mos deklarohet n\u00eb pyetjet e prokurorit Ali Uka.Prokurori Ali Uka e konsideroi t\u00eb padrejt\u00eb vendimin e Rugov\u00ebs q\u00eb t\u00eb mbrohet n\u00eb heshtje  n\u00eb koh\u00ebn kur ishte radha ti p\u00ebrgjigjet prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.Lidhur m\u00eb k\u00ebt\u00eb avokati Berisha tha se ishte e drejt\u00eb e t\u00eb pandehurit q\u00eb n\u00eb \u00e7do faz\u00eb t\u00eb mbrohet n\u00eb heshtje.Ndryshe, pasi rasti ishte kthyer rishtas pas nd\u00ebrrimit t\u00eb kryetarit t\u00eb trupit gjykues, Syk\u00eb Lokaj, i cili ishte pensionuar, ishin t\u00eb pranish\u00ebm p\u00ebr dh\u00ebnien e d\u00ebshmis\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt Zize Bujupaj, Syl\u00eb Maksutaj, Rrustem Gashi, Gani Rugova dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Komun\u00ebs s\u00eb Istogut Adem Avdijaj.Mir\u00ebpo d\u00ebshmit\u00eb e tyre nuk u nd\u00ebgjuan pasi gjykata aprovoi propozimin e prokurorit Uka dhe p\u00eblqimin e mbrojtjes t\u00eb pandehurit, q\u00eb deklaratat e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb shqyrtimin e kaluar t\u00eb lexohen.Nd\u00ebrsa n\u00eb raport me leximin e deklarat\u00ebs s\u00eb d\u00ebshmitarit Gani Rugova, gjykata mori vendim t\u00eb liroi nga d\u00ebshmia k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmitar, pasi i nj\u00ebjti e kishte v\u00eblla t\u00eb pandehurin Rugova dhe rezervoi t\u00eb mosdeklarohet.N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb u administruan t\u00eb gjitha provat materiale dhe personale q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin l\u00ebnd\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjes penale.Avokati Berisha b\u00ebri v\u00ebrejtje pasi sipas tij n\u00eb procedur\u00ebn hetimore, kur ishin nd\u00ebgjuar d\u00ebshmitar\u00ebt e Prokuroris\u00eb, nuk ishte ftuar i pandehuri dhe as mbrojta p\u00ebr ti parashtruar pyetje.P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Berisha parashtroi se v\u00ebrejtje n\u00eb pyetjet e parashtruara nga prokuroria n\u00eb hetime ndaj t\u00eb mbrojturit t\u00eb tij dhe se deklarata e tij ishte marr\u00eb n\u00eb shkelje procedurale pasi nuk ishte njoftuar q\u00eb i pandehuri t\u00eb ket\u00eb mbrojt\u00ebs.Berisha propozoi q\u00eb k\u00ebto deklarata t\u00eb mos merren parasysh\u00eb gjat\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb provave nga trupit gjykues.N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, prokurori Uka theksoi se \u00e7do prove ishte marr\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje procedurale, pasi sipas tij, mbrojtja p\u00ebr vepr\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit nuk ishte e nevojshme.\u201cI p\u00ebrkrahi t\u00eb gjitha k\u00ebto prova q\u00eb jan\u00eb propozuar p\u00ebr tu administruar dhe nuk kemi v\u00ebrejtje n\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn prej tyre dhe nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme ti caktohet mbrojt\u00ebsi n\u00eb faz\u00ebn e hetimeve sepse mbrojtja nuk \u00ebsht\u00eb e detyrueshme\u201d, tha prokurori Uka.Ndryshe, me propozimin e prokurori Uka, seanca p\u00ebr dh\u00ebnien e fjal\u00ebs p\u00ebrfundimtare u shty p\u00ebr dat\u00ebn 31 maj 2021, ora 15:00.Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Gjakov\u00eb, t\u00eb ngritur m\u00eb 26 mars t\u00eb vitit 2018, Haki Rugova akuzohet se duke vepruar si kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Istogut, m\u00eb 1 gusht 2014, ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb me kompanin\u00eb \u201cMa-Con\u201d sh.p.k. p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kanalizimit p\u00ebr fshatrat Cerc\u00eb dhe Lubozhd\u00eb.Sipas aktakuz\u00ebs, n\u00eb momentin e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr kryerjen e pun\u00ebve nd\u00ebrtimore n\u00eb mes Komun\u00ebs s\u00eb Istogut dhe kompanis\u00eb \u201cMa-Con\u201d sh.p.k. drejtor i firm\u00ebs ka qen\u00eb Gani Rugova dhe \u00e7mimi i kontrat\u00ebs ka qen\u00eb 289.119.85 euro.Organi i akuz\u00ebs pretendon se me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre veprimeve, i akuzuari Rugova, i ka mund\u00ebsuar v\u00ebllait t\u00eb tij, Gani Rugov\u00ebs, interes financiar, andaj e akuzon se ka kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit.Fillimisht kjo l\u00ebnd\u00eb ishte d\u00ebrguar n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht ajo i ishte deleguar prokurorit Haxhi Sinanaj.Por, ky i fundit, m\u00eb 17 janar 2018, me shkres\u00eb i ishte drejtuar kryeprokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Gjakov\u00eb, Ali Selimaj, dhe pas konsultimit me kryeprokurorin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit, Haxhi Derguti, si dhe Agim Kurmehaj, l\u00ebnda \u00ebsht\u00eb deleguar n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore n\u00eb Gjakov\u00eb.\u201cArsyeja e d\u00ebrgimit n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje juridike penale p\u00ebr t\u00eb pandehurin Haki Rugova, \u00ebsht\u00eb fakti se me t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb njihemi dhe jemi n\u00eb raporte shoq\u00ebrore, andaj p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb hetim i drejt\u00eb dhe i pavarur, pas konsultimit me kryeprokurorin e Apelit dhe kryeprokurorin e Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Gjakov\u00eb, jemi dakorduar q\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale ta d\u00ebrgojm\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Gjakov\u00eb\u201d, kishte shkruar prokurori Haxhi Sinanaj.Ndryshe, Haki Rugova, n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2017, kishte fituar edhe nj\u00eb mandat tjet\u00ebr, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Istogut. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pej\u00eb \u2013 I pari i Komun\u00ebs s\u00eb Istogut, Haki Rugova n\u00eb mbrojtjen e tij t\u00eb dh\u00ebn\u00eb para trupit gjykues t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs ka pranuar se kishte n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn p\u00ebr dh\u00ebnien e tenderit kompanis\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij Gani Rugova.Mir\u00ebpo, sipas tij ky n\u00ebnshkrim ishte b\u00ebr\u00eb aksidentalisht pasi kjo kontrat\u00eb i ishte d\u00ebrguar p\u00ebr n\u00ebnshkrim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":82733,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-82732","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82732","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82732"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82732\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/82733"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82732"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82732"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82732"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}